Home Blog Page 3726

Krasniqi: Afrimi i Shqipërisë me Serbinë e dëmton shumë Kosovën

0

Profesori Milazim Krasniqi, ka vlerësuar se afrimi i Shqipërisë me Serbinë e dëmton shumë Republikën e Kosovës, në këtë rast procesi i “Ballkanit të Hapur”, direkt e dëmton rrugën e Kosovës në proces të zhvillimit dhe integrimit në strukturat euroatlantike.

Qeveria e Kosovës duhet të tregojë se cilat janë interesat e Kosovës, e që në fakt ato janë integrimi në BE dhe NATO. Nuk ka nevojë të fyhet askush, por ka njëfarë kompleksi dhe frike që po ndodh në qeverinë e Kosovës, ajo duhet të mbrojë interesat e Kosovës”, tha Krasniqi për lajmet e orës 13:00 në Radio Televizion e Kosovës (RTK).

Krasniqi ka folur edhe për influencën ruse në Ballkan. “Rusia po luan një lojë në Ballkan, ajo ka imponuar rrënjë dhe lojë gjeopolitike në Ballkan”, tha ai.

Për mundësinë e arritjes së një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, Profesori Milazim Kransiqi, vlerësoi se është vështirë të arrihet ajo, për shkak se nëse rast se përsëri fiton Vuçiqi nuk do të ketë kurrfarë rezultati për shkak se ai është pas ardhës i Millosheviqit. Serbia deri në fund do ta luaj lojën e dyfishtë”, tha ai.

A do të jetë vaksina e Novavax, e pesta kundër COVID-19 e miratuar për përdorim në BE?

0

Rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian do të vendosë të hënën nëse do të autorizojë përdorimin e vaksinës Novavax kundër COVID-19, e cila pretendon se prodhuesi i saj mund të ndihmojë të fitojë mbi skeptikët e vaksinës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, nëse miratohet nga Komiteti për Produkte Medicinale për Përdorim Njerëzor nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), Novavax do të jetë vaksina e pestë e autorizuar në të gjithë bllokun së bashku me Pfizer/BioNTech, AstraZeneca/Oxford, Moderna dhe Johnson&Johnson.

Novavax përdor një teknologji më konvencionale sesa ato të përdorura për vaksinat e tjera tashmë në përdorim – është e ngjashme me teknologjinë e përdorur në vaksinat e hepatitit B – dhe nuk ka nevojë të ruhet në temperatura ultra të ulëta.

Drejtori ekzekutiv i Novavax, Stanley C. Erck, ka argumentuar se vaksina e kompanisë së tij “mund të ndihmojë në kapërcimin e barrierave kryesore ndaj vaksinimit global, duke përfshirë sfidat e shpërndarjes globale dhe hezitimin e vaksinave”.

Rezultatet nga provat klinike të publikuara në qershor treguan 90.4% efikasitet kundër sëmundjes dhe 100% efikasitet kundër rasteve të rënda deri në mesatare.

Kompania tha gjithashtu se po “vlerësonte vaksinën e saj kundër variantit Omicron” dhe po punonte për një version specifik për të.

Komisioni Evropian ka nënshkruar tashmë një kontratë me Novavax për blerjen paraprake të 200 milionë dozave të vaksinës së tij pasi të jetë miratuar nga EMA.

Indonezia dhe Filipinet kanë miratuar tashmë vaksinën e Novavax, ndërsa Japonia ka rënë dakord të blejë 150 milionë doza.

Novavax thotë se ka paraqitur kërkesën për miratim edhe në Britani, Indi, Australi, Zelandë të Re, Kanada dhe në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. /Telegrafi/

Mjekët zbulojnë simptomën kryesore të Omicron që shfaqet kur jeni në gjumë

0

Mjekët nga Afrika e Jugut – vendi në të cilin u zbulua për herë të parë varianti Omicron i COVID-19 – kanë zbuluar se pacientët me këtë variant kanë vuajtur kryesisht me djersitje natën teksa flenë.

Simptomat që po dalin nga mjekët e këtij shteti që po kujdesen për pacientët e infektuar, tregojnë se këto janë pesë simptoma të reja: Gërvishtje në fyt, dhimbje të lehta muskujsh, lodhje ekstreme, kollë e thatë dhe djersitje gjatë natës, të tilla që mund t’ju duhet të ngriheni dhe t’i ndërroni rrobat.

Si ta trajtoni shtypjen e lartë të gjakut?

0

Shumë njerëz përballen me shtypje të lartë të gjakut.

E për përcaktimin e opsioneve të duhura të trajtimit të tij, ndihmojnë një sërë faktorësh,

Këta faktorë përfshijnë llojin e shtypjes së lartë si dhe është e domosdoshme të dihet se cilat shkaqe janë identifikuar.

Nëse mjeku juaj ju diagnostikon me hipertension primar, ndryshimet në stilin e jetës mund të ndihmojnë në uljen e presionit të lartë të gjakut.

Ndërkaq, nëse vetëm ndryshimet në stilin e jetës nuk janë të mjaftueshme, mjeku mund të përshkruajë ilaçe, shkruan Healthline, transmeton Klankosova.tv.

Nëse një medikament që keni filluar të merrni shkakton rritje të shtypjes të gjakut, mjeku do të provojë medikamente të tjera pa efekte anësore.

Planet e trajtimit për hipertensionin shpesh evoluojnë, ajo që funksionoi në fillim mund të bëhet më pak e dobishme me kalimin e kohës, prandaj duhet vazhdimisht të jeni të kujdesshëm që të vazhdoni të përmirësoni mënyrën e trajtimit tuaj.

ZKA fillon auditimin në KOSTT, i cili mungoi nga viti 2010

0

Nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) njoftojnë se kanë filluar auditimin e performancës në KOSTT në fushën e prokurimit publik me temën “Auditimi i projekteve kapitale (2015-2021)”, e cila nuk është audituar nga ZKA që nga viti 2010.

Bëhet e ditur se trajtimi i kësaj teme të auditimit është i rëndësishëm, pasi që KOSTT është shoqëri aksionare 100% në pronësi të Republikës së Kosovës, dhe për arsye se projektet kapitale janë me interes të lartë publik dhe ndikim të gjerë social dhe ekonomik.

“Objektivi i këtij auditimi është të vlerësojmë nëse menaxhmenti i ndërmarrjes publike KOSTT është siguruar se projektet kapitale për vitet 2015-2021 janë prioritizuar dhe planifikuar në mënyrë të duhur si dhe nëse menaxhimi i proceseve të prokurimit është bërë konform legjislacionit në fuqi dhe janë arritur rezultatet e synuara të prokurimit”.

“Auditimi synon të rris llogaridhënien, transparencën dhe integritetin e aktiviteteve lidhur me investimet kapitale në KOSTT dhe aty ku është e nevojshme të ofroj rekomandime që fondet publike të shfrytëzohen në mënyrë më efektive dhe efikase dhe të arrijnë qëllimet e synuara”, thuhet mes tjerash në njoftimin për media.

Shkaktoi aksident në trafik, gjatë kontrollit i gjendet një armë dhe një thikë, arrestohet nga policia

0

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se me datën 19 dhjetor 2021, rreth orës 22:00, i dyshuari E. G i lindur në vitin 1992, pasi ishte përfshire në aksident trafiku, ishte larguar nga vendi i ngjarjes, i njëjti me pas është ndaluar nga patrulla policore në rrugën “Haxhi Zeka” në Prizren.

Gjatë kontrollit te njëjtit i është gjetur ne brez një mjet i mprehtë (thikë) luftarake me gjatësi 11cm. I dyshuari është shoqëruar ne stacionin e policisë ne Prizren ku pas matjes me alkootest ka rezultuar qe përmban 1.15 promil.  Për rastin është njoftuar prokurori i Shtetit me udhëzimin e të cilit iniciohet rasti, thuhet në njoftim.

Fotot e rralla të rivarrimit të Naim Frashërit nga italianët në 1940

0

Fotot e arkivit italian “Luce” dëshmojnë ceremoninë e rivarrimit të Frashërit në Tiranë në vitin 1940.

Pas ceremonisë së zhvilluar në vitin 1937 kur eshtrat e poetit u sollën nga Stambolli për t’u rivarrosur në Tiranë, italianët vendosin vendosin t’i ndërtojnë një varr monumental e si rrjedhojë i riorganizojnë një ceremoni tjetër në 1940 që dëshmohet nga këto foto.

Të njëjtën praktikë do të ndiqnin edhe komunistët të cilët do të organizonin edhe dy ceremoni të tjera rivarrimi; herën e parë për ta vendosur në lulishten pranë kryeministrisë e herën e dytë për ta vendosur pranë dy vëllezërve të tij. / KultPlus.com

425 nëna të moshës 15-19 vjeç në vitin 2020, kjo është mosha mesatare e nënave

0

Mosha mesatare e nënave gjatë vitit 2020 është 29 vjeçare, numri më i madh i nënave i përkasin grupmoshës 25-29 vjeç.

Gazetare: Laura Çelaj

Gjatë vitit 2020, sipas Raportit të Lindjeve, i publikuar prej Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vendin tonë u regjistruan 21.907 lindje të gjalla.

Në statistikat e detajuara rreth grup-moshës së nënës vërehet se 425 nëna i përkasin moshës nga 15 deri në 19.

Prej tyre, sa i përket statusit martesor, sipas kategorizimit në raportin e ASK-së, 182 janë në kurorë e 243 jashtë kurorës.

Madje, në këtë raport figuron edhe një lindje e grupmoshës poshtë 14 vjeç.

Duke pasur parasysh që në këtë grupmoshë përfshihen nëna nën moshën 18 vjeçare, shqetësuese këtë dukuri po e sheh hulumtuesja në Institutin për Politika Sociale “Musine Kokalari”.

Ajo tutje ka treguar edhe për rezultatet e studimit që ka nxjerrë ky institut.

Ngjashëm këto shifra i ka konsideruar edhe sociologu, Halim Emerllahu.

Ai tutje ka treguar se çfarë duhet të ndërmerret për të vetëdijesuar shoqërinë.

Numri më i madh lindjeve nga nënat e grupmoshës 15-19 vjeç gjatë vitit 2020, rezulton të jetë në Ferizaj ku të regjistruara janë 34 lindjeve, e pastaj nga 26 lindje janë të regjistruara në Prishtinë e Gjakovë.

Në vitin 2020, numri më i madh i nënave i përkasin grupmoshës 25-29 vjeç, ku gjithsej janë të regjistruara 7824 apo 35.7%. / KultPlus.com

MKRS do të dorëzojë këtë jave propozimet për mbrojtje të aseteve të trashëgimisë kulturore

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se e kanë filluar plotësimin e legjislacionit sekondar përkatës, i cili sipas tij, do të krijojë një bazë të fortë për një proces profesional të vlerësimit të trashëgimisë kulturore. Çeku ka thënë se gjatë kësaj jave do të dorëzojnë grupin e parë të propozimeve për mbrojtje të përhershme të aseteve të trashëgimisë kulturore.

Ministri i Kulturës ka folur në një tryezë të organizuar nga Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore (KKTK), ku këta të fundit kanë thënë se gjendja e monumenteve nuk është e mirë andaj sipas tyre nevojitet bashkëpunim ndërinstitucional.

Çeku: Gjatë kësaj jave do të dorëzojmë grupin e parë të propozimeve për mbrojtje të përhershme të aseteve të trashëgimisë sonë kulturore

“Në bashkëpunim të ngushtë me Këshillin e Kosovës për trashëgimi kulturore kemi filluar me plotësimin e legjislacionit sekondar përkatës i cili do të krijojë një bazë të fortë për një proces profesional të vlerësimit të trashëgimisë kulturore sipas standardeve dhe parimeve ndërkombëtare. Gjithashtu pas një angazhimi intensiv të institucioneve të trashëgimisë kulturore dhe në koordinim të ngushtë me KKTK-në gjatë kësaj jave do të dorëzojmë grupin e parë të propozimeve për mbrojtje të përhershme të aseteve të trashëgimisë sonë të pasur kulturore”, ka thënë ministri Çeku.

Çeku ka thënë se në muajt e fundit kanë filluar disa programe që sipas tij do të kontribuojnë në përmirësimin e situatës sa i përket mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

Këtu ai ka përmendur programin e sistemit të integruar të menaxhimit të trashëgimisë kulturore dhe ka thënë se përmes këtij programi do të sigurohet përfshirja e të gjitha të dhënave të kategorive të trashëgimisë kulturore në një platformë të përbashkët e të integruar.

E kryetari i Komisionit për Arsim dhe Kulturë në Kuvendin e Kosovës, Ardian Gola ka thënë se ky komision do të mbështesë të gjitha masat shtetërore që ruajnë identitetin, historinë dhe kulturën e Kosovës.

Gola: Komisioni parlamentar për arsim dhe kulturë jep mbështetje maksimale për ruajtjen e identitetit dhe kulturës së Kosovës

“Sigurisht që na presin sfida nga më të larmishmet kështu që zhvillimi i qëndrueshëm dhe promovimi i trashëgimisë që tashmë kanë filluar të adresohen me programin qeverisës dhe mbi të gjitha edhe atë legjislativ, kështu që në emër të komisionit parlamentar për arsim dhe kulturë jap mbështetjen maksimale për mbarëvajtjen e masave shtetërore për të ruajtur identitetin, historinë dhe kulturën e Kosovës. Roli, përgjegjësia e punës dhe koordinimi i të gjitha hallkave institucionale është i një rëndësie të jashtëzakonshme”, ka thënë ai.

Ndërsa kryetarja e Bordit të KKTK-së, Zanita Halimi ka thënë se trashëgimia kulturore në Kosovë duhet të mbrohet.

Halimi: Trashëgimia kulturore është e rëndësishme për zhvillim ekonomik

“Kjo tryezë duhet të shihet si platformë dialogu për të reflektuar në atë çfarë është arritur deri tani si një komunitet i lidhur me vlerat dhe qëllimin e përbashkët dhe atë që duhet të ndërmerret ende. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se trashëgimia kulturore është burim i çmuar në shumë mënyra, trashëgimia kulturore është e rëndësishme për zhvillim ekonomik, për atraksion turistik, është faktor identiteti, prandaj ne duhet të vazhdojmë ta mbrojmë atë, jo vetëm për rolin e rëndësishëm në rritjen ekonomike në punësim, por veçanërisht sepse është përgjegjësi e jona ndaj brezave të ardhshëm”, ka thënë Halimi./KultPlus.com

Nga sot me 20 dhjetor, shtrëngohen rregullat e hyrjes në Austri

0

Nga dita e sotme 20 dhjetor, personat që udhëtojnë drejtë Austrisë përveç rregullores së vaksinimit 2G-së (i/e vaksinuar, i/e shëruar) duhet të jenë të pajisur edhe me një test negativ PCR ose me vaksinën e 3-të, raporton albinfo.at

Austria forcoi rregullat e hyrjes për të shmangur variantin e ri të virusit Omikron. Rregullorja e re do të hyjë në fuqi ditën e hënë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë të premten në mbrëmje, shkruan derstandard.at

Në të ardhmen, vetëm udhëtarët me dëshmi të vlefshme 2G do të lejohen të udhëtojnë në Austri. Kushdo që është vaksinuar ose i shëruar duhet gjithashtu të jetë i pajisur edhe me një test PCR negativ ose të këtë marr vaksinën e 3-të, përndryshe vlejnë rregullat e karantinës 10-të ditorë (me mundësi që në ditën e 5-të të përfundohet karantina nëse testi del negativ).

Ata të cilët janë të pajisur me kombinimin 2G + PCR test duhet të plotësojnë po ashtu ekstra formularin (Pre-Travel-Clearance):

https://entry.ptc.gv.at/

Kjo rregullore vlen edhe për vet austriakët, shtetasit e Bashkimit Evropian apo edhe për ata qytetarë të shteteve tjera, por që jetojnë në Austri.

“Këto rregullore më të rrepta të hyrjes sjellin me vete sfida të mëdha, veçanërisht për njerëzit që udhëtojnë jashtë vendit gjatë festave të Krishtlindjeve,” tha Ministri i Shëndetësisë Wolfgang Mückstein. “Megjithatë, ato janë të nevojshme në këtë moment në kohë për të kundërshtuar përhapjen e Omikron në Austri.”, nënvizoi ai, përcjell albinfo.at

Në anën tjetër është bërë e ditur se përjashtim nga këto rregulla do të kenë gratë shtatzëna dhe personat që nuk mund të vaksinohen për arsye shëndetësore, por të cilët kanë marr me herët dozën e dytë të vaksinës. Megjithatë ky përjashtim duhet të vërtetohet me një certifikatë mjekësore. Rregulli i veçantë vlen edhe për fëmijët.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort