Home Blog Page 3717

Temperatura në -8 gradë dhe ngrica, nga nesër ngriten temperaturat

0

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se sot dhe nesër do të jetë më ftohtë.Në mëngjes dhe gjatë natës parashihen ngrica. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, por më i ftohët. Në mëngjes dhe gjatë natës parashihen ngrica, prandaj apelohet te ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar në trafik. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare”, ka njoftuar IHMK’ja.

PDK në Prizren propozon Antigona Bytyqin, për kryesuese të Kuvendit të Prizrenit

0

Përmes një njoftimi, Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, njofton se pas mbledhjes së kryesisë së degës të mbajtur sonte, e martë me datën 21.12.2012, është propozuar për Kryesuese të Kuvendit, Antigona Bytyqi, ky propozim është përkrahur unanimisht nga gjithë anëtarët e kryesisë dhe asambleistët e zgjedhur të Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Prizren. Antigona është e zgjedhur anëtare e kuvendit për herë të dytë, është anetare e PDK-së dhe Gruas Demokratike për shumë vite dhe plotëson të gjitha kriteret profesionale për të qenë udhëheqëse e denjë. Ajo për shumë vite punon mësimdhënëse në arsim, ka integritet, aftësi menaxhuese dhe mbi të gjitha posedon aftësi komunikimi të nivelit të lartë.

Në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prizrenit që do të mbahet të enjtën, me datën 23.12.2021, grupi parlamentar i PDK-së do të propozoj si kandidate për Kryesuese, Antigona Bytyqi, thuhet në njoftimin e PDK Prizren.

Haxhiu: Nuk ka dilemë se vetingu në drejtësi është i domosdoshëm

0

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se vetingu në drejtësi është shumë i domosdoshëm dhe se duhet gjetur vetëm mënyrën se si të shtyhet para ky proces.

Haxhiu në emisionin “Tempus” në KTV, ka thënë se dy zotimet kryesore të Vetëvendosjes kanë qenë drejtësia dhe punësimi.

“Pikërisht dy prej problemeve më të mëdha që i kanë qytetarët në Kosovë është mungesa e drejtësisë dhe mungesa e punësimit, këto ndërlidhen mes vete. Ne kemi marrë mbështetje të madhe qytetare dhe unë nuk mund të pajtohem me atë që sot ka diskutime a duhet të ketë veting apo jo. Më nuk ka dilema se në Kosovë vetingu është i domosdoshëm. Nuk ka diskutime a duhet të ketë a jo, por cila është mënyra që duhet ta shtyjmë vetingun para, duke marrë parasysh se nevojiten edhe ndryshime kushtetuese, marrë parasysh kompetencat e këshillit gjyqësor dhe këshillit prokuroria në raport me propozimin për emërim apo shkarkim të gjyqtarëve”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka shtuar se për veting është shumë me rëndësi të ketë konsensus të gjerë politik, por edhe me institucione të tjera të drejtësisë dhe me shoqërinë civile.

A do të lehtësohen masat kufizuese në prag festash, flet Ministri i Shëndetësisë

0

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi thotë se aktualisht gjendja me COVID-19 është e qëndrueshme por nuk mund të ketë lehtësim masash kufizuese.

“Vendet në Evropë kanë një numër shumë të rritur me COVID-19 kanë probleme të jashtëzakonshme nëpër spitale, ndonëse e kanë sistemin shëndetësor shumë më të zhvilluar se ne. Ne për fat e kemi një gjendje shumë stabile epidemiologjike por ne duhet të jemi të kujdesshëm që kjo të mos na keqësohet ngase mund të keqësohet brenda ditës prandaj ne jemi gati për çdo ditë duke analizuar gjendjen epidemiologjike edhe me marr masa tjera nëse ka nevojë, tash për tash jemi mirë”, tha ai.

Ministri Latifi thotë se deri më sot nuk është regjistruar asnjë rast me variantin e ri Omicron të koronavirusit.

“Ne i marrim mostrat epidemiologjike që i dërgojmë jashtë vendit edhe ndoshta mund të kemi tani por deri më tash nuk kemi asnjë, shancat janë shumë të mëdha që edhe ne të kemi sikurse vendet e botës”, tha ai për Zërin e Amerikës.

Aktualisht në Kosovë ka filluar vaksinimi edhe me dozë përforcuese apo dozën e tretë për të mbrojtur qytetarët nga variantet e reja të COVID-19. Ministri Latifi thotë se vaksinimi është e vetmja mënyrë për të parandaluar vdekjet dhe shtrirjet në spital./VOA

Prokurori i Shtetit i reagon Sveçlës, i kërkon të shohë çdokush punët e veta

0

Prokurori i Shtetit i ka reaguar ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili pak orë më parë lavdëroi aksionin e sotëm në disa qendra, e ku u arrestuan 10 zyrtarë, përfshirë edhe ish-kryetarin e Shtërpcës, Bratislav Nikoliq.

Prokurori i Shtetit e ka akuzuar Sveçlën se nuk bën që aksioneve të prokuriorisë t’u jep ngjyrime politike, ndërkohë e ka ftuar që çdokush të shohë punët e veta, sipas kompetencave që kanë.

Sveçla në postimin e tij në Facebook lavdëroi Policinë në këtë aksion të koduar “Brezovica”.

“Prokurori i Shtetit reagon ndaj deklaratës së Ministrit të Punëve të Brendshme, i cili ashtu si edhe aksioneve të tjera të prokurorisë edhe rastin e ditës së sotme të zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj në komunën e Shtërpcës dhe më gjerë, mundohet që t’iu jap karakter politik. Hetimi dhe ndjekja e rasteve penale nuk është punë e Ministrisë së Punëve të Brendshme e as e sektorëve tjerë qeveritar, por është kompetencë ekskluzive e Prokurorit të Shtetit”, thuhet në reagimin e Porokurorisë së Shtetit.

Po ashtu, në reagim ka edhe një ftesë për ministrin Sveçla.

“Hetimet dhe rastet penale nuk kanë konotacion politik dhe nuk duhet të komentohen nga organet politike. Në këtë kontekst, secili institucion duhet të sillet konform përgjegjësive ligjore dhe kushtetuese, pa u përzier në punët dhe kompetencat respektive. Aksioni i ditës së sotme është punë dhe angazhim disavjeçar i Prokurorisë i mbështetur nga organet tjera ligjzbatuese, për më tepër është në vazhdën e përpjekjeve të Prokurorit të Shtetit për forcimin e sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre individëve që kryejnë vepra penale pavarësisht pozitës, funksionit apo etnisë që ata kanë”, thuhet në reagim.

Sveçla në postimin e tij tha se aksioni nuk ka të bëjë me asnjë emër të përveçëm e as me etni të caktuara.

Itali: Arrestohen tre shqiptarë, kapen me tre kilogramë heroinë

0

Tre shqiptarë kanë rënë në duart e policisë italiane.

Atyre iu gjet tre kilogramë heroinë të fshehur në makinë.

Tre shqiptarët, të cilët po udhëtonin me një makinë, u panë duke lëvizur përgjatë rrugës shtetërore 106 Jonica me shpejtësi të madhe në zonën e Crotone.

Disa patrulla të policsë janë nisur menjëherë në ndjekje të mjetit i cili ka vazhduar deri në hyrjen veriore të qytetit, ku agjentët kanë mundur të ndalojnë makinën dhe të kontrollojnë pasagjerët.

Tre shtetasit shqiptarë, të bllokuar, u kontrolluan dhe iu gjetën tre kilogramë heroinë të ndarë në doza të vogla, shkruan Top-Channel.

Më pas ata u shpallën të arrestuar dhe më pas u dërguan në Burgun “Catanzaro”.

Trajkoviq: U arrestuan zyrtarët e Radoiçiqit, Kosova po i ndjek kriminelët

0

Politikania serbe në Kosovë, Rada Trajkoviq tha se të arrestuarit e sotëm nga Policia e Kosovës në Shtërpcë ishin të përzgjedhurit e nënrkyetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo tha se Kosova ka filluar t’i ndjekë rëndë kriminelët pa dallim etnie.

“Pak para zgjedhjeve lokale në Kosovë, një numër i madh i ish-kryetarëve të komunave nuk kanë mundur të rikandidohen për shkak se akuzohen si kriminelë. Kjo na tregon se liderët e Listës Serbe me shumë gjasa janë vëzhguar për një kohë shumë të gjatë sa i përket dyshimeve për veprat penale që i kanë kryer nëpër institucione. Ajo që ndodhi në Shtërpcë, arrestimet, në fakt ishte ajo që prisnin qytetarët e vendit. Shumë projekte janë shfrytëzuar në interes të zyrtarëve të caktuar, tha për “Danas”, Rada Trajkoviq, kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës dhe nëntë zyrtarë të tjerë janë arrestuar për. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha tha se një pjesë e aksionit, me urdhër të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, u krye në Prishtinë.

Sipas Rada Trajkoviqit, këto arrestime në fakt do t’i ndihmojnë më së shumti serbët që ta largojnë strukturën që keqpërdori para të mëdha dhe se Lista Serbe do të duhet të gjejë mënyra për të ndihmuar në këtë çështje, duke ndjekur penalisht njerëzit kriminelët.

“Arrestimet nuk kanë qenë rrezik sigurie sepse nuk ka pasur situatë të ndërhyrjes me forcë me armë të gjata. Së dyti, arrestimet janë multietnike. Këta janë njerëz që janë të mbrojtur në hierarkinë politike për një kohë të gjatë. Tani është një strukturë e re politike në Kosovë që dëshiron ta arrijë liberalizimin e vizave. Pra, kjo nuk është e drejtuar kundër serbëve, përveç rastit që dikush ka vlerësuar se vetëm ata serbë mund t’i mbrojnë interesat serbe. Shumë persona që janë të paraburgosur të atij grupi tani do të kenë mundësi që në zgjedhjet e ardhshme t’u lënë hapësirë njerëzve që do të punojnë në interes të qytetarëve”, thotë Rada Trajkoviq.

Siç vëren ajo, ky është një grup i kufizuar që kishte privilegje për para, media, e komunikim ekskluziv me Beogradin.

Duke komentuar sanksionet e SHBA-së ndaj Zvonko Veselinoviqit, Milan Radoiçiqit dhe grupit të tyre kriminal, si dhe lidhjeve të tyre me Listën Serbe në Kosovë, Trajkoviq theksoi se Serbia do të duhej t’i kishte larë hesapet me ta.

“Është e trishtueshme që Serbia nuk ka gjetur mënyrën për t’i larë hesapet me Milan Radoiçiqin dhe Zvonko Veselinoviqin. Ne e dimë që ata ishin në dosjet e BIA-s shumë kohë më parë. Megjithatë, që atëherë, ata janë bërë më të fortë. Ata punuan me qarqe të caktuara të Beogradit. Radoiçiq i zgjodhi ata kryetarë komunash. Këto janë të gjitha zgjedhjet e tij. Me të kanë bërë marrëveshje nga një pozicion brenda strukturave. Zvonko Veselinoviq tani është transferuar për ta marrë drejtimin e Vojvodinës. Administrata amerikane ka dashur të vërtetojë se këtu bëhet fjalë për krim dhe jo për politikë”, thekson Trajkoviq.

Ajo tha se Shtetet e Bashkuara treguan lidhjen mes lidershipit politik dhe institucional të Kosovës dhe lidershipit politik dhe të sigurisë së Serbisë dhe strukturave kriminogjene mafioze.

“Menjëherë pasi Ministria Amerikane e Financave publikoi atë raport, Shtetet e Bashkuara ndaluan financimin e projekteve që në fakt menaxhoheshin nga Radoiçiq. Kur një person ka 61 tenderë nga 61, mund ta imagjinoni se sa monopol është ajo punë. Të gjithë sipërmarrësit serbë duhej t’i mbyllnin kompanitë e tyre dhe nëse dikush guxonte të aplikonte, sulmohej fizikisht”, thotë Rada Trajkoviq.

Ajo i “Danas” se Kosova ka filluar t’i ndjekë rëndë kriminelët pa dallim etnie.

“Kjo nuk duhet dhe do të ketë pasoja për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Serbia duhet të ndihmojë në profilizimin e njerëzve të rinj në Kosovë, pasi tani është çelur hapësira e re për opsione të tjera. Askush nuk e pyet Aleksandër Vuçiqin nëse dëshiron ta bëjë këtë, mendoj se është e natyrshme që edhe Serbia nuk i pranon ata njerëz dhe ato lidhje me mafian. Serbia, qeveria duhet të mendojë seriozisht dhe t’i zgjidhë problemet që po ndodhin, por duhet të përgjigjet edhe opozita, kështu që Amerika nuk mund të na zgjidhë gjithçka. Pres që dikush serioz nga opozita të dalë dhe të thotë se gjërat do t’i ndryshojnë rrënjësisht”, përfundon Rada Trajkoviq.

Kurti dhe Rizvanolli zotohen për më shumë përkushtim ndaj sektorit minerar

0

Kryeministrit i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli vizitoi Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).

Në këtë takim, kryeministri Kurti tha se qeveria është e angazhuar për një zhvillim të qëndrueshëm të vendit dhe sektori minerar historikisht e ka dëshmuar se ai është i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit.

Ndërsa, ministrja Rizvanolli shtoi se përveç prodhimit të energjisë elektrike, resurset minerare që posedon Kosova janë potencial edhe për ekonominë e tregut dhe ngritjen e mirëqenies socio-ekonomike.

“Krahas fuqizimit dhe zhvillimit të këtij sektori nëpërmjet hartimit të kornizës adekuate ligjore, sektori minerar kërkon angazhim të mëtutjeshëm për ofrimin e kushteve të përshtatshme për investime të mundshme dhe bashkëpunim ndërkombëtar në fushën e minierave”, u tha gjatë takimit.

Në takim gjithashtu u diskutua edhe për sfidat e këtij sektori dhe nevojën për përmirësimin e teknologjisë, ngritjen e kapaciteteve profesionale, hulumtime të reja për identifikimin e resurseve minerale, zhvillimin e industrisë përpunuese dhe ngritjen e sigurisë në punë.

Të pranishëm aty ishin edhe kryesuesja e Bordit, Selvete Grajçevci-Pllana dhe anëtarët e tjerë të bordit të KPMM-së u diskutua mbi rëndësinë dhe rolin e sektorit minerar në vend.

Mot me ngrica dy ditët e ardhshme, apelohet për kujdes në vozitje

0

Dy ditët e ardhshme do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, por më i ftohët.

Në mëngjes dhe gjatë natës parashihen ngrica, prandaj apelohet te ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar në trafik.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare.

Kurti merr dozën e tretë të vaksinës anti-COVID

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka marrë edhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19 dhe vaksinën kundër gripit sezonal.

Kurti tha se mundësia për t’i marrë dyjat në një vend ofron mundësi për t’u mbrojtur nga dyja sëmundjet.

“Mundësia për të marrë të dyja vaksinat njëkohësisht na jep mundësinë të mbrohemi nga të dyja sëmundjet, për të mbrojtur veten dhe të tjerët”.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort