Home Blog Page 3722

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Malishevë, dy persona dërgohen në QKUK

0

Një shtëpi e banuar në Malishevë është përfshirë nga zjarri, ku si pasojë, dy persona kanë marrë lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, në fshatin Banjë të Malishevës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Viktimat janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor.

“Fsh. Banjë, Malishevë 20.12.2021-22:05. Është raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë një shtëpi e banuar. Njësit relevante dhe ekipi i zjarrfikëseve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarri. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy viktima, një mashkull dhe një femër kosovar-e të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor. Rasti në procedurë hetimore”, ka bërë të ditur policia./FrontOnline

Prokuroria jep detaje: Aksioni për ryshfet, deri tani janë bastisur tetë lokacione në Brezovicë

0

Policia e Kosovës përkatësisht njësia e Krimeve Ekonomikë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, janë duke zhvilluar një aksion në gjerë kundër korrupsionit me ndërtimet në Brezovicë.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.

Jashari bëri të ditur se aksioni është në fazën e parë të zhvillimit dhe deri tani janë bastisur tetë lokacione, njofton Klankosova.tv.

“Aksioni është në fazën e parë të zhvillimit dhe ka të bëjë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pra ryshfet. Deri tani nuk ka të arrestuar pasi jemi në fazën e parë. Por, bastisjet janë duke vazhduar, deri tani janë bastisur tetë lokacione”, deklaroi Jashari.

Kujtojmë se aksioni që është duke u zhvilluar dyshohet se ka të bëjë me veprat penale të korrupsionit me ndërtimet pa leje në Brezovicë.

Dhjetë të arrestuar nga aksioni në Shtërpcë, në mesin e tyre ish-kryetari i komunës

0

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se në koordinim me drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë janë duke e zhvilluar një aksion në komunën e Shtërpcës, raporton Gazeta Blic.

Lidhur me këtë aksion deri më tani me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë arrestuar dhjetë (10) persona të dyshuar.

Në mesin e tyre është edhe ish kryetari i komunës së Shtërpcës, drejtori i Urbanizmit, disa zyrtar të tjerë dhe pronar të firmave, për shkak të dyshimit të veprave penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Dreshaj: Omicroni do të përhapet edhe në Kosovë, s’ka ndikim ardhje e mërgimtarëve

0

Varianti i ri Omicron ka përfshirë 30 shtete në krejt botën dhe mundësit janë të mëdha që shumë shpejt të përhapet edhe në Kosovë.Kështu ka thënë deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj.

Infektologu Dreshaj tutje tha se pa marrë parasysh se a vijnë mërgimtarët në Kosovë ky variant do të përhapet edhe në Kosovë.

Sipas tij, ende nuk ka rezultatet konkrete nga mostrat që janë dërguar në Gjermani për testim.
“Variant i ri i virusit i quajtur Omicron, praktikisht ka përfshirë një pjesë më të madhe diku rreth 30 shtete e kanë evidentuar në botë. Karakterizohet për një përhapje më të shpejtë sesa varianti paraprak.

Është herët që të thuhet se formën klinike që do ta ketë”.“Sa i përket masave që Ministria duhet të ndërmarrë unë mendoj që komisioni i ekspertëve të dalë me rekomandime të reja. Pa marrë parasysh se a vijnë mërgimtarët në Kosovë virusi do të vije”.

“Të gjitha vendet e rajonit veç kanë filluar mu evidentuar. Mostrat tona kanë shkuar në gjermani për testim dhe ende nuk kemi rezultate”.Sipas tij, spitalet kanë kapacitete për të përballua fluks të të infektuarve, raporton EO.
“Kapacitet e spitaleve janë të mjaftueshme për të përballuar fluks të njerëzve, dhe do të jemi të gatshëm ashtu siç i kemi përballuar ato valët tjera të virusit në Kosovë edhe këtë valë besoj do ta përballojmë me sukses”, tha Dreshaj.

Von Cramon: Po vazhdon pasivizimi i shtetësisë serbe në mesin e popullsisë shqiptare

0

Deputetja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, ka shpërndarë një tabelë me numrin e votuesve të regjistruar në disa vendbanime me shumicë shqiptare në Serbi, duke pyetur se si mund t’u hiqen qytetarëve të drejtat e tyre themelore.

“Pasivizimi i shtetësisë serbe vazhdon, siç e shfaq qartazi kjo tabelë. Kjo ndodh në rajonin e banuar kryesisht me shqiptarë në jug të Serbisë. Si dhe pse mund t’u hiqen qytetarëve të rëndomtë të drejtat e tyre themelore”, shkroi Von Cramon në llogarinë e saj në Twitter.

Ajo këto fjali i përcolli me një postim të një përdoruese tjetër të rrjetit social, të quajtur Flora Ferati-Sachsenmaier, e cila ka publikuar një tabelë ku paraqitet zvogëlimi i numrit të votuesve të regjistruar në Serbi në krahasimin mes viteve 2012 e 2019 në vendbanimet: Gjylekreshtë, Kapit, Tupallë, Sijarinë, Sfircë, Rama Banjë, Stara Banjë dhe Gërbac.

DW: Marrëveshja me Danimarkën për burgjet, mund t’ia sjellë Kosovës liberalizimin e vizave

0

Mediat gjermane i kushtojnë vëmendje planeve të Danimarkës për të zhvendosur refugjatët që mbahen në burgim para dëbimit në Kosovë.
Kritikët shohin në këto plane një minim të rregulloreve të azilit në BE.
Janë disa media gjermane që i kanë kushtuar vëmendje planeve të Danimarkës për të dërguar në Kosovë refugjatët që mbahen në burgim para dëbimit. Planet e qeverisë daneze kanë ndezuar debat të madh edhe në Danimarkë.

Gazeta “Süddeutsche Zeitung” në një artikull të saj thekson se Danimarka planifikon të dërgojë në Kosovë një pjesë të refugjatëve të burgosurve para dëbimit për të ulur presionin në burgjet daneze.
Sipas ministrit danez të Drejtësisë, Nick Haekkerop ky vend do të marrë në përdorim 300 qeli burgu për të burgosur para dëbimit.
Nga Kosova ka pasur një konfirmim, sipas radios daneze, DR. Sipas gazetës gjermane planet janë të tilla: Danimarka do të marrë me qira për 10 vjet qelitë, kurse Kosova do të marrë si shpërblim 210 milionë euro nga Danimarka.

“Rregulla daneze”
Nga Danimarka theksohet, se në burgun në Kosovë do të vlejnë “rregulla daneze”.

Ministri i Drejtësisë, Haekkerup ka siguruar se “duhet ta përfytyroni, si në një burg danez, por në vend tjetër”, citon Süddeutsche Zeitung.
Por planet e Danimarkës që ka negociuar në fshehtësi për një 1 vit me Kosovën, sipas “Süddeutsche Zeitung” kritikohen ashpër nga aktivistët për të drejtat e njeriut. Shkak janë kushtet e këqija në burgjet e Kosovës, ku “Komiteti kundër Torturës i Këshillit të Europës, CPT në vitin 2020 dokumentoi akuza për korrupsion dhe keqtrajtim. Ata pyesin, se si shteti në Danimarkë do t’u garantojë të afërmve sipas ligjit danez një vizitë në javë.

Organizon shërbimi i burgjeve pastaj fluturime në Kosovë që fëmijët të shohin prindërit e tyre?’ ka pyetur kreu i Borns Vilkär, Shoqatës për Mbrojtjen e Fëmijëve Rasmus Kjedhal’”, shkruan Süddeutsche Zeitung. Kurse sipas radios gjermane, “Deutschland Funk” planifikohet që Danimarka të marrë përsipër një burg me 326 vende në Gjilan.”

Përkeqësim për burgjet kosovare?

Edhe gazeta gjermanishtfolëse zvicerane, “Neue Zürcher Zeitung” i kushton vëmendje akomodimit të refugjatëve të burgosur nga Danimarka në Kosovë. Planet e qeverisë daneze janë bërë të ditura në kuadër të një pakete reformash për lehtësimin e burgjeve daneze.

Sipas NZZ, ndryshe nga marrëveshja me Uashingtonin për pranimin e refugjatëve afganë në Prishtinë e Shqipëri, që ishte gjest humanitar, marrëveshja me Danimarkën është biznes.

“Kosova mund t’i përdorë mirë të ardhurat që lidhen me këtë, sidomos në kohët e pandemisë”, shkruan NZZ.

Por ka zëra të vëzhguesve politikë në Kosovë, që thonë, se Prishtina me gjasë ka marrë edhe mbështetjen e Kopenhagës për liberalizimin e vizave, sipas NZZ.

Shqetësim mbetet edhe se çfarë efekti do të ketë një marrëveshje e tillë në burgjet e vetë Kosovës. “Driat Cerabregu nga Qendra e Kosovës për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës përmend, se në Gjilan aktualisht ndodhen 200 të burgosur. Zhvendosja e tyre në burgje të tjera do të çojë pashmangshëm në një mbingarkesë dhe përkeqësim të kushteve të burgimit”, shkruan NZZ.

Por me sa duket marrëveshja është gati. Sipas mediave konfirmimin e ka bërë edhe ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu.

Madje NZZ shkruan se një marrëveshje e tillë pritet të nënshkruhet të hënën në prani të ministrit Haekkerup në Prishtinë. /DW

311 raste aktive me coronavirus në Kosovë

0

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 311.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.965, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,988 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 310 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.654.843 doza të vaksinës.

Deri më sot 776.881 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë

​Një konvoj i batalionit rezervë operacional i KFOR-it vjen në Kosovë

0

Automjetet dhe pajisjet ushtarake, duke përfshirë transportuesit e personelit të blinduar (BTR), do të hyjnë në Kosovë nga kufiri i Maqedonisë Veriore dhe nga Fushë Kosova gjatë rrugës për në kampin Novo Selo midis 21-26 dhjetor 2021.

Në një njoftim për media të KFOR-it, thuhet se lëvizja logjistike e këtyre automjeteve dhe pajisjeve është pjesë e paravendosjes së aseteve të Forcave Rezervë Operative të Forcës së Kosovës.

Gjatë vitit të ardhshëm eshaloni i parë i njësive rezervë do të sigurohet nga Hungaria duke siguruar një gatishmëri shumë të lartë për KFOR-in që do të ruajë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë.

Shoferë ushtarakë me përvojë nga Batalioni i Rezervës Operacionale hungareze do të drejtojnë automjetet dhe të gjitha lëvizjet do të bëhen me çdo masë paraprake për të pakësuar ndikimin në trafikun publik, thuhet në njoftim.

KFOR-i kërkon nga popullata që t’u afrohet autokolonave me kujdesin e duhur dhe respektimin e rregullave të komunikacionit.

Madhësia dhe shpejtësia e autokolonës, si dhe gjatësia dhe mënyra e udhëtimit, janë të ndryshme nga ato që përdoren në transportin e përditshëm rrugor. Në pjesën e përparme dhe të pasme të kolonës do të ketë mjete që drejtohen nga Policia Ushtarake. Të gjitha lëvizjet miratohen, koordinohen dhe mbështeten nga të gjitha autoritetet lokale dhe kombëtare të aplikueshme, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Mosnjohja e certifikatës së vaksinimit, problem për kosovarët

0

Qytetarët e Kosovës që udhëtojnë nëpër shtete të ndryshme evropiane thonë se po hasin shpesh në probleme me njohjen e certifikatës së vaksinimit të lëshuar nga institucionet e Kosovës.

Eljon Kollçaku thotë se gjatë udhëtimit të tij në Zvicër nuk iu njoh certifikata e vaksinimit e lëshuar nga institucionet e Kosovës.

“Më ka rastisur në Zvicër që në momentin që kam dashur të futem në restorane apo lokale, më ka nxjerrë problem dhe nuk më kanë lejuar të futem brenda pasi që nuk pranohet QR kodi që kanë vaksinat e Kosovës”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Eljon Kollçaku.

Përvojë të ngjashme të hidhur ka pasur edhe një qytetarë tjetër që kishte udhëtuar jashtë vendit.

Ajo nuk ka dashur të identifikohet para kamerës, thotë se në Gjermani i është lejuar të futet në vende publike vetëm me mirëkuptim, përcjell Telegrafi.

Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se shtetet në mënyrë individuale pranojnë apo jo certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga Kosova.

“Jemi në fazën kur QR kodi i vaksinave duhet të bëhet i lexueshëm edhe kur jemi offline pa pasur nevojën e internetit. Aktualisht kodi është i lexueshëm vetëm kur ka internet. Çështja ka të bëjë vetëm në aspektin teknik”.

Kodi QR ofron informacione për llojin e vaksinës, vendi ku është kryer vaksina dhe sa doza janë kryer./Telegrafi/

Gjendja nëpër pikat kufitare, kaq janë pritjet

0

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për gjendjen nëpër pikat kufitare të vendit.

Sipas infografikës së publikuar, pritjet nëpër pikat kufitare janë 3 deri në pesë minuta.

Përveç Merdares, nëpër pikat e tjera kufitare s’ka kolona. Sipas njoftimit, në këtë pikë kolona është 20 metra në hyrje, por që pritjet për të hyrë edhe këtu zgjasin 3-5 minuta.

Edhe rrugët që shpiejnë në pikat e kalimit kufitar thuhet se janë të kalueshme.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort