Home Blog Page 3704

Drejtori i Policisë: Nëse prokuroria kërkon nga ne, do t’i arrestojmë Veselinoviqin dhe Radojçiqin

0

Drejtori i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti ka thënë të premten se policia nuk mund të kryej asnjë aksion ndaj Millan Radoiçiq, Zvonko Vesellinoviq dhe 11 personave të tjerë – të gjithë serbë nga Kosova që u vendosën në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA-së më 8 dhjetor.

Mehmeti ka thënë se fakti se ata janë vendosur në këtë listë nuk nënkupton se ka bazë ligjore për të kryer aksion ndaj tyre porse ka bërë të ditur se në rast se kanë informacione që ndërlidhen me krimin atëherë do të ketë veprime.

“Nëse prokuroria kërkon nga ne, ne do të veprojmë. Nëse ne hasim në informacione që ndërlidhen me krim, ne prapë do të veprojmë por vetëm pse ata janë në listë të zezë ne nuk e kemi atë mundësi të veprojmë për shkak se nuk kemi bazë ligjore. Por nëse prokuroria vlerëson që ato veprime paraqesin vepër penale ne absolutisht jemi në dispozicion që të veprojmë dhe do të veprojmë ndaj çdonjërit që ka nevojë”, deklaroi Mehmeti, të premten më 24 dhjetor, gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Më 8 dhjetor, Departamenti i Thesarit i SHBA-së njoftoi se ka vendosur në listën e sanksioneve, nënkryetarin e Listës Serbe, ndryshe partisë kryesore të serbëve në Kosovë, Millan Radoiçiq, biznesmenin nga veriu i Kosovës, Zvonko Veselinoviq, vëllain e tij, Zharkon dhe 10 persona të tjerë të lidhur me ta.

Sipas ligjeve amerikane, me futjen e tyre në listë të sanksioneve, pronat që ata mund të kenë fituar jashtëligjshëm zakonisht bllokohen dhe qytetarëve amerikanë u ndalohet që të bashkëpunojnë në ndonjë mënyrë me ta.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se “këto sanksione shënjestrojnë autorët e korrupsionit, në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv 13818”, i cili bazohet në Aktin Global të Përgjegjshmërisë për të Drejtat e Njeriut, i njohur si Akti Magnitsky.

Arrestohen pesë persona, iu konfiskohen mbi 9 kg marihuanë

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga antidroga janë arrestuar 5 persona.

Pas një pune tremujore hetimore intensive kundër narkotikëve, zyrtarë policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit më Narkotik (DHTN), Njësia Mitrovicë Jugu, më 24.12.2021, pas pranimit të Urdhër Kontrollit nga Gjykata Themelore Mitrovicë, kanë realizuar kontrolle në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarve: B.I., (viti i lindjes 1970, mashkull kosovar), Sh.I., (viti i lindjes 1977, mashkull kosovar), M.I., (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar), F.M., (viti i lindjes 1989, mashkull kosovar) dhe U.Q., (viti i lindjes 1970, mashkull kosovar). Kontrollet janë realizuar në fshatrat Bec dhe Brovinë dhe në qendër të Gjakovës.

Zyrtarët policorë të antidrogës janë ndihmuar në këtë operacion policor nga Njësia Speciale Operative e Mitrovicës, Njësia K9, forenzika dhe zyrtarë nga Stacioni Policor Gjakovë.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si provë materiale:

Substancë, dyshohet të jetë marihuanë në peshë 9128.86 gram;

Njëqind e katër dhjetë (140) fara të dyshohet të jenë kanabis sativa;

Gjashtë (6) gërshërë për krasitjen e bimëve narkotike;

Njëzetë e tetë (28) bimë narkotike kanabis sativa me gjatësi prej 110 – 223 cem;

Katër (4) peshore për matje;

Folje e tejdukshëm për mbështjelljen e narkotikëve;

Njëmbëdhjetë (11) fishekë të kalibrave të ndryshëm;

Pajisje për ndriçim artificial të bimëve narkotike kanabis sativa;

Katër (4) vetura dhe

Katër (4) telefona celular.

Pas intervistimit në pranin e avokatëve mbrojtës të caktuar nga Oda e Avokatëve, të gjithë të dyshuarit me vendim të prokurorit të shtetit shkojnë në ndalim policor për 48 orë, lidhur me veprat penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’.

Gjendje emergjente me rrymë – reduktimet edhe 60 ditë

0

Vendi edhe zyrtarisht ka hyrë në gjendje emergjente me rrymë. Me një vendim të Qeverisë, të marrë të premten, qytetarët e Kosovës do të përballen me reduktime të rrymës për një periudhë më të gjatë. Sipas vendimit për “Masat e emergjencës në furnizimin e energjisë” parashihet që reduktimet të vazhdojnë maksimalisht edhe për 60 ditë. Fjalën përfundimtare për gjendjen emergjente për energjinë do ta ketë Kuvendi i Kosovës.

Sipas njoftimit në faqen e Qeverisë, në mbledhjen e 51-të janë shpallur masat emergjente për kufizim të furnizimit me energji. Masat emergjente do të vlejnë për maksimalisht 60 ditë.

Masat emergjente përfshijnë vendosjen e kufizimit në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.

Vendimi parasheh themelimin e një Komiteti Teknik Emergjent me qëllim të identifikimit dhe paraqitjes së rekomandimeve te Ministrja e Ekonomisë. Ky Komitet ka për detyrë të rekomandojë zbatimin e masave për t’i trajtuar efektet negative të krijuara nga kriza ekonomike. Pas rekomandimeve Ministria duhet të publikojë masat kufizuese obligative.

Në arsyetim të Qeverisë për këtë vendim thuhet se “Sistemi Elektro-Energjetik i Kosovës aktualisht është duke u përballur me vështirësi të theksuara si reflektim i rritjes së theksuar të konsumit të energjisë elektrike në vend, pamjaftueshmërisë së gjenerimit të brendshëm për ta mbuluar konsumin dhe krizës globale energjetike që ka rezultuar me rritjen enorme të çmimit të energjisë elektrike në bursat ndërkombëtare”.

Si pasojë e konsumit të shtuar për ngrohje, Qeveria ka thënë se mund të paraqiten disa pasoja si: armortizimi i aseteve, mosbalanc në sistemin interkonektiv, vërejtje nga ENTSO-E.

Me këto masa, obligohet Korporata Energjetike e Kosovës të disburzojë suvcencionet e Qeverisë për qëllim të importit të rrymës.

Aprovimi i vendimit mundëson zbatimin e masave menjëherë, por vendimi duhet të shqyrtohet për miratim edhe nga Kuvendi. Kuvendi për shtatë ditë nga pranimi i vendimit të Qeverisë ka të drejtë ta refuzojë miratimin e tij duke i ndërprerë masat e aprovuara dhe të ndalojë gjendjen e emergjencës.

Vendimi parasheh masa për 60 ditë, por Kuvendi mund ta vazhdojë edhe për periudha tjera për nga 30 ditë.

Ka disa ditë që në vend janë kthyer reduktimet e energjisë elektrike. Edhe pse institucionet kanë thënë se plani është për reduktime 8 me 2, kjo në shumë lagje e qytete s’po realizohet. Qytetarët kanë shprehur mllefin se po mbesin shumë më gjatë pa rrymë, në ditët më të ftohta të vitit.

Protestohet në Shtërpcë kundër “mënyrës së arrestimit” të të dyshuarve për korrupsion

0

Disa serbë kanë protestuar sot në Shtërpcë kundër, siç kanë thënë ata, mënyrës se si u arrestuan bashkëqytetarët e tyre së fundmi nga Policia e Kosovës, e cila ndërmori këtë aksion me dyshimin për korrupsion në disa ndërtime në Brezovicë.

Në protestë sot iu drejtua edhe kryetari aktual i komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, i cili tha se ajo që ndodhi dy ditë më parë dhe mënyra e arrestimit të të dyshuarve “është mesazh shumë i keq dhe se ka bezdisur familjet e të arrestuarve, por gjithashtu të gjithë ata që jetojnë atje”.

Ai tha se grumbullimi i tyre sot është mesazh se duan që të jetojnë në mënyrë paqësore dhe se ata që po e bëjnë këtë “do të ndalojnë së bëri”.

Jetviq iu ka thënë familjarëve të të arrestuarve se kanë të gjithë mbështetjen e komunës, raporton Kosovo Online.

Por, të kundërtën e thanë disa bashkëvendas të të arrestuarve për Klan Kosovën ditën kur ndodhën arrestimin.

Madje, njëri prej tyre nga ta kur e kuptoi se kush janë të arrestuarit, në mesin e të cilëve ishte edhe ish-kryetari Bratislav Nikoliq, nisi kremten.

“Kam dëgjuar çka ka ndodhur dhe kam dalë që ta festojë arrestimin e atyre kriminelëve. Ishte koha e fundit që kriminelët të përfundojnë në burg, sepse i kanë tradhtuar interesat e serbëve në këtë vend dhe shkatërruan ekonominë. E kanë shkatërruar secilën shpresë për mbijetesën e serbëve në këtë vend”, pati thënë Radojko Keciq.

Ardian Kastrati i PDK-së i blen qebe Kurtit

0

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, tha se i ka blerë një qebe kryeministrit Albin Kurti për t’ia dërguar në Parlament.

Befasinë me qeben e blerë në një dyqan për bebe, Kastrati tha se ia prishi PSD-ja, e cila vendosi një numër të madh qebesh para Qeverisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Une sot ja bleva Kurtit këtë batanije në “BABY SHOP” me ja jep në parlament, por më shkoj huq se PSD paska investuar më shumë se unë dhe ja paska vendos para Qeverisë disa batanije me dimensione shumë më të mëdha se e imja…nejse, me rëndësi është me pas me çka me u nxe ky djaloshi”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Gjuajtje me armë në Prishtinë, arrestohen katër persona

0

Një person është lënduar si pasojë e një përleshjeje fizike mes disa personave, në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë, mesditën e së premtes.

Rastin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se në këtë rast ka pasur edhe gjuajtje me armë.

“Sot rreth orës 15:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në lagjen Kodra e Diellit, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është lënduar, dyshohet nga përleshja fizike”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, lidhur me këtë rast, deri tani janë identifikuar katër persona të dyshuar dhe të njëjtit janë arrestuar nga ana e policisë.

Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin .

KEDS publikon platformat ku qytetarët mund të njoftohen për ndërprerjet e rrymës

0

Me fillimin e aplikimit të kufizimeve me energji elektrike për konsumatorët, KEDS ka pasur në dispozicion platformat për informim të konsumatorëve. Këto platforma në baza ditore, pra në orët e hershme të mëngjesit freskohen me listat e të gjithë konsumatorëve të ndara në grupe.

“Platforma ku tashmë i kemi 100 mijë konsumatorë të regjistruar, është aplikacioni eKesco”, thotë KEDS.

Nga ky aplikacion sapo konsumatori të regjistrojë të dhënat e saj/tij, do të pranojë njoftime automatike nga kompania për çdo gjë që lidhet me njehsorin e saj/tij.

Në këtë rast, konsumatori do të pranojë paraprakisht njoftimet për kufizimet që janë duke u aplikuar për shkak të krizës energjetike.

Platformë tjetër që merr informata në kohë reale për ndërprerjen momentale të energjisë elektrike dhe po ashtu për planifikimet e ardhshme, është harta e paraqitur në ueb-faqe të KEDS www.keds-energy.com. Në hartë konsumatori duhet të shënojë adresën e banimit në mënyrë që të pranojë informacione për kufizimet që do të ndodhin në atë adresë.

Këto dy platforma janë lehtë të qasshme dhe për një kohë të shkurtër konsumatori do të marrë informacionet e duhura. Derisa në aplikacionin eKesco konsumatori regjistrohet vetëm njëherë dhe merr informata automatike, në hartë duhet të regjistrojë vendbanimin në mënyrë që të marrë informatën e nevojshme.

Ministria e Shëndetësisë me orar të ri të vaksinimit të qytetarëve kundër COVID-19

0

Ministria e Shëndetësisë i informon qytetarët se bazuar në Planin e veprimit për vaksinim të qytetarëve në masë me vaksinën kundër COVID-19 (i përditësuar), orari për ekipet e vaksinimit në njësitë e vaksinimit do të jetë prej tetë orësh (nga ora 07:00 – 15:00).

Ndërkohë, ekipet mobile të vaksinimit do të jenë të pranishme në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” të Prishtinës dhe në pikat kufitare tokësore (me dy ndërrime), kurse në Qendrën Tregtare “Albi Mall” në Prishtinë qytetarët mund të vaksinohen nga ora 12:00-20:00.

Duke marrë parasysh situatën epidemiologjike në vend dhe në rajon me COVID-19 dhe nevojën për vaksinim të plotë të popullatës, MSh u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër coronavirusit.

Gjithashtu, MSh rikujton faktin që qytetarët me rastin e vaksinimit kundër COVID-19 në njësitë e vaksinimit mund të vaksinohen njëkohësisht edhe me vaksinën e Gripit sezonal.

Hidroregjioni Jugor: Mbi 50% kemi zvogëlime të kapaciteteve ujore këtë e ka vështirësuar edhe kriza energjetike

0

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren njofton konsumatorët se për shkak te kushteve të pavolitshme atmosferike që kanë mbretëruar për një kohë të gjatë dhe vazhdojnë të mbretërojnë aktualisht kemi zvogelime të ndjeshme të kapaciteteve ujore në burimet potenciale të ujit, në pjesën dërmuese mbi 50%.

Kriza aktuale energjetike ka vështirësuar edhe më shumë menaxhimin e furnizimit të mundshëm të balansuar në këto kondita në të gjitha zonat e qytetit kur aktualisht uji i pijes sigurohet deri në 80% përmes elektropompimit.

Duke i patur parasysh faktorët e sipërshënuar, jemi të detyruar në zgjerimin e aplikimit të reduktimeve në zonat e qytetit të Prizrenit si më poshtë:

1. Lagja „Bajram Curri“ me zonat përreth,
2. Lagja „Jeta e Re“
3. Zona e pjesëshme e Arbanës:

· Furnizim me ujë të pijës prej ores 06:00 – 20:00
· Reduktim me ujë të pijës prej ores 20:00 – 06:00

4. Lagjja „Ralin“,
5. Lagjja „Lakuriq“,
6. Lagjja „Ortakoll“ pjesa e eperme,
7. Lagjja „Tabahane“pjesa e eperme,
8. Lagjja „Qylhani“,
9. Një pjesë e lagjes „Bazhderhane“dhe
10. Sheshi „Mbretëresha Teutë“ do te kenë:

· Furnizim të rregullt me ujë të pijës prej ores 20:00-06:00
· Furnizim jo të rregullt me ujë të pijës prej ores 06:00-20:00

11. Lagjja „Dardania“
· Furnizim jo të rregullt me ujë të pijës prej ores 18:00-22:00

Kompania është dukë bërë përpjekje maksimale për optimalizimin e furnizimit për tejkalimin e gjendjes aktuale dhe me rastin e përmirësimit të kapaciteteve ujore do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë.

Reduktimet e rrymës pesëfish më gjatë se që u paralajmëruan

0

Nga e mërkura në Kosovë kanë nisur reduktimet e energjisë elektrike. Të enjten, institucionet kanë njoftuar se në mënyrë që të bëhet balancimi i sistemit, KEDS-i do të fillonte me reduktimet prej 8 me 2 në favor të rrymës. Por, jo çdokund kjo është ndjekur, diku rryma është ndalur për orë të tëra.

Të paktën, në Prishtinë në disa lagje qytetarët janë përcjellë me reduktimet e tilla. Në lagjen Aktash për gati 10 orë nuk ka energji elektrike, qysh nga mëngjesi i hershëm i së premtes. Banorë të rrugës “Ali Kelmendi” në këtë lagje ankohen se as dje rryma nuk qe stabile.

Ankesa të tilla pati edhe gjatë ditës dje. KOHA ka raportuar të enjten se në “Mati 1” qytetarët u përballën me reduktime deri në 14 orë.

KEDS-i i ka thënë KOHËS dje se reduktimet po ndodhin për shkak të ngarkesës së madhe, ndërsa njoftoi se reduktime do të kishte edhe ditët në vazhdim.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort