Home Blog Page 3709

Mustafa: Po nxehemi me votat e mbi 51 përqind të qytetarëve

0

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur për reduktimet e energjisë elektrike që po ndodhin në vend, duke e akuzuar qeverinë për kthim në vitin 2000.

“Deri në fund të këtij viti, qeveria plebishitare na solli në vitin 2000. Pa rrymë e me agregatë”, ka shkruar Mustafa në një postim në Facebook.

“Por… nuk është ftohtë, po nxehemi me votat e mbi 51 përqind të qytetarëve”, u shpreh tutje ai.

“Kështu e ka Referendumi. Të mërdhinë, por duhet të thuash që është mirë, sepse populli kështu ka vendosë”, përfundoi Mustafa.

Kurti: Vitin që vjen Kosova do të bëj aplikim për anëtarësim në Bashkimin Evropian

0

Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrat po mbajnë mbledhjen e fundvitit, ku Kurti po cek sukseset e qeverisë në të gjitha dikasteret.

Sa i përket Ministrisë së Jashtme, Kurti tha se kanë filluar departizimin dhe reformimin, duke hapë rrugën për diplomatë të karrierës, te cilët sipas tij, përfaqësojnë denjësisht Republikën.

“Këtë vit në përputhje me reformat e brendshme në realizim të perspektivës për anëtarësim në BE, ne bëjmë të ditur se vitin që vjen Kosova do të bëjë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, tha Kurti.

Në janar të 2022, vendoset gurthemeli i Memorialit të 19-të masakruarve në Nashec të Prizrenit

0

Kryetari i Shoqatës ” Trojet e Arbrit “, Nue Oroshi në një postim në faqen e tij në facebook ka njoftuar se në janar të 2022 do të vendoset gurëthemeli i Memorialit të nëntëmbëdhjetë të masakruarve në Nashec të Prizrenit.

Njoftimi i plotë:

Njoftim i Shoqatës ” Trojet e Arbrit ”
Në janar të 2022 vendoset gurëthemeli i Memorialit të nëntëmbëdhjetë të masakruarve në Nashec të Prizrenit
Shoqata “Trojet e Arbrit “njofton të gjithë shqiptarët se në muajin janar të 2022 do të vendoset gurëthemeli i memorialit për nëntëmbëdhjetë të masakruarit shqiptarë nga familjet Kalaj dhe Manreca.Kjo masakër e kryer nga ushtria serbe në mars të vitit 1913 ka tronditur në themel këto dy familje por nuk i ka gjunjëzuar.
Në marsin e vitit 1913 nga familja Kalaj u masakruan 15 meshkuj kurse nga familjes Manreca 4 po i japim emrat e tyre:
Familja Kalaj :
1. GJOKË Dodë Kalaj;
2. LAZËR Dodë Kalaj;
3. MARK Gjokë Kalaj;
4. GJOKË Mark Kalaj;
5. DEDË Gjokë Kalaj;
6. BIBË Gjokë Kalaj;
7. LLESH Prekë Kalaj;
8. SIMON Llesh Kalaj;
9. NIKË Llesh Kalaj;
10. PJETËR Prek Kalaj;
11. FRROK Pjetër Kalaj;
12. NUE Prekë Kalaj;
13. GJON Nue Kalaj;
14. MARK Nikollë Kalaj;
15. ZEF Tunë Kalaj.
Familja Manrecaj:
16. PREN Manrecaj Spaqi;
17. PJETËR Manrecaj Spaqi;
18. GJON Manrecaj Spaqi;
19. MARK Manrecaj Spaqi.
Pas përfundimit të punimeve me rastin e perurimit të memorialit Shoqata “Trojet e Arbrit” organizon një akademi shkencore lidhur me këtë masakër.Ndriçimi i ngjarjeve historike mund të vonohet por e vërteta do të dal në shesh herët apo vonë.Për ditën dhe datën e saktë do ju njoftojmë me kohë.

Pritje deri mbi katër orë në Merdare

0

Udhëtarët në Merdare po detyrohen të presin deri në mbi katër orë në hyrje të kufirit.

Pritjet variojnë nga 4 orë në 4 e 20 minuta.

Ndërkohë në Jarinje dhe Muçibabë pritjet arrijnë deri në një orë.

Dyshohet për bombë në stacionin e Autobusëve në Prishtinë, Polica jep detaje

0

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për dyshimet se në stacionin e Autobusëve gjendet një mjet shpërthyes.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për FrontOnline se rreth orës 14:00, kanë pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.

“Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, ka thënë Ahmeti për FrontOnline.

Mbyllja totale në Holandë, ambasada e Kosovës ka një njoftim

0

Ambasada e Kosovës në Holandë ka njoftuar se mbyllja totale si pasojë e COVID-19 që do të aplikohet nga sot në këtë shtet do të vlejnë deri më 14 janar.

Nga masat e ndërmarra nga qeveria holandeze shkaku i variantit Omicron përfshijnë mbylljen e një sërë veprimtarish.

“Masat të cilat synojnë parandalimin e përhapjes edhe më të madhe të variantit Omicron, përfshijnë:- Vetëm dyqanet thelbësore – si supermarketet, dyqanet ushqimore dhe farmacitë – do të mbeten të hapura.- Shkollat do të mbyllen, së bashku me baret, restorantet, kinematë, teatrot, muzetë dhe vendet e koncerteve.- Rregullat do të zbatohen deri më 14 janar.- Të gjitha shkollat do të mbyllen nga e hëna në mëngjes deri të paktën më 10 janar. Kjo vlen edhe për kolegjet dhe universitetet“, thuhet në njoftim.

Në njoftim bëhet e ditur se ministrat do të vendosin më 3 janar se kur mund të rihapen shkollat.

“Dyqanet, baret, restorantet dhe ambientet do të jenë të gjitha të mbyllura deri më 14 janar. Përjashtim bëjnë supermarketet, dyqanet ushqimore, optikët dhe specialistët e dëgjimit, bibliotekat, pompat e benzinës, farmacitë, autoshkollat, avokatët dhe noterët. Restorantet, baret dhe kafenetë gjithashtu do të mbyllen”, thuhet në njoftimin e ambasadës së Kosovës.

Për informata më të hollësishme klikoni në këtë link./GazetaSinjali/

Dyshohet për bombë te stacioni i autobusëve në Prishtinë

0

Telegrafi ka mësuar se një alarm për bombë te stacioni i autobusëve në Prishtinë është raportuar nga qytetarët në Policinë e Kosovës.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar të bëjë evakuimin e qytetarëve.

Telegrafi është në pritje të një përgjigje zyrtare nga ana e Policisë së Kosovës lidhur me këtë rast. /Telegrafi/

Totaj: Zotimet tona për më shumë gra në vendimmarrje kanë filluar të përmbushen

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se sot shënuan edhe një hap përpara drejt konstituimit të institucioneve lokale duke zgjedhur kuvendaren e PDK-së, Antigona Berisha-Bytyqi si kryesuese grua për herë të parë e Kuvendit Komunal të Prizrenit.

“Zotimet tona për më shumë gra në vendimmarrje kanë filluar të përmbushen. I falënderoj kuvendarët për votën dhe i uroj punë të mbarë kryesueses së re! Urime!”, ka shkruar Totaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Katër raste të reja me coronavirus

0

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.983 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.988.

Në total numri i rasteve aktive është 321.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.006 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.661.024 doza të vaksinës.

Deri më sot 779.012 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.983 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

KEDS thirrje qytetarëve të largojnë pajisjet elektrike nga priza, reduktimet e energjisë elektrike vazhdojnë

0

Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) ka njoftuar se reduktimet me energjinë elektrike pritet të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.

Siç thuhet në njoftim, reduktimet janë për secilin grup të konsumatorëve, dhe do të zgjasin rreth 2 orë, transmeton Telegrafi.

“Duke qenë se kriza energjetike tashmë është thelluar në vendin tonë, dhe nga ana tjetër faktorë të tjerë, sikurse mbingarkesat e sistemit elektro-energjetik dhe trendi i rritjes së shpejtë të konsumit, kanë bërë që kufizimet e planifikuara me energji elektrike për të gjithë konsumatorët të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, deri sa të marrim instruksione tjera nga KOSTT.

Këto ndalesa sipas planit do të vazhdojnë të jenë rreth 2 orë për secilin grup të konsumatorëve, në periudha të ndryshme të ditës. Dukuri që po pengon kyçjen me kohë të grupeve të caktuara, janë ngarkesat e mëdha që po shfaqen në dalje gjatë këtij procesi. Për të eliminuar këtë dukuri, kërkohet bashkëpunimi i të gjithëve. Konsumatorët të cilët janë pa energji elektrike, sipas planit të kufizimeve duhet që pajisjet elektrike mundësisht t’i kenë të shkyçura apo të larguara nga priza, në mënyrë që procesi i rikyçjes të secilës dalje të realizohet në mënyrë të suksesshme”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se, informimi i konsumatorëve për këto kufizime të planifikuara është duke u bërë përmes aplikacionit eKesco (https://fatura.kesco-energy.com/auth/login), për konsumatorët të cilët kanë llogari të hapur në këtë aplikacion.

“Po ashtu në ueb-faqe të KEDS, përmes hartës konsumatorët mund të shohin kufizimet e planifikuara që do të ndodhin në pikën matëse të saj/tij apo të lagjes ku jeton. Po ashtu, edhe mediat do të njoftohen për planin e kufizimeve, pasi këto plane t’i pranojmë nga KOSTT”, theksohet në komunikatë.

Tutje, në njoftim thuhet “ftojmë konsumatorët të cilët nuk kanë llogari të hapur në aplikacionin eKesco, ta hapin atë, si dhe të përcjellin ueb-faqen e KEDS për t’u informuar për këto kufizime”.

“Kriza energjetike ka kapluar tërë Europën, pjesë e të cilës është edhe Kosova. Kursimi i energjisë elektrike aty ku është e mundur është shumë i rëndësishëm. Nëse secili nga ne jep kontributin e vet, atëherë ballafaqimi me këtë krizë do të jetë më lehtë i menaxhueshëm dhe do ta afektonte sa më pak sistemin elektroenergjetik, pjesë e të cilit jemi të gjithë ne”, bëhet e ditur në komunikatë. /Telegrafi/

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort