Home Blog Page 3705

Mercedes W116 “ndizet” pas nëntë vitesh qëndrim

0

Shumë modeleve të vjetra të këtij prodhuesi u atribuohen fuqitë mitike.

Mercedes ka prodhuar shumë modele legjendare në historinë e tij të gjatë dhe të pasur.

Mes tyre është W116, një model i prodhuar nga viti 1972 deri në 1980.

Ky sedan luksoz është gjithashtu Mercedesi i parë që mban etiketën “S class” dhe edhe sot pothuajse ka statusin e një hyjnie në mesin e dashamirëve të markës gjermane.

Siç mund të shihet në videon e mëposhtme, duheshin disa ndërhyrje në këtë veturë për ta ndezur atë, sepse qëndrimi në një vend për 9 vite e ka bërë të vetën.

Po ashtu shihet se brendësia e saj është e dëmtuar mjaft shumë. /Telegrafi/

13 raste pozitive me Covid-19 sot në Kosovë

0
24 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.530 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.662.553 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 779.481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 1.984 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.991. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 331.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Dënohen me 34 vite burgim të akuzuarit për rrëmbimin e dy personave në një vilë në Novobërdë

0

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve V.K. M.I., B.N., V.K, dhe M.Z., ndërsa është liruar nga akuza i pandehuri F. S.

Në njoftim thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se të akuzuarit më 16 – 17 shkurt 2021, me dashje direkte dhe me qëllim të përfitimit material, i kanë marrë dhe kanë mbajt nën kërcënimin e armës të dëmtuarit Z.R. dhe A.A., në një villë në komunën e Novobërdës, të cilët i kanë prangosur me pranga plastike, duke iu bërë video incizime, të cilat pastaj ia kanë dërguar familjarëve të të dëmtuarve.

Fillimisht të akuzuarat M. I. dhe M. Z. merren vesh me të akuzuarit e tjerë që t’i joshin të dëmtuarit për marrëdhënie seksuale, mirëpo pas hyrjes në villë, e akuzuara M. I. në koordinim me të akuzuarit, kërkon që të hyjnë vrullshëm nën presionin – kërcënimin e armëve, më pas prangosin të dëmtuarit dhe i godasin me kondak të armës.

Me këto veprime, të akuzuarit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “rrëmbimi” vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, pas shtjellimit të gjitha provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit V. K.(1), duke i shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 8 (tetë) vite burgim, të akuzuarën M. I. i ka shqiptuar me 8 (tetë) vite burgim, të akuzuarin B. N. e ka dënuar me 7 (shtatë) vite burgim, të akuzuarin V. K.(2) me 7 (shtatë) vite burgim dhe të akuzuarën M. Z. me 4 (katër) vite burgim”, thuhet në njoftim.

Gjykata ka nxjerrë aktvendim, më anë të cilit të akuzuarve V. K. M. I. B. N. dhe V. K. i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi, ndërsa të pandehurit F. S. dhe M. Z. u ndërpritet sot masa e paraburgimit.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​

Diaspora i dërgoi gati 1 miliard euro sivjet në Kosovë

0

Banka Qendrore e Kosovës(BQK) konsideron se viti 2021 ishte i suksesshëm për vendin, falë kontributit të bashkatdhetarëve, politikave qeverisëse dhe rolit të saj (BQK).

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti në një konferencë për media theksoi se rritja ekonomike e këtij viti pritet të jetë 9.9 për qind, krahas rritjes edhe të eksporteve.

Guvernatori Mehmeti tha po ashtu se edhe remitancat nga diaspora nga janari deri në tetor kanë shënuar rritje rreth 1 miliard euro, ose 20 përqind më shumë se vitin e kaluar.

“Gjithashtu rritje kemi edhe te remitancat, të cilat kanë arritur vlerën 956 milionë euro apo me një rritje vjetore prej 20 përqind. Kjo bëri që të rriten edhe kërkesat e brendshme dhe njëkohësisht të rritet importi, ku importi me të dhënat e fundit që kemi në dispozicion shënoi vlerën 4.2 miliardë euro, ose një rritje vjetore 42.5 përqind. Në anën tjetër eksporti i mallrave arriti në 684 milionë euro ose me një rritje prej 60 përqind”, tha ai.

Sipas Mehmetit, edhe investimet e huaja deri në shtator, kanë arritur në 389 milionë euro.

“Sa i përket investimeve të huaja direkte, vlera e tyre deri në shtator 2021 arriti në 389 milionë euro, krahasuar me 254 milionë sa ishte në vitin e kaluar. Këto kryesisht dominojnë prej investimeve të huaja direkte në sektorin e patundshmërisë, ku 265 milionë euro janë vetëm patundshmëri, ndërkaq 87 milionë janë në shërbime financiare”, u shpreh Mehmeti.

Guvernatori tha se përkundër pandemisë COVID-19, vendi arriti të ruajë stabilitetin financiar dhe të rritet kreditimi.

“Sektori bankar ka vazhduar që ta rritë kreditimin edhe njëkohësisht të ruajë shkallën e lartë të qëndrueshmërisë, ku vetëm deri në nëntor 2021 janë lëshuar 1.6 miliard euro kredi të reja që paraqet një rritje prej 21 përqind, e që bëri që total kreditë të arrijnë vlerën 3.7 miliardë euro. Gjithsej mjetet në sektorin bankar arritën në 5.79 miliardë euro”, theksoi ai.

BQK ka evidentuar edhe një shkallë të lartë të inflacionit krahas rritjes së çmimeve.

Haxhiu flet për shkarkimin e drejtorëve të burgjeve në Pejë e Prizren

0

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një intervistë ka treguar për shkarkimin e dy drejtorëve të burgjeve në Pejë dhe Prizren, duke theksuar se këta dy zyrtar kanë mbajtur fshehur një ngacmim seksual që kishte ndodhur në qendrën në Lipjan.

Sipas saj, komisioni hetimor ka gjetur që ka pasur shkelje të rëndë të detyrave.

Ndërsa, sa i përket emërimit të drejtorëve në këto qendra, Haxhiu tha se në fillim të vitit të ardhshëm planifikojnë të hapin konkursit për të zgjedhur njerëz profesionist që e duan punën.

“Që nga momenti që kam marrë detyrën jam njoftuar me shumë parregullsi në qendrën korrektuese me qëllimin që të prishim rehatinë që kanë ndërtuar për këto qendra dhe vendosjen e ligjshmërisë në institucionet korrektuese. Sa i përket rastit në fjalë kam larguar nga detyra dy drejtor njërin në Prizren dhe tjetrin në Pejë për faktin se ka pasur paraprakisht një komision hetimor që është ngritur për këto dy raste sepse kemi marrë informacion që këta dy zyrtar kanë mbajtur fshehur një ngacmim seksual që kishte ndodhur në qendrën në Lipjan”.

“Pra janë munduar që atë ngacmim seksual ta adresojnë në prindin e vajzës së mitur dhe të mbetet gjithçka brenda mureve të asaj qendre. Dhe komisioni hetimor ka gjetur që ka pasur shkelje të rëndë të detyrave. Rrjedhimisht pastaj kam marrë kërkesë nga zëvendësdrejtori gjegjësisht të shërbimit korrektues ku ka propozuar të shkarkohen nga detyra rrjedhimisht në përputhje me ligjin”, ka thënë ajo për eo.

“Si ministre kam bërë shkarkimin sepse për mua është e papranueshme që drejtorët e qendrave të fshehin një rast aq të rëndë sepse është rast i penalizueshëm sidomos kur bëhet fjalë që një person zyrtar arsimtar e keqpërdor detyrën e tij dhe ngacmon seksualisht një të mitur. Dhe mbi këtë bazë ne kemi konsideruar që personat në fjalë duhet të largohen nga detyra. Ne jemi duke bërë një strukturim me kapacitete që i kemi aktualisht”.

“Edhe përkundër punës që në shërbimi korrektues ende kemi probleme që duhet të adresohen si shumë prej zyrtarëve janë ushtrues detyre. Ne po planifikojmë që në fillim të vitit të ardhshëm të kemi hapje të konkursit të brendshëm dhe pastaj të jashtme. Qëllimi im është në këto konkurse të zgjidhen njerëz profesionist që duan punën”.

Haxhiu theksoi se në secilin rast që ka pasur shkelje Ministria e Drejtësisë ka vepruar me komisione hetimore dhe inspektorat.

“Secilin rast që e kemi dëgjuar që ka ndodhur shkelje ne kemi vepruar ose me komisione hetimore apo inspektorat dhe ka përgjegjësi të ndërmarrë veprime. Ka pasur raste të shkarkojmë edhe drejtor të tjerë të qendrave korrektuese. Jam e pakompromis karshi shkeljeve dhe vendimeve të paligjshme. Natyrisht kur do të ketë raste të tilla do të veprojmë”./FrontOnline

Drejtori i Policisë pyetet për ‘vrasjet enigmatike’, kërkohen sqarime rreth hetimeve

0

Gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes të drejtorit të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, kryetari i këtij Komisioni, deputeti Bekë Berisha ka ngritur dyshimet për moszbulimin e shumë vrasjeve enigmatike.

Për këtë, Mehmeti ka thënë se në këtë periudhë, vetëm një vrasje nuk është zbuluar, prej 18 rasteve sa kanë qenë.

Ndërsa Berisha përgëzoi Policinë e Kosovës për zgjidhjen e rastit të vrasjes në Gllogjan, ku mbeti i vrarë shoferi i autobusit dhe dy nxënës. Ndërkohë që pyeti për disa raste që nuk janë zgjidhur ende.

“Janë bërë vite që në Kosovë ka vrasje shumë enigmatike. Ju përgëzoj për vrasjen që është zbuluar në Gllogjan, sepse u frikësuam që të do të jetë ‘hetimet vazhdojnë’. Për ‘hetimet vazhdojnë’, qysh jemi mësuar, tani po ua shohim sherrin, sepse disa po bëhen politike. Tani këto vrasje politike, enigmatike po prodhojnë deputetë, duke u thirrur në emër të tyre. Për këtë dua me pyet, hetuesitë nëpër regjione, nëpër stacione, a ndërrohen ndonjëherë e që ka shumë vrasje enigmatike, a është përgjegjës ndokush, a duhet ato edhe një herë të kthehen në pah dhe me të trajtohen prapë. Çka është duke ndodhur në këtë aspekt”, tha Berisha.

Deputeti i AAK-së tha se në qytetin e Pejës ka një numër të madh të vrasjeve enigmatike, derisa pyeti se kush është përgjegjës për zbulimin e tyre.

“Keni përvojë të madhe, qe 20 vjet ju shkoni në punë prej orës 8 deri 16:00, edhe për 20 vjet asnjë vrasje nuk mundet me qenë aq profesionale sa jeni ju të thirrur edhe të kualifikuar në vendet e jashtme për t’i zbuluar këto gjëra. Pse nuk zbulohen këto? Shqetësimi më i madh është, krejt qytetarët e dinë çka ka ndodhur, veç ju s’i dini. Në Istog është vrarë Nexhat Muslijaj në shkollë, është prerë në fyt njeri, një ditë pas zgjedhjeve. Edhe kanë devijuar hetimet, ku nuk dihet asgjë. Një raste tjetër Muhamet Metaj, është zhdukur, edhe nuk dihet gjë për fatin e tij. Edhe janë devijuar hetimet, a ka mundësi që të devijohen hetimet prej Policisë së Kosovës, për t’i dhënë kahje kot për të mos u zbuluar kurrë”, theksoi Berisha.

Gjatë raportimit, drejtori Samedin Mehmeti tha se si Polici janë të angazhuar që të gjitha vrasjet të zbulohen.

”Sa i përket vrasjeve, ne jemi angazhuar që të gjitha vrasjet të cilat kanë ndodhur në këtë periudhë kohore, është vetëm një vrasje prej 18 vrasjeve sa kanë ndodhur në këtë periudhë kohore, pra, është vetëm një që nuk është zbuluar, ndërsa sa i përket ndryshimeve të ekipeve ne aktualisht jemi duke e ndërtuar një sistem dhe jemi duke kërkuar përgjegjësi prej hetuesve, jo vetëm për vrasje, por për të gjitha rastet që hetuesit i kanë në dispozicion të tyre, jemi duke kërkuar përgjegjësi për nivelin e zbulueshmërisë”, theksoi ai./KSP/

Edhe sot mbi tri orë pritje në Merdar

0

Po vazhdojnë pritjet në kufi për të hyrë në Kosovë.

Sot, në pikën kufitare në Merdar njerëzit po presin në mbi tri orë për të hyrë brenda vendit.

Sipas njoftimit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje ka edhe në pikën te Dheu i Bardhë deri në dy orë, në Jarinje 40-50 minuta dhe në Muçibabë deri në 30 minuta.

Kolona te Dheu i Bardhë raportohet të jetë 1000 metra.

Një numër i madh i bashkatdhetarëve janë nisur për në Kosovë për festat e fundvitit.

KMDLNJ për reduktimet e rrymës: Mashtrim i paskrupullt i qytetarëve

0

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtat dhe Lirive të Njeriut ka reaguar pas rikthimit të reduktimeve të energjisë elektrike.

Ata këtë e kanë quajtur mashtrim të paskrupullt të qytetarëve të Kosovës.

“Si ndodhi që në të njëjtën kohë ka prishje të mëdha në trafot si dhe ku e gjetën kohën kur në acarin më të madh këtë vit të punojnë në riparimin e rrjetit?! Përveç se në mënyrë të pamoralshme po na i zbrazin xhepat për fatura të fryera si dhe për të blerë ilaçe nga ftohjet dhe përkeqësimi i gjendjes shëndetësore shkaku se nuk po kemi mundësi “ ta shfrytëzojmë komoditetin e nxemjes, me paratë tona ndonës thuaja 100% të konsumatorëve janë pagues të rregullt të faturave “, nga ata që kanë përgjegjësi konkrete po dërgohen këshilla moralizuese për veprime krejtësisht të pamoralshme”, thuhet në reagim.

KMDLNJ gjithashtu pati propozuar që në afat gjashtë mujor t’u ndahen nga 100 euro për pensionistët me pensione sociale, e tani e ka ripërsëritur këtë kërkesë, përcjell Klankosova.tv

“Me përkeqësimin e situatës, energjetike dhe shëndetësore, KMDLNj e ripërsëritë kërkesën që për 5 muajt e ardhsëm, pensionistët me pension social (sipas moshës) dhe ata nga skema sociale duhet të përfitojnë nga 150 euro shtesë që, për një qeveri që ka zhvillim ekonomik prej 9.9% nuk paraqet asnjë problem”.

Ata thanë se qeveria s’guxon të investojë në socializimin e humbjeve të kusarëve të KESCO për faktin që sipas tyre e kanë gërryer deri në asht konsumatorin e Kosovës.

“Qeveria e Kosovës duhet të mbikëqyrë institucionet që e zbatojnë orarin e reduktimeve dhe të ndëshkojë shpërdoruesit e kësaj detyre që , nga aspekti i të drejtave të njeriut është jashtëzakonisht diskriminues; në lokacione të caktuara nuk ka fare reduktime kurse në të tjerat janë 6 e më shumë orë”, thanë ata.

Tutje, KMDLNj kërkon që të bëhen të gjitha veprimet dhe të ndërrohet operatori që sipas tyre i ka shkaktuar aq shumë dëme Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe kusarët e KESCO , bashkë me këta të ZRRE–së duhet të paditen për trajtim të konsumatorëve në baza raciste.

Nisma Socialdemokrate në Prizren, mohon pretendimet e LDK-së për uzurpimin e zyreve

0

Nisma Socialdemokrate – Dega në Prizren përmes një komunikate ka reaguar lidhur me pretendimet e LDK-së për uzurpimin e zyrave të tyre.

Reagimi i plotë:

NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren u informua nga portalet lokale për shqetësim e LDK-së lidhur kinse me uzurpimin e zyrave të tyre!
Nisma në Prizren ka zyrën e saj me qera dhe natyrisht synim i yni, poashtu edhe i LDK-së, dhe subjekteve të tjera politike është rikthimi në zyrat nga të cilat jemi nxjerrë kundërligjshëm nga ish qeverisja lokale.
Reagime të tilla të LDK-së se dikush në emër NISMA qenka duke bërë përpjekje t’i marr zyrat e LDK- së nuk janë të vërteta dhe po bëhen për qëllime të ulëta politike.
Mbishkrimet në zyrën ku Nisma ka zhvilluar aktivitet për disa vite janë dëmtuar, për të cilën mbajnë përgjegjësi ata që nga viti i kaluar i kanë në menagjim këto hapsira.
LDK me reagime të mjera dhe fëmirore po mundohet të manipuloj opinionin në adresën tonë për ta fshehur humbjen e rrugës në oborr!
Zyra për Informim,
NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren.

Pas tri refuzimeve, 33-vjeçarja nga Kosova më në fund merr pasaportën zvicerane

0

Gëzimi i saj është edhe më i madh pasi ajo prej kohësh kishte humnbur shpresat se natyralizimi i saj do të ndodhte ndonjëherë

Një kosovare që sot ka 33-vjet, e cila ka ardhur në Zvicër si dhjetë-vjeçare, më në fund është natyralizuar në komunën e saj Hochdorf të Kantonit të Lucernit. Por përse u desh të priste kaq shumë?

Yllka Gashi, (emri fiktiv), tani ndihet e lehtësuar dhe e lumtur: Në mes të dhjetorit, Kantoni i Lucernit i ka konfirmuar asah shtetësinë e saj zvicerane, transmeton albinfo.ch. Gëzimi i saj është edhe më i madh pasi ajo prej kohësh kishte humnbur shpresat se natyralizimi i saj do të ndodhte ndonjëherë.

“As unë dhe as miqtë e mi zviceranë nuk e kuptuam përse komuna po rezistonte kaq shumë”.

Megjithatë, ajo asnjëherë nuk ka hequr dorë nga besimi i saj në “vlerat zvicerane”, thotë kosovarja, e cila ka studiuar drejtësinë në Zvicër, shkruan gazeta “Berner Zeitung”. Po kjo gazetë kishte raportuar për rastin, në maj të këtij viti.

Ndërsa, një vit e gjysmë pas refuzimit të fundit (të tretë), kishte ndodhur më në fund miratimi. Kjo kishte ardhur pas një ankese administrative dhe seancës gjyqësore të mëvonshme.

“Në Hochdorf ne presim me padurim banorë të rinj të përkushtuar dhe të integruar” shkruan qeveritari komunal, Daniel Rüttimann i pyetur nga gazeta; Si anëtar i Komisionit për të Drejtat e Qytetarëve, disa herë ka bashkëvendosur kundër aplikimit të kosovares 33-vjeçare.

Vendimi i fundit, pozitiv, për këtë çështje të kahershme konfirmon se komisioni gjithmonë e ka kryer punën e tij “korrekt, drejtë dhe në përputhje me kriteret”, thotë ai

Kush e ka mbajtur fjalimin e 1 gushtit?

Yllka Gashi kishte ardhur në Zvicër me familjen e saj në vitin 1998, kur ishte dhjetë vjeçe. Sot ajo ka dy fëmijë me partnerin e saj, flet dialektin lokal dhe ndihet në Zvicër në shtëpinë e saj. Në moshën 22-vjeçare, pasi kishte jetuar në Hochdorf për rreth dhjetë vjet, duke përfunduar shkollën dhe praktikën profesionale, ajo kishte bërë përpjekjen e dytë të natyralizohej. Por ishte tërhequr vetë pasi e kishin këshilluar. Arsyeja: Ajo kishte pasur një gjobë për kundërvajtje të lehtë në komunikacion.

Në seancën dëgjimore për aplikimin e saj të dytë dhe të tretë, dhjetë anëtarët e komisionit të të drejtave civile ndër të tjera kishin dashur të dinin: Cilët këshilltarë qeveritarë vijnë nga regjioni Seetal? Kush ka mbajtur fjalimin e fundit të 1 gushtit në komunën e saj… etj. Po ashtu Yllka Gashi duhej të jepte emra kodrash, pyjesh dhe kështjellash të zonës.

Një nga arsyet pse Komisioni kishte refuzuar kërkesën e tretë të kosovares ishte pyetja se ku e kishte ajo qendrën e jetesës. Yllka Gashi kishte dorëzuar aplikacionin e saj në prill të vitit 2018, teksa ishte duke studiuar për drejtësi. Ajo është specializuar në të drejtat e njeriut, ka bërë një praktikë tre-mujore në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë dhe ka marrë pjesë në gjykatën e krimeve të luftës në Kosovë atë verë.

Ndërkohë ajo ka qenë edhe në Konstanz në universitet dhe në Cyrih, me të dashurin e saj. Por në mes të gjithë këtyre, ajo jetonte në Hochdorf. Megjithatë, kjo nuk mjaftoi për Komisionin.

Përpjekjet e saj për natyralizim janë “zvarritur vazhdimisht”, thotë ajo sot. Por, “procedura është e njëjtë për të gjithë aplikantët,” kundërshton Daniel Rüttimann nga Komisioni i të Drejtave Civile. Madje, Gjykata Supreme Federale kishte mbështetur arsyetimin e komunës për refuzimin e kërkesës së dytë të znj. Gashi.

Aplikimi i tretë, i miratuar përfundimisht, u vonua kryesisht për shkak se mungonin dokumentet e nevojshme të aplikantes. Yllka Gashi shkopinj: e ka përjetuar procedurën si të ngacmuar dhe të përulur. Dhe për sa i përket Gjykatës së Lartë Federale, ajo ka marrë një vendim diskrecional, asgjë më shumë.

Një gjë është e qartë: në Zvicër, rreth një e katërta e popullsisë nuk ka pasaportë zvicerane – edhe për shkak se zviceranët kanë votuar kundër natyralizimit të thjeshtuar disa herë. “Ne jetojmë në një demokraci prej tre të katërtave,” thotë Paul Rechsteiner, deputet i PS-së nga St. Gallen – “dhe kjo ka të bëjë shumë me praktikën tonë veçanërisht të rreptë të natyralizimit”.

Fakti që komuna ushtron një ndikim kaq të madh mbi të është unik në Evropë dhe ka qenë prej kohësh i vjetëruar, përcjell albinfo.ch. Në dhomën e kantoneve, Rechsteiner ka dalë humbës me mocionin e futjes së “ius soli”, nënshtetësisë nga lindj, për Zvicrën bazuar në modelin francez, spanjoll apo amerikan. Ai tani shpreson për një iniciativë të re të nisur nga Aktion Vierviertel. Rechtsteiner beson se kushdo që ka lindur dhe është rritur këtu është pjesë e shoqërisë zvicerane dhe duhet të ketë të drejtën të jetë zviceran.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort