Home Blog Page 3724

Rama: Më shpallën hero kur në Serbi kërkova njohjen e Kosovës, nuk jam tradhëtar!

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se “Ballkani i Hapur” është jo vetëm e ardhmja e fëmijëve të krejt rajonit, po edhe interes strategjik i Shqipërisë e i krejt kombit shqiptar.

Kështu u shpreh ai derisa iu kundërpërgjigj një komentuesi në postimin e tij në Facebook, raporton Indeksonline.

“Diten qe Rama do e vizitonte Beogradin , serbet e dogjen flamurin e Shqiperise, ne mes te Beogradit, edhe nuk pati asnje reagim nga Tirana zyrtare.Sot ngritet flamuri i krimeve, masakrave , perdhunimeve, debineve, e çka jo tjeter.Kjo eshte kulmi.Sipas te gjitha gjasave po ndodh Serbia e madhe e cila po shtrihet deri ne Adriatik.Ate qe se arriten asnje mbretni serbe po e realizon RAMA .Pse heshte presidenti i Shqiperise, pse heshtin populli i Shqiperise ?Sot eshte dita e TURPIT e qeverise Rama, e i gjithe Shqiperise”, ka shkruar një qytetare.

Kurse Rama tha se në Beograd ka kërkuar shqip njohjen e Kosovës nga Serbia dhe se atëherë e shpallën hero.

Por shtoi se nuk ishte hero atëherë e as nuk është tradhëtar tani, veçse është kryeministër i Shqipërisë.

“E vërteta është se ditën që unë vizitova Beogradin, kryeqyteti i Serbisë ishte i mbushur me flamuj shqiptarë dhe huliganët që e dogjën një flamur u arrestuan nga policia; e vërteta është se në Beograd unë flas shqip dhe mbroj interesat e të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë natyrisht; e vërteta është se në Beograd unë kam kërkuar shqip njohjen e Kosovës nga Serbia, mu në Pallatin Presidencial të Serbisë dhe atëherë ju më bëtë hero, por nuk isha hero atëherë e nuk jam tradhëtar tani, thjesht isha e jam kryeministri i Shqipërisë; e vërteta është se Ballkani i Hapur është jo vetëm e ardhmja e fëmijëve të krejt rajonit, po edhe interes strategjik i Shqipërisë e i krejt kombit shqiptar; e vërteta është se e vërteta vonon po nuk harron dhe nesër edhe ti do mendosh si unë sot, ndërsa turpin do ta mbajnë ata që e kanë, jo unë e qeveria ime, që kemi mbështetjen e shqiptarëve për të punuar, zhvilluar e për të duruar edhe baltën e lopatave të vjetra të politikës shqiptar“, tha Rama.

Berisha: Rama, Vuçiq e Zaev duan ta asgjësojnë pavarësinë e Kosovës

0

Thirrësi i protestës, Sali Berisha, ka thënë se janë mbledhur për të protestuar kundër projektit fantazmë të treshes, Vuçiq, Rama dhe Zaev.

Ai ka thënë se mbeten të angazhuar për një bashkëpunim të sinqertë për bashkëpunim rajonal, or thotë se kjo është protestë kundër një projekti që shkon në kurriz të gjitha vendeve të Ballkanit.

Berisha ka thënë se ky është projekt që synon vendosjen e hegjemonisë serbe në këtë rajon.

“Ne jemi kundër këtij projekti sepse historia ka faktuar se një nga dështimet më të mëdha ka qenë ideja e hegjemonizmit serb në gadishullin tonë. Ne jemi kundër këtij projekti sepse bie ndesh me projektin tonë kombëtar. Ky projekt rindërtoi hartat e rajonit duke fshirë Kosovën”, ka thënë ai.

Ai tutje ka shtuar se sot protestojnë si shqiptarë në shesh sepse MiniBallkani i hapur është projekt që ka rrethuar Kosovën në darë armiqësore dhe kërkojnë ta asgjësojnë pavarësinë e saj.

Pacolli thotë se i siguroi një njohje Kosovës, MPJ: Po e rrezikon procesin

0

Ministria e Punëve të Jashtme ka refuzuar të japë informata lidhur me njohjen e paralajmëruar nga ish-ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, me arsyetimin se rrjedhja e informacionit e rrezikon seriozisht procesin.

MPJ, përmes një përgjigjeje për Klan Kosova u ka bërë thirrje të gjithëve të përmbahen nga çdo lloj veprimi që mund t’i cenojë proceset e tilla.

“Nuk japim informacione lidhur me këtë temë. As në rastin konkret, e as në raste të ngjashme, ku rrjedhja e informacionit e rrezikon seriozisht procesin. Iu bëjmë thirrje të gjithëve të përmbahen nga çdo lloj veprimi që mund të cenojë proceset e tilla të brishta”, shkruan në përgjigjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i ka shkruar të shtunën publikisht kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se presidenti i një shteti është i interesuar të vijë këtë javë në Kosovë për ta zyrtarizuar njohjen e pavarësisë. Ai tha se të shtunën ia ka dërguar Kurtit mesazhin e këtij presidenti në WhatsApp.

“Në WhatsApp, më datën 18/12 ju kam dërguar letrën dhe mesazhin e Presidentit të shtetit që konfirmon se janë të gatshëm (javën e ardhshme) të vizitojnë Kosovën, pēr të kryar formalitetet e njohjës dhe të diskutojnë për vizitën e juaj evtl në këtë shtet”, shkroi Pacolli në Facebook.

Pacolli tha se për këtë njohje nevojitet vetëm miratimi i kreut të Qeverisë.

“Gjithçka është e rregulluar, zotëri Kryeministër, unë kam punuar gjatë për këtë njohje dhe pritet vetëm miratimi juaj. Unë, si gjithmonë, jam në dispozicion për gjithçka që keni nevojë rreth kësaj njohje”.

Krasniqi thotë se me qeverisjen e Totajt, Prizreni do shndërrohet në qendër të kulturës e turizmit në Ballkan

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Prizren ku vizitoi kryetarin e kësaj komune, Shaqir Totajn, për ta uruar pas marrjes së detyrës për udhëheqjen e Prizrenit në katër vitet e ardhshme.

Krasniqi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se pas një periudhe jo të lehtë nga qeverisja e dobët e stagnuese e mandatit të kaluar, ka ardhur koha që modeli qeverisës zhvillimor i PDK-së në nivel lokal të jetësohet edhe në Prizren, njofton Klankosova.tv.

”Pas marrjes së detyrës zyrtare, sot vizitova kryetarin Shaqir Totaj, për t’i uruar punë të mbarë në katër vitet e ardhshme në udhëheqjen e Prizrenit, kryeqytetit tonë kulturor e historik. Pas një periudhe jo të lehtë nga qeverisja e dobët e stagnuese e mandatit të kaluar, ka ardhur koha që modeli qeverisës zhvillimor i PDK-së në nivel lokal të jetësohet edhe në Prizren, me një profesionist, menaxher të shkathë e të pakompromis ndaj të keqes, siç është kryetari Totaj.

Me qeverisjen e Shaqir Totajt, Prizreni do të zhvillohet dhe shndërrohet në një qendër të kulturës e turizmit në Ballkan.

Për këtë, garanci kryesore është përvoja e tij udhëheqëse dhe dashuria e madhe që ka për Prizrenin dhe prizrenasit. Gjithmonë duke qeverisur drejtë, pa dallime e duke qenë Kryetar i secilit e për secilin. Të priftë e mbara, Shaqë!”

Protestuesit i vënë flakën dhe shkelin flamurin e Serbisë (VIDEO)

0

Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha, i kanë vënë flakën dhe kanë shkelur me këmbë një flamur të Serbisë.

Pas këtij veprimi ata kanë bërë thirrje anti-Serbisë dhe anti-nismës së Ballkanit të Hapur.

Pas thirrjes së Berishës, qindra demokratë i janë përgjigjur duke u mbledhur së bashku para kryeministrisë në një kohë ku kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pritet të mbajë një takim në orët në vijim me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Në nismën e “Ballkanit të Hapur” deri më tani janë të përfshira vetëm Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Ndërkohë kjo nismë është para me skepticizëm nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor/Abcnews.

Mijëra protestues në Tiranë kundër Vuçiqit dhe Ballkanit të Hapur

0

Një numër i madh i njerëzve janë mbledhur para selisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë për të kundërshtuar ardhjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Në mesin e turmave dëgjohen edhe thirrje “UÇK”.

Protestës i është bashkuar edhe thirrësi i saj, ndërkaq turma është nisur drejt kryeministrisë.

Ndërkaq masa të shtuara të Policisë janë vendosur në Tiranë për shkak të kësaj proteste.

Kryeministri Edi Rama do të presë sot në Tiranë presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, për takimin e radhës së “Open Balkan”.

Ish-kryeminstri Sali Berisha thirri mbështetësit në protestë para Kryeministrisë, pasi sipas tij ardhja e presidentit serb është kërcënim për interesat e vendit tonë. Sipas tij, “Ballkani i Hapur” është një projekt serbo rus dhe Rama ka mbështetur Vuçiqin, në çështjen me Kosovë, pasi “ky projekt ka një qëllim, ndarjen e Kosovës”.

Për pasojë, agjenda e “Open Balkan”, që do të mbahet këtë të hënë dhe të martë do të përshtatet për mos të pasur incidente me protestuesit që do të udhëhiqen nga Sali Berisha. Ndryshe nga takimet e shkuara, për arsye sigurie, udhëheqësit e tre vendeve nuk do të zhvillojnë një shëtitje në qytet siç ka ndodhur në Beograd, e Shkup.

Forca të shumta policie në Tiranë, shtohen masat e sigurisë për protestën e thirrur nga Berisha

0

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka paralajmëruar protestën në orën 16:00 sot në Tiranë, kur pritet të vijë dhe presedenti serb, Aleksandar Vuçiq, për të marrë pjesë në takimin e radhës të “Open Balkan”.

Për të shmangur incidente të mundshme, në Tiranë janë shtuar patrullimet e mjeteve të policisë dhe janë mobilizuar forca të shumta të efektivëve.

Kryeministri Edi Rama do të presë sot në Tiranë presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, për takimin e radhës së “Open Balkan”.

Ish-kryeminstri Sali Berisha thirri mbështetësit në protestë para Kryeministrisë, pasi sipas tij ardhja e presidentit serb është kërcënim për interesat e vendit tonë. Sipas tij, “Ballkani i Hapur” është një projekt serbo rus dhe Rama ka mbështetur Vuçiçin, në çështjen me Kosovë, pasi “ky projekt ka një qëllim, ndarjen e Kosovës”.

Për pasojë, agjenda e “Open Balkan”, që do të mbahet këtë të hënë dhe të martë do të përshtatet për mos të pasur incidente me protestuesit që do të udhëhiqen nga Sali Berisha. Ndryshe nga takimet e shkuara, për arsye sigurie, udhëheqësit e tre vendeve nuk do të zhvillojnë një shëtitje në qytet siç ka ndodhur në Beograd, e Shkup.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, më 29 korrik nënshkruan një deklaratë të përbashkët, e cila bazohet në 4 liritë e mëdha të bashkëpunimit në botën perëndimore: liria lëvizjes së mallrave, kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve.

Ndërkohë, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina nuk kanë pranuar të jenë pjesë e kësaj nisme, edhe pas thirrjeve për bashkëpunim./Top Channel

Kosova e Danimarka merren vesh edhe për energji të ripërtëritshme

0

Kosova dhe Danimarka këtë të hënë kanë nënshkruar dy letër qëllime, njëra për vënien në shfrytëzim të një institucioni korrektues dhe tjetri për investime në energjinë e ripërtritshme dhe për bashkëpunim politik.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë kriza energjetike e kohëve të fundit ka treguar brishtësinë në këtë sektor në vendin tonë dhe se kjo marrëveshje për Kosovën do të jetë një tranzicion sfidues.

“Sektori ynë i energjisë përballet me sfida të shumta dhe kriza e fundit energjetike na ka treguar edhe njëherë brishtësinë e sistemit tonë energjetik. Meqenëse, kjo është një krizë e cila e ka prekur tërë rajonin dhe Evropën, kjo na përkujton edhe njëherë se sa me rëndësi është që të kemi siguri të furnizimit dhe difersifikim të burimeve të prodhimit të energjisë elektrike”, tha Rizvanolli.

“Siç e kemi thënë kohët e fundit në strategjinë tone difersifikimi i burimeve të energjisë dhe rritjen e burimeve të energjisë së ripërtëritshme. Për ne si shtet ky tranzicion do të jetë sfidues dhe në anën tjetër e kemi Danimarkën si lidere për hulumtim dhe zhvillim në këtë fushë andaj konsideroj se të kemi shtetin e Danimarkës ta kemi përkrahje.”

Kurti: Qeveria synon ndërtimin e dy digave të reja brenda mandatit

0

Këshilli Ndërministror i Ujërave ka mbajtur takimin e parë në përbërjen e tij të re, në të cilin ishte i pranishëm edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Në kuadër të diskutimit mbi gjendjen e sektorit të ujërave në Kosovë dhe orientimit strategjik të Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë fushë, Kurti tha se jemi të përkushtuar në zhvillimin e sektorit të ujërave dhe se beson që kjo qeveri është me aktivja deri më tani në përparimin e këtij sektori.

Ai veçoi rritjen prej 220% në të hyrat nga pagesat ujore si dëshmi e angazhimit të qeverisë dhe ndërmarrjeve publike në grumbullimin e të hyrave, por edhe siç tha, e besimit të lartë të qytetarëve ndaj qeverisë dhe institucioneve vartëse.

Duke u shprehur se janë të vetëdijshëm për rezervat e ulëta ujore në vend, të cilat nuk kalojnë shifrën prej 500 milionë metra kube ujë, kryeministri bëhet e ditur se ritheksoi synimin e Qeverisë për të rritur këto kapacitete duke ndërtuar dy diga të reja brenda këtij mandati, gjatë të cilit synohet edhe përfundimi i ndërtimit të impianteve në shtatë qendrat e mëdha të Kosovës.

NATO nis trupa në Bullgari e Rumani, Spiegel: Përgatitje për sulmin rus

0

Amerikanët kanë propozuar që NATO të dërgojë 1500 ushtarë në dy vende të Ballkanit si kundërpërgjigje ndaj grumbullimit të trupave ruse në kufirin ukrainas, thotë gazeta gjermane Der Spiegel.

Gjenerali amerikan Todd D. Wolters, i ngarkuar me forcat aleate në Evropë, kohët e fundit u sugjeroi kolegëve të tij të NATO-s të rrisin praninë e trupave në këto dy vende, të cilat do të kishin forca të quajtura Prezenca e Përparuar e Përmirësuar (EFP), e formuar pesë vjet më parë.

Kontingjente të tilla të NATO-s gjenden në Poloni dhe në vendet baltike, e janë të përfshira në stërvitje me ushtritë lokale.

Ideja është që në rast konflikti, ato të dalin sa më parë në front teksa pritet të mbërrijnë më pas edhe përforcime të tjera.

NATO e justifikoi krijimin e njësive EFP me aneksimin e Krimesë, ndaj edhe tani konsiderohet se aktivizimi i tyre do të ishte një përgjigje e përshtatshme ndaj manovrave ushtarake ruse pranë kufirit ukrainas.

Spiegel citon Wolters të ketë thënë se NATO do të vazhdojë t’i përmbahet një marrëveshjeje me Rusinë që ndalon vendosjen e përhershme të trupave të forta në krahun lindor të aleancës.

Për këtë arsye, nuk ka trupa të përhershme në vendet baltike, por ushtarët bëjnë rotacion.

Nga selia e NATO-s nuk kanë konfirmuar apo mohuar pretendimet e gazetës gjermane, por një zëdhënëse tha se aleanca mbetet “vigjilente” dhe do të ndërmarrë “të gjitha hapat e nevojshëm” për të mbrojtur anëtarët e saj nga çdo kërcënim.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort