Home Blog Page 3723

Moti për këtë javë, si do të jenë temperaturat?

0
Foto: Raim Kurtaj

Moti për këtë javë, si do të jenë temperaturat?

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar për motin që pritet të mbajë gjatë kësaj jave në vend.

Sipas IHMK’së, gjatë këtyre ditëve do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të gjata me diell.

Masat e ftohta mbeten prezent deri ditën e enjte, ku më tej parashihet ardhja e masave të ajrit nga jugu dhe jugperëndimi i vendit gjë që do të ndikojnë në rritjen e grafikut të fushave termike.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet -6 deri në -1 gradë, në viset malore për 2 gradë më ulët në dy vlerat ekstreme, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-7 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të gjata me diell. Prezenca e masave ajrore nga veriu do të ndikoj që në fushat termike të kemi rënie, sidomos në vlerat e minimaleve. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -6 deri në -1 gradë, në viset malore për 2 gradë më ulët në dy vlerat ekstreme, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-7 gradë Celsius.

Masat e ftohta mbeten prezent deri ditën e enjte, ku më tej parashihet ardhja e masave të ajrit nga jugu dhe jugperëndimi i vendit gjë që do të ndikojnë në rritjen e grafikut të fushave termike. Do të fryjë erë nga veriu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Vuçiq publikon foto nga Elbasani: Ballkani i Hapur iniciativë e jashtëzakonshme

0

Mbrëmjen e sotme Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Maqedonisë së veriut, Zoran Zaev janë duke darkuar në Elbasan.

Në rrjetin social, Instagram, Vuçiq ka publikuar një foto nga darka dhe shkruan se “OpenBalkan” është një iniciativë e jashtëzakonshme.

“Ne e konsiderojmë OpenBalkan një iniciativë të jashtëzakonshme, e cila u bë për shkak të njerëzve që jetojnë në çdo qytet, në çdo fshat. Bisedime të rëndësishme se si të vazhdojmë të përparojmë, të lidhemi, të bashkëpunojmë më shpejt dhe më fort. Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev”- ka shkruar ai në Instagram.

Arrestohen personat që dogjën flamurin serb në Tiranë

0

Janë arrestuar dy persona lidhur me rastin e djegies së flamujve serbë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën.

Top Channel raporton se personat janë arrestuar dhe janë dërguar në stacione policore për marrje në pyetje.

Mbështetësit e protestës së Sali Berishës kundër presidentit serb Aleksandër Vucic dhe nismës “Ballkani i Hapur” i kanë vënë flakën dhe kanë shkelur me këmbë një flamur të Serbisë. Pas këtij veprimi ata kanë bërë thirrje anti Serbisë dhe anti nismës së Ballkanit të Hapur.

Pas thirrjes së ish kryeministrit Sali Berisha, qindra shqiptarë i janë përgjigjur duke u mbledhur së bashku para kryeministrisë në një kohë ku kryeministri Edi Rama pritet të mbajë një takim në orët në vijim me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Në nismën e Ballkanit të Hapur deri më tani janë të përfshira vetëm Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Ndërkohë kjo nismë është para me skepticizëm nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Rama i shtron darkë Vuçiqit atje ku e priti Kurtin

0

Kanë mbërritur në Elbasan delegacionet e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev dhe mikpritësit Edi Rama, për darkën zyrtare dhe pjesën e parë të agjendës dyditore të takimit të radhës në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Kryeministri Rama e pret liderin serb aty ku takoi disa javë më parë priti dhe kabinetin qeveritar të Kosovës së drejtuar nga Albin Kurti.

Forca të shumta kanë shoqëruar delegacionet në restorant, kjo edhe pas protestës së zhvilluar në Tiranë më herët kundër “Ballkanit të Hapur”.

SHBA-ja heq nga lista e zezë firmën e Zharko Veselenoviqit kroat

0

Ministria e Financave e Shteteve të Bashkuara të Amerikës hoqi nga lista e sanksioneve një kompani që më herët u mendua se ishte pronë e Zharko Veselinoviqit, vëllait të biznesmenit kontrovers nga veriu i Kosovës, Zvonko Veselinoviq, shkruan N1.

Vendimi është postuar sot nga Ministria e Financave e SHBA-së.

Ditë më parë, Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja e Departamentit të Thesarit të SHBA-së i ka futur në listë të zezë Zvonko Veselinoviqin, vëllain e tij Zharko, Milan Radoiçiqin, Zheljko Bojiqin e Marko Rosiqin për shkak të korrupsionit dhe krimit të organizuar, e bashkë me ta edhe kompanitë që drejtojnë ata.

Mes kompanive që u futën në listë të zezë, ishte edhe Nautikacentar, me bazë në Rjekë të Kroacisë, me pronar Zharko Veselinoviqin. Por, gabimi ishte se bëhet fjalë për një Zharko Veselinoviq tjetër, e jo për vëllain e Zvonko Veselinoviqit.

Gazeta “Jutarnj List” kishte intervistuar kroatin Zharko Veselinoviq dhe ai tha se po mendon edhe të mbyllë firmën, pasi është afër pensionimit dhe firma nuk po sjell shumë fitime.

“Kam telefonuar në ambasadën amerikane, por sigurisht që askush nuk mund të shkojë atje, tani më duhet të punësoj një avokat sepse nuk është serioze që një kompani të futet në listën e zezë pa u kontrolluar”, tha ai për “Jutarnji List” ditë më parë.

“Kosova është Shqipëri”, Stresi publikon video duke e djegur flamurin e Serbisë në protestën kundër Vuçiq

0

Reperi nga Shqipëria, Stresi, ka qenë pjesëmarrës në protestën e organizuar në Tiranë kundër ardhjes së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në një shkrim të publikuar në rrjete sociale, Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) tha se do të dalë kundër zotit të shtëpisë, por jo të mysafirëve.

Ai më tej theksoi se i zoti i shtëpisë nuk mund të shpallë mikun e tij personal si mik të Shqipërisë.

Ndërkohë që ka marrë pjesë në protestë, ai së fundmi ka hedhur një video në InstaStory ku shihet duke u djegur flamuri i Serbisë.

“Kosova është Shqipëri”, ka shkruar ai teksa ka etiketuar edhe profilin e Aleksandar Vuçiq në Instagram.

Protesta theksojmë se është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe fraksioni brenda PD që është kundër kryetarit, Lulzim Basha.

Vuçiç nga ana tjetër gjendet në Tiranë në kudër të takimeve për marrëveshjet që rrjedhin nga iniciativa e bashkëpunimit rajonal ‘Open Balkan’.

Ukrainasit nëpër llogore, ndihen të tradhtuar nga rusët

0

Forcat e Ukrainës janë gati nëpër llogore në afërsi të kufirit pas raporteve se forcat ruse po bëhen gati në anën tjetër.

Ushtria ukrainase ka hapur llogore në vijën e demarkacionit prej 300 kilometrave. Ata janë vetëm pak metra me separatistët e përkrahur nga Rusia.

Ushtarët e Ukrainës kanë thënë se tani janë më të përgatitur sesa në vitin 2014, kur Rusia papritur aneksoi Krimenë.

Udhëheqësit e ushtrisë kanë thënë se para gjashtë vjetësh, Ukraina e kishte të vështirë të besonte se rusët, të cilët i konsideronte si vëllezër, do t’i sulmonin ukrainasit.

Pak kilometra larg kufirit gjendet qyteti të cilin e kanë braktisur njerëzit shkaku i konfliktit afatgjatë.

Të shtënat e separatistëve janë të zakonshme dhe njerëzit nga frika refuzojnë të dalin nga shtëpitë e tyre.

Ukrainasit pas të shtënave ikin nëpër qendrat e strehimit ose nëpër bodrume nëse janë të hapur. Mbijetesën e sigurojnë me peshkim.

13-vjeçari Dany Kharchenko, është mësuar me konfliktin, thotë se edhe vitin e ri është i gatshëm ta presë në luftë.

Deri në fund të javës konfirmohet nëse ka mbërritur ose jo Omicroni në Kosovë

0

Mostra të tjera për testim për variantin Omicron të koronavirusit janë dërguar nga Kosova për në Gjermani gjatë së hënës. Këto mostra pozitive me COVID-19, janë mbledhur gjatë dy javëve të fundit në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.

IKSHPK-ja është ende në pritje të rezultateve për 72 mostrat e dërguara më parë në laboratorin e shtetit gjerman, për detektimin e këtij varianti, për shkak se Kosova nuk ka kapacitete për detektim të këtij varianti.

Në një përgjigje me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë, kanë thënë se rezultatet e mostrave të dërguara presin që të arrijnë deri në fund të kësaj jave.

“Deri më sot 20.12.2021, IKSHPK-ja nuk ka pranuar rezultatet nga mostrat e fundit të dërguara për sekuencionim në Gjermani përmes programit të përkrahur nga ECDC-ja (European Center for Disease Control); Rezultatet e këtyre mostrave do të duhej të arrinin deri në fund të kësaj jave; Mostra pozitive të SARS-CoV-2 të mbledhura gjatë dy javëve të fundit në IKSHPK planifikohen të dërgohen sot (20.12.2021) përmes të njëjtit program”, thuhet në përgjigjejn e Ministrisë së Shëndetësisë.

Derisa vende të ndryshme të botës, tashmë janë alarmuar për variantin më të ri të koronavirusit, Kosova vazhdon të ketë situatë më të qetë.

Madje, për shkak të kësaj edhe masat anti-COVID vazhdojnë të mos jenë më shumë kufizime të ashpra. Qeveria e Kosovës javën e kaluar vendosi që të lejojë edhe hyrjen e qytetarëve të pavaksinuar, e të cilët posedojnë dokumentacion të Kosovës.

Nga MSH-ja, kanë thënë se edhe më tutje vazhdojnë të jenë në fuqi masat e njëjta, por ato po shqyrtohen kohë pas kohe.

“Sa u përket masave, ato shqyrtohen kohë pas kohe sipas zhvillimit të situatës epidemiologjike. Aktualisht situata është e qetë, por prania e Omicronit në shumë shtete duhet të kthehet në kujdes maksimal për të mos pasur ndonjë përkeqësim të situatës. Aktualisht janë në fuqi masat e datës 30 nëntor, deri në ndonjë vendim tjetër”, thuhet tutje në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

E për të shmangur një valë të re infektimesh, infektologët vazhdojnë ta shohin si zgjidhje vaksinimin kundër COVID-it.

“E vetmja që mundet me na ndihmu që mos me pas përsëritje të atyre skenarëve që kemi pasur, të valëve të mëparshme, është që të vaksinohemi dhe të mos harrojmë t’i mbajmë maskën, distancën e higjienën”, ka thënë Albina Ponosheci-Bicaku, infektologe.

Megjithatë, Klinika Infektive, e cila tashmë ka vetëm 4 pacientë me COVID-19, është e mbushur me pacientë që po trajtohen edhe me gripin sezonal, e që po përhapet shpejt.

“Numri më i madh i pacientëve është me sëmundje të tjera infektive që jemi duke i trajtuar në repartet e tjera, ku kryesisht po kemi gjendje hebrile që po duhet me u testu përveç për COVID-19 po testohen edhe për influencën A dhe B, pasi që është mos të themi epidemi e gripit, ku një numër i madh i qytetarëve janë të infektuar me virusin e gripit dhe më shumë kemi fëmijë të infektuar”, ka shtuar ajo.

Tash e një javë edhe Kosova ka filluar me administrimin e dozës së tretë e përforcuese kundër COVID-19, e që deri më tash mbi 4 mijë qytetarë e kanë marrë atë.

Por, nga sot vaksinimi i qytetarëve në Prishtinë nuk do të bëhet më në sallën “1 Tetori”, pasi tash e tutje imunizimi do të bëhet në Qendrën e Mjekësisë Familjare nr. 7 në lagjen “Kalabria”.

Një konvoj i batalionit rezervë operacional i KFOR-it do të arrijë nesër në Kosovë

0

Automjetet dhe pajisjet ushtarake, duke përfshirë transportuesit e personelit të blinduar (BTR), do të hyjnë në Kosovë nga kufiri i Maqedonisë Veriore dhe nga Fushë Kosova gjatë rrugës për në kampin Novo Selo midis 21-26 dhjetor 2021.

Në një njoftim për media të KFOR-it, thuhet se lëvizja logjistike e këtyre automjeteve dhe pajisjeve është pjesë e paravendosjes së aseteve të Forcave Rezervë Operative të Forcës së Kosovës.

Gjatë vitit të ardhshëm eshaloni i parë i njësive rezervë do të sigurohet nga Hungaria duke siguruar një gatishmëri shumë të lartë për KFOR-in që do të ruajë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë.

Shoferë ushtarakë me përvojë nga Batalioni i Rezervës Operacionale hungareze do të drejtojnë automjetet dhe të gjitha lëvizjet do të bëhen me çdo masë paraprake për të pakësuar ndikimin në trafikun publik, thuhet në njoftim.

KFOR-i kërkon nga popullata që t’u afrohet autokolonave me kujdesin e duhur dhe respektimin e rregullave të komunikacionit.

Madhësia dhe shpejtësia e autokolonës, si dhe gjatësia dhe mënyra e udhëtimit, janë të ndryshme nga ato që përdoren në transportin e përditshëm rrugor. Në pjesën e përparme dhe të pasme të kolonës do të ketë mjete që drejtohen nga Policia Ushtarake. Të gjitha lëvizjet miratohen, koordinohen dhe mbështeten nga të gjitha autoritetet lokale dhe kombëtare të aplikueshme, përfundon njoftimi.

Memli Krasniqi dhe Shaqir Totaj vizitojnë shtëpinë e të moshuarve

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, ka qëndruar sot në shtëpinë e të moshuarve në Gjinoc të Suharekës ku kanë takuar humanistin e njohur Halil Kastrati dhe të moshuarit e vendosur në këtë shtëpi.

Kjo vizitë e kreut të PDK-së u bë pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor, ku dekkaroi se kur flasin për solidaritetin në Kosovë, është e pamundur të mos e mendosh Halil Kastratin, njofton Klankosova.tv.

”Në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor, së bashku me Kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, sot ishim në vizitë tek shtëpia e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit”, në Gjinoc të Suharekës, që u realizua nga humanisti jonë i njohur, hoxhë Halil Kastrati, të cilin e falënderova për kontributin dhe shembullin e jashtëzakonshëm për bamirësi. Në Kosovë, kur flasim për solidaritetin është e pamundur të mos e mendosh Halil Kastratin”.

”Ai, i mbështetur nga shumë donatorë brenda dhe jashtë Kosovës, njerëz zemërgjerë që dhurojnë për ata që janë sfiduar më shumë nga jeta, edhe këtë vit kanë treguar solidaritetin e tyre njerëzor me shumë nevojtarë të vendit tonë, duke i ndihmuar në forma të ndryshme. Halilin e përgëzova edhe për ndërtimin e 149 shtëpive për familje skamnore, që i ka dorëzuar para pak ditësh, në shënim të dhjetë vjetorit të Shoqatës që ai e udhëheqë. Vërtetë, Halili dhe bashkëpunëtorët e tij kanë ndihmuar edhe aty, ku, fatkeqësisht, jo gjithmonë ka arritur të shkojë edhe vet dora e shtetit. Banorëve ju urova shëndet e jetë të gjatë, ndërsa punëtorëve punë të mbarë në angazhimin e tyre human e solidar”, është shprehur mes tjerash Krasniqi.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort