Home Blog Page 3729

Pacolli thotë se ia ka sjell edhe një njohje Kosovës por kryeministri Kurti ende nuk i ka kthyer përgjigje

0

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se një shtet të cilit nuk ia ka përmendur emrin, e ka njohur Pavarësinë e Kosovës.

Përmes një letre i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se presidenti i shtetit në fjalë kanë shprehur gatishmërinë për ta vizituar Kosovën, në mënyrë që të fromalizohet njohja.
Ai ka hedhur akuza ndaj Kurtit, për neglizhim pasi thotë se i ka dërguar në Whatsapp letrën e presidentit dhe konfirmimin e tij ndaj Kosovës.

Tuje ka përmendur votën e tij për zgjedhjen e Presidentit, dhe mospërgjigjen e Kutit ndaj mesazheve edhe siç thotë Pacolli, lirimin e instrumenteve mjekësore për spitalin e pediatrisë që ishin bllokuar në terminalet doganore.

“Takimi ynë i fundit me ju ishte një natë para zgjedhjeve presidenciale, kur ju kishit nevojë për votën time. Duke e ditur se ju nuk përgjigjeni ne letrat e mia, ( ashtu siç nuk iu përgjigjët dhe as atyre letrave që kërkoja lirimin e instrumenteve mjekësore, sipas rregullave, për spitalin e pediatrisë që i kishit bllokuar në terminalet doganore”.

“Duke ditur këtë, më mbetet vetëm t’ju drejtohem publikisht; Në WatsApp, më datën 18/12 ju kam dërguar letrën dhe mesazhin e Presidentit të shtetit që konfirmon se janë të gatshëm (javën e ardhshme) të vizitojnë Kosovën, për të kryer formalitetet e njohjes dhe të diskutojnë për vizitën e juaj në këtë shtet.

“Gjithçka është e rregulluar, zotëri Kryeministër, unë kam punuar gjatë për këtë njohje dhe pritet vetëm miratimi juaj. Unë, si gjithmonë jam në dispozicion për gjithçka që keni nevojë rreth kësaj njohje”, shkroi Pacolli./Telegrafi/

Ministria e Shëndetësisë del me njoftim se si të mbroheni nga Gripi sezonal

0

Ministria e Shëndetësisë ka dalë me një njoftim për qytetarët se si të mbrohen ata nga gripi sezonal.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se qytetarët duhet të vaksinohen, të mbulohet hunda dhe goja me maskë dhe të kërkohet ndihma e mjekut menjëherë pas shenjave të gripit, shkruan lajmi.net.

Gripi sezonal është shfaqur në masë të madhe ditëve të fundit në Kosovë kur brenda 2 muajve rreth 15 mijë raste janë regjistruar në spitalet e Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Si të mbroheni nga Gripi sezonal

VAKSINOHUNI

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Nëse keni shenja të gripit, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore!

Të redukohet numri i vizitave të familjarve tek personat e hospitalizuar (SHSKUK, Spitalet e përgjithshme)

Evitoni qëndrimin në vende të mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!

Nëse keni shenja të gripit mbani distancë të paktën 1 metër prej njerëzve të tjerë!

Mbuloni hundën dhe gojën me faculetë në rast të kollës apo teshtitjes!

Hidhni faculetën menjëherë pas përdorimit në shportën e mbeturinave!

Shmangni prekjen e syve hundës apo gojës me duar të pa pastruara!

Nëse keni shenja të gripit, mos shkoni në punë, shkollë apo vende me shumë njerëz, por qëndroni në shtëpi!

Pastroni rregullisht duart me ujë dhe sapun dhe dezinfektoni ambientin ku qëndroni!

Ushqehuni shëndetshëm duke përdorë më shumë vitamina dhe bëni aktivitet fizik!.

Sot 4 raste pozitive me Covid-19 në Kosovë

0

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 2,368 të dyshuar për koronavirus, ku kanë rezultuar 4 raste të reja me Covid-19, derisa janë shëruar 7 persona.

Numri i rasteve aktive në nivel vendi është 312.

Ndërkohë, sa i përket vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 711 persona në tërë Kosovën.

Me dozën e dytë deri më tani janë vaksinuar 776,820 persona, derisa numri i dozave të administruara që nga fillimi i procesit të vaksinimit në fillim të pranverës, është 1,654,534.

Sonte në Teatrin e Qytetit “Bekim Fehmiu” shfaqet repriza e dramës “Andorra”

0

“Andorra” është shfaqja më e fundit e Teatrit të Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren. Kjo shfaqje së fundmi është shpallur fituese e dyfishtë në Festivalin Artmania, duke u shpallur shfaqja më e mirë dhe duke fituar çmimin e aktorit më të mirë (Bujar Ahmeti).

Për të gjithë ju që ende nuk e keni parë këtë shfaqje, vjen një mundësi e mirë ta përjetoni një histori që tregon paragjykimin, urrejtjen, krimin e gjenocidin.

🗓 19 dhjetor, e diel
🕧 19:00
📍 Teatri Bekim Fehmiu – Prizren
🕧 Biletaria: 12:00 – 19:00
🎫 Çmimi i biletës: 2€ (për studentë dhe penzionistë 1€)
📱Rezervime: 044 259 712

Vuçiq nesër në Tiranë, Berisha me protestë kundër “Ballkanit të Hapur”

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të qëndrojë të hënën në Tiranë, për të marrë pjesë në takimet që do të zhvillohen në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Vuçiq ka thënë para kësaj ngjarjeje se takimi do të sjellë shumë përfitime. Sipas tij, është domosdoshme që në këtë projekt të bashkohen edhe shtetet e tjera.

Shqiptohen 393 gjoba për mosrespektimin e masave anti- Covid

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve në qytete të ndryshme të Kosovës, ka shqiptuar 393 tiketa në bazë të ligjit Covid-19.

Policia gjithashtu ka shqiptuar edhe 1162 tiketa trafiku.

Ndërkohë bëhet e ditur se kanë ndodhur një aksident me fatalitet në Zubim Potok, 21 aksidente trafiku me të lënduar dhe 47 aksidente me dëme materiale.

Vetura godet një fëmijë në Malishevë

0

Një fëmijë është goditur nga një veturë dje në Malishevë.

Rasti ka rreth orës 19:15.

Si pasojë e kësaj goditjeje, fëmija është dërguar në QKUK në Prishtinë për tretman mjekësor.

Siç raporton Policia, i dyshuari që shkaktoi aksidentin është arrestuat dhe dërguar në mbajtje.

“Malishevë 18.12.2021 – 19:15. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësori (fëmijë), si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë. I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin e Policisë.

Moti sot i vranët, temperatura -1 deri 3 grandë Celsius

0

Do të mbajë mot kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë rrezet e diellit në intervale të shkurta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit me shpejtës 1-5m/s.

Vetëvendosje shpall zgjedhjet e brendshme

0

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të shpallë zgjedhjet e brendshme të cilat do të rinisin në fillim të vitit të ri.

Postimi i plotë:

Sot u mbajt mbledhja me qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në të cilën morën pjesë kryeministri, njëherazi kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti, sekretarja organizative, Vlora Haxhimehmedi dhe koordinatori i qendrave, Valon Hoti.

Sa i përket situatës politike kryeministri Kurti njoftoi edhe njëherë përfaqësuesit e qendrave të Lëvizjes për miratimin e buxhetit për vitin 2022 që është edhe buxheti më i madh deri tani në vlerë prej 2 miliardë e 748 milionë eurosh.

Ky është buxheti i zhvillimit, mirëqenies, solidaritetit dhe investimeve. Aty gjenden fondet e ndara për mbështetje të prodhuesve vendor dhe bujqve, fondet për ringjallje të ndërmarrjeve publike, shtesat për nënat lehona e fëmijët, shtesat për familjet me asistencë sociale dhe pensionistët, e deri te investimet në fushat si ajo e shëndetësisë, sigurisë, infrastrukturës, kulturës e rinisë.

Në anën tjetër, Lëvizja VETËVENDOSJE! do të jetë e përkushtuar edhe në komunat ku qeveris, dhe do të jetë opozitë kryesore nëpër komunat tjera të Kosovës.

Në mbledhjen e përbashkët me qendrat u fol edhe për zgjedhjet e brendshme të cilat do të rinisin në fillimvitin që po vjen, të cilat ishin ndërprerë për shkak të pandemisë dhe zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

Të gjitha qendrat ishin njëzëri dakord për të filluar procesin e brendshëm zgjedhor prej nga do të dalim edhe më të fuqishëm edhe më të organizuar. Mbështetjes dhe rritjes së madhe të LV-së duhet t’ja mbështesim një organizatë edhe më të fortë.

Në fund të mbledhjes qendrat u njoftuan edhe për hapjen e aplikimit për Nivelin Teorik në kuadër të Shkollës Politike afati për aplikim i së cilës përmbyllet me 10 janar 2022.

Demi i tërbuar i ikën pronarit në Prizren, vritet nga Shoqata e Gjahtarëve

0

Një dem i tërbuar ka arritur që të ikë nga pronari, derisa po shkarkohej nga kamioni në Prizren, me ç’rast ka shkaktuar disa dëme materiale raporton Gazeta Sinjali.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia dhe Shoqata e Gjahtarëve “Sharri”.

Kjo shoqatë në koordinim me Policinë dhe me urdhër të prokurorit, e ka vrarë demin e tërbuar, gjatë ditës së djeshme, në rrugën “Besim Shala”, në Prizren.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga kjo shoqatë, ekipi i së cilës e qëlloi për vdekje demin.

“Ne kemi marrë informacione nga pronari i demit, i cili e ka thirrë Policinë, e më pas na kanë ftuar. E kemi ekipin që në rast nevoje veprojmë kundër demave të tërbuar. Rasti ka ndodhë në rrugën ‘Besim Shala’, në drejtim të Nashecit. I ka bë disa dëme, por posa kemi arritë, me urdhër të prokurort, e kemi ekzekutu.”

“Gjatë shkarkimit nga kamioni i ka ikë pronarit. Por, kur kemi arritë në vendin e ngjarjes në koordinim me Policinë dhe prokurorin, e kemi vra”, thanë për Sinjalin nga kjo shoqatë./GazetaSinjali/

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort