Home Blog Page 3715

DKA-Suharekë publikon rezultatet e testit me shkrim për 9 mësimdhënës/e dhe 2 edukatore

0

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Suharekë me datën 16 Nëntor 2021 kishte shpallur konkurs për 9 mësimdhënës/e dhe dy edukatore për 7 shkolla të komunës tonë.
Ndërsa, gjatë ditës së sotme DKA-Suharekë ka publikuar rezultatet e testit me shkrim të kandidatëve.

“Komisioni Përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktuara sipas konkursit 05 nr. 1688 të datës 16.11, përpilon listën e kandidatëve sipas pikëve të arritura në testin me shkrim”, thuhet në njoftimin e kësaj drejtorie.
Ndërsa, më tutje bëhet e ditur se intervista me gojë do të mbahet me datën 28 dhjetor 2021 në sallën e Bordit KK Suharekë.

Orari i intervistës me gojë është përcaktuar për secilën shkollë, duke filluar nga ora 09:00 deri në 15:00.
Këshillë juridike: Kandidatët e pakënaqur me rezultatet e testit me shkrim, në afat prej 3 ditësh nga publikimi i njoftimit në web faqe të Komunës dhe tabelën e shpalljeve të DKA-së mund të kenë qasje në testet e tyre dhe të verifikojnë vlerësimin e panelit intervistues.

Më poshtë mund të gjeni rezultatet e testit me shkrim për të gjithë kandidatët në pozitat e konkursit:

I mori para viktimës duke e mashtruar se do ta ndihmojë, arrestohet i dyshuari në Prizren

0

Policia ka arrestuar një person të dyshuar në Prizren, i cili i kishte marr para një personi, duke i premtuar se do ta ndihmojë.

Në raportin e Policisë së Kosovës për 24 orët thuhet se më 21.12.2021 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datën 29.10.2021 i dyshuari mashkull kosovar e ka telefonuar me numër të fshehur dhe i ka thënë se do ju ndihmojë pasi punoj në një organizatë humanitare, ku e gjithë kjo ishte një mashtrim.

“Nga viktima i dyshuari kishte përfituar para në vlerë 134 euro. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Rikthehen kolonat në Merdar, mbi dy orë pritje për të hyrë në Kosovë

0

Për dallim nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm, kur në vendkalimet kufitare nuk kishte pritje në hyrje dhe dalje nga vendi ynë, tashmë janë krijuar kolona automjetesh në vendkalimin kufitar në Merdar.

Bashkatdhetarët tanë që po vijnë në Kosovë për festat e fundvitit do të duhej të shmangnin vendkalimin kufitar në Merdar, nëse nuk duan të presin gjatë për të hyrë në Kosovë.

Sipas raportit të Qendrës Kombëtarë për Menaxhimin Kufitar (ora 09:00) në vendkalimin kufitar në Merdar, është krijuar kolonë në hyrje të Kosovës, ku po pritet mbi dy orë për ta kaluar kufirin.

Ndërsa në 11 vendkalimet e tjera të Kosovës me shtetet fqinje, sipas raportit të fundit, nuk ka pritje dhe kufiri mund të kalohet për 3-5 minuta, si në hyrje ashtu në dalje, raporton Telegrafi.

Ndryshe në vendimin e fundit për masat anti-COVID të miratuara nga Qeveria e Kosovës më 01 dhjetor thuhej se çdo person, i cili hyn në Republikën e Kosovës duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:

-Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë (me dy doza) kundër COVID-19;

-Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin me një dozë bashkë me dëshminë se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë).

-Nga data 3 janar 2022 për të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës do të vlejë vetëm dëshmia sipas pikës 2.1 të këtij (Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë [me dy doza] kundër COVID-19), thuhej në vendim.

Për të përcjellur gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU. /Telegrafi

Gjendje e rënduar me gripin sezonal në komunën e Prizrenit, thotë drejtori i QKMF, Xhevat Elezkurtaj

0

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, njofton për gjendje të rëndë në këtë komunë si pasojë e gripit sezonal.

Sipas tij vetëm gjatë pesë ditëve të fundit janë regjistruar rreth 900 raste të personave të prekur nga ky grip.

Postimi i plotë

Vetëm gjatë pesë ditëve të fundit janë regjistruar 897 raste me grip. Grupmoshat më të prekura janë prej 5-49 vjet. Të gjitha njësitë e QKMF-së po punojnë me kapacitete të plota dhe situata është nën kontroll.

Rrëqebulli i Ballkanit filmohet në Koritnik [video]

0

Të shohësh rrëqebullin e Ballkanit (Lynx lynx balcanicus) në natyrë konsiderohet shumë e rrallë. E këtë fat e ka pasur mësuesi nga fshati Zapot i Kukësit, Naim Palushi. Ai arriti ta filmojë rrëqebullin dhe videon e ka plasuar në profilin e tij në Facebook, më pas është shpërndarë edhe nga Shoqata “Protection and Preservation of Natural Environment in Albania”.

Rrëqebulli, sipas njoftimit të vet Palushit, është filmuar në në brendësi të Parkut Natyror Korab-Koritnik, zonë mes Shqipërisë e Kosovës.

Rrëqebulli është specie në zhdukje dhe vlerësohet se ka shumë pak në gjitha hapësirat shqiptare. Kohë më parë, është filmuar një edhe në Kosovë.

Gjuetia ndaj tij është e ndaluar me Ligjin e Gjuetisë dhe Ligjin e Natyrës.

Ofroi 50 euro për të hyrë pa certifikatë vaksinimi në Kosovë, ngritet aktakuzë ndaj një personi

0

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit R.C., (shtetas i Republikës së Shqipërsië) i cili gjendet në paraburgim nga data 12.12.2021, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.

Sipas aktakuzës, “i pandehuri R.C., me datë 12.12.2021, rreth orës 20:30 min., në pikën kufitare të Vërmicës, kufiri Shqipëri – Kosovë, në mënyrë të drejtpërdrejt ofron dhuratë të paarsyeshme apo përfitim tjetër, personit zyrtar në mënyrë që ai person të veprojë ose të mosveprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, ashtu që gjatë kalimit të pikës kufitare të Vërmicës derisa ishte duke udhëtuar me automjetin “Mercedes 220 E” me targa regjistrimi të Republikës së Shqipërisë, së bashku me një pasagjere, i pandehuri në momentin kur afrohet për kontroll, duke ditur qe nuk ka certifikatë të vaksinimit, në lejen e qarkullimit të automjetit vendos një kartëmonedhë prej pesëdhjetë (50) euro, të cilën ia jep zyrtarit policor Sh.M., e në momentin kur zyrtari policor i vëren paratë dhe e pyet se për çfarë janë këto para, i pandehuri përgjigjet se paratë i ka lënë për të, se nuk kanë certifikatë vaksinimi, nëse ka mundësi që tu lejohet hyrja në Kosovë. Me këto veprime i pandehuri R.C., ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” sipas KPRK-së”, njofton gjykata.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

KDI dënon përdorimin e gjuhës dhe sjelljet joparlamentare në Komisionin për Bujqësi

0

Instituti Demokratik i Kosovës vlerëson se mbledhja e së martës e Komisionit parlamentar për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, ku ishte duke raportuar ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, është zhvilluar në frymë të acaruar, mes deputetëve të opozitës gjegjësisht deputetes Ganimete Musliu nga PDK dhe ministrit Faton Peci.

Në reagimin e KDI-së thuhet se mbledhja është përcjellë me akuza të ndërsjella, me ç’rast deputetja Musliu ka përdorur gjuhë fyese dhe ka hedhur ujë në drejtim të ministrit.

“Pas këtij veprimi, kryetarja e Komisionit ka ndërprerë për pak minuta takimin që ishte duke u zhvilluar. Kjo përplasje ishte vazhdimësi e një debati të ashpër të zhvilluar mes deputetes dhe ministrit në fjalë në seancën e fundit plenare në kohën e pyetjeve parlamentare për çështjen e dhënies së disa granteve bujqësore nga Ministria”, thuhet në reagim.

KDI dënon çfarëdo veprimi qoftë gjuhë apo sjellje joparlamentare të deputetëve, si formë e zgjidhjes së mospajtimeve politike.

“Ju rikujtojmë deputetëve, në këtë rast edhe ministrave se Kuvendi duhet të shërbej si platformë e diskutimeve përmbajtësore në mes të partive politike pavarësisht taborit të cilit i përkasin duke hequr dorë nga gjuha joparlamentare dhe përplasjet politike.

Duke marrë parasysh përdorimin e shpeshtë të gjuhës dhe sjelljeve jo parlamentare nga ana e deputetëve në Kuvend, KDI në vazhdimësi ka kërkuar që të fillojë procesi i draftimit të Kodit të Etikës, ku duhet të përfshihen sanksione disiplinore ndaj deputetëve që pengojnë mbarëvajtjen e punimeve dhe atyre që përdorin gjuhë apo sjellje joparlamentare”, thuhet në reagimin e KDI-së. /Telegrafi/

Doza përforcuese kundër COVID-19 dhe vaksina e gripit, IKSHPK me njoftim për qytetarët

0

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë sot të ditur se personat të cilët marrin dozën përforcuese të vaksinës COVID-19 ose edhe dozën e parë ose të dytën, gjithashtu rekomandohet të marrin edhe vaksinën e gripit sezonal.

Në një postim në Facebook, IKSHPK thekson se meqenëse Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar sezon shumë më agresive të gripit sezonal 2021/2022, atëherë MSh ka siguruar doza të gripit sezonal në sasi të mjaftueshme që situata epidemiologjike të jetë sa më e mirë.

“Prandaj IKShPK rekomandon vaksinimin e secilit qytetarë me vaksinën kundër gripit sezonal si metodën më të mirë për mbrojtje ndaj formave të rënda të gripit sezonal dhe vdekjes”.

Lexoni të plotë njoftimin:

VAKSINA KUNDËR GRIPIT SEZONAL

Programi i imunizimit konsiderohet si proces i suksesshëm në kuadër të fushës së shëndetit publik në Kosovë. Vaksinimi është një nga intervenimet më kost-efektive, e dëshmuar se shpëton jetëra të shumta nga sëmundjet, pasojat e tyre dhe vdekjet.

Me qëllim të zvogëlimit dhe eliminimit të rrezikut për paraqitjen e epidemisë së gripit si dhe sëmundjeve të tjera vaksinë parandaluese, një nga prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës është edhe zbatimi i programit të zgjeruar të imunizimit, duke synuar përfshirjen e të të gjitha komuniteteve të cilat jetojnë në territorin e Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë ka siguruar qëndrueshmëri financiare për programin e zgjeruar të imunizimit (PZI), vaksinat sipas indikacioneve si dhe ato të trafikut ndërkombëtarë. Në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), si mbikëqyrës i zbatimit të programit të imunizimit si dhe Institucionet e kujdesit parësor shëndetësor si institucione zbatuese, është siguruar funksionalizimi i PZI-së, në përgjithësi. Synimi kryesor është përfshirja me vaksinë të gripit e të gjithë personave me risk të lartë në Republikën e Kosovës për t’i mbrojtur nga viruset e gripit sezonal që mund të parandalohet përmes vaksinimit (VPS) si dhe sigurimin e mbulueshmërisë sa më të madhe me vaksinë.

Krahas vaksinimit të obliguar me Ligj për fëmijët e grup moshës së caktuar, vaksinimi sipas indikacioneve epidemiologjike dhe trafikut ndërkombëtar ka rëndësinë e vet në parandalimin e përhapjes së sëmundjeve të ndryshme jo vetëm brenda territorit të Kosovës, por edhe nga një shtet në tjetrin.

Sa u përket praktikave të imunizimit dhe administrimit të vaksinave, ato janë cilësore dhe procedurat respektohen sipas standardeve ndërkombëtare. Vaksinat e gripit sezonal janë të sigurta, efektive dhe me kosto efektive. Efektet e padëshirueshme pasvaksinale janë të rralla dhe kryesisht minore.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) në vitin 1994 ka themeluar të ashtuquajturën “Global Programme for Vaccines and Immunization” (Programi Global për Vaksina dhe Imunizim) ku si qëllim të vetëm ka përcaktuar “Bota në të cilën të gjithë njerëzit me rrezik janë të mbrojtur nga sëmundjet ngjitëse vaksinë-preventabile”. Në njohjen e domethënies kërcënimi shëndetësor i paraqitur nga kjo sëmundje, autoritetet e shëndetit publik në vendet me të ardhura të larta dhe të ulëta po i japin përparësi gjithnjë e më shumë parandalimit dhe kontrollit të gripit.

Vaksina e gripit në Kosovë ofrohet çdo vit para sezonit të gripit për grupet me risk të lartë. Bazuar në analizën e raporteve të përfshirjes me vaksinim të viteve paraprake është bërë planifikimi për sigurimin e sasisë së vaksinave prej 140.000 dozave gjatë sezonit 2021/22 për tërë territorin e vendit.
Imunizimi është një nga fushat e rëndësisë strategjike për shëndet publik. Vaksina e gripit është metoda më e mirë për parandalimin dhe kontrollin e gripit. Vaksinat e gripit sezonal janë në dispozicion dhe janë përdorur për më shumë se 60 vjet. Gripi shkakton 3-5 milionë raste të formës së rëndë të sëmundjes si dhe deri në 650,000 vdekje në vit në nivel global. Infeksionet e traktit respirator të poshtëm janë shkaku kryesor i vdekjeve në vendet me të ardhura të ulta çdo vit.

SAGE (Grupi Strategjik Këshillëdhënës i Ekspertëve në OBSH) rekomandon vaksinimin vjetor sezonal të gripit për pesë grupe të synuara: punëtorët shëndetësorë, personat mbi moshën 65 vjeçare, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike.

Vaksinimi kundër gripit sezonal është treguar i suksesshëm në zvogëlimin e barrës substanciale kombëtare, rajonale si dhe barrën globale shëndetësore dhe ekonomike nga gripi sezonal.

Gripi sezonal është infeksion akut i frymëmarrjes të shkaktuara nga dy lloje të virusit të gripit (llojet A dhe 😎, të cilat qarkullojnë në të gjitha botën që karakterizohet me fillim të papritur me ethe dhe kollë. Simptoma të tjera mund të përfshijnë dhimbje koke, dhimbje të muskujve, dhimbje të kyçeve, dhimbje të fytit si dhe rrjedhje të hundës. Në shumë raste, nuk është e lehtë klinikisht të dallosh gripin sezonal nga infeksione të tjera të frymëmarrjes ku bënë pjesë edhe COVID-19, ku për diagnozë përfundimtare kërkohet një test diagnostik.

Në këtë kontekst, OBSH ka zhvilluar dy standarde për kufizimet e rasteve në mbikëqyrjen kombëtare të gripit: sëmundjet e ngjashme me gripin (ILI) dhe infeksion i rëndë akut respirator (SARI).

Përkufizimet e rasteve të OBSH -së për ILI janë: infeksion akut i frymëmarrjes me ethe e matur ≥ 38 ° C, kollë, me fillimin brenda dhjetë ditëve të fundit.

Përkufizimi i rastit SARI: infeksion akut i frymëmarrjes me histori ethe ose ethe të matur ≥ 38 ° C, kollë, me fillimin brenda dhjetë ditëve të fundit dhe kërkon shtrimin në spital.

Mënyra më e mirë për parandalimin e gripit sezonal realizohet përmes vaksinimit me vaksinë kundër gripit sezonal një herë në vit.

Veçoritë e vaksinave të gripit janë:

të sigurta dhe përgjithësisht tolerohen mirë;
kyçe për zvogëlimin e barrës shëndetësore dhe ekonomike të grip;
parandalojnë sëmundjen dhe vdekjen si dhe zvogëlojnë transmetimin dhe ashpërsinë e sëmundjes;
shumë rrallë paraqiten efekte anësore serioze.
gripi sezonal mund të jetë vdekjeprurës., andaj për tu mbrojtur kundër Gripit, rekomandohet vaksinimi vjetor i grupeve të synuara (punëtorët shëndetësorë, gratë shtatzëna, fëmijët me sëmundje kronike, të moshuarit si dhe personat me sëmundje kronike).
vaksinimi zvogëlon nevojën për trajtim me antiviral, të cilat mund të humbasin efektivitetin kur përshkruhen shumë (për shkak të rezistencës ndaj barnave).
vaksinimi kundër gripit sezonal zvogëlon koston e shpenzimeve për sistem shëndetësor.
programi i vaksinimit sezonal të gripit gjithashtu ndihmon në përgatitjen e sistemeve shëndetësore për urgjencat e shëndetit publik duke ndërtuar sistemet për shpërndarjen e vaksinave në kohë.
fushatat e vaksinimit të gripit sezonal mund të ndërtohen, dhe krijohet me programe të tjera të vazhdueshme të imunizimit, si p.sh për të rritur, punonjës shëndetësorë, dhe grupe të tjera të synuara në programin e vaksinimit.
Sipas rekomandimeve të fundit të CDC-së, vaksina kundër COVID-19 dhe vaksina kundër gripit sezonal mund të administrohet në të njëjtën kohë. (https://www.cdc.gov/flu/season/faq-flu-season-2021-2022.htm)
Personat e sëmurë me COVID-19, pasi që të shërohen mund të vaksinohen me vaksinën kundër gripit sezonal
Vaksinat e gripit sezonal synojnë tre ose katër lloje të viruseve të gripit që jenë në qarkullim për sezonin.

OBSH thërret takimin për përbërje të vaksinës dy herë në vit për të rishikuar të dhënat e fundit të mbikëqyrjes së gripit, parashikon cilat lloje të virusit ka më shumë gjasa të qarkullojnë gjatë sezonit të ardhshëm të gripit, dhe rekomandon përbërjen e vaksinës trivalente dhe katërvalente. Vaksina trivalente e gripit mbron kundër dy viruseve të gripit A dhe një virusi B. Vaksina katërvalente e gripit mbron kundër dy viruseve të gripit A dhe të dy viruseve të gripit B. Të dy llojet mund të përfitohen duke përdorur virus të dobësuar (vaksina të zbutura të gjalla) ose duke përdorur një proteinë ose pjesë të virusit të vdekur (vaksina të çaktivizuara). Vaksinat e vdekura rekomandohen për gratë shtatzëna, të moshuarit dhe personat me imunitet të komprometuar. Vaksinat e gripit e gjallë e dobësuar mund të përdoren si sprej nazal dhe mund të shkaktoj mbrojtës më të lartë si dhe përgjigje imune afatgjatë në popullatat kryesisht te fëmijët mbi dy vjeç si dhe me efikasitet më të ulët tek adoleshentët dhe të rriturit. Përdorim më të gjërë nga vaksinat e gripit që janë të licencuara për përdorim janë vaksinat e vdekura, edhe pse janë në dispozicion edhe vaksinat e gjalla janë (rekomandohet për fëmijët në Gjermani dhe Mbretëri të Bashkuar)

Vaksinat e gripit zakonisht nuk janë të qëndrueshme ndaj nxehtësisë dhe ngrirjes prandaj kërkojnë ruajtje të zinxhirit të ftohtë +2 deri në +8 C nga momenti i prodhimit deri në momentin kur ato administrohen.

Këto vaksina konsiderohen globalisht të sigurta dhe tolerohet mirë, me pak efekte anësore serioze ose komplikime.

Efektet anësore të zakonshme nga vaksinimi i gripit sezonal përfshijnë dhimbje, skuqje dhe ënjtje në vendin e injektimit si dhe efektet sistemike si ethe, dhimbje koke, nauze dhe dhimbje të muskujve. Këto efekte anësore janë përgjithësisht të lehta dhe largohen brenda pak ditësh. Komplikimet serioze nga vaksinimi kundër gripit sezonal janë të rralla.

Në veçanti, shqetësimet në lidhje me Sindromën Guillain Barr (GBS) nuk mbështeten nga hulumtimet e fundit. Dëshmitë tregojnë se një person ka më shumë gjasa për të marrë GBS nga gripi sesa nga vaksina. Efektiviteti i vaksinave të gripit sezonal, megjithatë, ndryshon në varësi të moshës dhe statusit imunitar të personit.

Doza përforcuese e COVID-19 dhe vaksina e gripit

Personat të cilët marrin dozën përforcuese të vaksinës COVID-19 ose edhe dozën e parë ose të dytën, gjithashtu rekomandohet të marrin edhe vaksinën e gripit sezonal. Meqenëse OBSh ka paralajmëruar sezonë shumë më agresive të gripit sezonal 2021/2022, atëherë MSh ka siguruar doza të gripit sezonal në sasi të mjaftueshme që situata epidemiologjike të jetë sa më e mirë.

Prandaj IKShPK rekomandon vaksinimin e secilit qytetarë me vaksinën kundër gripit sezonal si metodën më të mirë për mbrojtje ndaj formave të rënda të gripit sezonal dhe vdekjes. /Telegrafi/

Policia jep detaje të tjera lidhur me arrestimet në Brezovicë e Shtërpcë

0

Policia ka njoftuar se përgjatë ditës së djeshme kanë bastisur 12 lokacione të ndryshme.

Një gjë e tillë është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, derisa njoftohet edhe se u bastisën edhe aparata për prodhimin e kriptovalutave.

“Gjatë një operacioni policor janë arrestuar dhjetë të dyshuar meshkuj kosovar, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat e lartcekura. Me urdhëresë të gjykatës janë kontrolluar 12 lokacione të ndryshme. Gjatë bastisjes janë konfiskuar: një sasi e konsiderueshme para të valutave të ndryshme, armë të ndryshe, një sasi e municionit, vetura, aparat për prodhimin e kripto valutave si dhe pajisje të ndryshme elektronike. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/

Sektorët ku do të ketë rritje të pagave vitin e ardhshëm në Zvicër

0

Falë negociatave midis sindikatave dhe punëdhënësve, shumë punëtorë do të shohin rritjen e pagave të tyre në vitin 2022. Megjithatë, ka dallime të dukshme midis sektorëve të ndryshëm.

Në disa degë të industrisë artizanale, të tilla si karrocat, energjia elektrike ose ndërtimi i drurit, pagat do të rriten.

Zhvillimi është pozitiv edhe në sektorin e shitjes me pakicë. Të gjithë distributorët kryesorë zviceranë kanë vendosur pagën e tyre minimale në më shumë se 4.000 franga bruto në muaj.

Nga ana tjetër, pagat mbeten të pamjaftueshme në fushën e orarit, si dhe në sektorin e pastrimit, hotelierisë dhe parukerisë, transmeton albinfo.ch

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort