Home Blog Page 3718

Policia gjeti aparate për prodhim të kriptovalutave në një shtëpi gjatë aksionit në Brezovicë

0

Shefi i krimeve të rënda të Policisë së Kosovës, Agron Haziri, ka treguar se gjatë aksionit të sotëm në Brezovicë janë gjetur disa aparatura të prodhimit të kriptovalutave.

Ai, në konferencën e përbashkët për media me kryeprokurorin dhe prokurorin e rastit për këtë aksion, tha se ato më pas janë verifikuar dhe janë sekuestruar.

“Gjatë kontrollit janë gjetur në një shtëpi aparatura për prodhimin e kriptovalutave, për të cilët pronari nuk ka dhënë asnjë dokumentacion që ato janë futur në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë të ligjshme, pastaj ne e kemi ftuar doganën që ta bëjë verifikimin dhe më pas i ka sekuestruar ato”.

Sveçla pas aksionit “Brezovica”: Jemi zotuar se do të luftojmë krimin në çdo cep të vendit

0

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka vlerësuar të suksesshëm aksionin e Policisë së Kosovës ndaj krimeve me ndërtime, “Brezovica”,

Ai ka thënë se aksioni pati cak shkelësit e ligjit dhe jo ndonjë person të përveçëm.

“Ky aksion nuk ka pasur cak persona të përveçëm apo të etnive të caktuara. Ky aksion, si çdo aksion tjetër i Policisë së Kosovës, ka pasur cak shkelësit e ligjit që në mënyrë të vazhdueshme, përmes formave të ndryshme kanë shkatërruar pasurinë publike për përfitime personale apo klanore”, ka thënë ai.

Sveçla ka thënë se ministria mbetet me përkushtim për të ofruar siguri, rend dhe ligj për gjithë qytetarët. “Shkelësit e ligjit do të luftohen pa asnjë dallim, pa asnjë përjashtim, në gjithë Republikën e Kosovës”, tha në fund ai.

Sot janë bastisur 19 lokacione në kuadër të aksionit të koduar “Brezovica” dhe u arrestuan 10 persona.

Të premten mbahet seanca plenare e Kuvendit

0

Të premten, më 24 dhjetor 2021, në orën 10:00, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë seancën plenare të radhës.

Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e përbashkët me kryetarë të grupeve parlamentare, të drejtuar nga kryetari Glauk Konjufca, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, në seancën e të premtes Kuvendi pritet të shqyrtojë një varg projektligjesh.

Sipas agjendës së përcaktuar, pritet të shqyrtohen pesë projektligje që ratifikojnë marrëveshjen ndërkombëtare, 22 projektligje në shqyrtim të parë dhe dy projektligje në shqyrtim të dytë.

Në këtë seancë Kuvendi pritet të hyjë në procedurë të votimit për të zgjedhur Drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, anëtarët të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, dy drejtorë të Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, “NP KOSTT”, si dhe tre anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave. Po ashtu Kuvendi pritet të propozojë dy kandidatë për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Po në këtë seancë do të debatohet në lidhje me krizën energjetike në Kosovë për shkak të reduktimeve dhe rikthimit të territ në Republikën e Kosovës, sipas kërkesës së deputetit Ramush Haradinaj, mbështetur nga gjashtë deputetë tjerë të GP të AAK-së.

Në mbledhjen e sotme, Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj, thuhet tutje në komunikatë.

Mehaj ndan medalje e mirënjohje për pjesëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së

0

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se sot gjatë ditës ka ndarë disa medalje dhe mirënjohje për zyrtarët dhe ushtarakët e kësaj ministrie dhe FSK-së.

“Në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe kompetencave të mia, si Ministër i Mbrojtjes, sot kam ndarë medaljet dhe mirënjohjet për zyrtarët dhe ushtarakët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, për të cilët kam marrë vendim në “Ditën e Forcës”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Mirënjohje është ndarë për zyrtaren e lartë, Fahrije Sadikun, sipas Mehajt, për realizimin e detyrave me përgjegjësi të lartë në arritjen e objektivave të Ministrisë së Mbrojtjes.

Medalje për “Arritje të jashtëzakonshme” Mehaj e ka ndarë për kolonel Sefer Isufin, nënkolonel Rifat Malokun, kapiten Ismail Hoxhën dhe nënoficerin Mendim Bellaqën, të cilët sipas Mehajt janë dalluar për arritje të jashtëzakonshme në zbatimin e detyrave, gatishmërisë, stërvitjes, diciplinës dhe bashkëpunimit në aktivitete brenda dhe jashtë orarit të punës.

Medaje për “Shërbim të Shquar”, Mehaj tha se e ka ndarë për nënkolonel Remzije Zeqiraj, major Azman Mula, kapiten Ardian Ramadanin, nënoficer Zymer Tahirin, nënoficer Ilaz Durakun, nënoficer Fisnik Demollin, nënoficer Dritan Januzaj, nënoficer Hasim Drenovcin, nënoficer Bunjanin Raçin, nënoficer Arbër Krasniqin dhe nënoficer Alban Gashin, të cilët janë dalluar për shërbim të shquar dhe të merituar në detyrë me përgjegjësi të lartë.

“Shumë urime për të gjithë dhe kam besimin e plotë se, bashkërisht si një mendje, shpirt e trup i vetëm, do të vazhdojmë me suksese edhe më të mëdha në vitin 2022”, ka vazhduar ministri.

Vuçiqi e quan aksionin e sotëm në Shtërpcë “hakmarrje të Kurtit”

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vlerëson se aksioni i sotëm në Shtërpcë, ku u arrestuan ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, drejtori i Urbanizimit, disa zyrtarë të tjerë dhe pronarë firmash ka të bëjë me Ballkanin e Hapur.

Sipas Vuçiqit, përcjell B92, aksioni i Policisë dhe Prokurorisë është njëlloj hakmarrje e kryeministrit Albin Kurti për nismën Ballkani i Hapur.

Kosova, sikurse edhe Mali i Zi e Bosnjë-Hercegovina, kanë refuzuar Ballkanin e Hapur, që është themeluar nga Serbia, Shqipëria e Maqedonia e Veriut.

“Në fillim na thanë se në veri jetojnë e veprojnë kriminelët, tash na doli se edhe në jug ka kriminelë. Nuk e di se si nuk e gjetën një kriminel në Ferizaj, por vetëm serbët dalin të jenë kriminelë”, ka thënë Vuçiqi nga Shqipëria, ku po qëndron për takimin e radhës të Ballkanit të Hapur.

Sot u firmosën disa marrëveshje në kuadër të kësaj nisme.

“Natyrisht, kryeministri Kurti e ka bërë këtë për shkak të Ballkanit të Hapur”, tha Vuçiqi.

Aksioni i sotëm ka të bëjë me veprat penale të korrupsionit në lidhje me ndërtimet në Brezovicë.

Janë bastisur disa lokacione, ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.

“Aksioni ka të bëjë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pra ryshfet, dhe ndërtime pa leje”, ka deklaruar Jashari.

Arrestohet shtetasi serb në Merdare, i ofroi 50 euro policit për kalim të kufirit

0

Në pikën kufitare në Merdare, të martën rreth orës 12, në hyrje, është arrestuar një 28-vjecar, shtetas i Serbisë, pasi gjatë kontrollimit të dokumenteve ai i ka ofruar 50 euro zyrtarit policor për të kaluar kufirin me dokumentacion që nuk i plotësonte kriteret për të kaluar kufirin.

“Lidhur me rastin është njoftuar Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, nga hetuesit policorë i dyshuari është intervistuar, si provë materiale është sekuestruar kartëmonedha prej 50 eurove dhe është iniciuar rasti nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘dhënie ryshfeti’. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me aktvendim të prokurorit, i dyshuar dërgohet në ndalim policor deri në 48 orë.

Prokuroria dyshon se ish-kryetari i Shtërpcës përfitoi paligjshëm 1 milion euro

0

Rasim Maloku, prokuror i çështjes, tha se vetëm ish-kryetari i Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, i arrestuar sot, dyshohet se ka përfituar rreth 1 milion euro në mënyrë të paligjshme.

Ai është një prej të arrestuarve sot në aksionin e koduar “Brezovica”.

“Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. Jemi në fazën e hetimeve. Veç ish-kryetari i Shtërpcës dyshohet se ka përfituar rreth 1 milion euro. Ka vila pa leje, por shumica janë të kundërligjshme. Ka edhe objekte hoteliere qe janë kundërligjshme të ndërtuara”, ka thënë Maloku.

Ai në konferencën për media, ka treguar edhe detaje të tjera nga aksioni i sotëm.

“Kemi zbatuar një urdhër kontrolli, kemi bërë bastisje në Komunën e Shtërpcës, Ferizajt e në Prishtinë. Ky aksion ka ardhur nga një rast që është duke u gjykuar. Nën veprën ushtrim ndikimit, marrje ryshfeti e keqpërdorim të detyrës zyrtare. Me prokurorinë në Ferizaj kemi organizuar operacionin, i cili ka rezultuar me arrestimin e 10 personave, 8 nga Ferizaj e 2 nga Prishtina. 61.470 euro, armë të ndryshme, 8 vetura në vlerë prej 300 mijë euro janë sekuestruar, sikurse edhe aparate për prodhimin e kriptovalutave”, ka thënë Maloku.

Kryeministri japonez ia kthen letrën Kurtit, shpreh gatishmëri për bashkëpunim të mëtejshëm

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Japonisë në Austri, Mizutani Akira, i cili është i akredituar si ambasador jorezident i Japonisë në Kosovë.

Akira i ka dorëzuar Kurtit një letër të kryeministrit japonez , Fumio Kishida, i cili i është përgjigjur urimit pas marrjes së postit. Në letër, ai i ka shprehur gatishmërinë e Japonisë për të bashkëpunuar edhe më tej në fusha me interes reciprok.

Kryeministri Kurti e ka falënderuar ambasadorin japonez për hapjen e Ambasadës së Japonisë në Kosovë, e cila po ndikon në thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror.

Duke vënë në pah rëndësinë e zgjerimit të marrëdhënieve bilaterale, kryeministri Kurti ka theksuar se “ne duam të kemi prezencë më të madhe të investitorëve japonezë në Kosovë në fushën e infrastrukturës, në energjinë e ripërtërishme dhe në teknologjinë hekurudhore. Në kuadër të kësaj, Kosova është e interesuar që të marrë pjesë në OSAKA EXPO 2025”.

Kurti e ka falënderuar të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasavara, për rolin e tij në thellimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Kosovë. Po ashtu e ka uruar Keisuke Yamanaka, për fillimin e detyrës së tij si i ngarkuar i Ambasadës së Japonisë në Kosovë.

Arrestohen edhe dy persona për kazinot në Karaçevë

0

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe dy të dyshuar në vazhdimësinë e operacionit policor ndaj të dyshuarve për “Organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” në rastin e Fshatit Karaçevë Komuna Dardanë.

Në vazhdën e veprimeve hetimore nga ana e Policisë së Kosovës-Drejtoria Rajonale, Gjilan në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë edhe me prokurorin e shtetit, pas intervistimit të dëshmitarëve dhe mbledhjes së provave materiale ka identifikuar edhe dy të dyshuar tjerë që kanë qenë të përfshirë në aktivitete të kundërligjshme konkretisht të “Organizimit të Skemave Piramidale dhe Bixhozit të Paligjshëm”.

Sot janë arrestuar dy persona të dyshuar që ishin në kërkim policor.

Pas intervistimit në cilësinë e të dyshuarve dhe në prezencë të avokatëve mbrojtës, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vazhdim e sipër dhe në kërkim edhe të dyshuarave tjerë.

Albulena Haxhiu viziton burgun ku do të vendosen të burgosurit nga Danimarka

0

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu bashkë me homologun e saj nga Mbretëria e Danimarkës, Nick Hakerup, vizituan Institucionin Korrektues në Gjilan.

Në këtë vizitë ata u njoftuan me gjendjen e përgjithshme të infrastrukturës së përgjithshme të institucionit si dhe shërbimet që ofrohen aty.

Po ashtu, delegacionet vizituan edhe ambientet e banimit duke përfshirë edhe dhomat e të paraburgosurve dhe të dënuarve ku u njoftuan nga afër me kushtet dhe standardet që ofron ky institucion.

Hakerup ka falënderuar Haxhiun për mikpritjen dhe mundësinë për të parë për së afërmi ambientet e burgut ku pritet të vendosen të dënuarit nga Mbretëria e Danimarkës, sipas pajtimit të të dyja vendeve.

“Kjo vizitë vjen pas nënshkrimit të dy letër-qëllimeve; Njëri për vënien në shfrytëzim të një institucioni korrektues si dhe tjetri për investime në energjinë e ripërtëritshme dhe për bashkëpunim politik”, ka njoftuar Ministria.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort