Home Blog Page 3706

Mërgimtari lë në gjysmë pushimet në Kosovë: Po iki për shkak të rrymës

0

Disa mërgimtarë kanë vendosur që të ndërpresin pushimet në Kosovë për shkak të reduktimeve të energjisë elektrike.

Një nga ta ka thënë se ka vendosur të kthehet Zvicër, ndër të tjera për shkak të situatës me energjinë elektrike.

“Për shkak të rrymës po ikim dhe po shkojmë atje. Përpara kemi qëndru deri në 3 muj. I kemi ndreq kushtet, por pa rrymë asgjë nuk po bën. Jemi të dëshpërum se qe 20 vite hala këto sene me ndodh, nuk është mirë”, ka thënë ai për Kanal 10.

Rrahu një femër dhe ia vodhi çantën, ngritet aktakuzë ndaj prizrenasit

0

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Grabitja” nga neni 317 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, me datë 06.10.2021, rreth orës 19:25 minuta në Prizren, i akuzuari E.K., me përdorim të forcës e cila rezulton me lëndim të rëndë trupor përvetëson në mënyrë të kundërligjshme pasurinë e luajtshme të dëmtuarës Sh.M., në atë mënyrë që derisa e dëmtuara ishte duke u kthyer në shtëpi në këmbë, në rrugë vëren të akuzuarin i cili ka qenë ulur dhe kinse po rregullonte biçikletën dhe me t’iu ofruar të akuzuarit ai nga pas e godet të dëmtuarën me një shufër të hekurit në kokë dhe në pjesën e fytyrës, ashtu që e rrëzon në tokë dhe pasi e dëmtuara rrëzohet në tokë vazhdon të godas me shqelma në pjesën e poshtme të shpinës, dhe ia merr çantën prej dorës me artikuj të ndryshëm ushqimor, portofolin me tridhjet e pesë (35) euro si dhe një zemër të arit, celularin, një bylyzyk të dorës dhe largohet në drejtim të panjohur, duke e lënë biçikletën, bluzën e tij në vendin e ngjarjes dhe bylyzykun e dorës të cilën e ka marr në mënyrë të dhunshme nga e dëmtuara e cila gjatë ikjes i ka rënë në tokë, me çka të dëmtuarës Sh.M., i shkakton lëndime të rënda trupore të shkaktuara nga veprimi mekanik i mjetit të fortë.

Me këto veprime i pandehuri E.K., ka kryer veprën penale “Gabitja” sipas KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit., thuhet në njoftim/

Mehmeti: Ekonomia e Kosovës u rrit me 9.9 për qind, edhe falë diasporës

0

“Viti 2021 konsiderohet vit i sukseshëm për Kosovën, falë diasporës, politikat e qeverisë dhe rolit të BQK-së, ekonomia e Kosovës u rrit me 9.9 për qind”, tha guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti sot në konferencën e fundit për këtë vit.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti, tha se përkundër pandemisë vendi arriti të ruajë stabilitetin financiar.

Rritje, sipas Mehmetit, shënuan dhe remitencat, që shkuan mbi 900 milionë euro këtë vit.

“Me gjithë vështirësitë, viti 2021 jam i lumtur si guvernator i BQK-së, që kemi arriur me sukses t’i arrijmë objektivat. Kemi arritur që ta sigurojmë një sistem financiar por njëkohësisht kemi qenë shtyllë kryesore e ekonomisë në vend”, tha ai.

“Kishim edhe një rritje të kërkesës së brendshme dhe të importit”, u shpreh Mehmeti.

Sipas të dhënave të BQK-së, 265 milionë euro janë investuar nga investitorët e jashtëm, kryesisht në patundshmëri.

Balje: Asociacioni në Kosovë mund të jetë i ngjashëm me Republikën Sërpska

0

Deputetja boshnjake e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, duke e komentuar situatën politike në Bosnje e Hercegovinë, ka thënë që aty ka një jostabilitet tash e disa vite.

“Bosnja është politikisht jostabile që shumë vite – prej Dejtonit e deri sot mendoj që nuk ka qenë shumë stabile politikisht”.

Balje në një intervistë në Klan Kosova, ka thënë që lideri serb i Bosnje Hercegovinës, Milorad Dodik, është një person shumë radikal.

“Ata po zhvillojnë ide në Republikën S 137rpska dhe janë duke bërë tollovi politikisht në Bosnje. Sa është e keqe dhe e rrezikshme ne të gjithë mund ta shohim këtë. Por, ne në fakt si Kosovë mund të mësojmë shumë prej Bosnjës. Çështja e formimit të Asociacionit në Kosovë, do ta aktivizonte më shumë dhe duhet të jemi më të kujdesshëm, pasi mendoj që plani është për ta bërë njëjtë siç ka ndodhur në Bosnje dhe kërkesa për formimin e Asocicacionit me mundësinë që ata mund ta bëjnë nesër në Kosovë, është një gjë që ne mund ta shohim këtë haptas”.

Balje tutje përsëriti që duhet të jemi shumë të kujdesshëm në momentin kur bisedojmë me Beogradin.

“Një asociacion i mundshëm i komunave serbe në Kosovë mund të jetë i ngjashëm me Republikën Srpska”, tha ajo./FrontOnline

Rron Gjinovci paralajmëron mundësinë e protestës këtë të shtunë

0

Kthimi i reduktimeve me energji elektrike pas dhjetë vjetësh, mund të shkaktojë protesta në Kosovë.

Mundësinë për një të tillë e ka paralajmëruar aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gjinovci ka paralajmëruar se protesta mund të mbahet nesër.

“Po flitet që këtë t’shtune protestë 🤷‍♂️”, ka shkruar Gjinovci.

LDK në Prizren: Koha e uzurpimeve ka marr fund!

0

Dega e LDK-së në Prizren në një komunikatë për media ka njoftuar se pas ndrrimit të pushteteve në komunën e Prizrenit, ka një tendencë që të përdoret koha e pushimeve të fundvitit dhe vakumi deri në konsolidimin e plotë të kabinetit qeveritar lokal si dhe fillimit të punës së Kuvendit Komunal. Zyrja jonë në qendër të qytetit, në të cilën ne kemi zhvilluar aktivitetin tonë partiak ndër vite, e cila është në proces të rikthimit, po tentohet të uzurpohet dhunshëm nga individë që shfaqen në emër të partisë politike, Nisma.

Komunikata e plotë:

Pas ndrrimit të pushteteve në komunën e Prizrenit, ka tendencë që të përdoret koha e pushimeve të fundvitit dhe vakumi deri në konsolidimin e plotë të kabinetit qeveritar lokal si dhe fillimit të punës së Kuvendit Komunal.
Zyrja jonë në qendër të qytetit, në të cilën ne kemi zhvilluar aktivitetin tonë partiak ndër vite, e cila është në proces të rikthimit, po tentohet të uzurpohet dhunshëm nga individë që shfaqen në emër të partisë politike, Nisma.
Me këtë rast i bëjmë thirrje kryetarit të komunës, Z.Shaqir Totaj që të ndërmarr hapat e nevojshëm për kthimin e normalitetit në komunë dhe për fillimin e hapave legal të rikthimit të secilit subjekt politik nëpër hapsirat ku kemi vepruar me parë.
Njëkohësisht, ftojmë drejtuesit e partisë, Nisma, të distancohen nga ky akt uzurpimi si dhe u bëjmë thirrje organeve të rendit të ndërmarrin hapat konkret në mbrojtje të pronave publike dhe ruajtjen e rendit dhe ligjit.
Në të kundërten, do të detyrohemi që të kujdestarojmë fizikisht në mbrojtje të zyreve tona të cilat presim që së shpejti ligjërisht do të na rikthehen.
Lidhja Demokratike e Kosovës
Prizren
24.12.2021

Haradinaj: Qeveria Kurti më e keqja që ka pasur ndonjëherë Kosova

0
epa06194897 Leader of the Alliance for Future of Kosovo (AAK), Ramush Haradinaj, gestures after he was elected the new Prime Minister of the Republic of Kosovo in Pristina, Kosovo, 09 September 2017. The 49-year-old Haradinaj served as prime minister for three months from December 2004 to March 2005. EPA-EFE/VALDRIN XHEMAJ

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës.

Haradinaj në fjalimin e tij në Kuvend, ka deklaruar se Kosova ka fituar qeverisjen më të keqe ndonjëherë, transmeton Telegrafi.

“E ka fituar qeverisjen më të keqe ndonjëherë, një qeveri e cila është e paftë në politikën e jashtme, një qeveri që ka vetëm dështime në politikën e jashtme, qeveria e parë e cila ka mbërri me kriju mosbesim me SHBA-në. Një qeveri e cila nuk ka ditë të udhëheq çështje të sigurisë. Qeveri e cila ka qenë vet-shkatërruese sa i përket energjisë në Kosovë. Së fundmi, jemi në prag të festave të fundvitit, po i dënon mërgimtarët me pritje në kufi, po e mban në fuqi orën policore”, ka pohuar ai.

Haradinaj ka thënë se Qeveria po e vështirëson qëndrimin e mërgimtarëve në Kosovë, duke lënë në fuqi orën policore.

“Qeveria edhe kohën sa qëndrojnë në vend ua vështirëson. Cili vend në botë ka orë policore? A din dikush prej ekspertëve të VV-së të na tregojë për orën policore”, theksoi mes tjerash ai. /Telegrafi/

Kriza me energji elektrike – Kur pritet të vijë eksperti gjerman për ta rregulluar turbinën në KEK?

0

Qytetarët në Kosovë, nga e mërkura e 22 dhjetorit, po përballen me reduktime të energjisë elektrike, për shkak të krizës energjetik. Këto reduktime u rikthyen pas shumë vitesh. Konsumatorët po kanë çdo ditë reduktime për 2 orë, derisa në disa qytete po zgjasin edhe më shumë se aq. Por, si erdhi deri te kjo situatë?

Dje në një konferencë për media, foli ministrja e Ekonomisë, Drejtori i KEK-ut dhe Kryeshefi i KOSTT-it, të cilë janë deklaruar për krizën energjetike në vend dhe kthimin e reduktimeve.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur për faktorët që kanë ndikuar në rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë dhe rajon.

Faktorin e parë që Rizvanolli ka përmendur, është rënia e bllokut dy. Ajo tha se si pasojë e rënies së këtij blloku, KEK-u nuk ka pasur mundësi të prodhojë më shumë rrymë.

“Sa më shumë që KEK-u mund të prodhojë energji, aq më pak ne si vend jemi të varur nga importi dhe çmimit e importit. Fatkeqësisht ne kemi një nivel më të ulët të prodhimit nga ana e KEK-ut për shkak të rënies së bllokut 2 i cili ende nuk është aktivizuar. Ky është një faktor”, ka thënë ajo.

Faktori i dytë i krizës energjetike, sipas ministres janë bursat ndërkombëtare dhe çmimet në këto bursa.

“Bursat ndërkombëtare dhe çmimet në bursat ndërkombëtare janë faktori numër dy. Këto janë duke shënuar çmime rekorde pasi që temperaturat janë ulur dukshëm dhe do të thotë është rritur kërkesa. Si rrjedhojë e kësaj, nga ana tjetër oferta, prodhimi i energjisë në Evropë nuk është rritur, por është ulur e veçanërisht ai i gazit. Kjo ka ndikuar që çdo ditë të shënohen çmime rekorde të energjisë elektrike”, ka thënë ajo.

Ministrja foli edhe për bllokimin e linjës energjetike në mes të Kosovës dhe Serbisë. Sipas saj edhe kjo ka ndikuar që Kosova të ketë krizë energjetike.

“Është edhe një faktor që për vendin tonë ndikon specifikisht negativisht. Ky është fakti se Serbia ka bllokuar linjën energjetike në mes nesh. Kjo nuk është diçka e re. Por në situata krize siç është kjo e përkeqëson edhe më tej situatën. Duke qenë se Serbia e pamundëson alokimin e kapaciteteve interektive në kufi me Kosovën kjo shkarton ngarkesa edhe në rrjetet e vendeve fqinje si në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut. Jemi edhe më të kufizuar që të blejmë energji, shpesh duke mos pasur zgjidhje pos të blejmë me çmime të larta”, ka thënë Rizvanolli.

“Faktori i katër që ka ndikuar posaçërisht këtyre ditëve, është se konsumi i energjisë është më i larti që është regjistruar ndonjëherë ne vendin tonë. Nga viti i kaluar në të njëjtën kohë ne jemi duke konsumuar dukshëm më shumë. Konsumi është rritur për 14 për qind për dy ditë, nga 19 dhjetori deri më 21 dhjetor ”, ka thënë ajo.

Rizvanolli është deklaruar edhe për ndarjen e 20 milionë eurove për të mbuluar koston e importit të energjisë elektrike nga Korporata Energjetike e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës ka ndarë një shumë prej 20 milionë eurosh për të mbuluar vlerën e importit të energjisë, për të subvencionuar importin e energjisë për qytetarët, për konsumatorët e rregulluar është fjala. Përmes këtij veprimi, ne kemi mbrojtur qytetarët e Kosovës kur kriza është në pikën më të keqe”, ka thënë ajo.

Dje Qeveria njoftoi se ka marrë vendim që t’i kthejë dividendën prej 20 milionë euro KOSTT-it. Kjo sipas saj është bërë me qëllim të ruajtjes së likuiditetit të ndërmarrjes dhe të sektorit.

“Ne mbledhjen e sotme ne kemi votuar për t’i kthyer KOSTT-it dividendën prej 20 milionë euro në mënyrë që të ruhet likuiditeti i ndërmarrjes dhe të ndihmohet likuiditeti i sektorit, vetëm për të mundësuar punimin e mirë të ndërmarrjes, pas kërkesës që është bërë nga KOSTT për Qeverinë e Kosovës për të rikthyer dividendë që është marrë gjatë rishikimit të buxhetit para disa muajsh”, deklaroi Rizvanolli.

Ndërsa drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi tha tha se njësia e dytë e bllokut Kosova B nuk pritet që të kthehet në funksion deri më 20 janar.

“Kosova B2 vazhdon të jetë jashtë funksionit shkaku i prishjes nga data 14 dhjetor dhe jemi në proces që ta kthejmë sa më shpejt në operim mirëpo prishja në turbinë është e natyrës më serioze. Jemi në kontakt me kompaninë që e prodhon turbinën dhe presim që ta dërgojnë ekspertin e tyre dhe të dielën ai ekspert të jetë në KEK dhe do të fillojmë me inspektimin e situatës dhe ta shohim sa është gjendja e dëmtimeve dhe ajo do ta tregojë edhe kohën e për kthimin e njësisë në punë.Ekziston një vlerësim preliminar që ne presim që diku kah data 20 janar B2 të kthehet në operim”, ka thënë Krasniqi.

Ai tha se importi i rrymës është shumë i shtrenjë në këtë periudhë dhe janë duke e importuar atë me mjetet që ka ndarë qeveria.

“Sa i përket prodhimit të qymyrit nuk kemi problem. Ne jemi duke e bërë edhe importin e energjisë nga mjetet që i ka ndarë qeveria për subvencionimin e rrymës dhe duhet ta dijmë se ky import do të jetë goxha i shtrejt në këtë periudhë dhe nuk është e sigurt që mund të mbërrijmë të sigurojmë sasi të mjaftueshme edhe në kuptim të çmimit shumë të lartë por edhe të sasisë së ofruar në treg”, tha Krasniqi.

Kur do të vijë eksperti gjerman?

Drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka thënë se eksperti gjerman që do të ndihmojë në rregullimin e turbinës në njësinë B2 të bllokut “Kosova B” do të vijë në Kosovë të dielën. Ardhjen e ekspertit gjerman e kishte paralajmëruar edhe kryeministri Albin Kurti para 7 ditësh kur kishte vizituar KEK-un

“Jemi në kontakt me kompaninë që e prodhon turbinën dhe presim që ta dërgojnë ekspertin e tyre dhe të dielën ai ekspert të jetë në KEK dhe do të fillojmë me inspektimin e situatës ta shohim sa është gjendja e dëmtimeve dhe ajo do ta tregojë edhe kohën për kthimin e njësisë në punë. Ekziston një vlerësim preliminar që ne presim që diku kah data 20 janar B2 të kthehet në operim”, ka thënë Krasniqi.

Ndalet rryma, s’punojnë semaforët, bllokohet qendra e Prishtinës

0

Ndërprerja e rrymës në kryeqytet ka shkaktuar tollovi dhe bllokim të rrugëve në qendër, konkretisht të Katedralja “Nënë Tereza”.

Nga fotografitë e publikuara nga EO shihet se udhëkryqi në këtë pjesë është bllokuar totalish dhe se është pamundësuar qarkullimi.

Disa qytetarë janë munduar që të rregullojë komunikacionin, përderisa nuk është parë asnjë Policë në këtë pjesë.

Sulmuan dy zyrtarët policor në sheshin “Shatërvan”, ngritet aktakuzë ndaj 5 personave në Prizren

0

Prokoriria Themelore e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: I.K., Sh.K., L.K., E.K., dhe N.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 401 paragrafi 5 lidhur me nenin 31 dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar” nga neni 402 paragrafi 4 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, me datën 16.07.2020, rreth orës 11:20 minuta, në Prizren në sheshin “Shadërvan” derisa patrulla policore ishte duke kryer detyrën zyrtare, në zbatimin e urdhërit operativ Anex-54, për gadishmëri dhe reagim ndaj Covid-19, i pandehuri i parë I.K., pronar i një restauranti në rrugën “Marin Barleti”, jo vetëm që nuk tregon letërnjoftimin me qëllim të identifikimit të indentitetit të tij sipas kërkesës së personit zyrtar, por përdor forcën fizike, në bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve me të pandehurit e tjerë Sh.K., L.K., E.K., dhe N.K., duke i penguar personat zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, po ashtu duke i sulmuar dhe duke i goditur me duar dhe me grushte zyrtarët policor.

Si pasojë e rezistencës aktive fizike nga ana e të pandehurve, zyrtarët policor – të dëmtuarit S.H., A.K., dhe V.K., si dhe vet të pandehurit I.K., dhe L.K., marrin lëndime të lehta trupore.

Me këto veprime, të pandehurit e lartëcekur në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit., thuhet në njoftim/

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort