Home Blog Page 3727

Protestojnë punëtorët e KEK’ut, duan edhe rrogën e 13’të

0

Punëtorët e Sindikatës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës po protestojnë sot para Divizionit të Termocentralit “Kosova B”. Ata kërkojnë që të zbatohet marrëveshja kolektive, të kenë sigurime shëndetësore në afate njëvjeçare, e të marrin edhe rrogën e 13’të.

Me këtë rast, njëri nga organizatorët e protestës, Nexhat Llumnica, nënkryetar i sindikatës së re të korporatës energjetike të Kosovës, ka thënë se i kanë adresuar kërkesat e tyre, por që deri më tani nuk janë marrë parasysh.

Ai ka deklaruar se ata kanë realizuar planin e punës mbi 100 për qind, por që nuk ju njihen as pushimet vjetore e as paga e 13’të.

“Ne kemi adresuar disa kërkesa që dy vjet, që të respektohet Ligji i Punës ashtu siç është i përcaktuar. Ne kemi realizuar planin mbi 100 për qind. Në marrëveshjen e përgjithshme kolektive neve na takon edhe paga e 13-të. Nuk njihen pushimet vjetore me vende me rrezikshmëri, që duhet të jenë 30 ditë pushim vjetor. Nuk bëhet marrëveshja kolektive, e vetmja ndërmarrje publike që ka marrëveshje kolektive në nivel të ndërmarrjeve është KEK-u edhe pse KEK është ndërmarrja më gjigante në Kosovë, ma e fuqishmja edhe financiarisht edhe me prodhim”, u shpreh Llumnica.

Paga minimale në sektorin privat – Sindikata thotë se të rinjtë po e braktisin vendin

0

Mungesa pagës së dinjitetshme ka bërë që punëtorët e sektorit privat në Kosovë, të konsiderohen të skllavëruar dhe të cilët po punojnë veç për të siguruar bukën e gojës.
Paga minimale në sektorin privat – Sindikata thotë se të rinjtë po e braktisin vendinFoto: Ilustrim
Këtë e thotë, kryetari i Sindikate së Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi.

Azemi shtoi se deri me 31 dhjetor do t’i propozojnë kryeministrit pagën minimale, duke apeluar që Qeveria të diskutojë me ta ngase të rinjtë po ikin nga Kosova
“Paga minimale kam kërkuar aq sa ka deklaruar kryeministri. Me 31 dhjetor duhet t’i propozojmë pagë minimale. Punëtorët e sektorit privat janë të skllavëruar, po punojnë për bukën e gojës. Çmimet kanë lëvizur diku 20 e diku 30%”.

Rritja e çmimeve e obligon Qeverinë që të rrit pagën minimale, por ende nuk ka lëvizje. Apeloj Qeverisë të ulemi në tavolinë t’i zgjidhim këto probleme. Viti 2022 këta punëtorë të kësaj kategorie duhet ndryshuar përndryshe këta ikën”, tha Azemi.
Ragip Muli thotë se nuk ka parë asnjë zgjidhje nga Qeveria Kurti. Ai ka përmendur ngritjen e çmimeve duke e cilësuar si të papërballueshme.

“Sindikata e ka shumë mirë. Prej Kurtit s’ka mirë kurgjo hiq. Këta janë veç për veti tu punuar e jo për popull. Kurti ka premtuar derisa i ka marrë votat”.

“Për popull 5 cent me shtrenjtuar çmimet është boll e për ata nuk është kurgjo se kanë pare boll. Duhet ti heqë lypsët nga sheshi. Premtime të kota. Mos e pafsha kurrë më Kurtin”.

Kurse Ali Latifi thotë se edhe pse çdo ditë po ikin nga të rinjtë nga Kosova për jetë më të mirë në shtet perëndimorë, duhet të lihet Qeveria ta zbatojë planin e saj e më pas të kërkohet llogari.

“Koka e kombit po na ikë nga Kosova dhe këtë e kanë bërë pikërisht këta të cilët janë duke sulmuar votën e popullit të cilët e rrëzuan me ndihmën e Beogradit me 25 mars 2020 ku votën e popullit këta e rrëzuan dhe e sollën krimin”.

“Pritini të realizojë programin të cilin e ka premtuar dhe kur t’i largojmë hajnat qeveria do t’i realizojë qëllimet e veta”, tha Latifi.

Hilmi Grajqevci theksoi se me të gjitha problemet që po ballafaqohet Kosova vijnë shkaku i pandemisë dhe kriza globale, ndonëse pret që Qeveria të intervenojë, raporton EO.

“Kish me qenë mirë me prit sindikatat se këto probleme kanë qenë shumë më të theksuara edhe më herët. Por tash le ta lënë Qeverinë të punojë sepse janë rezultat i krizës globale dhe krizës për shkak të pandemisë”.

“Ajo pagë minimale është e lidhur me 60 mijë veteran të luftës të cilët e përfitojnë atë pensionin e veteranit. Nuk janë pagat e mira në Kosovë. Sa më shumë duhet të punojë Qeveria”, tha Grajqevci”.

Gastronomët kanë sërish një thirrje, këtë herë për veten e tyre

0

Shoqata a gastronomëve të Kosovës përmes një postimi në faqen e tyre kanë bërë thirrje që të gjitha kafiteritë të respektojnë masat anti covid që janë në fuqi.

Sipas tyre secila kafiteri që operon në nivel vendi duhet të respektoj masat strikt, e njëra nga to ka të bëjë me moslejimin e personave që nuk janë të vaksinuar brenda lokaleve.

Thirrja plotë:

Të dashur gastronomë,

Pas protestës që mbajtëm dhe pas një sërë takimesh me akterë relevent në çështjen e menaxhimit të pandemisë COVID-19, si përgjegjësi e secilit nga ne dhe e jona ndaj sektorit të gastronomisë, edhe njëherë kërkojmë nga të gjithë gastronomët respektimin strikt dhe permanent të masave kundër Covid-19.

Ne si Shoqatë e Gastronomëve të Kosovës përfaqësojmë vetëm ato biznese të cilat respektojnë Masat dhe Vendimet e Qeverisë, por natyrisht përgjigjemi për të gjithë sektorin.
Duke e ditur rëndësinë e respektimit të masave së pari në mbrojtjen e shëndetit publik, është evidente që ajo luan një rol jashtëzakonisht të madh edhe në kujdesin ndaj shëndetit ekonomik.
Pra:
❌ Të ndalojmë rreptësisht hyrjen në lokal të klientëve të pavaksinuar;
✅ Të sigurohet respektimi i udhëzuesve të Ministrisë së Shëndetësisë;
✅ Të respektohet orari i lejuar i punës.
Me qëllim që të mundësohet lehtësimi i masave dhe dalja më e lehtë nga kriza ekonomike, kërkojmë respektimin e tyre, si parakusht të vetëm që lidhet me funksionimin e nevojshëm të gastronomisë.

Hajnat bëjnë kërdi në “Bajram Curr” të Prizrenit (VIDEO)

0

Banorët e lagjes “Bajram Curri” në Prizren janë në hall me hajnat.

Vetëm gjatë të shtunës u plaçkitën dy shtëpi teksa banorët thonë se ky fenomen së fundi ka filluar të shtohet në lagjen në periferi të Prizrenit, njofton Klan Kosova.

“Është shumë shqetësuese fakti që nuk të lëjnë rehat as në shtëpi”, tha Berat Baxhaku, shtëpia e të cilit u grabit të shtunën.

Probleme me hajnat sipas banorëve brenda këtij muajit patën edhe mbi 10 shtëpi për rreth.

Ndërsa, rastet e fundit Klan Kosovës i’u konfirmuan edhe nga Policia, por që shtuan se deri më tani për këto vepra nuk ka të arrestuar.

Në Polici vetëm 15% gra, krerët e shtetit kërkojnë që pjesëmarrja të rritet

0

Numri i grave në institucionet e sigurisë vazhdon të jetë i ulur, kështu u tha në konferencën për lansimin e Agjendës për Barazi Gjinore në Policinë e Kosovës dhe Planin e Veprimit 2021-2023, raporton Ekonomia Online. Aty u tha se vetëm 15 për qind e të punësuarve janë gra.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se barazia gjinore duhet të jetë e përditshme dhe jo për të përmbushur kuotën gjinore.

Ajo u shpreh se përkrahja institucionale për gratë në institucionet e sigurisë nuk duhet të mungojë asnjëherë.

“Si presidente jam përkushtuar në promovimin e gruas dhe në sektorin e sigurisë. Jam e vetëdijshëm se është bërë mund ne hartimin e Agjendës për Barazi Gjinore në Policinë e Kosovës dhe Planin e Veprimit 2021-2023. Në qendër të kësaj agjende është barazia, në te cilën është ndërtuar republika jonë”.

“Në këtë kontekst duhet të përmendim burrat dhe gratë për mundin që kanë bërë për ndërtimin e shtetit, dhe për këtë u ofrojmë mbështetjen institucionale. Sa më shumë barazi në sektorë te sigurisë, aq më shumë sillen para drejtësisë kryesit e krimit. Institucioneve u mbetet që barazia gjinore të jetë e përditshme, të cilat e rrisin mirëqenien e qytetarëve. Ky synim ka nisur atëherë dhe duhet të vazhdojë”.

“Shumë gra gjatë luftës mbrojtën shtetin, dhe ato gra dhanë gjithçka që dot të kemi shtetin tonë. Ne duhet t’i inkurajojmë gratë që të bëhen pjesë e institucioneve, dhe duhet t’i shmangim stereotipat se institucionet janë vetëm të burrave. Të dhënat tregojnë se janë 15 për qind gra në Polici, në FSK me 11 për qind e kështu më radhë”.

“Të gjithëve na mbetet më shumë punë, që këto statistika të rriten në përfaqshim në rolin e grave në vendimmarrje, dhe gratë nuk duhet të jenë vetëm për ta mbuluar kuotën e tyre, por duhet të marrin më shumë vendimmarrje e kështu më radhë”, tha Osmani.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se barazia gjinore nuk ka për qëllim vetëm kuotën gjinore, por është edhe detyrim ligjor.

“Agjenda është ballafaquar me sfida të shumta në zbatimin e legjislacionit. Policia e Kosovës na dëshmon qasjen proaktive për ta fuqizuar rritjen e grave në siguri. Arritja e barazisë gjinore nuk ka të bëjë vetëm me rritjen e kuotës gjinore, por është detyrim ligjor për të arritur sundim të ligjit. Kur gratë e raportojnë dhunën, duhet të gjejnë polici mbështetëse, dhe nuk duhet ta ndiejnë veten vetëm”.

“Përfshirja e grave në institucione ka kthyer ne traditë, por është larg kërkesave që kanë gratë për tu përfshirë në këtë sektorë. Për të angazhuar më shumë gra në këtë sektorë, duhet të përkujdesemi bashkë, që t’i parandalojmë rastet e ngacmimit seksual në punë. Jemi të vetëdijshëm që mungon kujdesi ndaj fëmijëve që i bën të hezitojnë punësimin në institucione”, tha Kurti.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se mbi 15 për qind e të punësuarve në Policinë e Kosovës janë gra, raporton EO.

“Policia vazhdon të jetë shembull për barazi gjinore jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon. Funksionimi i shoqatës brenda policisë është një vlerë tjerët në Kosovë. Polici ka të punësuar. Pjesëmarrja e tyre mbi 15 për qind Vajzat dhe gratë janë në Polici që nga gjeneratat e para, ku nga rreshter e deri te grada kolonel”.

“Dokumenti i jep mbështetje edhe agjendës së OKB-së, ku garanton me mbulim shëndetësor, fuqizim të grave dhe një mjedis të qëndrueshëm. Përmes objektivave, policia do të mundësojë përfshirje e grave në këtë sektor, duke mos lënë anash mbështetjen institucionale”, tha Sveçla.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, tha se përmes këtyre agjendave do të synojnë rritjen e numrit të grave në sektorin e sigurisë.

“Agjenda për Barazi Gjinore në Policinë e Kosovës dhe Planin e Veprimit 2021-2023, është agjendë e parë në Policinë e Kosovës por ju premtojmë se nuk do të jetë e fundit, sepse sëbashku do të avancojmë në hapat e sigurt drejtë rritjes së numrit të grave në sektorin e sigurisë”, tha Mehmedi.

Anëtarësia e “Listës Guxo” mblidhet në një lokal

0

Zyrtarët dhe anëtarësia e Listës Guxo janë mbledhur në natën e së dielës për të festuar “bashkëpunimin” gjatë vitit 2021.

Subjekti, të cilit i takojnë disa zyrtarë që garuan në listën e VV-së në zgjedhjet e fundit parlamentare, ka mbledhur anëtarët e saj .

Deputeti Haxhi Avdyli ka thënë në një status në Facebook se Lista Guxo ka mbledhur aktivistët e saj për festat e fundvitit për të falenderuar për bashkëpunimin gjatë vitit 2021.

“Lista Guxo mbledh aktivistët e saj për festat e fundvitit për të falenderuar për bashkëpunimin gjatë vitit 2021. Poashtu edhe për tu zotuar për të punuar bashkë për të mirën e vendit në vitin që po vjen.”, thuhet në statusin e tij.

Në këtë tubim ishte edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla dhe Ministri i Bujqësisë, Faton Peci së bashku me deputetët e Kuvenit të Kosovës, Jeta Statovci, Burim Karameta dhe Doarsa Kica Xhelili.

Presidentja Osmani: Nuk ka sektor të burrave, ka sektor të sigurisë me burra dhe gra

0

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se duhet të rritet numri i grave që punojnë në sektorin e sigurisë që të ketë barazi gjinore.

Ajo, në konferencën ku u lansua “Agjenda për Barazi Gjinore në Policinë e Kosovës”, ka theksuar se gratë kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm edhe në kohën e luftës për Kosovën.

“Gratë në uniformë ishin pjesë e gjeneratave të para të Policisë së Kosovës. Ky synim ka nisur atë kohë dhe duhet të vazhdojë edhe më fuqishëm. E para tyre kishte shumë gra që me rezistenën e tyre në luftë mbrojtën atdheun e tyre, që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në lirinë tonë, që sot injorohet disa herë. Ato gra janë inspirim për rrugën që kemi përpara”.

“Nuk ka shoqëri në qoftë se barazia nuk i prek krejt sektorët, duke përfshirë edhe sektorët e sigurisë që janë boshti i shtetit, ne duhet t’i inkurajojmë gratë që të bëhen pjesë e këtij sektori. Duke siguruar mekanizma adekuat që të mënjanohen pabarazitë gjinore”.

“Duhet t’i shmangim stereotipet e betonuara se sektori i sigurisë është një sektor i burrave. Nuk ka sektor të burrave, ka sektor të sigurisë me burra dhe gra që krahas njëri-tjetrit kujdesën për të gjithë sigurinë e qytetarëve tanë pa dallim”.

“Shifrat e grave të punësuara në shumicën e institucioneve të sigurisë nuk janë inkurajuese, të gjithëve na mbetet shumë punë dhe duhet të rrisim përkushtimin tonë, që statistikat të pësojnë ndryshim të ndjeshëm dhe jo vetëm ne numra, por edhe në përfaqësim dhe në vendimmarrje të grave”, ka thënë Osmani.

A do të bëhen me pagesë qeset e plastikës? Nga Qeveria japin detaje

0
AM38GT Man looking at bill in grocery store. Image shot 2007. Exact date unknown.

Qeveria e Kosovës është pro bërjes së qeseve të plastikës me pagesë, veçse janë në pritje të hulumtimit që Ministria e Mjedisit me ndihmën e GIZ-it kanë angazhuar një ekspert i cili do të bëjë një hulumtim për ndikimin e qeseve në mjedis.

“Aktualisht, jemi duke pritur rekomandimet nga hulumtimi, mirëpo në parim jemi që qeset e plastikës të bëhen me pagesë (çmim ky i cili do të përcaktohet nga hulumtimi). Opsion tjetër kemi edhe futjen në treg të qeseve të letrës dhe qeseve të materialit (tekstil) për përdorim, me ç’rast qytetari do ketë mundësi të zgjedh se cilën nga to dëshiron ta përdorë. Kështu qytetarët do të fillojnë të mendojnë më shumë për mbrojtjen e mjedisit dhe shpresoj shumë që zgjedhjet e tyre do jenë sa më miqësore me mjedisin”, ka thënë Zëvendësministrja e Mjedisit, Linda Çavdarbasha, për Klankosova.tv.

MMPHI me qëllim të menaxhimit të drejtë të mbeturinave sidomos për reduktimin e qeseve të plastikës një përdorimeshe dhe përfitimit të materialeve ricikluese nga qeset e plastikës ka formuar një grup punues ku janë të përfshirë të gjitha palët e interesit.

Çavdarbasha thotë se pavarësisht prej studimit/hulumtimit dhe rekomandimeve të dala nga grupi punues do të ndryshohet dhe plotësohet legjislacioni sekondar që ka të bëjë me reduktimin e qeseve plastike një përdorimëshe.

Zëvendësministrja po ashtu pohon se paraprakisht, janë mbajtur takime me palët e interesit dhe kanë arritur në konkluzion se formimi i këtij grupi gjithëpërfshirës do të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhje të përshtatshme dhe të qëndrueshme sa i përket reduktimit të qeseve të plastikës.

“Me miratimin e Plotësim ndryshimit të ligjit për mbeturina, Udhëzimi Administrativ për përcaktimin e kërkesave teknike dhe kërkesave tjera për qeset e plastikës do të shfuqizohet, për shkak se në bazë të praktikave të deritanishme nuk ka qenë i zbatueshëm dhe nuk ka sjell ndonjë rezultat”.

“Më nuk është e nevojshme për importuesit dhe prodhuesit e qeseve të plastikës të përdorin aditiv për t’i bërë qeset e biodegradueshme, sepse sipas studimeve të fundit dhe rekomandimeve nga BE, shndërrimi i tyre në mikroplastikë është edhe më i dëmshëm për tokën dhe biodiversitetin”, tha Çavdarbasha.

Mercedesi “nderon” 100 mijë punëtorë me nga 6 mijë euro

0

Daimler dhe Mercedes-Benz do të festojnë një vit të mirë biznesi duke paguar bonuse për punonjësit gjermanë të kualifikuar.

Bordi dhe këshilli i punëtorëve të prodhuesit gjerman të veturave do të paguajnë një bonus për rreth 100 mijë punëtorë të kualifikuar në të gjithë vendin, duke shprehur mirënjohjen për punën e tyre gjatë vitit të penguar nga pandemia Covid-19, por edhe mungesa e çipave dhe vonesat e prodhimit.

Daimler ende nuk ka shpallur rezultatet financiare për vitin 2021, por thekson se ishte jashtëzakonisht i suksesshëm.

“Zhvillimi i jashtëzakonshëm i kompanisë sonë është një arritje ekipore”, deklaroi Sabine Kohleisen, anëtare e Bordit Drejtues të Daimler AG dhe Mercedes-Benz AG, menaxhere e Burimeve Njerëzore dhe drejtore e Marrëdhënieve të Punës.

“Dëshiroj të falënderoj nga zemra të gjithë kolegët e mi që kanë kontribuar në këtë arritje me përkushtimin e tyre të madh. Duke qenë se viti i kaluar nuk ka qenë i lehtë, jam i kënaqur që mund t’u paguaj punonjësve tanë një bonus”.

Daimler shpesh paguan shpërblime për punonjësit e vetë në Gjermani, por kjo shumë nuk ishte aq e madhe sa këtë vit. Për krahasim, prodhuesi gjerman i veturave u dha punonjësve një bonus për ndarjen e fitimit prej 597 euro në fillim të vitit 2020 dhe një bonus një herë deri në 500 euro.

Policia në Prizren shqipton 131 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat anticovid si dhe 535 tiketa trafiku

0

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se gjatë ditëve të uikendit në datat 17/18 dhe 19 dhjetor 2021, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, ka zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.

Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti covid-19 në qendrat  tregtare, sheshe dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, policia ka shqiptuar 131 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar keto masa në bazë të ligjit 07/L-006.

Jo vetëm këto, por janë shtuar aktivitetet në parandalim të aksidenteve dhe kontrollimin e rrjedhës së trafikut, ku në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar gjithsej 535 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion.

Aktiviteti i policisë ishte përkushtuar në realizimin dhe zbatimin e urdhëresave nga gjykata, vetëm gjatë javës së kaluar janë realizuar gjithsej 47 urdhëresa, ku 47 persona të dënuar apo të ftuar për intervista janë ndaluar sipas vendimeve të gjykatës themelore në Prizren dhe Suharekë. Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi, thuhet në njoftim .

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort