Home Blog Page 3712

Latifi: Asnjë rast me Omicron në Kosovë

0

Nga të gjitha mostrat e dërguara në Gjermani, asnjë rast nuk ka rezultuar pozitiv në variantin Omicron të COVID-19.

Kështu deklaroi për Radio Televizionin e Kosovës, ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi.

“Do të ishte fatkeqësi e madhe nëse i lirojmë ne masat tërësisht dhe mendojmë se ne s’kemi Omicron këtu dhe s’kemi sëmundje të COVID-it. Nga mostrat e dërguara me 20 dhjetori ne nuk e kemi asnjë Omicron. Ky është lajm që unë e kam marrë sot pasdite”.

Latifi foli edhe për menaxhimin e pandemisë në Kosovë.

“Unë mendoj se ministri Vitia pavarësisht në cilën qëveri ka qenë, Kurti 1 apo Kurti 2, Ministria e Shëndetësisë dhe Kosova kanë bërë më të mundshmën që kanë mund ta bjënë me mjetet që i kanë pasur afër vetës”.

Kurti mori pjesë në manifestimin kushtuar 70-vjetorit të themelimit të Medresesë Alauddin

0

Kryeministri Albin Kurti mori pjesë sot në manifestimin kushtuar 70-vjetorit të themelimit të Medresesë Alauddin në Prishtinë.

Në ceremoninë e organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), kryeministri Kurti tha se para një çerek shekulli, Medreseja Alauddin ishte vendi i kuvendit politik e kombëtar për rezistencë dhe liri.

Ai tha se mund të krijohet përshtypja e gabuar sikur historia e medreseve në Prishtinë dhe Kosovë është vetëm kaq e vjetër, duke përmendur se qysh në mes të shekullit 15, ky lloj i shkollimit që përbashkon frymën fetare islame me dijet shkencore e filozofike, iu shtua Prishtinës që në atë kohë kur edhe e mori statusin e kasabasë.

“Sot, më shumë se një shekull pas, mes medresantëve këtu, ka nxënës po kaq të shkëlqyer dhe edhe më shumë të përkushtuar për dije. “Leximi”, në formë urdhërore si fjala që hap tekstin e Kuranit dhe këshilla e Muhamedit për të kërkuar dijen deri në fund të botës, besoj se janë motiv nismëtar për medresantët këtu, bashkë me synimin për emancipim dhe kontribut dhënie në shoqëri,” tha Kurti.

Ai theksoi se duhet ta mirëmbajmë veten si shembull për harmoni ndërfetare, shembull për demokraci dhe shembull që besimi dhe tradita fetare, çfarëdo qofshin ato, mund të përjetohen në mënyrë origjinale edhe në kohërat moderne.

BE tregon pse nuk e pranon certifikatën e vaksinave të Kosovës

0

Certifikatat e vaksinimit nga Kosova ende nuk po njihen nga Bashkimi Evropian dhe kjo për shkak të mospërmbushjes së kushteve teknike.

Kështu kanë thënë burimet nga Bashkimi Evropian për Radion Evropa e Lirë.

Këto burime thonë se përgatitjet janë në vazhdim e sipër dhe se kur të përmbushen kushtet, edhe Kosova e Bosnja e Hercegovina mund të përfshihen në këtë sistem.

Para dy ditësh, Mali i Zi iu bashkua këtij sistemi ndërsa më herët këtë e kishin bërë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Përfshirja e shteteve të treta në listën e Certifikatës Digjitale të Vaksinimit të BE-së mundësojnë që certifikatat e vaksinimit të lëshuara në ato vende me automatizëm njihen edhe në vendet e Bashkimit Evropian.

Kjo do të thotë se në secilin institucion, lokal apo vend në BE, QR kodet nga to do të mund të lexohen sikurse edhe të gjitha vërtetimet e ngjajshme të lëshuara nga autoritetet e vendeve anëtare.

Mospërfshirja e Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës në këtë sistem tashmë po krijon pengesa praktike për ata që udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian.

“Që nga fillimi i pandemisë BE-ja ka dëshmuar përkushtimin për ta trajtuar rajonin e Ballkanit Perëndimor si partner të privilegjuar, duke i përfshirë ata në mekanizmat dhe instrumentet e BE-së në kontekstin e pandemisë COVID- 19”, ka thënë Christian Ëigand, zëdhënës i Komisionit Evropian për çështje ligjore.

Ky zëdhënës i Komisionit Evropian ka nënvizuar se ekspertët e BE-së kanë pasur takime shqyrtuese me të gjithë partnerët nga rajoni dhe procesi është në vazhdim e sipër.

Ai ka thënë se BE-ja shpreson se “më shumë partnerë nga rajoni së shpejti t’i bashkohen këtij sistemi të BE-së”.

Më 16 dhjetor, Radio Evropa e Lirë ka raportuar se qytetarët e Kosovës, nga janari i vitit të ardhshëm, mund të mos lejohen të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian, pasi blloku nuk i njeh ende certifikatat e vaksinimit kundër koronavirusit, të lëshuara në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës kishte thënë se problemi me certifikatat është i natyrës teknike.

“Jemi në fazën kur duhet të bëhet i lexueshëm kodi QR offline [pa qenë të lidhur në internet]. Aktualisht është i lexueshëm vetëm online. Çështja ka të bëjë me aspektin teknik”, thotë për Radion Evropa e Lirë Dafina Gexha, zëvendësministre e Shëndetësisë.

I ashtuquajturi kod QR, kur skanohet, ofron informacione për llojin e vaksinës së marrë, numrin e dozave dhe vendin e vaksinimit.

Rikujtojmë se BE-ja, nga 10 janari, synon t’i ndalojë të gjithë ata që nuk janë të vaksinuar me dozën e tretë të vaksinës. Aktualisht, për të hyrë në njërin nga vendet e bllokut mjafton testi negativ PCR i koronavirusit.

Vendimin përfundimtar për udhëtime nga jashtë, BE-ja pritet ta marrë në fund të dhjetorit.

KEDS-i, përmes mesazheve telefonike, i njofton qytetarët për reduktim të rrymës

0

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) është duke përdorur një formë interesante për të njoftuar qytetarët në lidhje me reduktimet e rrymës.

KEDS-i, me anë të mesazheve telefonike, po i informon qytetarët se për shkak të krizës energjetike, do të ketë kufizime të furnizimit me energji elektrike në orare të caktuara.

Ndërkaq, ende nuk dihet se sa mesazhe janë dërguar deri tani nga kjo korporatë dhe se a do t’u dërgohen të gjithëve.

Kurti konsultohet me ekspertin botëror për Omicronin

0

Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, dhe ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ka mbajtur një takim virtual me Sir Jeremy Farrar, që është ekspert botëror për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Sir Jeremy ka ofruar ekspertizën e tij se si Kosova duhet të përgatitet për ardhjen e variantit Omicron, i cili po përhapet me shpejtësi të jashtëzakonshme në shumë vende të botës.

Ai ka theksuar se ardhja e variantit të ri në Kosovë, e shoqëruar me një rritje të shpejtë të infektimeve, është e pashmangshme ashtu edhe në të gjithë botën. Mirëpo, ai njëkohësisht e ka përgëzuar Kosovën për suksesin e saj në mbajtjen nën kontroll të gjendjes epidemiologjike dhe ka vlerësuar se kjo gjendje aktuale do të favorizojë Kosovën në ballafaqimin me valën e variantin Omicron, sidomos në krahasim me vendet tjera, të cilat po ballafaqohen njëkohësisht me valën e këtij varianti dhe të atij paraprak.

Mes këshillave të tjera, Sir Jeremy ka potencuar se mënyra më efikase se si Kosova mund të përgatitet tani për valën e ardhshme është vazhdimi i fushatës së vaksinimit, që përfshin vazhdimin e vaksinimit të sa më shumë qytetarëve, sidomos atyre mbi 18 vjeç, me dy dozat e para të vaksinës dhe shkurtimin e periudhës së pritjes për dozën përforcuese prej 6 deri në 3 muaj pas marrjes së dozës së dytë.

I njëjti u tregua i gatshëm për të ofruar ekspertizën e tij dhe për t’i mbajtur vazhdimisht të informuar kryeministrin dhe ministrin e Shëndetësisë për zhvillimet më të fundit shkencore rreth variantit të ri Omicron dhe çështjeve të tjera lidhur me pandeminë.​

Sir Jeremy Farrar mban pozitën e drejtorit të Fondacionit “Wellcome Trust” të Mbretërisë së Bashkuar dhe ka shërbyer si anëtar i Grupit Këshillëdhënës Shkencor për Emergjenca (SAGE), organi kryesor për ofrimin e këshillave për qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar rreth menaxhimit të pandemisë.

Nga nesër reduktime: Ky është çmimi i agregatëve në Kosovë

0

Nga nesër, në Kosovë do të rikthehen reduktimet e rrymës.

Kriza e rrymës ka kapluar Kosovën, andaj që nga nesër do të ketë reduktime në të gjithë vendin, ashtu siç sot paralajmëroi KEDS.

Qytetarëve, ashtu si në të kaluarën do të duhet të gjejnë zgjidhje alternative për ngrohje, ndriçim e funksione të tjera. Në raste më të shpeshta, përdoren agregatët.

Por a e dini sa kushton një agregat në Kosovë?

Sipas faqes online për shitje e blerje në Kosovë, “merrjep”, çmimi i agregatëve në Kosovë ndryshon nga cilësia dhe fuqia e tij.

Kësisoj, një agregat të vjetër dhe më të vogël, mund ta blini për 40 euro.

Nga shpalljet e publikuara, vërehet se çmimi i disa agregatëve që megjithatë janë të vjetër shkon edhe në 150 euro.

Të tillë mund të gjeni edhe me 300 euro.

Megjithatë, për bizneset, nevoja për konsum e të cilave është më e madhe, mund të mos mjaftojnë agregatët e lartëpërmendur.

Po ashtu, këto pajisje kanë edhe kosto të furnizimit me benzinë si dhe prishjet eventuale.

Kapet mbi 1 kilogram kokainë në veri të Kosovës, arrestohet një shtetas serb

0

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në veriun e Kosovës.

Organet e rendit kanë kryer bastisje në Leshak të Leposaviqit.

Në operacionin policor janë gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike që dyshohet se është e llojit “Kokainë”.

Sasia e drogës së sekuestruar 1 kilogram e 287 gramë.

“Hetuesit policorë kanë arritur të lokalizojnë vendbanimin e të dyshuarit në Leshak të Leposaviqit. Më pas policia ka kërkuar nga organet e drejtësisë urdhër për kontroll të banesës, pas pranimit të urdhrit policia ka kontrolluar banesën e të dyshuarit. Aty policia ka gjetur dhe konfiskuar: katër paketime me substancë që dyshohet të jetë kokainë me peshë të përgjithshme 1287 (njëmijë e dyqind e tetëdhjetë e shtatë) gr, dhe sekuestruar 1200 (njëmijë e dyqind) euro, 12 000 (dymbëdhjetë mijë) dinarë (monedhë e Serbisë) dhe dy telefona”.

Dënim me burgim dy kosovarëve në Hungari, tentuan të plaçkitnin një furrë të shqiptarit

0
Foto: Ilustrim

Një Gjykatë në Budapest ka shqiptuar një dënim prej tetë vjet burgim ndaj një shtetasi gjerman e një shtetasi kosovar, dhe nëntë vjet e gjysmë burgim ndaj një kosovari tjetër, për një sulm të dhunshëm dhe të armatosur ndaj një furre me pronar shqiptar, raporton “Hungary Today”.

Shtetasi gjerman, i dyshuari kryesor, kishte sulmuar pronari e një furre në Pomaz, në afërsi të Budapestit, herën e parë më shkurt të vitit 2018, por kishte ikur nga skena, siç është bërë e ditur nga gjykata.

Më pas ai u kthye në janar të vitit 2019 për në Hungari dhe së bashku me dy bashkëpunëtorë kosovarë sulmoi të njëjtën furrë më 22 shkurt, me armë dhe thikë.

Lidhën pronarin shqiptar dhe dy punonjës, dhe shtetasi gjerman kërkoi një milion euro, duke e kërcënuar shqiptarin se do ta vriste nëse nuk paguhet kjo shumë.

Po ashtu u lidh edhe familja e pronarit, që ishte futur në ndërkohë në furrë dhe shpërtheu një zënkë gjatë të cilët ra arma përtokë dhe shkrepi. Banorët në lagje u zgjuan dhe nxituan për të shpëtuar viktimat.

Gjykata ka dënuar me burgim gjermanin dhe kosovarin si të dyshuar për tentim plaçkitje, sulm dhe dëmtim të pronës. I dyshuari i tretë, kosovar është dënuar me burgim për tentim plaçkitje dhe nxitjen e sulmit.

Dy aksidente të njëpasnjëshme në magjistralen Prishtinë-Prizren

0

Dy aksidente të njëpasnjëshme janë raportuar pak minuta më parë në magjistralen Prishtinë-Prizren, raporton Gazeta Blic.

Si shkak i këtyre aksidenteve janë krijuar kolona të gjata në autostradë.

Lexues të “Gazeta Blic” kanë sjellë fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet se kanë arritur edhe njësitet policore.

Nga informacionet paraprake nuk raportohet për viktima në njerëz përveç për dëme materiale.

Presidenti i Kroacisë vjen nesër në Kosovë

0

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, nesër do të jetë në Kosovë për një vizitë zyrtare.

Ai do të pritet nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ceremonitë më të larta shtetërore.

Ceremonia do të fillojë nga ora 10:00, në sheshin “Ibrahim Rugova” të kryeqytetit.

Pas ceremonisë së pritjes, presidentja Osmani do të zhvillojë një takim me homologun e saj kroat dhe pas takimit do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort