Home Blog Page 3716

A e dini sa paguhet një punëtor i mbeturinave në Norvegji?

0

Punëtorët e mbeturinave zakonisht kanë paga jo shumë të mira në të gjitha vendet e botës, por kjo nuk ndodh në Norvegji.

Në këtë shtet, paga e një punëtori të mbeturinave sillet prej 36,000 mijë deri në 50 mijë euro në vit, shkruan lajmi.net.

Në anën tjetër, pagesa ditore, varësisht nga bonuset mund të shkojë prej 17 deri ne 35 euro në orë.

Paga mujore në anën tjetër, varion nga 3000 deri në 5000 euro.

Norvegjia njihet si një nga vendet me standardin më të lartë të jeteses, ndërsa punëtorët trajtohen me dinjitet. /Lajmi.net/

Izraeli mund të bëhet shteti i parë me dozë të katërt të vaksinës anti COVID

0

Izraeli thotë se ka në plan të bëhet vendi i parë në botë që do të përdorë edhe një dozë të katërt të vaksinës kundër COVID-19, derisa ky shtet po përballet me një valë të re të rasteve me variantin Omicron.

Ekspertët e pandemisë atje kanë rekomanduar një dozë shtesë përforcuese për personat mbi 60 vjeç dhe për punonjësit e shëndetësisë.

Kryeministri Naftali Bennett e mirëpriti planin, ai u tha zyrtarëve të fillonin përgatitjet.

“Ky është një lajm i mrekullueshëm që do të na ndihmojë të kalojmë valën Omicron që po përfshin botën,” tha Bennett, po ashtu u kërkoi njerëzve që të pranojnë marrjen e kësaj doze.

Kjo vjen pasi Izraeli e pati vdekjen e parë të një pacienti me Omicron, të martën.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi se të paktën 340 raste janë me këtë variant në Izrael, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv

Aksioni me 10 të arrestuar në Shtërpcë që çoi në përplasje të ashpra mes ekzekutivit e Prokurorit të Shtetit

0

10 persona janë arrestuar në aksionin djeshëm të Policisë së Kosovës në Komunën e Shtërpcës, për shkak të ndërtimeve pa leje që janë ndërtuar në zonën e Brezovicës. Në mesin e të arrestuarve është edhe ish-kryetari i komunës së Shtërpcës, drejtori i Urbanizmit dhe disa zyrtarë të tjerë dhe pronarë të firmave.

Ata janë arrestuar për shkak të dyshimit të veprave penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në konferencë për media u tha se nga ky aksion janë vënë në pranga 10 persona, teksa janë sekuestruar 61 mijë euro dhe monedha të tjera si: dollarë, franga zvicërane, lekë etj. Përveç kësaj në konferencë u bë e ditur se janë sekuestruar edhe 8 vetura në vlerë prej 300 mijë euro, armë zjarri, telefona.

Kryeprokurori Jashari tha se gjatë aksionit janë bastisur 11 lokacione, në Ferizaj, Prishtinë dhe Shtërpcë.

“Janë sekusetruar para, armë vetura, dokumente. Janë bastisur dy zyre të kuvendit komunal të Shtërpcës si ajo e katastrës dhe urnbanizmit. Janë ndaluar ish -kryetari i komunës së Shtëprcës, drejtori I gjeodezisë dhe urbanizimit, inspektorë komunal pronarë të kompanive të ndërtimit, disa qytetarë, për kepqërdorim të detyrës zyrtare marrje dhe dhënië të ryshfetit”, tha Jashari.

Ndërsa, prokurori Rasim Maloku tha se në këtë çështje askush s’do të jetë i paprekshëm.

“Hetimet në vitin 2019, është ngritë një aktakuzë ndaj 10 personave, në vitin 2020 kemi filluar hetim të ri ndaj 10 personave, tani kemi zgjedhur hetimin edhe ndaj personave tjerë nën dyshimin për korrupsion, marrje ryshfeti, ushtrim ndikimi etj. Në këtë çështje do të vazhdojmë edhe më tutje dhe askush nuk do të jetë i paprekur”, tha ai.

Për këtë aksion ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se ky aksion nuk ka pasur cak persona të përveçëm, por shkelësit e ligjit, shkruan Reporteri.net.

“Ashtu siç jemi zotuar se do të luftojmë krimin në çdo cep të vendit, sot u zhvillua suksesshëm aksioni i Policisë së Kosovës ndaj krimeve me ndërtime që kanë shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të maleve në zonën e Brezovicës. Ky aksion nuk ka pasur cak persona të përveçëm apo të etnive të caktuara. Ky aksion, si çdo aksion tjetër i Policisë së Kosovës, ka pasur cak shkelësit e ligjit që në mënyrë të vazhdueshme, përmes formave të ndryshme kanë shkatërruar pasurinë publike për përfitime personale apo klanore”, ka shkruar Sveçla në një postim në Facebook.

I menjëhershëm ishte reagimi i Prokurorit të Shtetit që akuzoi Sveçlën se po i jep ngjyrim politik këtij aksioni.

“Prokurori i Shtetit reagon ndaj deklaratës së Ministrit të Punëve të Brendshme, i cili ashtu si edhe aksioneve të tjera të prokurorisë edhe rastin e ditës së sotme të zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj në komunën e Shtërpcës dhe më gjerë, mundohet që t’iu jap karakter politik. Hetimi dhe ndjekja e rasteve penale nuk është punë e Ministrisë së Punëve të Brendshme e as e sektorëve tjerë qeveritar, por është kompetencë ekskluzive e Prokurorit të Shtetit”, thuhej ndër të tjera në reagimin e Prokurorisë së Shtetit.

Sveçlës në krah i doli kolegia ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Haxhiu tha se deklarata e Prokurorisë së Shtetit është e ngjashme me atë të zyrtarëve të shtetit të Serbisë.

“E papranueshme komunikata nga zyra e Prokurorit të shtetit kundrejt Ministrit Xhelal Sveçla sidomos kur një i ngjashëm erdhi në mëngjes nga Beogradi! Zyra e Prokurorit të shtetit, nuk reagoi ndaj Vuçiqit e Petkoviçit të cilët tërë ditën thanë se arrestimet në Shtërpcë janë politike, por në mbrëmje Prokurori i shtetit reagoi ndaj një statusi të Ministrit Sveçla duke e akuzuar se po përzihet në punët e prokurorisë dhe po i jep ngjyrim politik zhvillimeve të sotme”, shkroi ajo ndër të tjera në një status në Facebook.

Ndryshe, siç raportoi dje Gazeta Online Reporteri.net, në mesin e të arrestuarve në aksionin e Shtërpcës është edhe ish kryetari i Shtërpcës, Bratislav Nikoliq.

Kjo nuk është hera e parë kur Nikoliq u përballë me akuza të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Me 29 dhjetor të 2015, asokohe kryetar i Shtërpcës, Nikoliq dhe zyrtari komunal i prokurimit, Agim Rexhepi, janë liruar nga akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare. /Reporteri.net/

Disa lypsarë në Prishtinë kapen duke blerë lëndë narkotike për konsumim

0
Foto: Ilustrim

kipi i emisionit “Kiks” ka hasur në disa lëmoshëkërkues që konsumojnë lëndë narkotike.

Ata fillimisht janë parë duke kërkuar personin që iu shet atyre dhe pastaj duke dalë diku në periferi për ta konsumuar atë.

Disa prej tyre po dalin që janë edhe përdorues të narkotikëve, pasi që zhvillojnë aktivitetin e tyre në rrugë dhe janë të ekspozuar nga rreziqe të shumta.

https://www.youtube.com/watch?v=CNHwjS8jKc4

 

Rruga e gjatë e mërgimtarëve nga Evropa për në Kosovë

0

Theksohet se ardhja e mërgimtarëve për festat e fundvitit nuk ka krijuar si zakonisht radhë të gjata në pikën kufitare të Merdarit.

Por, shumë prej tyre janë vonuar në kufirin midis Hungarisë dhe Serbisë, ku kanë pritur më shumë se 3 orë, ndërsa detyrim janë dhe certifikatat e Covid 19.

“Mirë kemi kaluar deri këtu, në kufirin e Hungari-Serbi kemi pritur 3 orë e 10 minuta, këtu 10 minuta. Po veç këtu në Kosovë kur erdhëm, aty në kufij të tjera jo, por unë e kam pasur atë që e kam marrë vaksinën, ua tregova. Kam pasur edhe djalin e axhës me vete. Ai e ka pasur testin, ua tregoi. Çka do që merret, ne do t’i respektojmë”, thotë një bashkatdhetar për Tch.

Ndërkohë edhe të tjerëve mërgimtarë nga vende të ndryshme të Europës nuk u është dashur të presin askund dhe kanë shprehur dakordësinë me masat anti Covid të vendosura në Kosovë.

“20 orë, askund nuk na ka rënë të presim… Jo, këtu nuk i kanë kërkuar, mua nuk m’i kanë kërkuar, por i kemi vaksinat. Janë të nevojshme për mbrojtjen e popullatës duhet marrë masat”, ka thënë ai.

“Jam nisur dje në mëngjes 07:00 në mëngjes, një natë kam bujtur në Kroaci nuk më ka ra, në hyrje të Serbisë 15 minuta, edhe këtu 10 minuta. Certifikatat e vaksinës më duket se nuk m’i kanë kërkuar askund, vetëm këtu. Shumë mirë, gjithkund ashtu janë marrë, edhe Gjermania i ka ashtu, unë tri vaksina i kam marrë”, tha ai.

Sipas rregullave të reja të qeverisë çdo person që hyn në Kosovë duhet të ketë certifikatën me dy doza të vaksinës ose një dozë së bashku me dëshminë se ka kaluar Covid-in. Ndërkohë nga data 3 janar do pranohen vetëm ata me dozat e plota të vaksinës. Po ashtu, personave që kërkojnë të hyjnë në territorin e Kosovës, iu jepet mundësia të vaksinohen nga ekipet mobile të vendosura në pikat kufitare ajrore dhe tokësore.

A e ka kërkuar postin e Ministrit të Shëndetësisë, përgjigjet Haxhi Avdyli

0

Deputeti nga radhët e listës “Guxo”, Haxhi Avdyli, është përfolur si ministër i mundshëm i Shëndetësisë pas dorëheqjes së ish-ministrit, Arben Vitia.

Por, vetë Avdyli ka deklaruar se asnjëherë nuk e ka kërkuar postin e Ministrit të Shëndetësisë pas tërheqjes së Arben Vitisë.

Ai ka thënë se marrëveshja për formimin e koalicionit mes Listës “Guxo” dhe Lëvizjes Vetëvendosje parashihte ndarjen e posteve ashtu siç janë tani.

“Asnjëherë nuk e kam kërkuar atë post të Ministrit të Shëndetësisë. E keni edhe kryeministrin që mund ta pyetni. Isha madje me të edhe në shumë vende gjatë fushatës. Marrëveshja paraprake nuk e ka paraparë që ne të kemi atë post”, ka deklaruar Avdyli.

Posti i Ministrit të Shëndetësisë u la i lirë nga Arben Vitia, i cili garoi për kryetar të komunës së Prishtinës.

Ministër i ri i Shëndetësisë është zgjedhur Rifat Latifi.

Avdyli tha se Latifi është ndër shqiptarët më të suksesshëm në fushën e mjekësisë në botë.

Ujdia me danezët për qelitë, ministrja Haxhiu sot në Komision

0

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të raportojë sot në Komisionin për Legjislacion, lidhur me marrëveshjen me Danimarkën, për huazimin e 300 qelive.

Raportimi i ministres Haxhiu do të fillojë në orën 13:00.

“Mbahet Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, raporton ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në lidhje me marrëveshjen në mes të Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës, me institucionet e Mbretërisë së Danimarkës”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, të hënën u nënshkrua një letër-pëlqim mes zyrtarëve të dy shteteve, përmes së cilës janë pajtuar që shteti i Kosovës t’ia jap Danimarkës 300 qeli me qira.

Kosova pritet të përfitojë 210 milionë euro nga kjo marrëveshje, gjatë dekadës së ardhshme.

Aksioni “Brezovica”/Dyshime se u dhanë leje ndërtimi në këmbim të dhuratave

0

Prokuroria Themelore e Ferizajt tha se dyshon se ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq, ka përfituar deri në 1 milion euro për lejet e lëshuara kundërligjshëm për ndërtimin e objekteve në Brezovicë, në Komunën e Shtërpcës.

Nikolliq dhe nëntë persona të tjerë u arrestuan të martën nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, bënë të ditur autoritetet në Kosovë.

Prokurori i çështjes, Rasim Maloku, gjatë një konference për media tha se Nikolliq dhe të arrestuarit e tjerë dyshohet se kanë marrë villa, vetura dhe dhurata të tjera në këmbim të lëshimit të lejeve për ndërtimin e villave dhe objekteve të tjera në Parkun Kombëtar të Maleve të Sharrit, ku gjendet edhe Brezovica.

“Vetëm ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës dyshohet që ka marrë mbi një milion euro. Dyshohet se janë disa villa që janë përfituar si dhurata, vetura që janë marrë si dhurata për lëshimin e lejeve”, tha Maloku.

Sipas Malokut, shumica e ndërtesave të ndërtuara janë ndërtuar kundërligjshëm.

Aksioni i koduar “Brezovica”, sipas Prokurorisë në Ferizaj, është zhvilluar në 12 lokacione në rajonin e Ferizajt, Prishtinës dhe Shtërpcës. Sipas autoriteteve, tetë nga të arrestuarit janë nga rajoni i Ferizajt dhe dy nga i Prishtinës.

Ndërkaq, Agron Haziri, shef i krimeve të rënda, tha se gjatë bastisjeve janë sekuestruar para të gatshme në vlerë prej mbi 61 mijë eurosh, tetë vetura në vlerë prej 300 mijë eurosh si dhe monedha të ndryshme, përfshirë dollarë, denarë maqedonas, dinarë serbë dhe valuta të tjera. Po ashtu të dyshuarve u janë gjetur edhe pistoleta e pushkë ajrore, si dhe aparate për prodhimin e kriptovalutave.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, tha se autoritetet do të sekuestrojnë përkohësisht të gjitha pronat, përfshirë edhe villat, nëse vërtetohet se ato janë ndërtuar pa leje.

Lidhur me arrestimet në Kosovë ka reaguar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka premtuar ndihmë juridike për të arrestuarit.

Shtërpca është njëra prej gjashtë komunave me shumicë serbe në jug të Lumit Ibër në Kosovë.

Në krye të saj, që nga themelimi në vitin 2009 e deri në fund të nëntorit 2021, ishte Nikolliq, nga radhët e Listës Serbe.

Kjo është partia kryesore e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Nikolliq, para se t’i bashkohej Listës Serbe në vitin 2013, ishte kryetar i Shtërpcës nga radhët e Partisë së Pavarur Liberale, e cila në fillim të vitit 2020 shpalli moratorium politik, si pasojë e dominimit total të Listës Serbe.

Ndaj arrestimeve reagoi Lista Serbe, e cila tha se e dënon “përdorimin e tepruar të forcës” dhe “aksionin brutal” që u krye në Komunën e Shtërpcës.

“Veçanërisht shqetësues është fakti se gjatë këtij aksioni – me deklaratat nga terreni – policia ka penguar lëvizjen, hyrjen dhe daljen nga Komuna e Shtërpcës, të njerëzve të thjeshtë, përfshirë edhe ata që kishin nevojë për ndihmë mjekësore”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe.

Vuçiq, tha se “shteti [i Serbisë] do t’u ofrojë ndihmë juridike” të gjithë të arrestuarve në Komunën e Shtërpcës.

Duke folur para gazetarëve në Tiranë, ku mori pjesë në samitin e nismës “Ballkani i Hapur”, Vuçiq tha se Prishtina “ka thënë që në fillim se kriminelët jetojnë në veri të Kosovës”, por shtoi se tani “duket se ka disa [edhe] në jug”.

“Unë thjesht nuk e di se si ata [zyrtarët në Kosovë] nuk gjetën kriminelë më të rëndë gjatë rrugës, i gjejnë vetëm në mesin e serbëve”, tha Vuçiq.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha se kjo është “një tentativë tjetër brutale për të frikësuar popullin serb në Kosovë” dhe “një terror i ri i kryeministrit Albin Kurti”.

Kush tjetër u arrestua?

Pos Nikolliqit, Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë së Shtetit, arrestoi edhe rreth dhjetë persona në Shtërpcë, mes të cilëve drejtorin e Urbanizimit dhe disa zyrtarë e pronarë ndërmarrjesh, bëri të ditur Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Ata dyshohen për veprat penale: marrje dhe dhënie e ryshfetit, si dhe keqpërdorim i pozitës zyrtare.

Yllka Gashi: Hyrja në listën e ngushtë për Oscar veçse është historike

0

Aktorja kryesore e filmit “Zgjoi”, Yllka Gashi, ka thënë se hyrja në 15-she e filmit kosovar është tanimë një ngjarje historike edhe nëse nuk hyn në 5-she.

Megjithatë, ajo thotë se shpreson shumë që “Zgjoi” të jetë i nominuar për çmimin prestigjioz “Oscar”, njofton Klan Kosova.

“Hyrja në këtë listë është kënaqësi dhe nder. Ky është hapi i parë dhe shumë i madh që ‘Zgjoi’, është në mesin e 15 filmave të përzgjedhur. Vetëm pesë që do të nominohen dhe shpresojmë që të kemi fatin dhe të jemi në mesin e të nominuarve”.

Gashi, në Edicionin Special, ka thënë se derisa Kosova hyri në këtë listë të ngushtë nga 93 vende, sa ishin në konkurrencë, gjasat janë edhe për t’u futur në pesë filmat e nominuar. Por, ajo tha se tani lufta është e pamëshirshme.

“Kosova më afër nominimit s’ka qenë asnjëherë, ngaqë ne edhe nëse mbesim me këtë sukses me hyrjen e ngushtë, prapë se prapë për ne si shtet, por edhe si artistë, do të jetë sukses historik dhe i jashtëzakonshëm që besoj se do t’ua trasojë rrugën dhe do t’ua bëjë më të lehtë filmbërësve të rinj të Kosovës”.

Gashi tha se këtë lajm të gëzueshëm ia dha producenti i filmit, Yll Uka, por lajmin ende s’e ka ndarë me Fahrije Hotin, por se sapo ta marrë vesh ajo do të flasin për t’ia uruar suksesin njëra-tjetrës.

Aktorja tha se “Zgjoi” e ka bërë punën e një diplomati kulturor, saqë ka nxitur njerëzit që të hyjnë në Google dhe të kërkojnë jo vetëm për historinë e Kosovës dhe Krushës, por edhe për ajvarin.

Gashi tha se në muajin shkurt të vitit të ardhshëm do të bëhet përzgjedhja e pesë filmave që do të garojnë për të marrë çmimin “Oscar”.

Sa paguhet një deputet i Kuvendit të Kosovës?

0

Paga bazë e një deputeti në Kosovë është 1,547 euro në muaj ose 18,564 euro në vit.

Kompensimi mujor për pjesëmarrje në seanca plenare është 240 euro, ndërsa kompensimi për mbledhje të komisioneve është 160 euro.

Të 120 deputetët kanë edhe të drejtën e mbulimit të shpenzimeve të qëndrimit dhe udhëtimit brenda dhe jashtë vendit me detyra zyrtare.

Në formularët e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit të Kosovës thuhet se deputetët marrin deri në 23 mijë euro pagë vjetore dhe kompensime të tjera.

Sipas Rregullores së Punës së Kuvendit të Kosovës, për t’i përfituar këto të ardhura, deputeti është i detyruar të marrë pjesë në seancat plenare dhe në mbledhjet e organeve ndihmëse të Kuvendit, në të cilat është anëtar.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort