Home Blog Page 3707

Haradinaj: Liburn Aliu është baba i korrupsionit

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke folur rreth ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re”, dhe gazin amerikan, ka deklaruar se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar çdo mundësi që e ka pas Kosova për të ardhur te një investim i ri.

Haradinaj ka thënë se kriza ekonomike ishte e paralajmëruar dhe pyetja shtrohet se “ku i kanë pas mend këta”.

Sipas tij, Kurti po çon miliona çdo ditë në Serbi duke blerë energjinë elektrike, ndërsa me Kosovën e Re, Kosova do të ishte faktor në rajon.

“Këta njerëz e kanë pamundësuar gjendjen e fondeve për Kosovën e Re dhe qëllimi ka qenë të mbesim pa energji. Kurti nuk ka pas vetëdije kur e ka kundërshtuar ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re, pasi thoshte se dëshiron ta na shes energjinë me 86 euro megavatin, e tash blen me mbi 625 euro, paratë po shkojnë në Serbi. A ia kemi pas borxh Kurtit me qëndruar në terr dhe mos ta pranojë investimet mbi 1 milard dollarë”, tha ai në ATV, transmeton KP.

Sipas tij, kjo qeveri tash i kanë thënë jo edhe gazit amerikan, i cili është kundër gazit rus, i cili sjelli krizën energjetike.

“Nepotizmi, punësimi familjaret, qëndrimet në dialog, të gjitha po shihen. Pozicioni për energjinë i Qeverisë Kurti, po tregon se këta po e shkatërrojnë vendin. Kurti dhe VV çdo mundësi që e ka pas Kosova për të ardhur te një investim i ri e ka kundërshtuar”, tha ai.

Ai ka thënë se Kurti duhet të tregojë pse ka refuzuar këto dy projekte.

“Të tregoj a e ka shti rusi, serbi apo mafia energjetike”, tha ai.

Sipas tij, Liburn Aliu është baba i korrupsionit dhe tenderëve në Kosovë, pasi paratë e rrymës në veri do të duhej të investojë në rrugën për Deçan-Plavë.

Haradinaj ka thënë se Aliu duhet të tregojë “Argat i kujt është”.

“Po i them banorëve të Malit të Zi se djali i tyre, nuk e di a është i tyre. Albin Kurti po e ndal rrugën Deçan-Plavë”, tha Haradinaj.

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër Prizrenit

0
Foto: Arkiv

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht në aksin rrugor Suharekë-Prizren.

Në video shihet se dy kamionë kanë qenë të përfshirë në këtë aksident.

Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti policor i cili po merret me rastin.

Nuk dihet nëse ka ndonjë person të lënduar.

Të kthyerit nga lufta e Sirisë dhe Irakut, sfidë për Kosovën

0

Të kthyerit nga lufta e Sirisë dhe Irakut vazhdojnë të përbëjnë sfidë për Kosovën dhe shteti i ka marrë të gjitha masat që të merret me këtë grup, ka thënë Ferdinand Nikolla, këshilltar i ministrit të Punëve të Brendshëm.

Në emisionin “Desku” në KTV, Nikolla ka thënë se Kosova i trajton me seriozitet të lartë këtë grup qytetarësh. Sipas tij, fenomeni po vihet në kontroll me punën e vazhdueshme.

“Ajo periudhë ka qenë më sfiduesja për Kosovën, rajonin e botën sepse është përballë me formë të paparë të terrorizmit. I ka sfiduar gjitha shtetet. Nga ky fenomen është prekur edhe Kosova. Ka pasur numër relativisht të madh që kanë udhëtuar. Kosova ka marrë masat që ta vërë në kontroll. Sa i përket kërcënimeve, terrorizmi është kërcënim për të gjithë, por të kthyerit përbëjnë sfidë. Kosova sigurisht se i ka marrë të gjitha masat të merret me këtë grup”, ka thënë ai.

Sipas Nikollës, sfidë tjetër për këtë fushë përbën vota vituale. “Në të persona me ideologji ekstreme gravitojnë e shërbejnë platformat për të vënë kontakte me grupe të ndryshme për të filluar komunikimet e tyre dhe ajo përbën një rrezik, por edhe institucionet janë në hap sepse përcjellin botën online dhe merren masa në atë drejtim”, ka shtuar Nikolla.

Për ekstremizmin nacionalist e politik në Kosovë, ai ka thënë se veriu i vendit mund të konsiderohet më i cenueshëm.

Arrestohet për vjedhje një polic në Mitrovicë

0
Foto: Ilustrim

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” në bashkëkryerje.

Informacionet e para lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së i kanë pranuar ditë më herët nga Policia e Kosovës me dyshimin se zyrtari policor ishte i përfshirë në një rast të “vjedhjes së rëndë” në bashkëkryerje në një nga filialet për tranfsere parash në Mitrovicë më 26.11.2021.

I dyshuari i parë për këtë rast është arrestuar nga policia ditën që ka ndodhur rasti kurse si rezultat i hetimeve të zhvilluara janë identifikuar edhe dy të dyshuar për këtë rast (duke përfshirë këtu zyrtarin policor).

Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë kanë ndërmarrë disa veprime hetimore dhe pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor (të dyshuar në këtë rast) me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” nga neni 315 lidhur me nenin 31 (bashkëkryerje) i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

Mehaj: Statusi i Policisë Ushtarake po rregullohet me ligj të veçantë

0

Qeveria e Kosovë ka miratuar edhe Projektligjin për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, tha se është e rëndësishme që të rregullohet me ligj misioni dhe statusi i Policisë Ushtarake.

“Përcakton misionin, organizimin, autorizimin dhe detyrën e Policisë Ushtarake në FSK. Është hera e parë që statusi dhe misioni i Policisë Ushtarake po rregullohet me ligj të veçantë. Duke marrë parasysh faktin që synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO, rregullimi i misionit dhe statusit të Policisë Ushtarake me ligj është një hap drejtë realizimit të këtij synimi strategjik i Republikës së Kosovës. Policia Ushtarake vepron brenda dhe jashtë kazermave të FSK-së”, tha ai.

Miratohet strategjia për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, ndahen 2.5 milionë euro për bujqit

0

Qeveria ka marrë vendim për të ndarë 2.5 milionë euro shtesë për fermerët që janë përfitues të Programit të Pagesave direkte për vitin 2021.

Në mbledhjen e qeverisë shtë miratuar edhe strategjia për Bujqësi dhe Zhvillim Rura 2022-2028.

“Vetëm sot 2.5 milion shtesë me vendim të Qeverisë për fermerët përfitues të Programit të Pagesave Direkte 2021! Bujqësia, për herë të parë me Strategji! Për herë të parë, politikat për zhvillim të bujqësisë dhe zonave rurale do të bazohen në Strategjinë e parë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2022 – 2028, strategji e cila u miratua sot në Mbledhje të Qeverisë”, ka njoftuar ministri Faton Peci.

Poashtu sot është miratuar edhe Strategjia për Pylltari 2022-2030.

Krahas kësaj, u miratua edhe Strategjia për Pylltari 2022 – 2030 dhe Plotësim-Ndryshimi i Ligjit Nr.02/L-26 për Tokën Bujqësore i cili u harmonizua me dispozitat sanksionuese të Ligjit për Kundërvajtje. Në aspektin legjislativ për 9️ muaj qeverisje kemi realizuar më shumë se për 9️ vitet e kaluara. Dhe kjo edhe një herë vërteton përkushtimin tonë për qeverisje të mirë dhe ligjore”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

 

Nga KOSTT-i thonë se plani i reduktimeve është 8 me 2

0

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të KOSTT-it, Kadri Kadriu, ka thënë se plani i reduktimeve i është dorëzuar KEDS-it dhe plani ka qenë të ketë reduktime dyorëshe çdo tetë orë.

“Mënyra e realizimit nuk ka qenë e thjeshtë. Ka nisur dje nga ora 11:00, plani ishte 8:2. Dmth kemi kursyer diku 150 megavat. Nevoja për reduktim është rritur, ky plan nuk do të mjaftojë, shpresojmë të mos shkojmë në masë që reduktimet të mos rriten edhe më tej. Shpresoj të jetë më shkurtër. Realizimin e planit e bën KEDS-i”, ka thënë Kadriu në konferencë për media.

Ka pasur ankesa nga qytetarët e Kosovës për reduktime deri në 12 orë.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë arsyet pse reduktimet kanë qenë më të gjata, është se ka pasur ngarkesa të shumta, pasi qytetarët nuk kanë hequr pajisjet kur kanë mbetur pa energji elektrike.

“Çfarë ka ndodhur në shumë raste, sipas KEDS-it, është se ka pasur dhjetëra trafo ku ka qenë e pamundur të rikyçet trafo për shkak të ngarkesës së lartë. Kjo ka ndikuar që kufizimet e planifikuara dyorëshe të zgjasin më tepër, pasi është dashur që të dalin ekspertët në terren. Kërkesa e KEDS-it dhe ekspertëve është që në momentin kur përjetoni reduktime është mirë përkohësisht të shkyçni pajisjet”, ka thënë Rizvanolli.

Një muaj paraburgim për të arrestuarit në rastin ‘Brezovica’

0

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për dhjetë personat e arrestuar më 21 dhjetor në rastin ‘Brezovica’.

Në mesin e tyre është edhe Bratisllav Nikolliq, ish – kryetar i Komunës së Shtërpcës dhe zyrtar i Listës Serbe.

“Kërkesën e Prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër dhjetë të dyshuarve, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve i`u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç”, thuhet në njoftim.

Në kërkesën për vendosjen e masës së paraburgimit thuhet se ekziston dyshimi i arsyeshëm se Nikolliq, nga viti 2014 deri në tetor të vitit 2018 ka marrë para dhe dhurata në mënyrë të drejtpërdrejtë në këmbim të dhënies së lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar “Sharri”, përkatësisht në zonën e dytë dhe të tretë në Brezovicë.

Prokuroria dyshon se Nikolliq ka keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, por edhe “ka pranuar dhurata me qëllim të ushtrimit të ndikimit të padrejtë në vendimmarrjen e personave zyrtarë për dhënien e lejeve ndërtimore”.

Nikolliq dyshohet se ka përfituar deri në 1 milion euro për lejet e lëshuara kundërligjshëm për ndërtimin e objekteve në Brezovicë.

Brezovica ndodhet në Komunën e Shtërpcës dhe është pjesë e Parkut Kombëtar “Sharri”. Është e njohur për qendrën e skijimit, e cila është vetëm 9 kilometra larg qendrës së Brezovicës.

Parku Kombëtar “Sharri” shtrihet përgjatë kufirit me Maqedoninë e Veriut, në 39,000 hektarë tokë, prej të cilave, 39 për qind janë në Komunën e Shtërpcës.

Sipas Ligjit për Parkun Kombëtar “Sharri” ekzistojnë regjimet mbrojtëse, të ndara sipas zonave: e parë, e dytë, e tretë dhe zona e ndikimit. Ndërtimi nuk është i lejuar në zonën e parë dhe të dytë, ku përfshihen pjesët e parkut me veçori natyrore të jashtëzakonshme, të karakterizuara me ekosisteme e vlera tjera të natyrës. Ndërtimi lejohet në zonën e tretë të parkut, në harmoni me ligjin.

Çfarë do të ndodhë me objektet e ndërtuara pa leje?

Bajram Kafexholli, drejtori i Parkut Kombëtar “Sharri”, thotë për Radion Evropa e Lirë se “të gjitha objektet e ndërtuara pa leje, që kanë tejkalime, si dhe objektet e ndërtuara në zonat e dyta duhet të rrënohen si dhe të kthehen në gjendjen e mëparshme”.

Ai po ashtu shton se Drejtoria për administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” është e “shqetësuar me zhvillimet në fushën ndërtimit dhe infrastrukturës brenda territorit të Parkut Kombëtar ‘Sharri’, konkretisht në zhvillimet e ndërtimeve të vilave, hoteleve, hapjen e rrugëve dhe infrastrukturës në përgjithësi, me theks të veçantë për zonën menaxhuese Brezovicë”.

Prokuroria Themelore e Ferizajt njoftoi më 21 dhjetor se objektet që janë ndërtuar pa leje do të sekuestrohen përkohësisht.

Sipas Ligjit për Parkun Kombëtar “Sharri”, Brezovica i përket zonës së tretë, e cila përfshin territorin ku lejohet ndërtimi, rindërtimi, mbrojtja e objekteve tradicionale, si dhe rekreacioni e turizmi.

Ministria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor thotë se lejet e ndërtimit të kategorisë së parë dhe të dytë i jep komuna, që do të thotë se vetëqeverisja lokale e Shtërpcës ishte përgjegjëse për dhënien e lejeve për shtëpitë e pushimit apo vilat në Brezovicë.

“Lejet jepen nga drejtoritë për urbanizëm, kurse ecuria e ndërtimit mbikëqyret nga inspektorati komunal. Inspektorati i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Planifikimit Hapësinor kryen inspektime nëpër komuna lidhur me zbatimin e ligjeve në fusha të caktuara”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Urbanizmit dërguar Radios Evropa e Lirë.

Po ashtu, Ministria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor thotë se në Komunën e Shtërpcës janë vërejtur parregullsi, sa i përket ndërtimeve.

Në raportin për gjendjen e mjedisit në Kosovë, për vitet 2018-2019, të përgatitur nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit, thuhet se në këtë periudhë Drejtoria për menaxhimin e Parkut Kombëtar “Sharri” ka iniciuar 624 procedura për shkelje të ligjit.

Është konstatuar se menaxhimi efektiv i zonave të mbrojtura dhe parandalimi i aktiviteteve ilegale në këto zona, janë sfidë për institucionet e Kosovës.

Kush është Bratisllav Nikolliq?

Bratsillav Nikolliq ka qenë kryetar i Komunës së Shtërpcës që nga viti 2009, kur kjo komunë u formua përmes procesit të decentralizimit në Kosovë.

Ndonëse fitoi zgjedhjet lokale në vitin 2013 si kandidat i Partisë së Pavarur Liberale (SLS), Bratisllav Nikolliq shpejt iu bashkua Listës Serbe, e cila u formua po të njëjtin vit, me mbështetjen e Beogradit.

Në shtator të vitit 2015, Bratisllav Nikolliq u emërua komisionar i Partisë Progresive Serbe (SNS) në Shtërpcë, parti kjo në pushtet në Serbi, në krye të së cilës është presidenti aktual, Aleksandar Vuçiq.

Asokohe, në Shtërpcë ndodhi edhe anëtarësimi kolektiv në SNS. Pra, rreth 3,000 presona iu bashkuan Partisë Përparimtare Serbe.

Ndërkohë, ish-partia e Bratisllav Nikolliqit, Partia e Pavarur Liberale, në vitin 2020 shpalli moratorium politik, për shkak të dominimit të plotë të Listës Serbe.

Lista Serbe, pothuajse në të gjitha zgjedhjet parlamentare dhe lokale, ka fituar rreth 90 për qind të votave të komunitetit serb në Kosovë dhe në këtë mënyrë, ajo i ka të dhjetë ulëset e garantuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës si dhe merr pjesë në punën e Qeverisë së Kosovës.

Gjithashtu, ajo ka pushtetin në të dhjetë komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Çfarë ka raportuar Nikolliq në Agjencinë Kundër Korrupsionit?

Në mars të vitit 2021, Bratisllav Nikolliq raportoi në Agjencinë Kundër Korrupsionit të Kosovës se kishte një banesë prej 90 metrash katrorë në vlerë prej 50,000 eurosh dhe një veturë në vlerë prej 65,000 eurosh.

Ai gjithashtu ka raportuar se si kryetar i Komunës së Shtërpcës, në nivel vjetor, ka fituar rreth 14,000 eurosh në vit.

Nikolliq ka qenë kryetar i kësaj komune deri në fund të nëntorit të vitit 2021, kur pas zgjedhjeve lokale të tetorit që u mbajtën në Kosovë, postin që ai mbante e mori Dallibor Jevtiq, po ashtu nga Lista Serbe.

Automjetin e tipit Land Rover, me vlerë rreth 70,000 eurosh, Nikolliq e kishte raportuar për herë të parë në Agjencinë Kundër Korrupsionit të Kosovës, në vitin 2016.

Vetëm një vit më herët (2015), Nikolliq raportoi në Agjencinë Kundër Korrupsionit se ishte pronar i një veture me vlerë prej 7,000 eurosh.

Krahas funksionit të kryetarit të Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq ka mbajtur edhe pozitën e koordinatorit në organin e përkohshëm komunal të Shtërpcës, i cili financohet nga Beogradi.

Kush tjetër u arrestua dhe çfarë u sekuestrua?

Përveç Bratisllav Nikolliqit, janë arrestuar edhe nëntë persona të tjerë, në mesin e të cilëve është edhe drejtori për Urbanizëm në Komunën e Shtërpcës, Dimitrije Raçiqeviq.

Janë arrestuar edhe disa pronarë të kompanive të ndërtimit, si dhe disa qytetarë, me inicialet: D.M., H.B., S.M., R.B., R.H., B.I., S.S. dhe J.K.

Prokurori Rasim Maloku, në një konferencë për media më 21 dhjetor, ka shpjeguar se shumica e objekteve në Brezovicë janë ndërtuar ilegalisht dhe se të dyshuarit kanë marrë vila dhe vetura si dhuratë në këmbim të lejeve të ndërtimit.

Gjatë aksionit të Policisë së Kosovës janë sekuestruar mbi 60,000 euro, armë të ndryshme, tetë vetura me vlerë 300,000 euro, si dhe pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

Si reagoi Lista Serbe dhe Serbia lidhur me arrestimet në Shtërpcë?

Pasi që Prokuroria më 21 dhjetor i prezantoi detajet e arrestimit për dhënie të paligjshme të lejeve të ndërtimit, dega e Listës Serbe në Shtërpcë mbajti një mbledhje urgjente.

Në këtë mbledhje u arrit përfundimin, me të cilin “dënohet ashpër mënyra me të cilën policia e ka kryer aksionin dhe në të cilën fëmijët dhe familjet e zyrtarëve të Listës Serbe u janë ekspozuar ndërhyrjeve brutale në shtëpitë e tyre dhe frikësimit në orët e hershme të mëngjesit”.

Siç thuhet në një deklaratë, përkrahje pa mëdyshje, u ofrohet të gjithë anëtarëve të paraburgosur të Listës Serbe dhe familjeve të tyre.

“E dimë dhe besojmë se do të vërtetohet që akuzat ndaj tyre janë të pabaza. Tërë situatën dhe mënyrën e kryerjes së aksionit, e shohim si sulm ndaj të gjithë neve, sulm ndaj Listës Serbe, ndaj Bratisllav Nikolliqit, i cili me vite luftoi për paqen dhe bashkëjetesën, për ta bërë Komunën e Shtërpcës shembull të multietnicitetit në Kosovë, gjë që siç duket, dikujt i pengon”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Lista Serbe.

Ndërkohë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se “shteti do të sigurojë ndihmën ligjore” për të arrestuarit në Shtërpcë dhe se ai do të ketë më shumë informacion mbi këtë zhvillim, pasi që të kthehej në Beograd.

Më 21 dhjetor, kur Policia e Kosovës kreu një aksion në Shtërpcë, Vuçiq ndodhej në Shqipëri, me rastin e nismës rajonale “Ballkani i Hapur”.

Më herët, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se aksioni i Policisë së Kosovës në Shtërpcë “është një tjetër përpjekje brutale për të frikësuar popullin serb në Kosovë dhe një terror i ri i kryeministrit Albin Kurti”.

Kriza energjetike do të vazhdojë së paku deri në fund të janarit

0

Drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka thënë nga data 20 janar 2022 mund të kthehet në funksion për prodhim të energjisë elektrike, blloku B2 i Kosovës B.

Krasniqi ka thënë se KEK-u ka tri njësitë e Kosovës A në operim, ndërkaq tek Kosova B është në operim vetëm njëri bllok, për shkak të avarisë.

“Te termocentrali Kosova B situata është se vetëm blloku B1 është duke prodhuar, te Kosova B2 e kemi avarinë e cila ende vazhdon dhe jemi në proces duke i marrë masat që ta kthejmë sa më shpejtë në operim. Ne presim që diku nga data 20 janar të kthehet në operim ky bllok”, ka thënë Krasniqi, në një konferencë të përbashkët për media me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ushtruesin e detyrës së kryeshefit ekzekutiv të KOSTT-it, Kadri Kadriu.

Ndërkaq, Kadriu, ka thënë se konsumi i energjisë elektrike ka shënuar rritje enorme derisa siç ka thënë, diferenca mes importit dhe prodhimit vendor është shumë e lartë.

“Konsumi ka shënuar rritje enorme dhe në këtë moment, diferenca mes importit dhe prodhimit vendor është jashtëzakonisht e lartë. Më këto çmime që ekzistojnë në treg normalisht se paraqet një situatë të vështirë për të gjithë sektorin. Kohëve të fundit, në 15 ditët e fundit kemi pasur shumë devijime në sistem, të cilat një kohë të gjatë KOSTT-i ka arritur t’i menaxhojë. Ne kemi arritur t’i tejkalojmë por kohët e fundit, devijimi ka shkuar deri në 500 megavat dhe ne jemi të detyruar që ta ruajmë integritetin jo vetëm të sistemit të Kosovës, por edhe sistemit evropian”, ka thënë Kadriu.

Rizvanolli ia lë fajin situatës në Evropë për krizën energjetike

0

Ministria e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se përkeqësimi i situatës energjetike në Evropë dhe rritja e çmimit të bursës ndërkombëtare, ka sjellë probleme edhe në Kosovë.

Sipas saj, prodhimi i energjisë në Evropë është ulur.

“Këto probleme vijnë edhe prej varësisë së sektorit energjetik të Kosovës nga jashtë. Niveli i prodhimit nga ana KEK-ut ka rënë. Sa më shumë që KEK-u prodhon energji, aq më pak jemi të varur nga importi e çmimet. Ne kemi nivel të ulët të prodhimi sepse blloku B2 ka rënë dhe ende nuk është aktivizuar. Kjo është një faktor. Bursa ndërkombëtare dhe çmimet në bursa ndërkombëtare janë rritur në mënyrë rekord. Ky është faktori i dytë. Prodhimi i energjisë në Evropë nuk është rritur, por është ulur. Kjo shpërputhje bën që të regjistrohen çmime rekorde. Situata në Evropë është përkeqësuar edhe më tej, dhe si pasojë e kësaj, është përkeqësuar edhe te ne. Në disa shtete temperaturat kanë rënë nën nivelin 0. Franca që është eksportuesi më i madh i energjisë, e ka ulur prodhimin”, ka thënë Rizvanolli.

Rizvanolli paralajmëroi edhe konferenca të tjera gjatë ditëve në vijim rreth krizës për energji.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort