Home Blog Page 3719

Burgjet që Kosova ia huazoi Danimarkës tematizohen edhe në BBC

0

“Kosova ka rënë dakord t’i japë Danimarkës 300 qeli burgu për të lehtësuar mbipopullimin në burgjet e vendit skandinav”, e fillon artikullin prestigjozja BBC.

Në këtë artikull flitet për tarifat vjetore që do të jenë prej 15 milionë për një periudhë fillestare prej pesë vjetësh dhe gjithashtu do të ndihmojnë në financimin e energjisë së gjelbër në Kosovë.

Qelitë e marra me qira kanë për qëllim strehimin e kriminelëve të dënuar nga vendet joanëtare të BE-së që do të dëbohen nga Danimarka.

Ligjet daneze do të zbatoheshin për çdo të burgosur në qelitë e marra me qira. Kosova ka ndërmjet 700-800 hapësira burgjesh të papërdorura.

Të dy qeveritë nënshkruan një deklaratë politike e cila do të zgjasë pesë vjet fillimisht. Në total, Kosova do të marrë rreth 210 milionë euro gjatë 10 viteve të ardhshme për marrjen me qira të burgut në Gjilan, rreth 50 kilometra nga Prishtina.

Marrëveshja do të krijojë hapësirë në burgjet tona dhe do të lehtësojë presionin mbi oficerët tanë të burgjeve në të njëjtën kohë pasi gjithashtu dërgon një sinjal të qartë për shtetasit e vendeve të treta të dënuar me dëbim; e ardhmja juaj nuk qëndron në Danimarkë dhe ju duhet të mos e kaloni kohën këtu”, tha ministri danez i Drejtësisë, Nick Haekkerup.

Ka pasur kritika nga të dy vendet që thonë se Danimarka nuk duhet të dërgojë të dënuar të huaj non-grata në vendet e tjera, ose larg familjeve të tyre.

“Ne kemi bërë gjithçka që mundemi për të siguruar që kjo të jetë brenda rregullave. Të njëjtat rregulla do të zbatohen si për burgjet në Danimarkë”, tha ministri. “Të dënuarit e dëbuar ende mund të marrin vizitorë, megjithëse kjo, natyrisht, do të jetë e vështirë”.

Ata që dërgohen në Kosovë nuk do të jenë të burgosur me rrezikshmëri të lartë, tha Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu. Kushdo që dënohet për vepra terroriste ose me sëmundje të pashërueshme nuk do të dërgohet në Kosovë.

Marrëveshja do të duhet të ratifikohet në parlamentin e Kosovës me një shumicë prej dy të tretash. Ideja e eksportimit të të burgosurve nuk është e re në Evropë, pasi Norvegjia dhe Belgjika kanë marrë më parë qeli burgu në Holandë.

Popullsia e burgjeve në Danimarkë është rritur vitet e fundit, ndërsa numri i rojeve të burgut ka rënë. Që nga viti 2015, numri i të burgosurve në Danimarkë është rritur nga 3400 në 4200, ndërsa numri i rojeve të burgut ka rënë nga 2500 në 2000.

Vitet e fundit, Danimarka ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj imigracionit dhe ka futur dhjetëra kufizime, duke përfshirë një urdhër për ndarjen e çifteve të rinj azilkërkues.

Gazetari vë në siklet Vuçiqin: Përgjigju shqip

0

Në Open Ballkan, gjatë konferencës së tre liderëve, ka pasur edhe disa momente interesante, që kanë ndodhur gjatë pyetjeve të gazetarëve.

Një ndër to, ishte ai momenti kur gazetari maqedonas i kërkon Vuçiqit, që t’i përgjigjet në shqip.

Krejt kjo nisi nga një pyetje e gazetarit drejtuar presidentit serb, derisa ky i fundit e pyet gazetarin se në cilën gjuhë t’i përgjigjet, anglisht apo serbisht.

Gazetari ia kthen: Në shqip përgjigju!

Vuçiqi, i përgjigjet shpejtë duke i thënë se nuk e di shqipen, mirëpo do ta mësojë shpejt, shkruan Alsat.

Musliu njofton se do të ngrejë padi ndaj ministrit Peci

0

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka paralajmëruar padi ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.

Musliu gjatë debatit që ka pasur me ministrin Peci në mbledhjen e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim e ka gjuajtur ministrin me ujë.

Ajo në konferencë për media në oborr të Kuvendit, ka thënë se ministri Peci e ka akuzuar atë si pjesë të krimit të organizuar në Ministri të Bujqësisë. Dhe për këtë arsye ajo do të ngrejë padi ndaj tij.

Musliu ka treguar se çështje e debatit ka qenë tema e anulimit të thirrjes për grante.

Ajo thotë se në raportin që kanë marrë sot arsyeja e anulimit është krejt tjetër krahasuar me atë që po deklaronte ministri.

“Ministri vet deklaronte se anulimi është bërë pasi ka pasur prioritete tjera. E në raport thuhej se është bërë për të parandaluar keqpërdorimin, e që është krejt paragjykuese kjo, pasi ishin caktuar kriteret për aplimi. Ai filloi të fyejë e akuzojë. Për këto çështje që i përmenda dhe fyerjet e akuzat që më drejtoi ministri, sot duke më bërë pjesë e krimit të organizuar, unë do të ngre padi ndaj ministrit Peci e do të mbrojë deri në pafundësi dinjitetin tim si deputete e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Musliu.

Javën e ardhshme nisin punimet në kompleksin memorial “Adem Jashari”

0
Foto: Sefer Aliqkaj

Javën e ardhshme do të nisin punimet brenda kompleksit memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kështu u bë e ditur gjatë takimit që ka mbajtur Komiteti Ndërministror për koordinimin e procesit, ka bërë përzgjedhjen e projektit dhe monitorimin e procesit të implementimit të projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kryeministri Albin Kurti tha se puna që do të bahet në këtë kompleks do të jetë me standarde kombëtare e ndërkombëtare.

“Nga themelimi i këtij komiteti kemi ecur me hapa të sigurte dhe me veprime konkrete. Kemi vlerësuar gjendjen brenda kompleksit dhe tani po ndërhyjmë. Kemi identifikuar ekspertët më të mirë dhe tani po e themelojmë komisionin e ekspertëve”.

“Raporti është ndërtuar nga profesorë të inxhinierisë dhe ndërtimtarisë, ndërkaq është hera e parë që është realizuar një vlerësim i tillë profesional. Pas konstatimeve të gjendjes, kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm. Javën që vjen nisin ndërhyrjet e para emergjente në ndërtesën e kompleksit”, tha Kurti.

“Nga lista e gjerë e miratuar në këtë komitet, tani kemi nëntë emra ekspertësh vendor e ndërkombëtar. Në momentin e themelimit, komisioni do të jetë krahu nacional i komitetit, duke u siguruar që puna e vendimmarrja e jone të bëhet me të gjitha standardet profesionale, ligjore kombëtare e ndërkombëtare”.

Peci revoltohet ndaj Musliut: Ndaq gjuani me ujë, ndaq me plumba, nuk ka birë nëne që më ndal

0

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka pasur një përplasje me deputeten e PDK-së, Ganimete Musliun, teksa po raportonte para komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, për çështjen e subvencioneve.

“Ndash gjuni më ujë e ndash më plumba, nuk ka birë nenë që e ndal Faton Peci”, ka thënë Peci pas hedhjes më ujë nga deputetja Ganimete Musliu.

Krejt ky konflikt ka ardhur në momentin kur Ministri Peci po raportonte para komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, për çështjen e subvencioneve.

“Ti përfaqëson më gjuhen e përfaqëson krimin. Qajo pjesa e krimit në Ministrisë së Bujqësisë ka një mbështetje politike dhe kjo pi bije që je ti ajo zyrtare që je në prapavijë”, ka thenë Peci./EO

Deputetja Musliu e gjuan me ujë ministrin Peci, e quan rrugaç

0

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu e ka gjuajtur me ujë ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.

Musliu po ashtu ka bërë ofendime të rënda në drejtim të ministrit Peci.

“Ti je rrugaç, rrugaç”, thotë Musliu derisa e gjuan me ujë ministrin, transmeton Telegrafi.

E gjithë kjo ka ndodhur gjatë raportimit të ministrit në mbledhjen e komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

Krejt kjo erdhi pas akuzave që Ministrit Peci i bëri në drejtim të deputetes Musliu. /Telegrafi/

Arrestohet në Vërmicë 38 vjeçari i kërkuar nga policia

0

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në orët e hershme të mëngjesit ka pranuar një informacion se në Pikën Kufitare në Vërmicë në ora 03:00 është ndaluar një person që ishte në kërkim policor.

Në lidhje me këtë, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet A.A (M/K) 38 vjeçar, i cili ishte në kërkim policor për një rast ‘’Kanosje’’ ndaj një zyrtari policor që kishte ndodhur me datën 29.11.2021, njofton policia, transmeton Express.
Marrëveshja Kosovë – Danimarkë për burgun bëhet lajm në BBC – Gazeta Expre…

Shpenzoni 30 sekonda për të rritur përvojën e kënaqësisë seksuale
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

Kosova ka nisur negociatat me Maqedoninë e Veriut për t’ia shitur 3 milionë tonë thëngjill

0

Ministria e Ekonomisë ka konfirmuar për Gazetën Express se në nivelin politik ka vullnet që Kosova t’ia shesë 3 milionë tonë thëngjill Maqedonisë së Veriut.

Kërkesa e Maqedonisë së Veriut për të siguruar rezerva të thëngjillit ka ardhë pas vizitës së delegacionit të shtetit fqinj në Kosovë.
Publikohet raporti i fundit i IKSHPK’së, sot më shumë raste të reja se dje…

Shpenzoni 30 sekonda për të rritur përvojën e kënaqësisë seksuale
“Maqedonia e Veriut ka kërkuar të sigurojë rezerva të thëngjillit për nevoja të saj. Kjo kërkesë është bërë nga ana e Ministrisë së Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ESM, gjatë vizitës së delegacionit në Kosovë. Ministria e Ekonomisë e Republikës së Kosovës ka pranuar të fillojë një diskutim/ konsultim rreth modaliteteve të një marrëveshjeje potenciale. Nga niveli politik është dhënë një aprovim në vullnet të mirë që kompanitë të thellojnë bashkëpunimin dhe këto detaje teknike t’i sqarojnë në negocim e sipër”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Ekonomisë dhënë Gazetës Express.

Reuters ka raportuar se Maqedonia e Veriut po planifikon të blejë tre milionë ton thëngjill nga Kosova për të furnizuar termocentralet e saj kjo pasi mungesa e prodhimit vendas dhe rritja e çmimeve të energjisë në Evropë e bëjnë atë të përballet me një krizë energjetike.

Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi është takuar me homologen kosovare, Artane Rizvanolli dhe drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Bekteshi ka njoftuar para dy javësh se kanë filluar negociatat për importimin e thëngjillit nga Kosova.

“Për ta tejkaluar çdo krizë sigurisht se kërkohet bashkëpunim dhe me ministren Rizvanolli u dakorduam që bashkëpunimin tonë të shkëlqyeshëm ta thellojmë edhe më shumë në të ardhmen dhe ta tejkalojmë sa më shpejtë edhe sfidën me krizën energjetike! Nga sot ne filluam edhe negociatat për importin e thëngjillit nga Republika e Kosovës, ku paraqitëm edhe një draft verzion të Memorandumit për bashkëpunim! Shpresoj që pas shqyrtimit të të gjithë kapaciteteve dhe nevojave të të dyja vendeve të arrijmë deri te një marrëveshje konkrete me çka do të ndikojë drejtpërdrejt në tejkalimin e krizës energjetike në të dy vendet”, ka shkruar Bekteshi.

Akoma nuk dihen detajet e kësaj marrëveshjeje. /Gazeta Express/

Prokuroria e Prizrenit ngre aktakuzë për ndotje dhe degradim të mjedisit

0

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: personit juridik “D.C” – Sh.P.K., dhe H.E., person përgjegjës i personit juridik, për shkak të veprës penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit nga neni 338 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, “të pandehurit: personi juridik “D.C.,” Sh.P.K., dhe H.E., si person përgjegjës në kuadër të personit juridik, me datë 17.09.2021, në fshatin Piranë- Komuna e Prizrenit, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete, në mënyrë të kundërligjshme kanë shfrytëzuar jashtë mase burimet natyrore dhe në kundërshtim me ligjin për Minierat dhe Mineralet, duke mos shfrytëzuar resurset minerare ashtu siç parashihet me standardet e pranuara dhe projektet e parapara, në atë mënyrë që ditën kritike me përdorimin e mjeteve mekanike janë hasur duke shfrytëzuar resurset minerare të rërës dhe zhavorit në sasi prej 174.00 m3, pa poseduar licencë apo leje adekuate nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale”, njofton prokuroria.

Me këto veprime të pandehurit e lartëcekur kanë kryer veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

9 raste pozitive me Covid-19 sot në Kosovë

0

21 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.096 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.656.937 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 777.730 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 1.802 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.971. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 314.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort