Home Blog Page 3728

Gjilanasi, doktori më i ri në fizikën bërthamore në Amerikë

0

Dren Qerimi është shqiptari nga Kosova, i cili ka një përvojë të pasur profesionale. Tani ka doktoruar në Universitetin e Illinois-it, në Urbana-Champaign, në departamentin e inxhinierisë nukleare, plazmatike dhe radiologjike, transmeton albinfo.ch.

Dren Qerimi është nga Gjilani dhe ka marrë titullin Doktor i Shkencave në Fizikën Nukleare.

Dreni vajti në SHBA me bursë studimi në nivelin Bachelor në Universitetin e Illinois-it në Urbana-Champaign.

“Unë kam ardhë në SHBA dhjetë vite me parë pasi e kam fituar një bursë nga fondacioni Bislimi Group (Faton Bislimi). Ka qenë një rrugë me shume sfida dhe shpërblime, por ka qenë një udhëtim si asnjë tjetër dhe unë kam mësuar shumë”, ka thënë ai. /Albinfo.ch

Qumësht dhe banane, për një gjumë të qetë

0

Besimi popullor se është e mjaftueshme të pini vetëm një filxhan qumësht për një gjumë të qetë dhe cilësor, nuk është plotësisht i saktë.

Qumështi duhet të plotësohet me banane ose ushqime të tjera të pasura me triptofan, këshillojnë studiuesit që merren me të ushqyerit.

Triptofani është një aminoacid jetik që trupi nuk mund ta prodhojë vetë, por e merr duke konsumuar qumësht, banane, spinaq, domate të ziera ose brokoli.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme për njerëzit nervoz që vuajnë nga pagjumësia.

Kosova dhe Danimarka sot nënshkruajnë marrëveshjen për 300 qelitë me qira

0

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ajo e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, do të nënshkruajnë sot marrëveshjen për 300 qelitë me qira që Kosova do të ia lëshojë Danimarkës.

Këtë e ka bërë të ditur zyra për informim e Qeverisë së Kosovës.

Në njoftim thuhet se të dy ministret do të dalin në konferencë për media, pas nënshkrimit të marrëveshjes.

“Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mbajnë konferencë për media, pas nënshkrimit të një letër-qëllimi me homologët nga Mbretëria e Danimarkës, si dhe një deklarate të përbashkët si zotim i të dy qeverive”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Kosova do t’ia lëshojë me qira 300 qeli të burgjeve Danimarkës. Nga kjo marrëveshje, Kosova do të përfitojë 210 milionë euro.

Sot protesta kombëtare e thirrur nga Berisha

0

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të pritet me protestë pasditen e sotme në Tiranë.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka njoftuar mbajtjen e protestës kombëtare në orën 16:00.

Berisha bën me dije se protestuesit do të mblidhen fillimisht në selinë e Partisë Demokratike dhe më pas do të marshojnë drejt kryeministrisë.

Lideri i PD-së shkruan se protesta do të zhvillohet kundër “mega vjedhjes së inceneratorëve dhe paktit anti-kombëtar Rama-Vuçiç”.

Ndërkohë, sipas procedurave Policia do të marrë në mbrojtje delegacionet e huaja që do të mbërrijnë në kryeqytetin shqiptar.

Po ashtu, sipas ligjit policia do të marrë masa gjatë kohës që do të mbahet protesta para Kryeministrisë, ndërsa Garda do të marrë në mbrojtje objektet e rëndësisë së veçantë në Tiranë, sipas protokollit./tvklan

Prizren, ndalohet një person e goditi me veturë një këmbësor

0

Në një person është ndaluar në Prizren, pasi dyshohet se e ka goditur me veturë një person në rrugën “Ekrem Rexha”.

Në njoftimin e policisë, thuhet se viktima ishte derisa ishte duke ecur në trotuar, si dhe i janë shkaktuar lëndime të rënda trupore frakturë në dorë.

“Drejtuesi i automjetit fillimisht ishte ndalur në vendin e aksidentit, por më pas duke mos i ofruar ndihmë viktimës ishte larguar nga vendi i aksidentit dhe ishte i panjohur deri në momentin që policia kishte bërë hetime në lidhje më këtë aksident. Viktima kishte shkuar në emergjencën rajonale në Prizren, pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi”.

“Zyrtar profesional nga hetimet e njësisë së komunikacionit rrugor në Prizren, e hetuan rastin duke bërë verifikimin e automjetit dhe personit, të njëjtit e ndaluan të dyshimtin A.B i lindur në vitin 2002, e intervistuan për shkaktimin e aksidentit me lëndime të rënda dhe ikje nga vendi i ngjarjes. Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim

Ndalohet një person në Prizren, goditi me veturë një këmbësor

0

Në një person është ndaluar në Prizren, pasi dyshohet se e ka goditur me veturë një person në rrugën “Ekrem Rexha”.

Në njoftimin e policisë, thuhet se viktima ishte derisa ishte duke ecur në trotuar, si dhe i janë shkaktuar lëndime të rënda trupore frakturë në dorë.

“Drejtuesi i automjetit fillimisht ishte ndalur në vendin e aksidentit, por më pas duke mos i ofruar ndihmë viktimës ishte larguar nga vendi i aksidentit dhe ishte i panjohur deri në momentin që policia kishte bërë hetime në lidhje më këtë aksident. Viktima kishte shkuar në emergjencën rajonale në Prizren, pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi”.

“Zyrtar profesional nga hetimet e njësisë së komunikacionit rrugor në Prizren, e hetuan rastin duke bërë verifikimin e automjetit dhe personit, të njëjtit e ndaluan të dyshimtin A.B i lindur në vitin 2002, e intervistuan për shkaktimin e aksidentit me lëndime të rënda dhe ikje nga vendi i ngjarjes. Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Sot proteston Sindikata e Re e KEK-ut, kërkon rrogën e 13-të për punëtorët

0

Punëtorët e Sindikatës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), sot do të protestojnë përpara Divizionit të Termocentralit “Kosova B”.

“Edhe një herë kërkojmë që të paguhen kushtet e punës për të gjithë punëtorët e KEK-ut. Vendimi për të protestuar ishte marrë para një jave, më 13 dhjetor, nga ana e Këshillit Drejtues të SR-KEK-ut, i cili thotë se këto kërkesa janë adresuar dhe përsëritur edhe më parë”, thuhet në njoftim.

Kërkesat e sindikatës:

Sindikata e Re e KEK-ut kërkon rrogën e 13-të pët punëtorët e KEK-ut.

Sigurimi shëndetësor të bëhet për afat njëvjeçar e jo për çdo tre muaj sikurse është tani.

Të zbatohet Marrëveshja Kolektive, Sektoriale.

Sigurimi i paisjeve personale mbrojtëse për punëtorë si dhe mjetet higjienike.

Sa dini për tarifat shtesë që paguani në Trust

0

Mbi 2.3 miliardë euro ka arritur vlera e kursimeve të mbi 700 mijë kontribut- paguesve, që i menaxhon Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK), apo, siç njihet ndryshe, Trusti.

Për menaxhimin e këtyre mjeteve, qytetarët paguajnë dy tarifa ose rreth 40 euro në vit, varësisht nga bilanci në llogaritë e tyre.

Sikurse çdo vit, këto tarifa janë miratuar më 13 dhjetor nga Kuvendi i Kosovës, pas kërkesës së FKPK-së.

Njëra tarifë quhet operacionale, ndërsa tjetra investive.

Për tarifën investive, qytetarët paguajnë 0.32 për qind, kurse për atë operacionale 0.057 për qind, varësisht nga bilanci kontribuues që kanë në llogari.

Nga këto dy tarifa, Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, vitin e kaluar, ka arritur të grumbullojë rreth tetë milionë euro.

Rreth 1.2 milion euro nga kjo shumë ndalen për t’i mbuluar shpenzimet dhe nevojat e punëtorëve të këtij Trusti.

Jeton Demi, zëdhënës në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, tregon se tarifa operacionale shpenzohet për nevojat e funksionimit të institucionit, duke filluar nga qiraja e zyrës, pagat e deri te postimi i pasqyrave të llogarisë dhe shpenzimet tjera për operim.

FKPK-ja është institucion që nuk financohet nga buxheti i Kosovës, por financohet duke ngarkuar tarifa menaxhuese mbi mjetet nën administrim, përkatësisht mjetet pensionale.

Tarifa për investime, ndërkaq, shkon për menaxhuesit e mjeteve për investime, pasi pjesa më e madhe e fondit menaxhohet në tregjet ndërkombëtare.

Me gjithë miratimin e përvitshëm të tarifave nga Kuvendi i Kosovës, disa qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë nuk janë në dijeni se Trusti ndal para për menaxhimin e investimeve.

Albert Gashi, punonjës në sektorin privat, thotë se nuk ka informacione për pagesa të tilla.

“Hiç nuk e di, nuk e di. Pse, edhe Trusti ndal para?”, thotë Gashi.

Trusti u ofron kontribuueseve qasje online në llogaritë e tyre të kursimeve pensionale.

Naimi, punonjës në njërin nga institucionet publike, thotë se ka qasje në llogarinë e kursimeve, por, siç shton, ai nuk u ka kushtuar vëmendje taksave që i ndalen.

“Realisht e shikoj bilancin e llogarisë çdo muaj, taksat nuk i kam parë. Nuk e kam të qartë pse paguhen këto taksa dhe nuk e di as shumën mujore apo vjetore që paguaj për menaxhimin e mjeteve”, thotë ai.

Blerina Haziraj thotë se ka informacione për disa tarifa, por jo edhe për shumën.

“Trusti e dërgon pasqyrën e llogarisë vjetore, por nuk e di sa paguaj” , thotë ajo.

Jeton Demi, zëdhënës në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, sqaron se sa paguajnë qytetarët për këto llogari:

“Te tarifa investuese 0.32 për qind, kjo varet nga bilanci që personi ka në llogari. Por, marrim një llogari prej rreth 10 mijë eurosh, tarifa vjetore është rreth 32 euro ose 2.6 euro në muaj”.

“Në rastin e tarifës operacionale, prapë po e marrim një llogari prej 10 mijë eurosh, kontribut-paguesi duhet të paguajë 5.7 euro në vit ose 50 centë në muaj. Por, nëse vlera është më e vogël, kjo vlerë shkon deri në 20 centë në muaj. Pasi, rreth 80 për qind e llogarive janë nën 10 mijë euro”, thotë Demi.

Arsyeja e këtyre tarifave, shton ai, ndërlidhet me funksionimin e institucionit, por edhe me ruajtjen e vlerave të investimeve pensionale.

Sipas tij, FKPK ngarkon tarifa të ulëta menaxhuese dhe është ndër fondet pensionale me tarifat më të ulëta në Ballkanin Perëndimor.

Të gjithë të punësuarit në Kosovë paguajnë 10 për qind kontribute pensionale nga paga e tyre: 5 për qind i paguan punëdhënësi, kurse 5 për qind ndahen nga paga e të punësuarit.

Kursimet pensionale mund të përdoren nga kontribuuesi vetëm pasi t’i përmbushë kriteret për pension, përkatësisht moshën 65 vjeç.

 

Kjo është gjendja në të gjitha pikat kufitare të Kosovës

0

Gjatë ditëve të fundit, mërgimtarët kanë filluar të vijnë në Kosovë për pushimet dimërore.

Kjo ka shkaktuar edhe fluks në disa prej pikave kufitare, por mëngjesin e së hënës gjendja në këto pika kufitare është e qetë dhe pritjet nuk janë të gjata.

Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat rreth fluksit në pikat e kalimit kufitar.

Në bazë të këtyre të dhënave, mëngjesin e së hënës pritjet në hyrje të pikave kufitare në Kosovë nuk janë më të gjata se 10 minuta.

Pothuajse në të gjitha ppikat kufitare, pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta.

Njëjtë është edhe në dalje të pikave kufitare, ku pritja më e gjatë thuhet të jetë 5 minuta.

Moti gjatë kësaj jave, vranësira dhe intervale të gjata me diell

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti nga e hëna deri të premten do të jetë i vranët dhe me intervale me diell.

Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se gjatë ditës së hënë priten reshje bore.

Temperaturat minimale gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -6 deri në -1 gradë, ndërkaq maksimalet pritet të lëvizin ndërmjet 1-7 gradë Celsius.

“Në mëngjes dhe gjatë orëve të vona të ditës parashihen ngrica, prandaj apelohet kujdes i shtuar pjesëmarrësve në trafik. Masat e ftohta mbeten prezent deri ditën e enjte, ku më tej parashihet ardhja e masave të ajrit nga jugu dhe jugperëndimi i vendit gjë që do të ndikojnë në rritjen e grafikut të fushave termike. Do të fryjë erë nga veriu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”m bën të ditur IHK.

Njoftimi i plotë i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës:

Parashikimi i motit për pesë ditë (20 – 24 dhjetor 2021)

Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të gjata me diell. Prezenca e masave ajrore nga veriu do të ndikoj që në fushat termike të kemi rënie, sidomos në vlerat e minimaleve.

 

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort