Home Blog Page 3710

Dy kunatat rrahin nusen e vëllait, ia marrin fëmijët dhe e dëbojnë nga shtëpia

0

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në fshatin Qifllak të Gjakovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, ka thënë për Telegrafin se në fshatin Qifllak dy kunatat kanë rrahur nusen e vëllait.

“Datë 22.12.2021 rreth orës 13:00 është iniciuar procedur hetimore për veprën penale ‘Dhuna në familje’ pasi që policia ka pranuar informate përmes telefonit nga prindi i viktimës, i cili raporton se vajza e tij e cila është e martuar që 5 vite në fshatin Qifllak sot është rrahur nga dy kunata e saj. Motrat e burrit dy të dyshuarat e lartëckura, i kanë ndaluar dy fëmijët e saj dhe e kanë dëbuar nga shtëpia”, tha ai.

Gjurkaj tha se viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore.

“Viktima është intervistuar në stacionin policor, ju është ofruar ndihma mjekësore në QKMF Rahovec pasi kishte lëndim të lehtë në dorën e djathtë të shkaktuar nga dhuna e përdorur, me pas në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale janë marrë dy fëmijët e viktimës të moshës 3 dhe 1 vjeç, ju janë dhënë viktimës dhe me vullnetin e saj viktima bashkë me fëmijët është strehuar të prindërit e saj në fshatin Ratkoc”, njoftoi Gjurkaj.

Zëdhënësi i Policisë shtoi tutje se njëra nga të dyshuarat është arrestuar dhe intervistuar për rastin e cila e mohon në tërësi veprën, ndërsa e dyshuara tjetër nuk është hasur në shtëpi, dhe se të njëjtës i është lënë ftesa të paraqitet në stacionin policor në Rahovec me qëllim të intervistimit.

“Pas intervistave është konsultuar Prokurori kujdestar i cili udhëzon rastin në procedurë të rregullt. Për rast është njoftuar Qendra për pune sociale dhe mbrojtësi i viktimave”, pohoi ai. /Telegrafi/

Shkelmohet dera e sallës së mbledhjeve, Sali Berisha hyn me forcë në selinë blu

0

Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike këtë të martë për të zhvilluar një mbledhje të Komisionit të Rithemelimit.

Berisha udhëhoqi grupin që është futur brenda ambienteve të selisë. Por teksa ka mbërritur në selinë blu, dera ku do të zhvillohet mbledhja e komitetit ishte e mbyllur dhe u hap me forcë nga njëri prej pranishmëve.

Ish-kryeministri dhe anëtarët e komisionit u futën brenda dhe nxorën mediat jashtë. Paralelisht, në një prej sallave të tjera në seli, kryetari Lulzim Basha po zhvillon një mbledhje tjetër.

Lideri historik i PD-së u ngjit në katin e dytë të godinës. Dyert e sallave ishin të mbyllura, por njëri prej mbështetësve të Sali Berishës e hapi derën me forcë duke e goditur me shkelm.

Ish-kryeministri dhe anëtarët e komisionit u futën brenda dhe nxorën mediat jashtë, raporton abcnews.al./GazetaSinjali/

Presidenti kroat për “Open Balkan”: Nëse Kosova nuk përfshihet në mënyrë të barabartë, atëherë kjo iniciativë është pa lidhje

0

Presidenti kroat Zoran Milanoviq ka komentuar iniciativën e “Open Balkan”. Milanoviq ka thënë se kjo iniciativë duhet t’i trajtoj të gjitha vendet në mënyrë të barabartë.

“Nuk na prek neve në mënyrë direkte, por nëse iniciativa ka qëllime të mira atëherë duhet ta marrim parasysh, por me kusht që të gjitha shtetet të trajtohen njëjtë, në të kundërtën atëherë duhet pyetur se cilat janë motivet e saja”, u shpreh Milanoviq.

Ai tha se Kosova nuk duhet të mbetet anash, ndërsa theksoi se duhet të bëhen të qartë motivet e iniciativës së themeluar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

“Kosova nuk duhet të mbetet anash, kjo gjë nuk mund të ndodhë. Duhet ta kemi të qartë se cilat janë motivet”, tha ai.

Presidenti Milanoviq, më tej tha se nëse Kosova nuk përfshihet në mënyrë të barabartë atëherë kjo iniciativë është pa lidhje .

“Në këto iniciativa duhet matur dhe kalkuluar çdo gjë e jo të shkohet me kokë në muri. Nëse kjo iniciativë nuk e mbulon Kosovën në mënyrë të barabartë, atëherë kjo iniciativë është pa lidhje”, u shpreh presidenti kroat Milanvoiq.

Ai këto komente i bëri në një konferencë për media së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. /Telegrafi/

Prizren: Aktakuzë ndaj dy personave për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

0

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave (S.Sh dhe N.B) nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës, S.Sh., dhe N.B., si persona zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbushin detyrat zyrtare e pastaj i tejkalojnë autorizimet zyrtare me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër apo që t’i shkaktojnë dëm tjetrit, në atë mënyrë që i akuzuari S.Sh., – në cilësi të menaxherit të K.R.M.“Eko-regjioni” në Prizren–Njësia në Dragash, më 27.08.2019, i bënë kërkesë të akuzuarit N.B., – në cilësinë e Kryeshefit ekzekutiv të K.R.M“Eko-regjioni” në Prizren, që jashtë procedurave të prokurimit të bëhet shtyrja e mbeturinave në deponinë sanitare “Trokan”në Dragash, të cilën kërkesë ky i fundit e miraton më datë 28.08.2021, me ç’rast kompanisë K.R.M. “Eko-regjioni” në Prizren, i shkakton dëm material prej 2.700 Euro.

Në këtë mënyrë në bashkëkryerje S.Sh., dhe N.B., kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

Po ashtu, i akuzuari N.B., si person zyrtar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar të Kryeshefit Ekzekutiv të K.R.M. “Eko-Regjioni” në Prizren, i tejkalon kompetencat me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për vete ose për tjetrin apo t’ua shkel të drejtat personave tjerë, në atë mënyrë që në periudhën kohore nga data 01.01.2019 e deri me 01.08.2020, në kundërshtim me Ligjin e Punës, pa shpallur konkurs publik, lidh kontrata pune për kohë të caktuar, për kohë të pacaktuar ose kontrata pune për detyra specifike, me personat A.M., Gj.K., Z.K., Y.P., M.G., dhe L.K., duke kryer në këtë mënyrë veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK- së.

Sot pritet të arrijnë në Kosovë testet që mund ta detektojnë Omicronin

0

Konfirmimi i variantit Omicron të koronavirusit shumë shpjet do të kryhet në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), konfirmojnë nga ky institut.

Në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, lidhur me këtë çështje, IKSHPK-ja tha se në Kosovë pritet që të arrijnë kitet e testeve PCR, të cilat mund ta detektojnë variantin Omicron të koronavirusit.

“Varianti Omicron i SARS-CoV-2 mund të detektohet me RT PCR test, që në mënyrë specifike e shënjon ndonjë nga mutacionet e S proteinës së SARS-CoV-2. RT dhe PCR kitet e këtilla të porositura nga IKSHPK-ja priten të arrijnë në Aeroportin e Prishtinës më datën 23 dhjetor dhe varet nga procedurat e zhdoganimit se sa shpejt do te arrijnë në IKSHPK”, thuhet në përgjigjen e këtij instituti.

IKSHPK-ja aktualisht i disponon dhe i ka në përdorim teste PCR, të cilat detektojnë tri gjene të ndryshme (S, N dhe ORF) të koronavirusit. Siç sqarojnë nga IKSHPK-ja, deri më tash, “të gjitha mostrat që rezultojnë pozitive në IKSHPK kanë amplifikim të tri gjeneve, përfshirë edhe S gjenin.

Përmes këtyre testeve, aktualisht nuk mund të konfirmohet prania e Omicronit si variant i koronavirusit, por në rast se në testim rezulton se mungon lakorja e S gjenit, atëherë jepet indikacionin se mostra mund të jetë me variantin Omicron dhe kjo është informatë preliminare për praninë e këtij varianti.

Ndërkohë, IKSHPK-ja është duke dërguar mostra pozitive në Gjermani për konfirmimin e pranisë së variantit Omicron. Kosova është ende në pritje të këtyre rezultateve.

Omicron, variant që fillimisht u detektua në Afrikën e Jugut në muajin nëntor, besohet se ka shumë mutacione dhe mund të përhapet shumë shpejt.

Antigona Bytyqi, zgjedhet kryesuese e kuvendit të Prizrenit

0

Gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Prizrenit. Fillimisht është bërë betimi i anëtarëve të rinj të Kuvendit më pas dhe ëstë zgjedhur kryesuesi i organit më të lartë legjislativ komunal.

Antigona Bytyçi, është kryesuesja e parë grua në qytetin e Prizrenit që tani më është kryesuese e Kuvendit të Prizrenit pasi mori 21 vota nga kuvendarët e pranishëm, ndërsa kundërkandidati i saj, Adem Shabanaj nga LVV i cili mori 11 vota. Kryesuesja e re nga PDK, Antigona Bytyçi, në këto zgjedhjet lokale, ishte zgjedhur si anëtare e kuvendit për herë të dytë në legjislativin komunal, Ajo është anëtare e PDK-së dhe Gruas Demokratike. Ajo për shumë vite ka punuar si mësimdhënëse në arsim.

Sulmoi zyrtarët policor, arrestohet shtetasi shqiptar në Vërmicë

0

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një shtetas të Shqipërisë në pikën kufitare në Vërmicë, pasi i njëjti nuk ka respektuar urdhrin e zyrtarit policor dhe më pas i ka sulmuar policët.

Rasti ka ndodhur në orën 08:35 të mëngjesit.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“PKK Vermicë 22.12.2021 – 08:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i R. Shqipërisë, pasi që i njëjti nuk ka respektuar urdhrin e zyrtarit policor dhe më pas ka sulmuar fizikisht zyrtarët policor. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Konfirmohet prania e variantit Omicron të koronavirusit në Shqipëri

0

Omicron mbërrin në Shqipëri. Varianti i fundit i koronavirusit ndodhet tashmë edhe në Shqipëri, ku janë konfirmuar dy raste. Lajmi u bë i ditur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve mëngjesin e sotëm, gjatë daljes publike.

Kryetarja e Komitetit Mira Rakacolli tha se megjithatë në Shqipëri vijon të mbizotërojë varianti Delta.

Prania e Omicron është konfirmuar pas dërgimit të mostrave në Gjermani. Sipas Rakacollit situata paraqitet e qëndrueshme si në rastet ditore dhe në rastet që kërkojnë trajtim spitalor.

Policia jep detaje për aksionin në Prizren

0

Katër person janë arrestuar në Reqan të Prizrenit nën dyshimin se të njëjtit janë të përfshirë në fajde.

Policia ka njoftuar se arrestimet e të dyshuarve lidhen me një rast të ndodhur gjashtë muaj më parë.

“Me dyshimin për kryerjen e veprës së lartcekur, me 22.12.2021 janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar. Gjatë kontrollit në shtëpitë dhe pronat e të dyshuarve, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: disa vetura, një pistoletë, disa telefona celular, dhe një llap-top”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes ndërsa hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar.

Policia kap “bossin” e 9 fëmijëve lëmoshkërkues në Prishtinë, i gjejnë para e drogë

0

Në orët e mbrëmjes të 21 dhjetorit, gjatë patrullimit në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë, Policia ka arrestuar një person të dyshuar për veprën Trafikim me njerëz dhe ka identifikuar nëntë persona kryesisht të mitur ( lëmoshë kërkues).

Pas përfundimit të procedurave policore me vendim të prokurori i arrestuari B.S është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Arrestohet një person i dyshuar për trafikim me njerëz
Mbrëmë rreth ores 19:30, njësitet policore të stacionit Qendra në Prishtinë, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore më rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën Trafikim me njerëz dhe ka identifikuar nëntë persona kryesisht të mitur ( lëmoshë kërkues).
Aksioni është zhvilluar në një shtëpi të braktisur, në rrugën e sipërshënuar, ku dhe janë sekuestruar:
– një sasi e parave ( mbi 1000 euro)
-dy telefona
-3.40 gr substancë narkotike dhe
– një armë e frohtë (thikë).
Personi i dyshuar:
-B. S mashkull 39 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas përfundimit të procedurave policore me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort