Home Blog Page 3711

Peci, kritika Qeverisë Kurti për rrymën: Termocentralin nuk e deshët, gazin jo, tani mund ta shijojmë terrin dhe varfërinë

0

Ish-ambasadori i Kosovës në Finlandë, Lulzim Peci, ka kritikuar eksponentët qeveritarë, pas futjes së vendit në krizë energjetike.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Peci tha se termocentralin nuk e donit, i cili deri tash ka mundur të përfundohet.

E sipas tij, as termocentralin me gaz nuk po e do qeveria në pushtet.

Ish-ambasadori tha se tash populli do ta shijojë vetëm terrin dhe varfërinë që vije si pasojë e mungesës së energjisë.

“Termocentralin nuk e deshët që deri sot ka mundur të përfundohet! Gazin dhe termocentralin me gaz nuk po e doni! Tani vetëm mund ta shijojmë terrin dhe varfërinë që do të pasojë prej mungesës së energjisë”, shkroi Peci.

KEDS sot ka njoftuar se do të ketë reduktime si pasojë e krizës energjetike.

Në momentin e raportimit, disa lagje në Prishtinë janë pa rrymë, ndërkohë që reduktime ka në të gjithë Kosovën, njofton Telegrafi.

Shqipërisë po i ikën ‘truri’

0

Shifrat janë vërtetë dramatike në historinë 30-vjeçare të ikjes së shqiptarëve. Sipas INSTAT 1.68 milionë shqiptarë aktualisht jetojnë jashtë dhe përbëjnë atë që konsiderohet diaspora e e re, emigrantë të pas viteve 90-të.

Vetëm përgjatë vitit 2019, INSTAT raportoi se diaspora u rrit me rreth 2,6%.
Ndryshe nga vitet e para ku shqiptarët synonin Amerikën, Italinë dhe Greqinë pas vitit 2015, Gjermania u kthye në parajsën e emigrantëve shqiptarë me një normë vjetore prej rreth 35 %.

Kjo ka bërë që pesha që zënë emigrantët shqiptarë në Gjermani në numrin gjithsej të emigrantëve të katërfishohet nga 1.3 % në 4.2 %.
Por vala e re e emigracionit përgjatë dekadës së fundit ka prekur në nivele alarmante edhe të arsimuarit.

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim në një raport të vitit 2020 konstatoi se Shqipëria renditej e katërta në botë për rritjen në normën e emigracionit të personave me aftësi të larta në punë për periudhën 2000 deri në 2016.
Sipas të njëjtit raport Shqipëria renditet ndër 10 vendet e para në botë për normën e largimit të intelektualëve, duke e pasur këtë tregues 38.1%, duke lënë pas edhe Mozambikun apo Somalinë.

Po ashtu të dhëna të detajuara mbi emigracionin në vendet e Ballkanit Perëndimor të analizuara nga Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës tregojnë se 40 % e shqiptarëve që emigruan përgjatë periudhës 2012-2019 ishin të arsimuar, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.

Ky raport nxorri në dritë se emigracioni në rajon ndodh kryesisht midis atyre me arsim të ulët dhe të mesëm, me përjashtim të Shqipërisë dhe Serbisë, ku emigrojnë të arsimuarit.

Mirëpo largimet masive kanë sjellë një zbrazje të tregut të punës.

Arben Gashi: Brenda VV-së ka filluar demokracia, ka të pakënaqur aty

0

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7 se ka filluar shfaqja e pakënaqësive brenda VV-së.

Gashi thotë se me ardhjen në pushtet, VV ka filluar të demokratizohet.

“Ka njerëz të pakënaqur në VV. Bisedojmë cdo ditë me ta dhe shprehin pakënaqësitë e tyre. Ka filluar ideja e demokracisë. Nuk ka ekzistuar më herët në VV. Por me ardhjen në pushtet ata po kthehen në parti normale”, tha ai.

Tutje ai tha se kjo është parë në momentin kur deputeti i Listës Guxo, Burim Karameta, kritikoi menaxhimin e pandemisë.

“E pamë kur deputeti i Listës Guxo foli dicka kundër dhe filluan sulme ndaj tij nga të gjitha anët. Besoj që ai e kuptoi cfarë linçimi iu bë”, tha ai.

Tutje ai tha se deputetët e pozitës janë të mirëpritur në LDK nëse largohen nga VV-ja.

Kreu i OBSH: Programet e dozave përforcuese mund të zgjasin pandeminë

0

Bota do të ketë doza të mjaftueshme të vaksinave kundër Covid në fillim të vitit të ardhshëm për të vaksinuar të gjithë popullsinë e rritur globale, nëse vendet perëndimore nuk i grumbullojnë ato vaksina për t’i përdorur në programe të përgjithshme “përforcuese”.

Kështu është shprehur ditën e sotme kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Tedros Adhanom Ghebreyesus tha të mërkurën se do të ketë furnizime të mjaftueshme të vaksinës në qarkullim global në tremujorin e parë të 2022.

“Programet e përgjithshme booster ka të ngjarë të zgjasin pandeminë Covid-19, në vend që t’i japin fund asaj, duke devijuar furnizimin drejt vendeve që tashmë kanë nivele të larta të mbulimit të vaksinimit, duke i dhënë virusit më shumë mundësi për t’u përhapur dhe mutuar,” tha Tedros, duke shtuar: Asnjë vend nuk mund të nxisë rrugën e tij për të dalë nga pandemia.”

Vërejtjet e tij pasojnë parashikimet e zyrtarëve e OBSH në rajonin e Afrikës në fillim të këtij muaji se vendet afrikane duhet të marrin pothuajse një miliard doza brenda të njëjtit afat kohor.

322 raste aktive me koronavirus në Kosovë

0

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 322.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.983, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,889 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.074 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.659.012 doza të vaksinës.

Deri më sot 778.403 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Kosovari ther me thikë një grua në Zvicër

0

Autori i dyshuar, kosovar 33 vjeçar, është arrestuar. Rrethanat e sakta të aktit janë ende të paqarta. Policia e kantonit St.Gallen është në kërkim të dëshmitarëve

Në një konflkt verbal mes tri grave që ka ndodhur pasditen e së martës, një burrë i pa përfshirë më parë, ka ndërhyrë, me ç`rast ka kërcënuar dy nga gratë me thikë dhe ka plagosur lehtë njërën prej tyre.

Autori i dyshuar, kosovar 33 vjeçar, është arrestuar pas hetimeve fillestare, transmeton albinfo.ch. Rrethanat e sakta të aktit janë ende të paqarta. Policia e kantonit St.Gallen është në kërkim të dëshmitarëve.

Sipas gjetjeve aktuale të policisë së kantonit St.Gallen, dy gra të moshës 31 dhe 34 vjeç po shëtisnin me një qen në Gärtlistrasse në Sevelen të martën pasdite. Më pas, sipas komunikatës, ato kanë takuar një grua të panjohur me karrocë dhe me një qen të vogël, me ç`rast qeni i 34-vjeçares ka filluar të lehte, shkruan tagblatt.ch. Pas kësaj ka pasur një diskutim të shkurtër mes dy pronareve të qenve.

Gjatë këtij debati dyshohet se ka ardhur një burrë 33-vjeçar i pa përfshirë më parë, i cili ka fyer 34-vjeçaren. Pronarja e panjohur e qenit me karrocën është larguar nga vendndodhja. Më pas 33-vjeçari ka kërcënuar me thikë dy femrat dhe ka plagosur lehtë në kofshë 34-vjeçaren.

Kur 31-vjeçarja ka alarmuar për situatën e saj emergjente, kanë ardhur në ndihmë dy burra të tjerë. Më pas 33-vjeçari kosovar është larguar. Ai është arrestuar të mërkurën pas një hetimi fillestar, përcjell albinfo.ch. Edhe dy personat që kishin ndërhyrë, janë larguar pa lënë të dhënat e kontaktit.

Përveç dy burrave dhe gruas me karrocë, ngjarjen duket ta kenë parë edhe persona të tjerë. Policia u kërkon atyre që mund të japin informacion për rrjedhën e ngjarjeve të raportojnë në policinë e kantonit St.Gallen në 058 229 49 49.

AGK ndan sot Çmimet Vjetore për Gazetari 2021

0

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë mbajnë sot ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Vjetore për Gazetari 2021.

Kjo ngjarje është paraparë të zhvillohet nga ora 15.00.

Në Çmimet Vjetore për Gazetari 2021, për katër kategoritë konkurruese si: Gazetari i vitit / Gazetarja e vitit, TV Storja më e mirë e vitit, Web Storja më e mirë e vitit dhe Kameramani/ja më i/e mirë i vitit, AGK-ja ka pranuar gjithsej 55 aplikime.

Presidenti kroat viziton sot Kosovën, pritet me ceremoni shtetërore nga Osmani

0

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, do të qëndrojë sot dhe nesër në Kosovë.

Milanoviq do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidentja Vjosa Osmani.

Milanoviq dhe Osmani do të zhvillojnë takim biletaral e më pas do t’ju adresohen mediave me një konferencë për media.

Në mesditë, do të pritet nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, derisa pas këtij takimi, ai do të pritet edhe nga kryeministri Albin Kurti.

Pasdite, Milanoviq do ta vizitojë Janjevën për tu takuar me komunitetin kroat atje.

Në ditën e dytë të vizitës, presidenti kroat do të qëndrojë në kampin e KFOR-it ku do të pritet nga Komandati Ferenc Kajari.

Milanoviq do të takohet edhe me forcat e armatosura kroate që shërbejnë në kuadër të KFOR-it.

Parashikimi i motit: Mëngjesi i ftohtë, gjatë ditës kryesisht me diell

0
Foto: Raim Kurtaj

Mot i qëndrueshëm parashihet të mbajë edhe në ditët e ardhshme mbi vendin tonë. Nga sot në mëngjes sërish priten ngrica të thella, e nga dita e premte do të ketë periudha të vransirave dhe kthjellimeve, e në aspektin termik temperaturat shënojnë rritje.

Ditën e diel, orëve të mbrëmjes edhe paraqiten kushte për reshje lokale shiu, kryesisht në perëndim të vendit, e ditën e hënë shtrihen edhe në pjesë tjera të vendit. Reshje bore priten vetëm në vise të larta malore.

Në ditët vijuese, do të dominojnë periudhat e qetësisë, që mbajnë ndotësit ajror më pranë sipërfaqes, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të dobëta e shumë të dobëta. Gjatë ditës kur do të ketë qarkullim të mirë ajror, ndotësit shpërndahen, e vende-vende vlerat e indeksit do të kalojnë në të pranueshme.

23.12 – Ftohtë, kryesisht me diell e ngrica në mëngjes. Në mbrëmje me vransira kalimtare.

24.12 – Pjesërisht vranët.

25.12 – Vransira, e ditën intervale me diell.

26.12 – Kryesisht me vranira, e ditën intervale me diell. Në mbrëmje mundësi për reshje lokale shiu, kryesisht në perëndim të vendit.

27.12 – Kryesisht me vransira, e gjatë ditës priten edhe reshje lokale shiu.

Temperaturat shënojnë rritje në të dy vlerat ekstreme, minimalet nga -6C rriten në 1C të shtunën e 5C ditën e hënë. Edhe maksimalet shënojnë rritje deri në 8C të premten, e në fundjavë deri në 11C.

Erërat fryjnë kryesisht nga jugu e juglindja të lehta dhe mesatare 2-8m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes dhe mbetet në vlera të larta, e nga fundjava në rënie graduale në vlera normale.

Objektet pa leje në Brezovicë, “të rrënohen”

0

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar vendosjen e masës së paraburgimin ndaj Bratisllav Nikolliqit, zyrtarit të Listës Serbe dhe ish-kryetarit të Shtërpcës, komunë me shumicë serbe në jug të Kosovës, konfirmuan nga kjo prokurori.

Prokuroria ka kërkuar të vendoset masa e paraburgimit edhe ndaj nëntë personave të tjerë, që u arrestuan të martën nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Vendimi për masën e paraburgimit pritet të merret më 23 dhjetor.

Në kërkesën për vendosjen e masës së paraburgimit thuhet se ekziston dyshimi i arsyeshëm se Nikolliq, nga viti 2014 deri në tetor të vitit 2018 ka marrë para dhe dhurata në mënyrë të drejtpërdrejtë në këmbim të dhënies së lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar “Sharri”, përkatësisht në zonën e dytë dhe të tretë në Brezovicë.

Prokuroria dyshon se Nikolliq ka keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, por edhe “ka pranuar dhurata me qëllim të ushtrimit të ndikimit të padrejtë në vendimmarrjen e personave zyrtarë për dhënien e lejeve ndërtimore”.

Nikolliq dyshohet se ka përfituar deri në 1 milion euro për lejet e lëshuara kundërligjshëm për ndërtimin e objekteve në Brezovicë.

Brezovica ndodhet në Komunën e Shtërpcës dhe është pjesë e Parkut Kombëtar “Sharri”. Është e njohur për qendrën e skijimit, e cila është vetëm 9 kilometra larg qendrës së Brezovicës.

Parku Kombëtar “Sharri” shtrihet përgjatë kufirit me Maqedoninë e Veriut, në 39,000 hektarë tokë, prej të cilave, 39 për qind janë në Komunën e Shtërpcës.

Sipas Ligjit për Parkun Kombëtar “Sharri” ekzistojnë regjimet mbrojtëse, të ndara sipas zonave: e parë, e dytë, e tretë dhe zona e ndikimit. Ndërtimi nuk është i lejuar në zonën e parë dhe të dytë, ku përfshihen pjesët e parkut me veçori natyrore të jashtëzakonshme, të karakterizuara me ekosisteme e vlera tjera të natyrës. Ndërtimi lejohet në zonën e tretë të parkut, në harmoni me ligjin.

Çfarë do të ndodhë me objektet e ndërtuara pa leje?

Bajram Kafexholli, drejtori i Parkut Kombëtar “Sharri”, thotë për Radion Evropa e Lirë se “të gjitha objektet e ndërtuara pa leje, që kanë tejkalime, si dhe objektet e ndërtuara në zonat e dyta duhet të rrënohen si dhe të kthehen në gjendjen e mëparshme”.

Ai po ashtu shton se Drejtoria për administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” është e “shqetësuar me zhvillimet në fushën ndërtimit dhe infrastrukturës brenda territorit të Parkut Kombëtar ‘Sharri’, konkretisht në zhvillimet e ndërtimeve të vilave, hoteleve, hapjen e rrugëve dhe infrastrukturës në përgjithësi, me theks të veçantë për zonën menaxhuese Brezovicë”.

Prokuroria Themelore e Ferizajt njoftoi më 21 dhjetor se objektet që janë ndërtuar pa leje do të sekuestrohen përkohësisht.

Sipas Ligjit për Parkun Kombëtar “Sharri”, Brezovica i përket zonës së tretë, e cila përfshin territorin ku lejohet ndërtimi, rindërtimi, mbrojtja e objekteve tradicionale, si dhe rekreacioni e turizmi.

Ministria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor thotë se lejet e ndërtimit të kategorisë së parë dhe të dytë i jep komuna, që do të thotë se vetëqeverisja lokale e Shtërpcës ishte përgjegjëse për dhënien e lejeve për shtëpitë e pushimit apo vilat në Brezovicë.

“Lejet jepen nga drejtoritë për urbanizëm, kurse ecuria e ndërtimit mbikëqyret nga inspektorati komunal. Inspektorati i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Planifikimit Hapësinor kryen inspektime nëpër komuna lidhur me zbatimin e ligjeve në fusha të caktuara”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Urbanizmit dërguar Radios Evropa e Lirë.

Po ashtu, Ministria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor thotë se në Komunën e Shtërpcës janë vërejtur parregullsi, sa i përket ndërtimeve.

Në raportin për gjendjen e mjedisit në Kosovë, për vitet 2018-2019, të përgatitur nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit, thuhet se në këtë periudhë Drejtoria për menaxhimin e Parkut Kombëtar “Sharri” ka iniciuar 624 procedura për shkelje të ligjit.

Është konstatuar se menaxhimi efektiv i zonave të mbrojtura dhe parandalimi i aktiviteteve ilegale në këto zona, janë sfidë për institucionet e Kosovës.

Kush është Bratisllav Nikolliq?

Bratsillav Nikolliq ka qenë kryetar i Komunës së Shtërpcës që nga viti 2009, kur kjo komunë u formua përmes procesit të decentralizimit në Kosovë.

Ndonëse fitoi zgjedhjet lokale në vitin 2013 si kandidat i Partisë së Pavarur Liberale (SLS), Bratisllav Nikolliq shpejt iu bashkua Listës Serbe, e cila u formua po të njëjtin vit, me mbështetjen e Beogradit.

Në shtator të vitit 2015, Bratisllav Nikolliq u emërua komisionar i Partisë Progresive Serbe (SNS) në Shtërpcë, parti kjo në pushtet në Serbi, në krye të së cilës është presidenti aktual, Aleksandar Vuçiq.

Asokohe, në Shtërpcë ndodhi edhe anëtarësimi kolektiv në SNS. Pra, rreth 3,000 presona iu bashkuan Partisë Përparimtare Serbe.

Ndërkohë, ish-partia e Bratisllav Nikolliqit, Partia e Pavarur Liberale, në vitin 2020 shpalli moratorium politik, për shkak të dominimit të plotë të Listës Serbe.

Lista Serbe, pothuajse në të gjitha zgjedhjet parlamentare dhe lokale, ka fituar rreth 90 për qind të votave të komunitetit serb në Kosovë dhe në këtë mënyrë, ajo i ka të dhjetë ulëset e garantuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës si dhe merr pjesë në punën e Qeverisë së Kosovës.

Gjithashtu, ajo ka pushtetin në të dhjetë komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Çfarë ka raportuar Nikolliq në Agjencinë Kundër Korrupsionit?

Në mars të vitit 2021, Bratisllav Nikolliq raportoi në Agjencinë Kundër Korrupsionit të Kosovës se kishte një banesë prej 90 metrash katrorë në vlerë prej 50,000 eurosh dhe një veturë në vlerë prej 65,000 eurosh.

Ai gjithashtu ka raportuar se si kryetar i Komunës së Shtërpcës, në nivel vjetor, ka fituar rreth 14,000 eurosh në vit.

Nikolliq ka qenë kryetar i kësaj komune deri në fund të nëntorit të vitit 2021, kur pas zgjedhjeve lokale të tetorit që u mbajtën në Kosovë, postin që ai mbante e mori Dallibor Jevtiq, po ashtu nga Lista Serbe.

Automjetin e tipit Land Rover, me vlerë rreth 70,000 eurosh, Nikolliq e kishte raportuar për herë të parë në Agjencinë Kundër Korrupsionit të Kosovës, në vitin 2016.

Vetëm një vit më herët (2015), Nikolliq raportoi në Agjencinë Kundër Korrupsionit se ishte pronar i një veture me vlerë prej 7,000 eurosh.

Krahas funksionit të kryetarit të Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq ka mbajtur edhe pozitën e koordinatorit në organin e përkohshëm komunal të Shtërpcës, i cili financohet nga Beogradi.

Kush tjetër u arrestua dhe çfarë u sekuestrua?

Përveç Bratisllav Nikolliqit, janë arrestuar edhe nëntë persona të tjerë, në mesin e të cilëve është edhe drejtori për Urbanizëm në Komunën e Shtërpcës, Dimitrije Raçiqeviq.

Janë arrestuar edhe disa pronarë të kompanive të ndërtimit, si dhe disa qytetarë, me inicialet: D.M., H.B., S.M., R.B., R.H., B.I., S.S. dhe J.K.

Prokurori Rasim Maloku, në një konferencë për media më 21 dhjetor, ka shpjeguar se shumica e objekteve në Brezovicë janë ndërtuar ilegalisht dhe se të dyshuarit kanë marrë vila dhe vetura si dhuratë në këmbim të lejeve të ndërtimit.

Gjatë aksionit të Policisë së Kosovës janë sekuestruar mbi 60,000 euro, armë të ndryshme, tetë vetura me vlerë 300,000 euro, si dhe pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

Si reagoi Lista Serbe dhe Serbia lidhur me arrestimet në Shtërpcë?

Pasi që Prokuroria më 21 dhjetor i prezantoi detajet e arrestimit për dhënie të paligjshme të lejeve të ndërtimit, dega e Listës Serbe në Shtërpcë mbajti një mbledhje urgjente.

Në këtë mbledhje u arrit përfundimin, me të cilin “dënohet ashpër mënyra me të cilën policia e ka kryer aksionin dhe në të cilën fëmijët dhe familjet e zyrtarëve të Listës Serbe u janë ekspozuar ndërhyrjeve brutale në shtëpitë e tyre dhe frikësimit në orët e hershme të mëngjesit”.

Siç thuhet në një deklaratë, përkrahje pa mëdyshje, u ofrohet të gjithë anëtarëve të paraburgosur të Listës Serbe dhe familjeve të tyre.

“E dimë dhe besojmë se do të vërtetohet që akuzat ndaj tyre janë të pabaza. Tërë situatën dhe mënyrën e kryerjes së aksionit, e shohim si sulm ndaj të gjithë neve, sulm ndaj Listës Serbe, ndaj Bratisllav Nikolliqit, i cili me vite luftoi për paqen dhe bashkëjetesën, për ta bërë Komunën e Shtërpcës shembull të multietnicitetit në Kosovë, gjë që siç duket, dikujt i pengon”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Lista Serbe.

Ndërkohë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se “shteti do të sigurojë ndihmën ligjore” për të arrestuarit në Shtërpcë dhe se ai do të ketë më shumë informacion mbi këtë zhvillim, pasi që të kthehej në Beograd.

Më 21 dhjetor, kur Policia e Kosovës kreu një aksion në Shtërpcë, Vuçiq ndodhej në Shqipëri, me rastin e nismës rajonale “Ballkani i Hapur”.

Më herët, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se aksioni i Policisë së Kosovës në Shtërpcë “është një tjetër përpjekje brutale për të frikësuar popullin serb në Kosovë dhe një terror i ri i kryeministrit Albin Kurti”.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort