Home Blog Page 3703

Të hënën protestohet kundër reduktimeve të rrymës

0

Një grup qytetarësh ka njoftuar se të hënën, më 27 dhjetor, do të protestojë kundër reduktimeve të rrymës, që kanë nisur qe disa ditë si pasojë e krizës energjetike në vend.

Në një njoftim për media, ky grup ka njoftuar për konferencë për media për të shtunën, si paralajmërim për protestën që do të nisë nga ora 13:00 të hënën.

Qytetarë të shumtë janë ankuar në vendimin e institucioneve për kufizime të energjisë elektrike ditëve të fundit. Teksa nga autoritetet është thënë se plani i reduktimeve është 8 me 2, qytetarët janë ankuar se kjo s’po përfillet dhe se reduktimet po zgjasin më shumë.

Të premten, Qeveria vendosi për themelimin e një komiteti që do të japë rekomandim për zbatim të masave emergjente për këtë çështje.

Yll Buleshkaj zgjedhet drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit

0

Me 62 vota nga 66 në total, Yll Buleshkaj është zgjedhur drejtor i ri i Agjencisë Kundër Korrupsionit nga deputetët e Kuvendit.

Buleshkaj do të ketë mandat pesëvjeçar në krye të kësaj Agjencie.

Buleshkaj në garën për të marrë drejtimin e AKK-së e kishte Visar Krasniqin, i cili mori vetëm dy vota. Buleshkaj kishte marrë 33.7 pikë nga Komisioni për Legjislacion, kundrejt 33.5 pikëve të Krasniqit gjatë intervistimit të kandidatëve.

Buleshkaj deri tash ka qenë drejtor ekzekutiv i Zyrës për Regjistrimin e Partive dhe Certifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Emri i tij mori vëmendjen e publikut pasi kjo zyrë pati rekomanduar që në zgjedhjet e shkurtit të lejohej certifikimi i kandidatëve që kanë probleme me ligjin. Emri më i përmendur në këtë pikë ishte ai i kryeministrit aktual Albin Kurtit, që me vendim të institucioneve të tjera iu ndalua të garonte në listën e Vetëvendosjes, për shkak të dënimit që kishte marrë më herët.

Kurti për Asociacionin: Synohet që brenda Kosovës të krijohet ngrehinë legale juridike

0

Serbia synon që të krijojë brenda Kosovës një ngrehinë që do të ishte edhe më legjitime ndërkombëtarisht sesa vetë shteti i Kosovës, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, teksa ka folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kurti ka thënë se Asociacioni do të instalohej në Kosovë ashtu siç e do Serbia, e do të njihej edhe nga Kosova edhe nga Serbia, ndërkohë që, shteti i Kosovës do të vazhdonte të mos njihej nga Serbia.

“Paramendojeni një Asociacion të komunave me shumicë serbe të instaluar në Kosovë, ashtu siç e ka dashur Serbia, ai do të njihej edhe nga Kosova e Serbia, ndërkaq Republika e Kosovës do të vazhdonte të mos njihej nga Serbia, nga shtet të tjera në BE, dhe nga dy superfuqitë që janë në Këshill të Sigurimit të OKB-së. Ka një synim të mbrapshtë që brenda Kosovës të krijohet një ngrehinë legale juridike, e cila jo vetëm që është në shërbim të Beogradit por edhe bëhet ndërkombëtarisht me legjitimitet më të lartë sesa vetë shteti i pavarur i Kosovës”, ka thënë Kurti.

Ndërkohë, duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, kryeministri Kurti ka deklaruar se ai duhet të përfundojë brenda mandatit të Qeverisë së tij.

“Unë besoj që dialogu, bisedimet dhe marrëveshja mes Kosovës e Serbisë do të duhej të përfundonte brenda mandatit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, e që përputhet edhe me mandatin e presidentit amerikan Joe Biden, dhe atë të Komisionit aktual evropian të udhëhequr nga zonja Ursula von der Leyen dhe me zëvendësin e saj, përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell”, është shprehur Kurti.

Austria propozon dozën e katërt të vaksinës kundër coronavirusit

0

Austria duhet të ofrojë një dozë të katërt të vaksinës kundër coronavirusit për profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe punonjësit e tjerë të sektorëve kyç, njoftoi komiteti shtetëror për fushatën e vaksinimit.

Komiteti tha se nuk kishte prova shkencore për të rekomanduar një dozë të katërt për popullatën e përgjithshme.

“Për sa i përket valës së pashmangshme të Omicron, doza e katërt mund të ofrohet në zona me rrezik të lartë dhe sistematikisht kritike, gjashtë muaj pas dozës së tretë”, tha komiteti.

Austria ka njoftuar se do të forcojë kufizimet nga 27 dhjetori për të ndaluar përhapjen e Omicron, një variant i coronavirusit që hulumtimi britanik këtë javë zbuloi se përbën një rrezik më të ulët të shtrimit në spital sesa llojet e mëparshme.

Qeveria urdhëroi një mbyllje të katërt të përgjithshme dhe njoftoi vaksinimin e detyrueshëm për të gjithë austriakët, duke e bërë atë anëtarin e parë të Bashkimit Evropian që vendos ta bëjë këtë.

Një bllokim trejavor ka ulur numrin ditor të të infektuarve rishtazi nga nivelet rekord, por shteti po përgatitet për një valë të re. Tashmë janë konfirmuar disa raste të infeksionit me Omicron. Në fund të muajit të kaluar, Austria kishte një numër rekord ditor prej gati 16 mijë të infektuarve rishtas. Sot janë 2374 raste të reja me 22 të vdekur.

Kurti: BE-ja e mbështet “Ballkanin e Hapur” sa për të mos i dalë kundër idesë

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mbështetja e Bashkimit Evropian për “Ballkanin e Hapur” është më shumë nga motivi që të mos dilet kundër idesë, sesa të përkrahet një projekt i tillë.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” të premten, Kurti ka thënë se BE-ja nuk dëshiron ta kundërshtojë një ide të tillë, ndonëse siç ka thënë, nuk po merr pjesë aktivisht në këtë projekt.

“Mbështetja e perëndimit për “Ballkanin e Hapur” është më shumë nga motivi që të mos i dilet kundër idesë, sesa të përkrahet projekti i tillë. Nuk duan të kundërshtojnë idenë por nuk është se aktivisht po marrin pjesë në projektin e tillë. Nga tri shtetet që po marrin pjesë në iniciativën e “Ballkanit të Hapur”, vetëm një shtet ka mbështetjen edhe të presidentit edhe të kryeministrit, Serbia”, ka thënë Kurti.

Ndërkohë, duke folur për mospajtimet e Kosovës me Shqipërinë për “Ballkanin e Hapur”, Kurti ka thënë se marrëdhëniet mes Prishtinës e Tiranës janë më të mirat në Kosovën e pasluftës.

“Marrëdhëniet mes Prishtinës e Tiranës janë më të mirat në Kosovës e pasluftës. Edhe mes dy kryeministrave. Ne kemi mospajtime edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës edhe brenda partive politike, nganjëherë kemi mospajtime edhe brenda kabineteve qeveritare, e lëre më mes dy kryeministrave. Me vetë faktin që përmendet kaq shumë ky mospajtim, kjo tregon se ka fare pak ose aspak mospajtime të tjera”, ka thënë Kurti.

Komisioneri për Zgjerimi BE-së, Olivér Várhelyi mbështeti nismën e Ballkanit të Hapur tri ditë më parë, duke ftuar edhe tre vendet e tjera të rajonit që të bëhen pjesë e tij. Nga Samiti i Tiranës ku ishte pjesë online, zyrtari i lartë i Brukselit nxiti Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë për të ecur përpara duke hequr burokracitë mes vendeve.

Korrespodenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, ka thënë se mbështetja e komisionerit nuk është edhe qëndrim zyrtar i BE-së.

“Edhe pse komisioneri ka shprehur mbështetjen për nismën ‘Ballkani i hapur’, disa diplomatë në Bruksel këtë e shohin si qëndrim të tij personal, e jo si qëndrim formal të Bashkimit Evropian. Në parim BE-ja mbështet të gjitha nismat të cilat ndihmojnë integrimin rajonal, por me kusht që ato të jenë inkluzive. Përderisa tri shtete refuzojnë që të jenë pjesë e ‘Ballkanit të hapur’ kjo nismë nuk mund të quhet inkluzive pa marrë parasysh se tri shtetet që janë në të kanë përsëritur sot ftesat për të tjerë që të vijnë”, ka thënë Palokaj.

Grupi i fajdexhinjve në Prizren, dyshohet se mori kamatë për fajde deri 20 mijë euro

0

Katër persona janë arrestuar dy ditë më parë në një aksion të gjerë kundër fajdesë të Prokurorisë Themelore në Prizren.

KALLXO.com mëson se shuma e kamatës për fajde nga ky grup shkoi deri në 20 mijë euro.

Të dyshuarit janë arrestuar në flagrancë gjatë aplikimit të masave të fshehta të autorizuara nga organet kompetente.

Gjatë aksionit në Prizren për arrestimin e të dyshuarve pati edhe disa bastisje ndërsa janë konfiskuar edhe disa vetura.

Gjatë ditës se sotme është mbajtur edhe seanca për caktimin e masës së paraburgimit e kërkuar nga prokurori i rastit Petrit Kryeziu.

Gjykata siç mëson Kallxo.com ka shqiptuar masën prej 30 ditë paraburgim ndaj grupit të dyshuar për fajde.

Rizvanolli tregon domethënien e masave emergjente për furnizimin me rrymë që i ndërmori qeveria

0

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka folur për mbledhjen e sotme të Qeverisë ku janë miratuar masat emergjente për furnizimin me rrymë.

Ajo me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se vendimi në fjalë parasheh themelimin e një Komiteti Teknik në kuadër të ministrisë që ajo drejton, e që ka për qëllim identifikimin e paraqitjes së rekomandimeve për masa.

“Komiteti Teknik parashihet të përbëhet nga përfaqësues të të gjitha institucioneve relevante si Ministria e Ekonomisë (ME), Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT), Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), Operatori i Sistemit të Distribucionit (KEDS), Furnizuesi i Shërbimit Univerzal (KESCO), Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), si dhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK)”, ka thënë Rizvanolli.

“Duke u bazuar në këto rekomandime, Qeveria si masë emergjente do të vendosë obligime të veçanta për ndërmarrjet e energjisë me qëllim të trajtimit të çfarëdo mungese të papritur ose afatgjatë të kapacitetit prodhues energjetik, kapacitetit të transmetimit, apo të shpërndarjes së energjisë”, ka shkruar tutje ajo.

Postimi i plotë:

Sot kemi mbajtur mbledhjen e 51-të të Qeverisë së Kosovës virtualisht ku edhe kemi miratuar propozim-vendimin për “Masat e emergjencës në furnizimin e energjisë”.

Ky propozim-vendim nuk parasheh ndërmarrjen e masave specifike por parasheh themelimin e Komitetit Teknik në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë me qëllim të identifikimit dhe paraqitjes së rekomandimeve për masa.

Komiteti Teknik parashihet të përbëhet nga përfaqësues të të gjitha institucioneve relevante si Ministria e Ekonomisë (ME), Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT), Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), Operatori i Sistemit të Distribucionit (KEDS), Furnizuesi i Shërbimit Univerzal (KESCO), Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), si dhe Autoriteti Kosovar i Konkurrencës (AKK).

Ky komitet do të identifikojë dhe rekomandojë zbatimin e masave për t’i trajtuar efektet negative të rrethanave të krijuara në bazë të të cilave Ministria e Ekonomisë do të marrë vendimin dhe publikojë masat kufizuese.

Duke u bazuar në këto rekomandime, Qeveria si masë emergjente do të vendosë obligime të veçanta për ndërmarrjet e energjisë me qëllim të trajtimit të çfarëdo mungese të papritur ose afatgjatë të kapacitetit prodhues energjetik, kapacitetit të transmetimit, apo të shpërndarjes së energjisë.

Propozim-vendimi i miratuar sot ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve, mbrojtjen e sigurisë publike, si dhe kryerjen e shërbimeve të domosdoshme për menaxhimin e sigurisë së rrjetit. Për më shumë, ky propozim-vendim ka për qëllim trajtimin e kategorisë së konsumatorëve të mbrojtur në përputhje me legjislacionin për energji.

Don Lush Gjergji: Krishtlindja është festa e jetës, dashurisë dhe paqes

0

“Krishtlindja është festa e jetës, e dashurisë dhe e paqes”, tha Don Lush Gjergji, famullitar i Ipeshkvisë së Kosovës, nga Katedralja Shën Nënë Tereza në prag të kremtes së kësaj feste.

Ai tha se kjo festë është solidaritet mes njerëzve, njofton Klan Kosova.

Por, si do të ishte bota nëse s’do të lindte Krishti, sipas Don Lush Gjergji.

“Ajo do të ishte ndryshe, sepse do të ishim të robëruar dhe s’do të kishim siguri që kjo jetë tokësore, kalimtare e ka një kuptim dhe domethënie të amshimit të lumtur. Zoti nuk na ka krijuar për vuajtje dhe as për pësim dhe aq më pak për vdekje dhe robëri. Prandaj, ky është solidariteti i Zotit me njeriun. Zoti dëshiron që njeriu të jetë i sigurt, të jetë i lumtur, sepse është kryevepra e tij dhe të jetë në përngjasim me të”.

Ai tha se Krishtlindja është ardhja e Zotit dhe marrja e natyrës njerëzore për t’i ndihmuar njeriut që të mos jetë i vetmuar dhe për t’ia dhuruar tri gjërat karakteristike të kësaj feste.

“Jetën e re, aftësinë për të dashur dhe dhuruar dashuri, aftësinë për të falur dhe për të jetuar në paqe me vetveten, me Zotin dhe me të tjerët. Prandaj, është festa e jetës, e dashurisë dhe festa e paqes”.

Don Lush Gjergji tha mëkati më i madh, sipas fesë katolike, është mungesa e dashurisë – urrejtja.

Meqë Krishtlindja kryesisht njihet se festë e dritës dhe ndriçimit, Gjergji tha se edhe në këtë kohë të reduktimeve të energjisë, duhet gjetur kuptimi.

“Duhet ta gjejmë kuptimin edhe të territ, të ndejës dhe bisedës”.

Famullitari njoftoi se ritin e pritjes e kanë hequr për shkak të pandemisë, por se nga ora 23:30 do të jetë një koncert i vogël i fëmijëve, sepse “ata krijojnë atmosferë të ngrohtë”.

Dy mijë fluturime anulohen për Krishtlindje, fajtor Omicron-i

0

Mbi dy mijë fluturime janë anuluar nga kompanitë ajore në botë në vigjilje të Krishtlindjes, prej tyre qindra udhëtime në Amerikë.

Këto anulime kanë ardhur si pasojë e rritjes së rasteve me koronavirus, më saktësisht të variantit Omicron.

Të enjten, gjiganti i linjave ajrore, United Airlines, ka thënë që i ka anuluar disa fluturime për shkak të Omicron-it.

“Rritja mbarëkombëtare e rasteve të Omicron-it këtë javë ka pasur një impat direkt në ekipet tona të fluturimit dhe njerëzve që i kryejnë operacionet tona”, kanë thënë nga United Airlines sipas CNN-it.

Gashi akuzon Muratin se po tenton ta mashtrojë Kuvendin

0

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se ministri i Financave, Hekuran Murati, po tenton të mashtrojë Kuvendin për marrëveshjen mes Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Programit – Nxitja dhe lejimi i mundësive për sigurinë e ujit.

Sipas tij, ky është një veprim antiligjor dhe antikushtetues.

“Ne nuk kemi një marrëveshje të amendamentuar, nuk kemi një amendament për këtë marrëveshje. Nuk po kuptoj çfarë është duke thënë ky ministër. Po përmend 45 milionë euro, po thotë që këto pare do të shkojnë diku tjetër, po i thotë Kuvendit votoni një marrëveshje e cila është obligim të votohet me 2/3 se unë kam me shkel Kushtetutën dhe marrëveshjen. Sepse do të bëjë diçka tjetër, se ma paska çu dikush një letër se mund të bëjë diçka tjetër. Kur të ratifikohet kurrgjë tjetër përveç kësaj nuk mund të bësh. Asgjë tjetër përveç këtyre tabelave që i ratifikon Kuvendi, asnjë centë nuk mund të lëvizësh. Ose nuk je duke ditur ta bësh punën tënde, ose dëshiron që ta vendosësh Kuvendin në lajthitje”, u shpreh ai.

E ministri i Financave, Hekuran Murati theksoi se kjo marrëveshje është zhvilluar nga Qeveria Kurti 1, gjegjësisht nga Besnik Bislimi. Me marrëveshjen e ratifikuar, siç tha ai, mjetet e dedikuara për asistencë teknike do të zhvendosen për investime kapitale.

“Marrëveshja është zhvilluar në Qeverinë Kurti 1 nga ministri Besnik Bislimi. Këtë gjë e dinë zonja Bajrami. Pastaj, kur ka ardhur si ministre e ka gjetur marrëveshjen pothuajse të gatshme dhe është nënshkruar marrëveshja. Nënshkrimi është i zonjës Bajrami. Sa i përket mënyrës se si komunikojmë me kreditorin dhe cilat janë mundësitë dhe kushtet për të lëvizur brenda planit të prokurorimit, ato caktohen në marrëveshje. Kështu që, marrëveshja që ratifikohet do të shfrytëzohet që mjetet që janë të dedikuara për asistencë teknike aq sa marrin nga donatori të zëvendësohen dhe të zhvendosen tek pjesa e investimeve kapitale”, ka deklaruar Murati.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort