Home Blog Page 3725

Çmimi i rrymës në Kosovë është më i liri në Evropë

0

Kursimi i energjisë elektrike në Kosovë është shumë i nevojshëm, pasi që vendi ynë ka kapacitete të vogla për furnizim. E nëse energjia nuk kursehet, Qeveria do të jetë e detyruar të importojë rrymë me paratë e taksapaguesve.

Kështu ka thënë inxhinieri i energjisë i diplomuar në Zvicër, Bashkim Dyla. Ai fillimisht ka folur për krizën energjetike në botë, e cila ka ardhur për shkak të rritjes së çmimit të gazit në dy vitet e fundit.

Sipas tij, në vitin 2020, çmimi i gazit ka qenë 15 euro, kurse në këtë vit është rritur 450 për qind.

“Si shkaku kryesorë i paraqitjes së krizës është rritja e normave të rritjes së gazit, p.sh në tetor të viti 2020 çmimi i gazit ka qenë 15 euro për megavatorë ose 1.5 cent për kilovatorë, e në tetor të viti 2021 ka shkuar 80 megavatorë ose 8 cent d.m.th 450 % rritje e çmimit edhe kur e din se tërë Evropa furnizohet me organizatorë ka pas impakt”, tha ai.

Ai ka shtuar se në Kosovë kursimi është shumë i nevojshëm, pasi që ky vend ka kapacitete më të vogla për furnizim me energji elektrike.

“Pikë së pari kursimi është kulturë jo vetëm në energji por në çdo send, sidomos në Kosovë kursimi është shumë me rëndësi për shkak se Kosova ka kapacitete të vogla për furnizim me energji elektrike e sidomos dimrit kur ngarkesa rritet shumë, atëherë Qeveria e Kosovës pa marrë parasysh cila Qeveri prej pasluftës e deri tash kanë qenë të detyruara me importua rrymë, dhe me importuar rrymë u kushton shumë më shtrenjtë sesa me prodhu vet duke i ditur çmimet e tregut botërorë të rrymës,” ka thënë inxhinieri.

Dyla apelon që të kursehet energjia elektrike, pasi kursehet edhe buxheti i shtetit.

“Apeli është i njëjtë, me kursyer, se Kosova momentalisht është duke importua rrymë dhe nëse e vazhdon këtë import duhet të sigurohet kompania që e furnizon Kosovën me energji elektrike, d.m.th KEK-u, por pas një kohe nëse vazhdon ky tred i furnizimit të lartë, atëherë është e detyruar Qeveria të importojë rrymë, kur importon Qeveria rrymë, atëherë Qeveria importon rrymë me mjetë të taksapaguesve d.m.th nëse t’i nuk kursen rrymë, duhet me marrë pare, pra me taksa të juaja duhet të blihet rrymë, kështu që nëse kursejmë, i kursen edhe ato shpenzimet e qeverise për me ble rrymë”, potencoj ai për KosovaPress.

Ai ka vlerësuar edhe çmimet e energjisë në Kosovë, ku thotë se çmimi i energjisë në Kosovë është më i lirë se në të gjithë Evropën.

“Në Zvicër dallon pak prej Kosovës, sepse në Zvicër furnizimi me energji bëhet prej çdo kantoni sepse çdo kanton i ka keds-at e vet edhe ata e blejnë rrymën në vende të ndryshme, kurse në Kosovë është KEK-u dhe KEDS-i. Por çmimet në kantonin ku jetojë unë në kilovatorë tarifa e lartë është 32 që i bie 30 cent me kosto të sodit, e në Kosovë është 6,75 kuptohet që standardi i Zvicrës është më i lartë dhe më i lirë, besa nuk është shumë i lire, por në Kosovë çmimet e energjisë elektrike janë më të lirat në Evropë, vetëm ta krahasojmë me Shqipërinë, në Shqipëri një kilovatorë kushton 10cent, dhe në Shqipëri nuk ka tarifë të lartë dhe të ulët pra konstant 10 cent, ndërsa në Kosovë është përparësi se e ke tarifën e lartë 6,75 cent dhe tarifën e ulët 2, 89 cent ke mundësi të kursesh”, ka përfunduar ai.

Dyla thekson se duhet të përdorën pajisjet e amvisërisë për të mosshpenzuar energji elektrike.

“Është shumë me rëndësi për shembull, këto janë disa këshilla praktike për dikën kanë me i ‘u doke jo shumë interesant. Po fillojë me frigoriferin, frigoriferi është një pajisje e cila harxhon me një banesë apo shtëpi deri në 25% energji elektrike nëse kuptohet nëse nuk nxehet objekti, duhet me ble për shembull frigoriferë me efecientë A++, ai investim pak i tepërt kthehet deri pas dy deri tri viteve, mandej shpesh derën e frigoriferit duhet me hap sa më shkurt dhe sa më rrallë, temperatura ideale në frigorifer duhet të jetë 7 gradë celsius. Mandej larja e enëve duhet me përdor modusin EKO dhe makinën e enëve duhet me mbush plot sepse kursen edhe ujë edhe energji, edhe para larjes ka shumë funksione, pra për shumë makina edhe të larjes edhe të enëve kanë funksione të paralarjes. Edhe nëse i lan në dorë shpenzon më shumë për shkak se duhet t’i lash me ujë të nxehtë. Edhe furra është shpenzues i madh sepse furra është 3-4 kolovate për një orë, pra nxehja e furrës nuk është e nevojshme…Ndriçimi është sektori i ndërtimtarisë ku më së lehti kursehet vetëm e shkyç një prizë, e sheh një dritë që është e ndezur e shkyç është sektori që kursehet më së lehtë. E sidomos tash teknologjia me ndriçim ka përparua që kanë dalë në treg edhe në Kosovë llampat ‘Elede’ të cilat në krahasim me llambat e përparshme që i kemi pas ato kursehen deri 80 90 për qind, si këshillë është ndriçimi duhet të përdoret aty ku punohet,” ka thënë Dyla.

Sipas tij, gjatë krizës për furnizim të energjisë elektrike, Zvicra ka një strategji të quajtur Osteral, ku përfshihet apelin për kursim, kufizimi i shpenzimeve të energjisë, ku përfshihen shkyça pajisjeve të cilat nuk janë vitale për jetë, reklamat, ndriçimet nëpër rrugë, nxehjet nëpër rrugë, nëpër kafiteri, sanuat, pishinat.

Bashkim Dyla është lindur dhe rritur në Gjakovë dhe ka studiuar në Prishtinë elektro teknikën. Pastaj, në Zvicër ka vazhduar studimet post diplomike për energji.

Prej vitit 96 punon si menaxher i energjisë i ndërtesave katenale pranë departamentit të ndërtimit kantonit Basel 7.

Haradinaj thirrje Qeverisë: Largojeni masën e ndalimit të qarkullimit për diasporën

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka uruar mirëseardhje mërgimtarëve për festat e fundvitit, si dhe ka kërkuar nga Qeveria që të largojë masën e ndalimit të qarkullimit.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Kosova duhet t’i mirëpres motrat dhe vëllezërit jashtë vendit.

“Rrugët tuaja drejt vendlindjes nuk u ndalën asnjëherë, as dikur në rrethana okupimi e as sot në liri. Ju i jepni kuptim festave të fundvitit, të cilat do të ishin të zbehta pa ju dhe kjo jo vetëm për faktin që familjet çmallen me ju, por edhe gjallërimi që i bëni ekonomisë së shtetit tonë të përbashkët, vendlindjes tuaj”.

“U bë më shumë se një vit që edhe Kosova po përballet me pandeminë, ashtu sikur vendet ku jetoni e punoni ju. Fatmirësisht, në këtë fazë ne kemi shumë më pak të infektuar. Sot i bëj thirrje Qeverisë së Kosovës, që të heqin masën e ndalim qarkullimit, për të mundësuar kështu, udhëtim të lirë e të papengesa për diasporën tonë. Ne duhet t’i mirëpresim motrat e vëllezërit tanë, e jo t’i kufizojmë me masa që ekspertët po i konsiderojnë jo shkencore dhe jo të nevojshme për menaxhimin e pandemisë. Të dashur bashkatdhetarë. Mirë se vini në shtëpinë tuaj!”, ka thënë Haradinaj.

Për 24 orë në Kosovë janë dhënë 310 doza të vaksinës

0

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, janë 310 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës thuhet se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.654.843 doza të vaksinës

Deri më sot 776.881 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Firmoset marrëveshja me danezët për burgjet

0

Qeveria e Kosovës dhe Mbretëria e Danimarkës kanë nënshkrua marrëveshje dhe deklaratë të përbashkët si zotim i të dy qeverive për marrjen me qera të qelive të Qendrës së Paraburgimit në Gjilan.

Detajet e marrëveshjes i kanë dhënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ajo e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Haxhiu ka sqaruar se marrëveshja me Danimarkën për dhënien me qera të qelive, ku do të vendosen 300 të burgosur nga ky shtet vlen për 10 vjetët e ardhshme.

Ajo ka thënë se të dënuarit, të cilët do të transferohen nga Danimarka nuk do të jenë të rrezikshmërisë së lartë.

Sipas saj, paratë e fituara nga marrëveshja me shtetin danez do të dedikohen për energjinë e ripërtërishme.Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që do të nënshkruajë një marrëveshje të tillë për huazimin e qelive të burgut.

Nga kjo marrëveshje Kosova pritet të përfitojë 210 milionë euro në 10 vjetët e ardhshme./EO

Tri raste me COVID-19 të hënën në Kosovë

0

Tri raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar të hënën në Kosovë, nga marrja e 1.443 mostrave.

Në këtë periudhë janë shëruar katër persona.

Brenda 24 orëve të fundit, janë vaksinuar vetëm 310 persona. Në total, numri i dozave të administruara është 1.654.843, prej tyre 873.836 me dozën e parë dhe 776.881 me dozën e dytë.

Raste aktive janë 311.

41-vjeçari që u vetëvra në gjykatën e Francës refuzoi të kthehej në Kosovë

0

Një 41-vjeçar nga Kosova me inicialet F.U. i dha fund jetës së tij të mërkurën, më 15 dhjetor, në bodrumin e gjykatës së Bordos, Francë. Ai kishte refuzuar të hipte në një fluturim për në Prishtinë dy ditë para se ta bënte aktin tragjik, shkruan sot gazeta franceze Le Monde.

41-vjeçari kishte shkuar në Francë rreth 15 vite më parë. Ai shkoi bashkë me vëllaun e tij, pasi ia kishin vrarë 15 anëtarë të familjes në Kosovë.

“Ai mbërriti në Francë rreth 15 vjet më parë, duke ikur nga konfliktet ndëretnike dhe një situatë të paqëndrueshme politike. Ai kishte një të kaluar të dhimbshme traumatike të lidhur me vrasjen në të njëjtën ditë të 15 anëtarëve të familjes së tij. Ai u largua nga vendi i tij me vëllain e tij, i cili do të jetonte në Alsace. Ai nuk ka më familje, as në Francë, as në Kosovë”, tregoi avokati i tij, Abraham Herve Diompy, avokat i detyrueshëm për Institutin për Mbrojtjen e të Huajve në Bordo.

Sipas elementeve të para të hetimit, viktima do të gjykohej pasditen e ditës tragjike për largim nga shteti i Francës. Ai numëronte rreth dhjetë dosje kriminale, kryesisht për vjedhje. E fundit, rrahu ish-partneren e tij dhe bëri burg rreth katër muaj.

“Më 13 dhjetor, ai refuzoi të hipte në një fluturim për në Amsterdam dhe më pas në Prishtinë”, shpjegoi Herve Diompy. Klienti i tij nuk donte t’i nënshtrohej një testi PCR që kushtëzonte hipjen e tij në aeroplan, siç tregoi zyra e prokurorit të Bordo.

Viktima nuk arriti të integrohej asnjëherë në shoqëri, sipas dosjes, pasi ishte i pastrehë, ndonjëherë i shoqëruar nga pajisjet e urgjencës, i varur nga alkooli e droga. Ai po ashtu po trajtohej në burg. Ai kishte një jetë të vështirë, veçanërisht të ndërlikuar nga brishtësia e tij psikiatrike. Avokati synonte t’i bënte këto konsiderata humanitare pjesë të argumentit të tij në ditën e gjykimit të tij, e cila nuk erdhi pasi 41-vjeçari vendosi t’i jap fund jetës me një varje në bodrumin e gjykatës së Bordos.

Ngritet aktakuzë ndaj disa ish zyrtarëve komunal në Prizren

0

Përmes një komunikate, Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, njoftonj se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: I.Th., F.M., R.M., E.B., K.K., në cilësi të personave zyrtarë, pasi që në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 2, pika 2.1 dhe 2.2, lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), si dhe ndaj A.K., dhe V.B., për shkak dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës” nga neni 354, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 dhe “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme nga neni 332 paragrafi 2 pika 2.1 e lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, me datë 22.02.2019, në rrugën “Pushkatarët” në Prizren, të pandehurit duke vepruar në cilësi të personave zyrtarë, I.Th., në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë për Inspekcion të Komunës së Prizrenit, F.M., në cilësi të Drejtorit të Drejtorisë për urbanizëm e planifikim hapësinor të Komunës së Prizrenit, R.M., në cilësi të bashkëpunëtorit Profesional të Drejtorisë për urbanizëm e planifikim hapësinor të Komunës së Prizreni, E.B., si inspektor i ndërtimtarisë pranë Drejtorisë për inspekcion të Komunës së Prizrenit dhe K.K., në cilësi të Shefes së kabinetit të Kryetarit të Komunës së Prizrenit, i tejkalojnë detyrat e tyre zyrtare në atë mënyrë që në kundërshtim me “Ligjin për inspekcionin e mjedisit, ujërave, natyrës dhe planifikimit hapësinor”, “Ligjin për qendrën historike të Prizrenit”, si dhe në kundërshtim me “Ligjin për vetëqeverisje lokale”, me dije formojnë komision për vlerësimin e ndërtimit të objektit nga investitorët A.K., dhe V.K., dalin në terren, inspektojnë ndërtimin dhe shfuqizojnë urdhër ekzekutimin e Inspektoratit Komunal të ndërtimtarisë të Drejtorisë së inspektorateve të Komunës së Prizrenit të datës 03.12.2018, ndërprejnë punimet rreth rrënimit, me arsyetimin se mund të dëmtohet objekti fqinj “Teqeja Melami”, i cili objekt është i mbrojtur me Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit, duke i mundësuar investitorëve V.K., dhe A.K., ndërtimin e ndërtesës në kundërshtim me lejet për ndërtim, duke u lejuar atyre të bëjnë bashkimin e parcelave katastrale dhe ndërtimin e një objekti në disa parcela kadastrale, me ç’rast u kanë mundësuar përfitim investitorëve V.K., dhe A.K., në gabaritin – sipërfaqen e objekteve hoteliere, njëkohësisht kanë lejuar që këta investitor të uzurpojnë 9 m2 nga parcela katastrale e cila evidentohet në emër të pasurisë shoqërore pasuria “Teqe Melami” duke dëmtuar rëndë Qendrën Historike të Prizrenit.

Me këto veprime të pandehurit e lartëcekur, në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

Ndërsa, të pandehurit A.K., dhe V.K., me datë 08.05.2018, në rrugën “Pushkatarët” në Prizren, duke vepruar si pronarë të objekteve ndërtimore afariste, dëmtojnë monumentin ose objektin e mbrojtur kulturor, historik dhe fetar, në atë mënyrë që derisa të njëjtit po bënin ndërtimin e objektit afarist me etazhitet B+P+1 nuk i respektojnë kushtet nga lejet e ndërtimit, dhe me këtë rast gjatë hapjes së bodrumit të ndërtesave dëmtohet konstruksioni struktural i monumentit historik, i cili është monument i trashëgimisë kulturore dhe mbrohet me ligj me numër unik 3632 në listën e trashëgimisë kulturore për mbrojtjen e përkohshme.

Me këto veprime, të pandehurit A.K., dhe V.K., në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale “Dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës” sipas KPRK-së.

Po ashtu, të pandehurit A.K., dhe V.K., prej datës 08.05.2018 e në vazhdim në mënyrë të kundërligjshme kanë uzurpuar pronën e paluajtshme të personit tjetër, e cila evidentohet në emër të pasurisë shoqërore pasuria “Teqe Melami” e që konsiderohet tokë ndërtimore, me ç’ rast i kanë shkaktuar dëm Komunës së Prizrenit në vlerën e 9 m2. Me këto veprime të pandehurit, kanë kryer veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, po ashtu tu shqiptohen dënimet plotësuese “Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në Administratën Publike ose në Shërbimin publik” si dhe “Urdhëri për publikimin e aktgjykimeve”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Prizren.

Tirana dekorohet me flamuj të Serbisë

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po i përgatit një pritje të ngrohtë presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në vigjilje të takimit mes tyre për “Ballkanin e Hapur”, në Tiranë.

Kryeqyteti i Shqipërisë është parë të hënën i dekoruar me flamuj të Serbisë e të Maqedonisë së Veriut.

Sot dhe nesër në Tiranë zhvillohet takimi i radhës për “Ballkanin e Hapur”, me praninë e tre liderëve, Ramës, Vuçiqit dhe Zaevit.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka njoftuar se do ta kundërshtojnë këtë takim me një protestë sot nga ora 16:00, që do të nisë nga selia e Partisë Demokratike drejt Zyrës së Kryeministrit në kryeqytetin e Shqipërisë.

Kunatat rrahen mes vete në Deçan

0

jë përleshje mes dy kunatave ka ndodhur dje në Deçan.

Sipas Policisë, njëra kunatë e ka demoluar shtëpinë e tjetrës, ka fyer familjarët dhe pastaj e ka sulmuar fizikisht viktimën e cila ka pranuar tretman mjekësor.

Policia njofton se ka arrestuar të dyshuaren. Rasti ka ndodhur rreth orës 10:23. /21Media 

‘Formula i Schumacherit’? Ky traktor me shpejtësi marramendëse i bën horë veturat në autostradë

0

Traktorët janë mjete të rënda të cilat përdoren për punë dhe shpejtësia e tyre e lëvizjes zakonisht është më vogël.

Por, kjo po del të jetë ndryshe, pasi nga një video e publikuar shihet se si një traktor arrin shpejtësinë prej 120 km/h.

Madje edhe pse vozitja e tij është e ndaluar në autostradë, ai e arrin shpejtësinë e lejuar.

Video nuk dihet se në cilin shtet është incizuar.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort