Home Blog Page 3720

Perimet më të shëndetshme të stinës së dimrit

0

Ngrënia e perimeve të stinës është e lehtë gjatë pranverës dhe verës, por kur vjen moti i ftohtë mund të jetë një sfidë e vërtetë.

Megjithatë, disa perime mund t’i mbijetojnë të ftohtit, edhe nën një mbulesë bore. Njihet si një perime dimërore që ka aftësinë të përballojë motin e ftohtë dhe të ashpër. Këto perime rezistuese ndaj të ftohtit mund të përballojnë temperaturat e ulëta për shkak të sasisë më të madhe të sheqerit që përmbajnë.

Sheqeri që përmbahet në perimet e dimrit bën që ajo të ngrijë në një temperaturë më të ulët, gjë që u lejon atyre të mbijetojnë në mot të ftohtë. Përveç kësaj, ky proces rezulton që perimet rezistuese ndaj të ftohtit të kenë një shije më të ëmbël në muajt e ftohtë, duke e bërë dimrin kohën optimale për korrje.

Lakra e gjelbër
Kjo perime me gjethe jeshile nuk është vetëm një nga më të shëndetshmet, por gjithashtu lulëzon në mot të ftohtë. Është nga familja e kryqtarëve, si bimë të tjera rezistuese ndaj të ftohtit si lakrat e Brukselit dhe panxhari. Edhe pse lakra e gjelbër mund të korret gjatë gjithë vitit, ajo preferon mot më të ftohtë dhe mund t’i rezistojë edhe kushteve me borë.

Lakra e gjelbër është gjithashtu jashtëzakonisht ushqyese. Është plot me vitamina, minerale, fibra, antioksidues dhe komponime të fuqishme bimore. Vetëm një filxhan (67 gramë) lakër e gjelbër përmban marrjen e rekomanduar ditore të vitaminave A, C dhe K. Është gjithashtu i pasur me vitamina B, kalcium, bakër, mangan, kalium dhe magnez. Disa studime sugjerojnë se një dietë e pasur me flavonoide mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të disa llojeve të kancerit si kanceri i mushkërive dhe i ezofagut.

Brokoli
Edhe pse i vogël, brokoli përmban një sasi mbresëlënëse të lëndëve ushqyese. Janë një burim i shkëlqyer i vitaminës K. Një filxhan (156 gramë) me brokoli përmban më shumë se marrja e rekomanduar ditore. Vitamina K është thelbësore për shëndetin e kockave dhe zemrës dhe është e rëndësishme për funksionin e trurit. Brokoli është gjithashtu një burim i shkëlqyer i vitaminave A, B dhe C dhe mineraleve të manganit dhe kaliumit.

Brokoli është i pasur me fibra dhe acid alfa-lipoik, të cilat janë treguar se ndihmojnë në ruajtjen e niveleve të qëndrueshme të sheqerit në gjak. Fibrat ngadalësojnë procesin e tretjes në trup, duke rezultuar në një çlirim më të ngadaltë të glukozës në qarkullimin e gjakut. Kjo do të thotë se ka më pak rritje të sheqerit në gjak pas konsumimit të një vakti të pasur me fibra.

Acidi alfa-lipoik është një antioksidues që mund të ulë sheqerin e lartë në gjak dhe të rrisë ndjeshmërinë e trupit ndaj insulinës. Insulina është një hormon i nevojshëm nga qelizat për të absorbuar sheqerin në gjak. Parandalon që niveli i sheqerit në gjak të rritet shumë ose shumë i ulët. Acidi alfa-lipoik është treguar gjithashtu se zvogëlon simptomat e neuropatisë diabetike, një lloj i dhimbshëm i dëmtimit nervor që prek shumë njerëz me diabet.

Karota
Shija e karotave është tepër e ëmbël në mot të ftohtë, dhe karotat e korrura pas ngricave mund të jenë po aq të ëmbla sa karamele. Karotat janë një burim i shkëlqyer i beta-karotenit, i cili mund të shndërrohet në vitaminë A në trup. Një karotë e madhe (72 gramë) përmban 241% të marrjes së rekomanduar ditore të vitaminës A, e cila është thelbësore për shëndetin e syve dhe e rëndësishme për funksionin imunitar dhe rritjen dhe zhvillimin e duhur.

Karotat janë plot me antioksidues karotenoidë. Këto pigmente të fuqishme bimore i japin karotave një ngjyrë të ndritshme dhe mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve kronike. Disa studime sugjerojnë se një dietë e pasur me karotenoidë mund të jetë veçanërisht e dobishme në reduktimin e rrezikut të disa llojeve të kancerit, duke përfshirë kancerin e prostatës dhe të gjirit.

Rama pas nënshkrimit të marrëveshjeve: Rruga pa kufij është hapur

0

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve në kuadër të nismës “Open Balkan”, kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev kanë dalë në një konferencë për media.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se me nënshkrimin e marrëveshjeve, sot është hapur rruga pa kufij.

“I kërkuam BE-së mënyra si të ndihmojë vendet tona për t’ju qasur fondeve komunitare, por për këtë duhet t’u ofrojmë mundësi fermerëve. Bashkëpunimi rajonal mund të ndihmojë në këtë fazë. Këto marrëveshje do të ndryshojnë natyrën e ndërveprimit mes vendeve, pasi praktikisht ne me këtë marrëveshje kemi hequr pengesat që ua kanë bërë jetën njerëzve që punojnë në këtë sektor shumë të vështirë kur përpiqen që të kalojë kufijtë mes vendeve tona.

Tani rruga është e hapur dhe është një veprimtari pa kufi. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme. Pas Procesit të Berlinit, diskutimit dhe drafteve, kjo platformë shumë bazë dhe jetike për ta nuk u ndërtua. Sot ne praktikisht e themeluam atë me nënshkrimin tonë dhe prej janarit të vitit të ardhshëm ata do të shikojnë përfitimet e këtij nënshkrimi.

Ne të gjithë shpresojmë që ky takim i parë do të jetë vetëm nisja e një pune mes jush, rektorë dhe dekanë, duke kuptuar se është koha për të investuar në transferimin e dijes, bazën e dijes, novacionin e bujqësisë, teknologji dhe për të ndarë ekspertizën reale. Do ju kërkoja të gjithëve që të çelni një shteg të përbashkët dhe strukturuar bashkëpunimin për programet e përbashkëta me synim shkëmbimin e studentëve” tha Rama.

Nënshkruhen marrëveshjet: Hiqet kufiri për njerëzit dhe mallrat mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut

0

Finalizohen marrëveshjet mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në kuadër të nismës “Open Balkan”. Në pallatin e Brigadave në Tiranë marrëveshjet janë firmosur nga Kryeministri Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

5 marrëveshje lidhen me lëvizjen e lirë të punëtorëve mes tyre, lehtësira kufitare për identifikimin e udhëtarëve, sigurinë ushqimore të mallrave që shkëmbejnë mes tyre.

Rama tregoi përfitimet e vendeve të rajonit nga kjo nismë, ndërsa përsëriti thirrjen për shtetet që hezitojnë t’i bashkohen.

“Jam i kënaqur t’ju them se sot është një moment kyç i procesit tonë, pasi marrëveshjet do të përcaktojnë një hap të rëndësishëm përpara drejt objektivit tonë; të garantojmë lirinë e plot të lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve. Më lini që të kaloj nëpër secilën shtyllë të Ballkanit të Hapur duke përsëritur thirrjen për gjithkënd që të bëhet pjesë, pasi Ballkani i Hapur është nismë përfshirëse dhe sigurisht duke inkurajuar tri të tjerët në rajon që të jenë pjesë e kësaj përpjekje. Ndërkohë që ne po ecim përpara për më të mirën e njerëzve tanë.”

Edhe presidenti serb u ndal tek rëndësia e projektit, i cili do të zgjerojë tregun e punës ndërmjet Tiranës, Beogradit dhe Shkupit. Vuçiç shprehu edhe zhgënjimin me justifikimet e vendeve që refuzojnë të bëhen pjesë e “Ballkanit të hapur”.

Prej sot, Kosova dhe Shqipëria me Abetare të përbashkët

0

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci së bashku me ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, Evis Kushi, kanë nënshkruar marrëveshjen për përdorimin e një Abetareje të përbashkët, shkruan Reporteri.net.

Nagavci në një konferencë për media tha se bashkëpunimi në fushën e arsimit është i domosdoshëm, dhe shprehu gatishmërinë që ka Kosova që abetarja të shfrytëzohet nga të dyja shtetet.

“Është kënaqësi për mua të pres ministren Kushi, dhe bashkërisht të nënshkruajmë marrëveshjen në lidhje me abetaren e re të përbashkët të cilën presim t’ua bëjmë dhuratë nxënësve tanë vitin e ardhshëm shkollor. Bashkëpunimi në fushën e arsimit është më shumë së domosdoshmëri, jemi të përkushtuara që të kemi aktivitete të shumta. Jemi të lumtur që abetarja do të përdoret në të dyja vendet”, deklaroi Nagavci.

Në anën tjetër, ministrja e Shqipërisë Kushi pohoi se nuk ka më mirë se sa një komb të ketë një abetare të përbashkët.

“Unë e kam pritur me padurim një vizitë në Kosovë, e pikërisht për të konfirmuar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kemi në të dyja vendet Jemi në kohë rekord për të nënshkruar marrëveshjen për abetaren. Abetarja e re është e nevojshme. Nuk ka më mirë së një gjuhë, një komb, e një abetare të përbashkët”, u shpreh Kushi.

DW: Kosova dhe Danimarka negociuan 1 vit fshehtas për qelitë me qira

0

Mediat gjermane i kanë kushtuar vëmendje planeve të Danimarkës për të zhvendosur refugjatët që mbahen në burgim para dëbimit në Kosovë. Kritikët shohin në këto plane një minim të rregulloreve të azilit në BE.

Janë disa media gjermane që i kanë kushtuar vëmendje planeve të Danimarkës për të dërguar në Kosovë refugjatët që mbahen në burgim para dëbimit. Planet e qeverisë daneze kanë ndezuar debat të madh edhe në Danimarkë. Gazeta “Süddeutsche Zeitung” në një artikull të saj thekson se Danimarka planifikon të dërgojë në Kosovë një pjesë të refugjatëve të burgosurve para dëbimit për të ulur presionin në burgjet daneze.

Sipas ministrit danez të Drejtësisë, Nick Haekkerop ky vend do të marrë në përdorim 300 qeli burgu për të burgosur para dëbimit. Nga Kosova ka pasur një konfirmim, sipas radios daneze, DR. Sipas gazetës gjermane planet janë të tilla: Danimarka do të marrë me qira për 10 vjet qelitë, kurse Kosova do të marrë si shpërblim 210 milionë euro nga Danimarka.

“Rregulla daneze”

Nga Danimarka theksohet, se në burgun në Kosovë do të vlejnë “rregulla daneze”. Ministri i Drejtësisë, Haekkerup ka siguruar se “duhet ta përfytyroni, si në një burg danez, por në vend tjetër”, citon Süddeutsche Zeitung.

Por planet e Danimarkës që ka negociuar në fshehtësi për një 1 vit me Kosovën, sipas “Süddeutsche Zeitung” kritikohen ashpër nga aktivistët për të drejtat e njeriut. Shkak janë kushtet e këqija në burgjet e Kosovës, ku “Komiteti kundër Torturës i Këshillit të Europës, CPT në vitin 2020 dokumentoi akuza për korrupsion dhe keqtrajtim. Ata pyesin, se si shteti në Danimarkë do t’u garantojë të afërmve sipas ligjit danez një vizitë në javë. ‘Organizon shërbimi i burgjeve pastaj fluturime në Kosovë që fëmijët të shohin prindërit e tyre?’ ka pyetur kreu i Borns Vilkär, Shoqatës për Mbrojtjen e Fëmijëve Rasmus Kjedhal’”, shkruan Süddeutsche Zeitung. Kurse sipas radios gjermane, “Deutschland Funk” planifikohet që Danimarka të marrë përsipër një burg me 326 vende në Gjilan, shkruan DW.

Përkeqësim për burgjet kosovare?

Edhe gazeta gjermanishtfolëse zvicerane, “Neue Zürcher Zeitung” i kushton vëmendje akomodimit të refugjatëve të burgosur nga Danimarka në Kosovë. Planet e qeverisë daneze janë bërë të ditura në kuadër të një pakete reformash për lehtësimin e burgjeve daneze. Sipas NZZ, ndryshe nga marrëveshja me Uashingtonin për pranimin e refugjatëve afganë në Prishtinë e Shqipëri, që ishte gjest humanitar, marrëveshja me Danimarkën është biznes. “Kosova mund t’i përdorë mirë të ardhurat që lidhen me këtë, sidomos në kohët e pandemisë”, shkruan NZZ. Por ka zëra të vëzhguesve politikë në Kosovë, që thonë, se Prishtina me gjasë ka marrë edhe mbështetjen e Kopenhagës për liberalizimin e vizave, sipas NZZ.

Shqetësim mbetet edhe se çfarë efekti do të ketë një marrëveshje e tillë në burgjet e vetë Kosovës. “Driat Cerabregu nga Qendra e Kosovës për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës përmend, se në Gjilan aktualisht ndodhen 200 të burgosur. Zhvendosja e tyre në burgje të tjera do të çojë pashmangshëm në një mbingarkesë dhe përkeqësim të kushteve të burgimit”, shkruan NZZ.

Por me sa duket marrëveshja është gati. Ajo u nënshkrua të hënën në prani të ministrit Haekkerup në Prishtinë.

Nga Tirana, Vuçiq fton Kosovën të bëhet pjesë e “Ballkanit të Hapur”

0

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve në kuadër të nismës “Open Balkan”, kryeministri shqiptar Edi Rama, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev kanë dalë në një konferencë për media.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq u shpreh i lumtur për marrëveshjet e nënshkruara, derisa tha se ky është kurorëzim i një pune dy vjeçare, shkruan Reporteri.net.

Vuçiq i bëri thirrje edhe Kosovës, Malit të Zi e Bosnjës që të bëhen pjesë e kësaj nisme.

“Duke ardhur sot në Tiranë, dëshiroj të ju mirëpresim në Serbi, që Serbinë ta shihni si shtëpi të dytë, sepse edhe ne duam të ndihemi të tillë kur vijmë në Tiranë apo Shkup. Ne ritheksojmë ftesën tonë homologëve tanë në Kosovë, Podogricë e Bosnje, sepse ajo që dëshirojmë të bëjmë është që këto tri kryeqytete të bëhen pjesë e jona në këtë nismë”, u shpreh Vuçiq në konferencën për media”.

Arrestohet zv.drejtori, dyshohet se ngacmoi seksualisht një nxënëse në Malishevë

0

Të hënën, policia në Malishevë ka arrestuar zëvendësdrejtorin e gjimnazit “Hamdi Berisha”, nën dyshimet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse.

Rasti dyshohet se ka ndodhur më 16 dhjetor, në ambientet e gjimnazit, ndërkaq rastin në polici e ka raportuar babai i vajzës, mbrëmjen e 20 dhjetorit.

Lajmin për FrontOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

“Në stacionin policor Malishevë me datë 20.12.2021 rreth orës 21:30 është paraqitur ankuesi dhe ka raportuar një rast të Sulmit Seksual që kishte ndodhur ndaj vajzës së tij të mitur. Sipas ankuesit rasti kishte ndodhur me date 16.12.2021 ne ambientet e Gjimnazit “Hamdi Berisha” ne Malisheve, ku vajza e tij vijon mësimet si nxënëse e kësaj shkolle”, ka thënë Xhurkaj.

Gjurkaj ka deklaruar se ngacmimi dyshohet të ketë ndodhur në njërën prej banjove të shkollës, ku viktima ishte brenda në tualet.

“Ngacmimi seksual dyshohet te jete bere nga ana e personit i cili në këtë shkolle mban pozitën e zëvendës drejtorit. Ngjarja sipas ankuesit kishte ndodhur në njërën prej banjove të kësaj shkolle kur viktima ishte brenda ne tualet dhe aty kishte hyrë edhe i dyshuari dhe e kishte ngacmuar seksualisht viktimën”, ka deklaruar ai.

Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Lidhur me këtë rast është intervistuar viktima dhe I dyshuari si dhe disa dëshmitarë. Hetimet janë në fazën e grumbullimit të provave të tjera dhe për zhvillime të mëtejme ju njoftojmë me raport shtesë. Me vendim te prokurorit i dyshuari ndalet ne mbajtje për 48 orë”, ka thënë Xhurkaj./FrontOnline

Kurti për papunësinë: Industria nuk ka mundur t’i plotësojë vendet e lira me punëtorë të kualifikuar

0

Gjendja aktuale dhe synimet e Qeverisë së Kosovës rreth reformimit të Sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional ishin në qendër të dialogut ndërministror në takimin e mbajtur sot.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në këtë takim ka folur për rëndësinë e Arsimit dhe Aftësimit Profesional për zhvillim ekonomik të Kosovës, njofton Klankosova.tv.

“Reformimi dhe harmonizimi i Sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional, luan rol vendimtar në plotësimin e hendekut të shkathtësive dhe në zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit tonë”.

“Përkundër raportimeve zyrtare për papunësi të madhe, industria nuk ka mundur t’i plotësojë vendet e lira të punës me punëtorë të kualifikuar. Kjo pasi sistemi i Arsimit dhe Aftësimit Profesional, pa marrë parasysh që u është nënshtruar reformave të shumta, nuk ka arritur që t’u përshtatet nevojave të industrisë dhe tregut të punës”, tha Kurti.

Kurti theksoi se për të tërhequr investime të huaja në vend, një nga faktorët kyç është fuqia punëtore e kualifikuar.

“Duke qenë shteti me popullsinë më të re në Evropë, është e domosdoshme që rinia jonë të shkollohet dhe trajnohet me aftësi profesionale, për t’i shërbyer zhvillimit shoqëror, tha kryeministri, duke shtuar se nëpërmjet Arsimit dhe Aftësimit Profesional, do të mund të shtohen vendet e punës, të ulet varfëria dhe të zbutet pabarazia. Do të duhej që edhe si institucione me përgjegjësinë tonë, por edhe si shoqëri me vetëdijen tonë, ta ngrisim më lartë profesionin dhe profesionalizmin jo akademik. Pra është e mundshme të jesh profesionist edhe pa qenë akademik, tha kryeministri, duke ritheksuar se si institucione dhe shoqëri duhet të ndikojmë tek ngritja e reputacionit të profesionistëve jo akademik dhe tek autoriteti i tyre”, tha mes tjerash Kurti.

Gjatë këtij takimi u dhanë propozime rreth fuqizimit të bashkëpunimit me industritë, si dhe lidhjes në mes të parashikimit të zhvillimit ekonomik dhe zhvillimit të fuqisë punëtore përmes Arsimit dhe Aftësimit Profesional.

Bariu 29-vjeçar nga Kukësi që e “braktisi” familjen për të punuar në një fermë delesh në Zhur të Prizrenit

0

Bariu 29-vjeçar nga Kukësi e “braktisi” familjen për të punuar më mirë në Kosovë. Ai u punësua si bari në një fermë në afërsi të fshatit Zhur.

Fushat e gjelbërta dhe malet ngjyrë kafe janë pamjet e Blerim Selimaj nga Kukesi i Shqipërisë i cili është 29 vjeqar dhe ka 2 jave që ruan 400 dele në fshatin Zhur të Prizrenit.

Për më shumë ndiqeni kronikën e pergatitur nga Televizoni T7:

Shqipëri: Gëzim i papërshkruar, familja shqiptare mirëpret fëmijën e 9-të (FOTO)

0

Një familje shqiptare ka mirëpritur sot fëmijën e nëntë. Ai quhet Emanuel.

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu ka ndarë foto në rrjetet sociale me një falënderim për mjekët.

“Gëzim i papërshkruar për familjen Suka me ardhjen në jetë të Emanuelit, fëmijës së 9 të familjes Falenderim prof. Astrit Bimbashi dhe ekipi i maternitetit “Koço Gliozheni” për shërbimin e shkëlqyer. Familja e Emanuelit përfiton menjëherë bonusin e bebes 120,000 lekë të reja, mbështetjen direkte për çdo të porsalindur”, ka shkruar Manastirliu.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort