Home Blog Page 3708

Ndahen 4.5 milionë euro për pensionistët dhe familjet në asistencë sociale për faturat e rrymës

0

Qeveria e Kosovës ka ndarë 4.5 milionë euro për pensionistët dhe familjet në asistencë sociale, për të mbuluar vlerën e pagesës së faturave të energjisë elektrike.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

“4.5 milionë euro tjera do të ndahen në kuadër të masës 3.2 (mbështetja për pensionistët dhe familjet në asistencë sociale), kjo shumë do të ndahet për të mbuluar pagesën e faturave të energjisë elektrike për familjet në nevojë”, është shprehur Murati.

Shoqëria civile mirëpret emërimin e një gruaje në krye të Kuvendit të Prizrenit

0

Aktivistja e shoqërisë civile në Prizren, Elmedina Dorambari, përmes një postimi në facebook e ka mirëpritur zgjedhjen e një gruaje në krye të Kuvendit të Prizrenit, pas zgjedhjes së Antigona Bytyçit, kryesuese të organit më të lartë legjislativ komunal.

Postimi i plotë:

Urime Prizren !

Më në fund edhe Kuvendi i Komunës së Prizrenit udhëhiqet nga një grua. Ndodhi ajo që është deshtë të ndodhte para 4 viteve, por që ishte humbur si mundësi.

Përtej këtij lajmi të mirë, vjen një lajm tjetër po aq i keq kur është në pyetje avancimi i pozitës së gruas në vendimmarrje në nivel lokal. LDK paska synim me përjashtu një grua asambleiste vetem pse paska votu që sot të bëhet historia, që një grua të udhëheq me kuvendin e komunës. Të përjashtosh / anatemosh një kuvendare që ka votuar kolegen e saj për kryesuese, nuk është as politikë as barrikadim në pozicione të qarta opozitare.

Vetëm edhe një përmbushje e zotimit, që ekzekutivi të jetë në proporcion 50 me 50, do ta kishim përmbyllur këtë vit të zymtë, me këto storie të suksesit që gratë në Prizren po marrin pozitat e merituara.

Peci: I qëndroj pas të gjitha deklaratave që i kam thënë për Musliun

0

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë që i qëndron pas të gjitha deklaratave që bëri për deputeten e PDK-së, Ganimete Musliu, gjatë përplasjes që e patën gjatë mbledhjes së Komisionit për Bujqësi, para disa ditësh.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, Peci u përgjigj lidhur me këtë çështje duke thënë që u qëndron pas të gjitha deklaratave që i ka bërë, përcjell Klan Kosova.

“Kam dhënë ato deklarata dhe i qëndroj prapa”, u shpreh Peci.

Qeveria ndan 4.1 milionë euro për librat e shkollave fillore

0

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se në kuadër të masës 4.2, që ka të bëjë me mbështetjen për arsimin, do t’i ndajë 4.1 milionë euro për mbulimin e obligimeve për sa u përket librave për shkollat fillore.

Këtë e bëri të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati, në mbledhjen e mbajtur këtë të enjte.

“Ndarja tjetër ka ta të bëjë për MASHT-in me shumë 4.1 milionë euro, në kuadër të masës 4.2 (mbështetja për arsimin), që ka të bëjë me mbulimin e obligimeve për sa u përket librave për shkollën fillore”, ka thënë Murati.

Rasti i dhunimit të së miturës në Drenas, dënohen arsimtari, polici dhe avokati

0

Disa persona janë dënuar për rastin e keqpërdorimit seksual të një të miture në Drenas vite më parë. Në vitin 2019, rasti pati bërë bujë për shkak se e mitura dyshohej për keqpërdorim seksual nga arsimtari, një polic e edhe nga një avokat.

Komunikata e Gjykatës Themelore:

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve SH.XH, V.V, G,H., F.C, I.R, G.Z dhe H.H.

I akuzuari Sh.XH. është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.1 pika 1.3 të KPRK-së dhe veprën penale Nxitja e akteve seksuale me premtim të rrejshëm të martesës nga neni 240 të KPRK-së dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite e 6 (gjashtë) muaj.

I akuzuari V.V. është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.1 pika 1.3 të KPRK-së dhe veprën penale Shtytja në ndërprerjen e shtatëzanisë nga neni 184 par.2 lidhur me par.1 lidhur me nenin 32 të KPRK-së, dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) viteve.

I akuzuari G.H. është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.3 pika 1.3 të KPRK-së dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve.

I akuzuari F.C. është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.1 pika 1.3 të KPRK-së dhe është gjykuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite me kusht që në afat prej 3 (tre) viteve nuk kryen vepër tjetër penale.

I akuzuari I.R. është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.1 pika 1.3 të KPRK-së dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite me kusht që në afat prej 3 (tre) viteve nuk kryen vepër tjetër penale.

I akuzuari G. Z. Konfom nenit 364 par.1 pika 1.3 lirohet nga akuza për veprën penale Frikësimi gjatë procedurës nga neni 395 të KPRK-së.

Ndaj të akuzuarit H.H. konform nenit 363 par.1 nën par.1.1 gjykata ka marrë aktgjykim refuzues për veprën penale Keqpërdorim seksual duke keqpërdorë pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 239 par.1 pika 1.3 të KPRK-së.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes kësaj gjykate.

Regjistrimi i popullsisë së Kosovës do të bëhet në vitin 2022

0

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka miratuar Projektligjin për regjistrimin ekonomive familjare dhe banesave.

Në mbledhje u bë e ditur se regjistrimi i popullsisë së Kosovës do të bëhet në vitin 2022.

Sipas kryeministrit Kurti, ky projektligj do të zhvillohet në vitin 2022, dhe do të ndihmojë në përcaktimin e kompetencave të organeve të cilat rregullojnë dhe zbatojnë procesin e regjistrimit të popullsisë.

Propozimin para kabinetit qeveritar e bëri ministri i Financave, Hekuran Murati.

“Regjistrimi i popullsisë është bërë në vitin 2011 dhe normalisht do të duhej që të bëhej në vitin 2021, por për shkak të pandemisë dhe të rrëzimit të qeverisë, regjistrimi do të bëhet në vitin 2022”, tha Murati.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në vitin 2018, numri i banorëve rezidentë në Kosovë ishte rreth 1.8 milionë.

Specialja injoron sërish garancën e policisë, i vazhdohet paraburgimi Gucatit e Haradinajt

0

Trupi gjykues ia ka vazhduar paraburgimin dy krerëve të OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinajt e Hysni Gucati.

Vendimi në fjalë është marrë para dy ditësh.

Me këtë rast, trupi gjykues ka kërkuar nga Prokuroria që parashtrimet e për rishikimin tjetër të paraburgimit t’i dërgojë deri më 7 shkurt të vitit 2022.

Ndërkaq, i njëjti urdhër i është dhënë edhe mbrojtjes me afat deri më 14 shkurt.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka dalë garancë për lirimin e krerëve të OVL-së së UÇK-së nga paraburgimit, mirëpo edhe kësaj radhe Specialja ka injoruar këtë institucion.

Gazetari Kastriot Berisha zgjedhet gazetari i vitit nga AGK

0

Gazetari Kastriot Berisha është zgjedhur gazetari i vitit 2021 nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Berisha, i cili është gazetar në Kallxo.com, u shpërblye për punën e tij hulumtuese në sektorin e drejtësisë.

“Shpresoj që ky çmim të jetë mesazh i qartë për të gjithë zyrtarët publikë, për prokurorët dhe gjyqtarët se ka gazetarë, juristë, organizata, të cilët dinë të analizojnë punën e tyre, dinë t’iu qëndrojnë mbi kokë dhe të publikojnë veprimet e tyre që janë të kundërligjshme”, ka thënë gazetari.

Berishës ia dha çmimin shefi i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, i cili edhe vlerësoi punën e tij.

Ky është çmimi më prestigjioz që do të jepet këtë pasdite dhe është një vepër gazetareske e madhe hulumtuese që ka një qasje profesionale për një periudhë të caktuar kohore, prodhon rezultate dhe pranohet mirë nga publiku”.

Testet që zbulojnë Omicronin pritet të arrijnë sot në Kosovë

0

Testet nëpërmjet të cilave zbulohet varianti i ri i COVID-19, Omicron, pritet të arrijnë sot në Kosovë dhe testimet për konfirmimin e këtij varianti shumë shpejt do të kryhen në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka thënë për KOHËN, zëdhënësja e IKSHPK-së, Era Pireva.

Se kur do të mbërrijnë në IKSHPK, sipas saj, varet nga procedura e zhdoganimit.

“Varianti Omicron i SARS-CoV-2 mund të detektohet edhe me RT PCR test që në mënyre specifike e shënjon (targeton) ndonjë nga mutacionet e S proteinës së SARS-CoV-2. RT PCR kitet e këtilla të porositura nga IKSHPK priten te arrijnë në Aeroportin e Prishtinës me datën 23.12.2021 dhe varet nga procedurat e zhdoganimit se sa shpejt do të arrijnë në IKSHPK, kështu që shumë shpejt do të kryhet konfirmimi i variantit Omicron te SARS-CoV-2 në IKSHPK”, ka thënë Pireva për KOHËN.

Sipas saj, aktualisht me testet në dispozicion, detektohen tri gjene (caqe) të SARS-CoV-2: S, N dhe ORF.

“Deri në këtë moment të gjitha mostrat që rezultojnë pozitive në IKSHPK kanë amplifikim të tri gjeneve, përfshire edhe S gjenin. Ne momentin e parë kur do të vërejmë në laborator që një mostër ka rezultuar pozitive vetëm në gjenet N dhe ORF dhe mungon lakorja e S gjenit, do te na jep indikacion që ajo mostër mund të jetë me variantin Omicron”, ka shtuar Pireva.

Ndërkohë, IKSHPK-ja ka dërguar mostra pozitive për COVID në Gjermani për të konfirmuar praninë ose jo të variantit Omicron. Kosova është në pritje të këtyre rezultateve.

“Shumë shpejt do të kryhet konfirmimi i variantit Omicron të Sars CoV-2 në IKSHPK”, ka thënë Pireva.

Varianti Omicron, fillimisht u detektua në Afrikën e Jugut gjatë muajit nëntor.

Sot, dy raste pozitive me këtë variant u regjistruan edhe në Shqipëri.

Kurti për krizën energjetike: Ata që na fajësojnë për dështimin e tyre, ta shohin veten në pasqyrë

0

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë nuk la pa iu kundërpërgjigjur kritikave të opozitës për energjinë elektrike. Kurti ka thënë se “ata që na fajësojnë për dështimin e tyre për dekada duhet ta shohin veten në pasqyrë”.

Sipas Kurtit, Qeveria po bën të pamundurën që të dalin me më pak humbje e dëme nga kriza energjetike.

“Ndonëse ndodhemi në krizë energjetike, po bëjmë gjithë çfarë po mundemi e gjithë çfarë dimë që të dalim me sa më pak humbje e dëme prej saj. Ndërkaq ata që na fajësojnë për dështimin e tyre për dekada që sot shënojmë nëntë muaj në Qeveri, duhet ta shohin veten në pasqyrë. Zëri i tyre i propagandës nuk duhet ta mposht zërin tonë të arsyes”, ka thënë Kurti.

Kritika të ashpra për reduktimet me energjinë elektrike pati sot lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili përmes një postimi në Facebook akuzoi kryeministri Kurtin për refuzimin e investimit amerikan për gazsjellësin.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort