Home Blog Page 3713

Drejtori i burgut të Prizrenit e konsideron të padrejtë vendimin e Haxhiut për shkarkimin e tij

0

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shkarkuar sot drejtorin e burgut të Prizrenit, Heset Loku, dhe atë të Pejës, Arif Beqa.

Haxhiu, për Klankosova.tv, ka thënë se deri te ky vendim erdhi për “shkak të fshehjes së ngacmimit seksual ndaj një të miture”.

Por, Loku dhe Beqa mohojnë kategorikisht se arsyeja e vërtetë e shkarkimit të tyre nuk është kjo që e dha ministrja.

Madje, Loku, për Klankosova.tv, tha se ministrja Haxhiu edhe më herët publikisht e pati paralajmëruar se do ta heqë nga pozita e drejtorit.

“E kam pranuar vendimin për shkarkim përmes e-mail. Ky vendim është i pabazuar dhe s’e ka asnjë argument. Është vendim politik, tendencioz dhe pa kurrfarë baze. E kam pritur shkarkimin. Gjatë vizitës, kur ka qenë, ministrja Haxhiu ma ka shprehur publikisht se duhet të jetë drejtor tjetërkush. Asnjë argument s’e ka, sepse unë e kam proceduar rastin dhe i kam njoftuar organet relevante. E kam mbrojtur interesin më të mirë të të miturës”.

Ngjashëm e ka cilësuar vendimin e Haxhiut edhe Beqa.

“Më kanë informuar për shkarkim. Ky vendim është totalisht i padrejtë. Unë jam i pafajshëm, sepse e kam proceduar dhe raportuar rastin. Vendimi s’ka të bëjë asgjë me mua dhe arsyeja që e ka dhënë ministrja nuk është e vërteta. Ma mirë të më kishin thënë shko të shtëpia sesa që më larguan për këtë arsye. Jam i shokuar dhe befasuar, sepse jam plotësisht i pafajshëm. Më vjen keq për krejt këtë kontribut që e kam dhënë ndër vite”, ka thënë Beqa për Klankosova.tv.

Ministrja Haxhiu shkarkon drejtorin e burgut të Prizrenit

0

Ministrja e Drejtësisë ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Qendrës së Paraburgimit në Prizren, Heset Lokun dhe drejtorin e Qendrës së Paraburgimit në Pejë, Arif Beqën, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar këshilltari për Media i ministres Haxhiu, Flamur Pireva.

“Është shkarkuar nga detyra drejtori i QP në Prizren, Heset Loku, kurse po ashtu është shkarkuar nga detyra drejtori nga QP në Pejë, Arif Beqa. Këta janë dy drejtorët e Qendrave të Paraburgimit, njëri në Prizren dhe tjetri në Pejë që janë shkarkuar sot me vendim të ministres”, tha Pireva për Sinjali.

Arrestohen katër persona në Prizren nën dyshimin për fajde, konfiskohen edhe armë, para e vetura

0

Prokuroria Themelore në Prizren, pas një pune hetimore gjashtëmujore, në koordinim të plotë me policinë, kandaluar katër persona nën dyshimin për kryerje të veprës penale “Fajde”.

Aksioni është zhvilluar në tri lokacione të ndryshme, ku të pandehurit, gjatë aplikimit të masave të fshehta të vëzhgimit dhe hetimit, janë arrestuar në flagrancë.

Janë bastisur tetë lokacione dhe janë sekuestruar para, vetura, armë, telefona, laptopë, kompjuterë, kontrata, regjistra të ndryshëm dhe marrëveshje të nënshkruara mes të pandehurve dhe viktimave.

“Të njëjtit, duke vepruar veç e veç, dyshohet se kanë vepruar me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, duke kontraktuar shuma dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), viktimave të fajdesë, nga të cilët shfrytëzojnë gjendjen e rënduar financiare, papërvojën e tyre dhe të njëjtëve u ofrojnë shuma të të hollave në formë të borxhit, që më pas i ngarkojnë me kamata të larta dhe të papërballueshme”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Me aktvendim të prokurorit, të pandehurit janë ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtëve.

30 nga 40 paqeruajtësit ukrainas e përfundojnë misionin në Kosovë

0

Pas gjashtë muajsh shërbimi në Republikën e Kosovës, paqeruajtësit ukrainas nga forca ndërkombëtare Forca e Kosovës – KFOR janë kthyer në shtëpi.

Kjo u raportua nga shërbimi për shtyp i Komandës së Forcave Tokësore të Armatosura të Ukrainës.

Trupat e njërit prej regjimenteve të veçanta në mbështetje të Komandës Operative “Lindje” kryen detyra në Republikën e Kosovës nën udhëheqjen e NATO-s si pjesë e forcës ndërkombëtare të Forcës së Kosovës – KFOR-it, thuhet në raport.

Në total, kontingjenti ukrainas në Kosovë përfshin 40 ushtarakë. Ky është formuar në bazë të një prej regjimenteve inxhinierike. Teksa, 30 nga 40 paqeruajtësit e kanë përfunduar misionin.

Paqeruajtësit ukrainas sigurojnë lirinë e lëvizjes në fushën e përgjegjësisë së misionit të KFOR-it. Në veçanti, bëhet fjalë për sigurinë e minave, si për misionet ashtu edhe për civilët, çminimin dhe asgjësimin e eksplozivëve dhe detyra të tjera inxhinierike.

Kontingjenti ukrainas ka qenë për herë të parë në Kosovë në magazinën e një misioni paqeruajtës në vitin 1999. Ndërsa që atëherë, pothuajse një mijë e 500 paqeruajtës ukrainas kanë shërbyer në Kosovë.

Pas problemeve që ka Ukraina me Rusinë në lidhje me Krimenë, Kosova është e treguar e gatshme për ta ndihmuar.

Një muaj paraburgim për zëvendësdrejtorin e gjimnazit të Malishevës që dyshohet për sulm seksual ndaj nxënëses

0

Gjykata Themelore e Gjakovës ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për zëvendësdrejtorin e gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë, i cili dyshohet se ka sulmuar seksualisht një nxënëse.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Gjykata Themelore e Gjakovës.

“Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurit A. K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të sulmit seksual. Sipas kërkesës, “rasti ka ndodhur më 16 dhjetor 2021, në gjimnazin “Hamdi Berisha”, në Malishevë”, ndërsa Prokurori i Shtetit ndaj të pandehurit ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh”, thuhet në njoftim.

Tutje Gjykata bën të ditur se gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit për të pandehurin.

“Gjyqtari i procedurës paraprake Drilon Haraçia, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepra penale të ndjeshme, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, rreziku i ikjes dhe ndikimi në dëshmitarë. Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, të martën ka deklaruar për Express se rasti dyshohet se ka ndodhur më 16 dhjetor, në ambientet e gjimnazit, ndërkaq është raportuar në polici më 20 dhjetor, nga babai i nxënëses.

“Në stacionin policor Malishevë me datë 20.12.2021 rreth orës 21:30 është paraqitur ankuesi dhe ka raportuar një rast të Sulmit Seksual që kishte ndodhur ndaj vajzës së tij te mitur. Sipas ankuesit rasti kishte ndodhur me date 16.12.2021 në ambientet e Gjimnazit “Hamdi Berisha” ne Malisheve, ku vajza e tij vijon mësimet si nxënëse e kësaj shkolle”, ka deklaruar për Express zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

Gjurkaj ka deklaruar se ngacmimi dyshohet të ketë ndodhur në njërën prej banjave të shkollës, ku viktima ishte brenda në tualet.

“Ngacmimi seksual dyshohet te jete bere nga ana e personit i cili ne kete shkolle mban pozitën e zëvendësdrejtorit. Ngjarja sipas ankuesit kishte ndodhur ne njërën prej banjave te kësaj shkolle kur viktima ishte brenda ne tualet dhe aty kishte hyrë edhe i dyshuari dhe e kishte ngacmuar seksualisht viktimën”, ka deklaruar ai.

“Lidhur me këtë rast është intervistuar viktima dhe i dyshuari si dhe disa dëshmitarë. Hetimet janë ne fazën e grumbullimit te provave te tjera dhe për zhvillime te me tejme ju njoftojmë me raport shtese. Me vendim te prokurorit i dyshuari ndalet ne mbajtje për 48 orë”, ka thënë Xhurkaj.

Kosova në terr, nga nesër kthehen reduktimet e rrymës

0

Të enjten, në Kosovë do të kthehen reduktimet e energjisë elektrike sikur në vitet e para të pasluftës.

Siç ka njoftuar operatori i shpërndarjes së rrymës në vend, KEDS, ky vendim ka ardhur për shkak të mbingarkesës së sistemit elektroenergjetik në vend ditëve të fundit.

“Gjatë ditëve të fundit, sistemi elektroenergjetik i vendit është mbingarkuar tej mase. Të njëjtën kohë, duke u ballafaquar me krizën më të rëndë elektroenergjetike botërore, Operatori i Tregut- KOSTT, duke u bazuar në ligjet në fuqi, ka udhëzuar që të fillohet me kufizime të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.

Kufizimet do të jenë rreth dy orë dhe do të prekin të gjithë konsumatorët në kohë të ndryshme, përveç atyre emergjentë, ka njoftuar KEDS-i.

Situata do të mbizotërojë gjatë 24 orëve të ardhshme, ndërsa për ditët në vijim priten instruksionet e KOSTT-it.

KEDS-i më tej ka apeluar për kursim të rrymës e për përdorim të formave alternative të ngrohjes, në ditët më të ftohta deri tash këtë dimër.

Mehaj e Jashari vizitojnë kampin e Bondsteel-it

0

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj bashkë me gjeneralin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jasharin kanë vizituar Kampin e Bondsteel e që u priten në takim nga komandanti i grupit për mbështetjen e zonës, kolonel Matthew DiNenna.

Mehaj thotë se u njoftuan me organizimin aktual në kamp, strukturën, kapacitetet, misionin aktual si dhe operacionet.

Postimi i plotë i Mehajt:

Sot, së bashku me gjeneral Jasharin, vizituam Kampin Bondsteel ku u pritëm nga Komandanti i Grupit për Mbështetjen e Zonës, kolonel Matthew DiNenna.

Nga Kolonel DiNenna u njoftuam me organizimin aktual në kamp, strukturën, kapacitetet, misionin aktual si dhe operacionet.

Gjithashtu, Kolonel DiNenna dhe bashkëpunëtorët e tij, na njoftuan për nivelin e bashkëpunimit me autoritetet vendore qendrore dhe lokale duke theksuar veçanërisht bashkëpunimin shumë të ngushtë me FSK-në.

Policia e Kosovës sekuestron 1 mijë kg duhan

0

Policia Kufitare (DRK-Lindje) në kuadër të parandalimit dhe luftimit të paligjshmërisë, sot me datë 22.12.2021, rreth orës 11:20, bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të identifikohet furgoni Wolsfagen LT, ngjyrë e bardhë, me targa vendore, drejtuar nga i dyshuari me iniciale (S.S.) shtetas kosovar, i cili ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore përmes rrugëve ilegale.

“Pas tentativës së tij për t’ju shmangur ndalimit policor dhe futjes së tij në zone urbane në qytetin e Vitisë dhe tentimit të arratisjes se bashku me mallin, autoritetet tona kufitare kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin rreth orës 13:35 në afërsi të tregut të gjelbër. Gjatë kontrollit janë gjetur 36 thasë duhan të pa përpunuar, rreth njëmijë kilogram (1000 kg)”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast është duke u marr Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare Lindje dhe vendimet e mëtejme do te ndërmerren në konsultim me prokurorin.

Pas hetimeve preliminare në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse malli i konfiskuar do ti dorëzohet Doganave të Kosovës.

Degradimi i Brezovicës

0

Ndërtimi i vilave dhe i objekteve të tjera, shpesh pa leje apo në kundërshtim me ligjin, ka bërë që të degradohet natyra në Brezovicë, qendrën më të madhe të turizmit dimëror në Kosovë, në Komunën e Shtërpcës.

Të martën e 21 dhjetorit, ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq, është arrestuar mbi dyshimet se ka përfituar deri në 1 milion euro për lëshim të kundërligjshëm të lejeve të ndërtimit në Brezovicë, e cila bën pjesë në Parkun Kombëtar të Sharrit.

Sharri është parku i parë kombëtar i shpallur në Kosovë, në vitin 1986. Menaxhohet në bazë të Ligjit për Parkun Kombëtar Sharri, dhe të disa ligjeve mbështetëse, që kanë të bëjnë me mjedisin, natyrën dhe pyjet.

Ju sjellim disa fotografi nga Brezovica, të bëra me dron, gjatë këtij viti, të cilat shfaqin shkatërrimin e natyrës:

20 raste pozitive me Covid-19 sot në Kosovë

0
22 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.074 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.659.012 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 778.403 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 1.870 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.983. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 322.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort