Home Blog Page 3714

Aksion i Policisë kundër fajdeve në Prizren, bastisje në disa lokacione

0

Njësia e Hetimeve Rajonale në Prizren është duke zhvilluar një operacion kundër fajdeve. Siç mësohet nga burimet brenda Prokurorisë Themelore në Prizren, deri tani është bastisur një argjendari (emër i njohur për redaksinë).

Të njëjtat burime kanë njoftuar se aksioni po vazhdon dhe pritet të dalin detaje të reja.

Dyshimet për ngacmim seksual në shkollë, protestojnë nxënësit e gjimnazit ”Hamdi Berisha” në Malishevë

0

Nxënësit e gjimnazit “Hamdi Berisha” kanë bojkotuar sot mësimin, ndërsa kanë protestuar pas dyshimeve për një rast të ngacmimit seksual në këtë shkollë.

Policia e Kosovës një ditë më parë ka njoftuar se ka arrestuar zëvendësdrejtorin e Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, ka thënë për Telegrafin se rastin në Polici e ka raportuar babai i saj.

“Në stacionin policor Malishevë më datë 20.12.2021 rreth orës 21:30 është paraqitur ankuesi dhe ka raportuar një rast të sulmit seksual që kishte ndodhur ndaj vajzës së tij të mitur. Sipas ankuesit rasti kishte ndodhur më datë 16.12.2021 në ambientet e Gjimnazit ‘Hamdi Berisha’ në Malishevë, ku vajza e tij vijon mësimet si nxënëse e kësaj shkolle”, tha ai.

Gjurkaj ka thënë se rasti ka ndodhur në njërën prej tualeteve të shkollës.

“Ngacmimi seksual dyshohet të jetë bërë nga ana e personit i cili në këtë shkollë mban pozitën e zëvendësdrejtorit. Ngjarja sipas ankuesit kishte ndodhur në njërën prej tualeteve të kësaj shkolle, kur viktima ishte brenda në tualet dhe aty kishte hyrë edhe i dyshuari dhe e kishte ngacmuar seksualisht viktimën”, potencoi ai.

Gjurkaj shtoi tutje se lidhur me këtë rast është intervistuar viktima dhe i dyshuari si dhe disa dëshmitar.

“Hetimet janë në fazën e grumbullimit të provave të tjera dhe për zhvillime të mëtejme ju njoftojmë me raport shtesë”.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/

As në raundin e tretë nuk zgjidhet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit

0

Edhe në raundin e tretë të votimit nuk është arritur që të zgjidhet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit. Pasi në këtë raund të dy kandidatët për këtë pozitë kanë marr nga 14 vota, ndërsa 1 votë ka qenë e pavlefshme.

Në garë për kryesues nga partia shumicë AAK është Afrim Dina, kurse nga Lëvizja Vetëvendosje është Defrim Kafexhiu.

Gjithsej në votim morën pjesë 29 asamblistë ndërsa Kuvendi Komunal i Rahovecit ka gjithsej 31 asamblistë por dy asamblistë nga LDK nuk po marrin pjesë në mbledhje.

Në këtë situatë Kuvendi Komunal shkoi në pauze deri në orën 15:00, ndërsa zyrtari ligjor, Isak Hoti u shpreh se do të pres një përgjigje nga ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

As në raundin e dytë nuk zgjidhet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit

E plotësuar: As në raundin e dytë të votimit, Kuvendi Komunal i Rahovecit nuk ka arritur që të zgjedh kryesuesin pasi që asnjëri kandidat nuk ka arritur të ketë shumicën e votave të nevojshme. Në në këtë komunë duhet të jenë gjithsej 16 vota pro njërit kandidat, pasi janë 31 asamblistë.

Në garë për kryesues të Kuvendit Komunal të Rahovecit janë Afrim Dina nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosova, ndërsa Dëfrim Kafexhiu është kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në raundin e parë, Afrim Dina nga AAK siguroi 14 vota, ndërsa 15 vota mori Dëfrim Kafexhiu nga Lëvizja Vetëvendosje.
Edhe në raundin e dytë morën pjesë vetëm 29 asamblistë, pasi dy asamblistë të LDK-së nuk po marrin pjesë në këtë mbledhje për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Rahovecit.

Kryesuesi i mbledhjes së sotme, Rasim Fazliu tha se meqenëse nuk ka vota të mjaftueshme për të zgjedh kryesuesin procesi vazhdon në raundin e tretë.

“Për shkak se prapë nuk janë arritur votat e mjaftueshme duhet të vazhdojmë me raundin e tretë”, tha ai. /kp/

Ushtria amerikane krijon vaksinën që është efektive kundër të gjitha varianteve të coronavirusit

0

Brenda disa javësh, shkencëtarët në Institutin e Kërkimeve të Ushtrisë Walter Reed në SHBA presin të njoftojnë se kanë zhvilluar një vaksinë që është efektive kundër COVID-19 dhe të gjitha varianteve të tij, madje edhe ndaj Omicronit, si dhe efektive kundër viruseve të mëparshme me origjinë të SARS që kanë lënë të vdekur miliona njerëz në mbarë botën.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, arritja është rezultat i punës gati dyvjeçare për virusin. Laboratori i Ushtrisë mori sekuencën e parë të ADN-së së virusit që shkakton COVID-19 në fillim të vitit 2020. Shumë herët, dega e sëmundjeve infektive në Walter Reed vendosi të fokusohej në prodhimin e një vaksine që do të funksiononte jo vetëm kundër variantit ekzistues, por të gjitha varianteve të tij të mundshme.

Vaksina u testua në fillim të vitit te kafshët dhe doli me rezultate pozitive. Faza 1 e testimit te njerëzit, nga ku vaksina u testua kundër Omicronit dhe varianteve të tjera, përfundoi këtë muaj, përsëri me rezultate pozitive që po i nënshtrohen rishikimit përfundimtar, tha për Defense One, drejtori i degës së sëmundjeve infektive në Walter Reed, Kayvon Modjarrad.

Testimi i vaksinës te njerëzit zgjati më shumë se sa pritej tha ai, sepse laboratorit i duhej të testonte vaksinën te subjektet që nuk ishin të vaksinuar dhe që nuk kanë qenë të infektuar më parë.

Hapi tjetër është të shihet se si vaksina e re ndërvepron me njerëzit që janë vaksinuar ose që kanë qenë të sëmurë më parë.

LDK-ja nesër bojkoton seancën e Kuvendit Komunal të Prizrenit

0

LDK-ja nuk do të merr pjesë në seancën e zgjedhjes së kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prizrenit që do të mbahet nesër, kështu thuhet në një komunikatë të publikuar, raporton TV PRIZRENI.

Njoftimi i plotë:
Ne takimin qe kane mbajtur sot, Grupi i Kuvendareve me Nenkryetarer e deges tone, eshte vendosur qe Kuvendaret te mos marrim pjese ne seancen e radhes, ku pritet te jete ne rend dite zgjedhje e kryesuesit te Kuvendit Komunal.
Gjithashtu, nga ky takim doli zotimi se grupi do te mbetet ne konsulta te vazhdueshme me kryesuesit qe po e menaxhojne degen deri ne nje situate te re reformimi dhe lidershipi te ri.

Nuk zgjidhet kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit, as në raudin e dytë

0

Kuvendi Komunal i Rahovecit nuk ka arritur që të zgjedh kryesuesin, pasi që asnjëri kandidat nuk ka arritur te ketë shumicën e votave të nevojshme që në këtë komunë duhet të jenë gjithsej 16 vota pasi janë 31 asamblistë.Në garë për kryesues të Kuvendit Komunal të Rahovecit janë Afrim Dina nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosova ndërsa, Defrim Kafexhiu është kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në raundin e parë, Afrim Dina nga AAK siguroi 14 vota, ndërsa 15 vota mori Dëfrim Kafexhiu nga Lëvizja Vetëvendosje.

Edhe në raundin e dytë morën pjesë vetëm 29 asamblistë, pasi dy asamblistë të LDK-së nuk po marrin pjesë në këtë mbledhje për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Rahovecit.

Kryesuesi i mbledhjes së sotme, Rasim Fazliu tha se meqenëse nuk ka vota të mjaftueshme për të zgjedh kryesuesin procesi vazhdon në raundin e tretë.

“Për shkak se prapë nuk janë arritur votat e mjaftueshme duhet të vazhdojmë me raundin e tretë”, tha ai.

Nesër pritet të zgjidhet kryesuesi i Kuvendit komunal të Prizrenit

0

Komuna e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se nesër do të mbahet mbledhja Kuvendit të Komunës së Prizrenit duke filluar nga ora 10:00, raporton TV Prizreni.

Njoftimi i plotë:

Nesër, e enjte, 23.12.2021 duke filluar nga ora 10:00.do të mbahet mbledhja Kuvendit të Komunës së Prizrenit
Mbledhja është thirrur sipas:
Në bazë të nenit 42 paragrafit 5, lidhur me nenin 43 paragrafit 3 dhe 4, të Ligjit nr. 03/L-040, për Vetëqeverisje Lokale, nenit 3 paragrafit 1 pika 1.2, nenit 5 të Udhëzimit Administrativ (MAPL) nr. 02/2015, për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, dhe nenit 29 paragrafi 2 të Statutit të Komunës së Prizrenit nr. 01/011-5643, të datës 15 tetor 2008, anëtari më i vjetër i Kuvendit të Komunës, ka thirrur mbledhjen e Kuvendit të Komunës me datën 23 dhjetor 2021 (e enjte ), në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, tek (Shtëpia e Bardhë), me fillim nga ora 10;00.

Rendin e ditës për këtë mbledhje mund të e gjeni në: https://kk.rks-gov.net/…/Ftese-per-Mbledhjen-e-Kuvendit…

Kamioni që po barte arka me pije aksidentohet në Prishtinë

0

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Prishtinë, përkatësisht tek lokacioni i njohur si “Rrethi i Marigonës”.

Në disa pamje që kanë ardhur shihet se një kamion që po transportonte pije Coca-Cola është përplasur duke shkaktuar aksident.

Kjo ka bërë që rruga në atë pjesë të mbushet me pijet e gazuara që kamioni po transportonte./reporteri

Deri në 1.000 euro kostoja e shkurorëzimit

0

Një çifti kosovar i kushton 400 deri në 1 mijë euro procedura e shkurorëzimit, numri i të cilëve brenda vitit arrin në afro 1.600 raste.

Sipas avokatëve dhe ekspertëve, kostoja e trajtimit të këtyre çështjeve dhe ndarjes së pasurisë së përbashkët është mjaft e lartë në krahasim me të ardhurat.

Njohësit e këtyre çështjeve thonë se ekziston mundësia e lirimit të kësaj kostoje përmes agjencisë për punë juridike falas. Por se këtë të drejtë mund ta shfrytëzojnë vetëm rastet sociale.

Avokatja Marigona Gashi ka theksuar se paditësi detyrohet të paguajë të gjitha shpenzimet e procedurave gjyqësore për shkurorëzim.

“Sipas tarifës së Odës padia kushton minimum 104 euro, pastaj seancat gjyqësore me çmim prej 135.20 eurosh, e cila varësisht nga procedura apo rasti mund të jetë në 3 apo 4 seanca, si dhe taksa gjyqësore e cila duhet të paguhet prej shumës 50 euro. Zakonisht kur shkohet me padi këto shpenzime i paguan paditësi, ndërsa kur shkohet me propozim shpenzimet janë të përbashkëta”, ka deklaruar Marigona Gashi, avokate.

Gashi shpjegon edhe procedurat e tjera se si mund të lirohet nga pagesa kur çifti është i varfër ekonomikisht.

“Në rast të kushteve të rënda ekonomike ata mund ta bëjnë kërkesë në agresionin për punë juridike falas dhe e vlerësojnë, ata duhet të ofrojnë dëshmi të mjaftueshme se nuk kanë kushte të mjaftueshme financiare të fillojnë procedurën e shkurorëzimit. Ndërsa me vlerësimin e asgjësinë për punë juridike falas, ata ia paguajnë të gjitha shpenzimet e përfaqësimit, padisë dhe shkresave të tjera”, ka shtuar ajo.

i Qendrës për Punë Sociale në Prishtinë, Vehbi Mujku, tregon se numri i familjeve që paraqiten te kjo qendër është mjaft i madh.

“Gjatë 1 viti ne realizojmë rreth 1300 kontaktime të tilla vetëm për punë sociale në Prishtinë, që është një shifër shumë alarmante për gjithë shoqërinë se janë 1300 raste të cilat realizojnë kontaktim. Mund të marrim me mend sa raste të tilla nuk vijnë fare tek ne dhe nuk e kanë obligim që të bëjnë kontaktimin drejtpërdrejt përmes qendrës për punë sociale, por e bëjnë drejtpërdrejt familja me familjen”, ka thënë Mujku.

Mujku thekson se kostoja e shkurorëzimit po ashtu është mjaft e lartë për nënat vetushqyese.

“Shumicën e rasteve vendosin me shku përmes avokatëve apo edhe forma të tjera të cilat janë të kushtueshme, sepse shërbimi i avokatisë tek rastet e ndarjes është relativisht i shtrenjtë dhe ne ju sugjerojmë zakonisht këtyre nënave duke pasur parasysh që kem agjenci për ndihmë juridike falas dhe agjenci të tjera që kryejnë shërbime falas dhe ne ju sugjerojmë që të shkojnë përmes këtyre instancave sepse në fund të ditës sado që mendon dikush se sado që të paguajë avokatin më shtrenjtë përfitojnë më shumë, nuk është e vërtetë pasi që gjykata e merr një vendim të drejtë karshi nënave dhe vendimin tonë”, ka thënë ai.

Nga 100 euro deri në 1 mijë është alimentacioni për nënat vetushqyese, thotë Mujku.

Sipas tij, varësisht prej të hyrave se çfarë i ka prindi tjetër, ashtu edhe gjykata e ndal alimentacion.

“Alimentacioni është në forma të ndryshme, sillet prej 100-150, 200 po ka raste kur është 500 dhe 1 mijë”, tha ai.

Avokati Sylejman Klinaku shpjegon se kostoja e shkurorëzimit është nga 400 deri në 1 mijë euro.

“Minimalisht janë 400 euro e lart, varësisht si rrjedhin procedurat, se ka raste edhe kur procedurat gjyqësore edhe për zgjedhjen e martesës ku nuk ka marrëveshje edhe për ndarjen e pasurisë zgjasin disa seanca, të determinojnë në rritjen e shpenzimeve të kostos së zgjidhjes së martesës. Kur çifti faktikisht e ka gjendjen ekonomike të dobët orientohen tek qendra juridike falas dhe ata e përfaqësojnë, nuk ka nevojë të paguajnë. Qendra juridike falas i ka disa kushte për me marrë përfaqësimin e palëve”, është shprehur Klinaku.

Në vitin 2020, brenda e jashtë territorit u regjistruan 14 mijë e 738 kurorëzime, ndërsa 1 614 raste të shkurorëzimeve. Bazuar në të dhënat e fundit, vetëm në muajin gusht të vitit 2021 janë regjistruar 128 raste të çifteve të shkurorëzuara.

Lushaku-Sadriu i bashkohet LDK-së

0

Ligjëruesja në Universitetin e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka njoftuar kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku e ka cilësuar angazhimin e saj në politikë “vlerë për shoqërinë kosovare e cila vazhdon të kërkojë politikanë kompetentë e të ndershëm; të gatshëm për t’i ofruar më të mirën e tyre vendit”.

“LDK mbetet e hapur për profesionistë, intelektualë, e aktivistë publikë që ndajnë bindje të njëjta e që kanë vullnet për shërbim ndaj vendit. Kjo shtëpi e demokracisë, si alternativë e vetme e dekadës së tashme, do t’i pasurojë radhët e veta me më të mirët e shoqërisë; në të gjitha nivelet pa dallim. Ekipi ynë i ardhshëm, me të tillë si profesoresha Lushaku – Sadriu, ka të ardhme të sigurt”, ka thënë Abdixhiku.

Lushaku-Sadriu është ligjëruese në Departamentin e Shkencës Politike.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort