Home Blog Page 3702

16 raste pozitive me Covid-19 sot në Kosovë

0
25 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.390 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.663.943 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 780.024 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 2.142 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.327.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 342.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

KEDS: Ka përmirësim të situatës, reduktimet tani janë më të vogla

0

KEDS ka mbajtur sot konferencë për media, ku zëdhënësi i saj, Viktor Buzhala ka thënë se ka përmirësim të gjendjes së furnizimit me energji elektrik.

Ai deklaroi se përmirësimi ka ardhur pasi çmimet në tregjet ndërkombëtare dhe kërkesa për energji elektrike kanë rënë.

“Po flasim për një përmirësim të gjendjes, pasi çmimet në tregjet ndërkombëtare kanë rënë, ka rënë edhe kërkesa pasi sot temperaturat janë 7-8 gradë plus ndërsa para dy-tri ditësh kanë qenë 7-8 gradë minus. Këtu ka rënie të konsumit dhe është përmirësuar gjendja”, ka thënë ai.

Buzhala tha se tani edhe reduktimet janë më të vogla krahasuar me ditët e kaluara.

“Nëse ka pasur reduktime nga dy orë, tashmë reduktimet janë shumë të vogla”, tha ai.

Qeveria e Kosovës dje ka marrë vendim për shpalljen e gjendjes emergjente për kufizim të furnizimit me energji elektrike. Sinjali ka siguruar një dokument ku thuhet se të martën ky vendim do të dërgohet në Kuvend për shqyrtim dhe miratim.

Pritje të gjata në Merdar e te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë

0

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë për festat e fundvitit ka shkaktuar kolona të gjata në pikat kufitare me Serbinë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bën të ditur se në pikën kufitare në Merdare, pritjet e bashkatdhetarëve po shkojnë deri në katër orë, derisa kolona është e gjatë deri në 2 kilometër.

Edhe te Dheu i Bardhë qytetarët po presin për të hyrë në Kosovë për më shumë se dy orë. Në këtë pikë kalimi kufitar kolona raportohet të jetë e gjatë deri në 1 kilometër.

Për reduktimet e gjata, ME-ja do të dërgojë dosje në Polici

0

Ministria e Ekonomisë është duke përgatitur një dosje me raportimet e qytetarëve mbi dyshimet e tyre për vërtetësinë e problemeve teknike për reduktimet e zgjatura të rrymës, dhe ato do t’ia dorëzojë Policisë së Kosovës për hetim.

Kështu ka bërë të ditur të shtunën, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila ka thënë se ky veprim është ndërmarrë pasi shumë qytetarë kanë shprehur dyshimet e tyre në këtë drejtim, dhe madje kanë paraqitur edhe fakte.

“Duke pasur parasysh që shumë qytetarë kanë shprehur dyshimet e tyre mbi vërtetësinë e problemeve teknike për reduktimet e zgjatura, Ministria e Ekonomisë është duke përgatitur një dosje me të gjitha raportimet për t’i dërguar në Policinë e Kosovës për të hetuar rastin. Ndër të tjera, në këtë dosje janë të përfshira edhe disa foto të cilat janë dërguar nga qytetarë ku vërehet heqja e disa siguresa nga trafot e rrymës, si dhe dyshimet nga ana e qytetarëve në lidhje me heqjen e qëllimshme të një faze në disa vende duke e zvogëluar ngarkesën e rrjedhimisht duke e bërë ngrohjen në disa vende jo funksionale. Nga Inspektorati i Energjisë kam kërkuar të kenë vigjilencë dhe angazhim të shtuar për të monitoruar situatën”, ka shkruar Rizvanolli në llogarinë e saj në Facebook.

Ajo po ashtu ka thënë se po marrin mijëra raportime nga qytetarët për reduktime të energjisë elektrike të cilat kanë zgjatur më shumë se dy orë, orar ky i udhëzuar nga KOSTT-i.

Sipas saj, plani i reduktimeve parasheh 8 orë furnizim me energji elektrike dhe 2 orë pa furnizim dhe se kjo duhet të implementohet në mënyrë të barabartë.

“Gjatë ditëve të fundit kemi pranuar disa ankesa që reduktimet e energjisë elektrike në disa zona kanë zgjatur deri në 20 orë. Për këtë arsye, dje i kam ftuar në takim urgjent përfaqësuesit e të gjitha institucioneve relevante: KEDS, KESCO, KOSTT dhe ZRRE. Gjatë takimit kam kërkuar nga ta informatat dhe arsyet për reduktimet jashtë orarit të paralajmëruar, si dhe kam kërkuar nga KEDS që (me ndihmën e KOSTT) të sigurohen që orari të respektohet me përpikëri gjatë reduktimeve. Për më shumë, kam kërkuar që KEDS të ndalë devijimet, përderisa Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë mjete për subvencionimin e importit të energjisë elektrike”, ka shkruar ministrja.

Ajo ka inkurajuar qytetarët që të vazhdojnë t’i raportojnë rastet e dyshimta në adresën [email protected].

Kryeministri Kurti: I hapëm 10 mijë vende të reja pune, ekonomia po dyfishohet

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pavarësisht situatës tejet të rëndë me rrymën në vend, ka vazhduar t’i thur lavde Qeverisë së tij duke thene se ka pasur rritje ekonomike.

Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë se Kosova tashmë ka shumë më shumë të hyra nga ATK e Doganat.

“Të hyrat tatimore janë rritur në Kosovë, i kishim mbi 588 milionë të hyra tatimore nga Administrata Tatimore sivjet ndërkaq nga Doganat e Kosovës, i kemi të hyrat 1 miliardë e 320 milionë euro sivjet. Të hyrat tatimore janë për 26 për qind më të larta se viti paraprak, 12 për qind më të larta se sa viti 2019 dhe 28 për qind më të larta se viti 2018. Doganat janë mbi një të tretat më të larta se viti i kaluar, për 17.5 për qind më të larta se viti 2019 dhe për 21 për qind më të larta se viti 2018”, ka thënë Kurti.

Madje Kurti thotë se janë regjistruar edhe 10 mijë vende të reja pune.

“Pastaj kemi regjistruar diku rreth 10 mijë vende të reja pune, i kemi mbajtur 50 mbledhje si qeveri, me 458 vendime dhe gjithsej me 112 projektligje. Rritja ekonomike do të jetë dyshifrore, është interesant që tremujori i dytë i këtij viti kishte rritjen ekonomike 16.3 për qind ndërkaq tremujori i tretë i kishte 14.5 për qind. Eksportet janë rritur 60 për qind krahasuar me vitin e kaluar dhe madje 90 për qind krahasuar me vitin 2019 ndërkaq të hyrat buxhetore janë 30 për qind më të larta, që tregon se qytetarët kur e shohin një qeveri të pakorruptuar janë më shumë të gatshëm të paguajnë taksa dhe kontribute, ndërkaq kur kanë shpresë për të ardhmen po ashtu më shumë preferojnë të shpenzojnë se sa të kursejnë”, ka thënë ai.

“Këto janë shifra të një shteti i cili po avancon nga një bazë e ulët, mirëpo po ecën përpara dhe në kontrast me rrëfimin e pavërtetë të Serbisë se Kosova është një shtet i dështuar, qeveria jonë po tregon që edhe vlerat demokratike evropiane por edhe progresi shoqëror dhe ekonomik në Kosovë, jo vetëm se janë të mundura por tashmë po ngjajnë”, ka thënë Kurti.

​Dodë Gjergji: Le ta duam vendin tonë

0

Ipeshkvi Dodë Gjergji në meshën solemne për Krishtlindjen, ka thënë se duhet ta duam vendin tonë, jetën dhe të ardhmen, pasi frika, pasiguria dhe zhgënjimi, si një virus po na bren përbrenda, derisa ka kritikuar deputetët që siç tha për turpin e tyre dhe për të fyer të gjithë, miratuan sonte ligjin për abortin.

Dodë Gjerigji në meshën solemne të Krishtlindje të organizuar nga Ipeshkvia e Kosovës, e cila u mbajt në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, në Prishtinë, dha mesazhe për mirësinë, afërsinë dhe solidaritetin.

Ipeshkvi Dodë Gjergji tha se Krishtlindjet janë festa e gëzimit dhe haresë, derisa shtoi se me Krishtin mund të jetojmë me shpresën që nuk na zhgënjen kurrë.

Gjergji: Frika, pasiguria dhe zhgënjimi, si një virus po na bren përbrenda

“Në vendin tonë, në zemrat e shumë njerëzve dyshimi, dëshpërimi dhe pashpresia kanë krijuar një hapësirë të madhe boshllëku, ku frika, pasiguria dhe zhgënjimi, si një virus po na breng përbrenda. Si pasojë të rinjtë tanë shohin të ardhmen e tyre diku tjetër ku duan të sigurojnë jetën më të mirë për vete dhe të gjejnë një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre. Në familjet tona ka përditë e më pak dashuri, harmoni dhe mirëkuptim sepse vendin e tyre e ka zënë mosmarrëveshja, dyshimi dhe keqkuptimi. Që është më e tmerrshmja divorcimi është bërë zgjidhje e besnikëria martesore problem. Mjerisht edhe vendimet fatale të individëve që bëjnë vrasje ose vetëvrasje. Në këtë situatë nuk është e mundur që mos të pyesim veten si është e mundur që kur nuk ishim e kur nuk kishim nuk na mungonte shpresa, feja dhe dashuria. Kurse, tani kur jemi dhe kur kemi ndoshta jo të gjitha të mirat që na duhen, por të gjitha gjërat që na mungonin dikur jemi mbet pa shpresë, pa lumturi dhe nuk po dimë t’i gëzojmë të mirat të arritura me mund të gjeneratave“, tha Gjergji, duke thënë se përgjigjen e dhëna nuk e kanë mbushur zbrazëtirën që kanë lënë pashpresia për vetën dhe në zemrat tona.

Gjergji: Nuk mungojnë edhe ata që nëpërmjet ekstremizmit fetar duan të na tjetërsojnë

“Dikush mendon që është politika ajo që na ka vjedhur të ardhmen dhe na ka lënë pa shpresë, do të tjerë vazhdojnë të këmbëngulin që është Qeveria që nuk arrin t’i kryen përgjegjësitë e veta, pastaj do të tjerë fajin ia lënë Evropës që na mban të izoluar pa viza dhe me yll në ballë sikur do t’i thoshte populli i fusnotës, pastaj janë edhe ata që thonë se nëse ka pas dikur profiter lufte, sot nuk mungojnë profiterët e shpresës….nuk janë të paktë edhe ata që na paaftësia për të parë rrugët e reja të prosperitetit e lidhin shpresën me shpirtin lakmiçar, laraman ose vetëmohues, duke na servirur kthimin në të kaluarën sikur ajo neotomane, që nxisin akoma ndonjë nostalgji për komonizimin ose ofrojnë një neo-jugosllavizëm si rrugë që duhet ndjekur. Sigurisht nuk mungojnë edhe ata që nëpërmjet ekstremizmit fetar duan të na tjetërsojnë. Hiq më pak janë ata të cilët nëpërmjet liberalizmit ekstrem promovojnë shthurjen e sistemit të vlerave humane, morale, familjare dhe fetare, duke na sugjeruar drejt hiqit të pakuptimtë “, tha Gjergji.

Ai tha se këta të fundit propozojnë të mos njohim fe dhe të mos themi nënë, babë, krishtlindje.

Gjergji: Për turpin e tyre dhe për të fyer ndoshta të gjithë neve, parlamenti sot miratoi ligjin për abortin

“Që është edhe më e trishtueshme, miratojnë ndërprerjen e jetës së fëmijëve të palindur dhe këtë akt e quajnë të drejt. Por lere që e quajnë të drejt por për turpin e tyre dhe për të fyer ndoshta edhe të gjithë neve, parlamenti ynë e gjeti bash sonte që ta miratonte ligjin për abortin, megjithatë ne nuk e humbim shpresën tonë dhe këmbëngulim që të jemi ata të cilët besojnë dhe shpresojnë dhe që i binden fesë, që e duan jetën“, tha Gjergji.

Ipeshkvi Dodë Gjergji në fund tha se duhet ta duam vendin tonë, ta duam jetën dhe të ardhmen tonë.

Gjergji: Le ta duam vendin tonë

“Të gjithë ne zëmërthyerit të gjejmë mishërimin dhe të rrisim shpresën, pasi ne jemi njerëz të kësaj kohe, ne jemi njerëz të këtij vendi. Le ta duam vendin tonë, le ta duam jetën tonë, le ta duam të ardhmen tonë dhe mos të mos hezitojmë për të sakrifikuar sepse vetëm frikacakët ikin nga realiteti”, tha ai, duke shtuar se trimat përballen me realitetin e vet, si dhe vendit të tyre.

Ministri Latifi kërkon që mërgimtarët të vijnë të vaksinuar e pa COVID-19, paralajmëron mbyllje

0

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë Qeveria e Kosovës ka bërë përgatitjet e nevojshme që vaksinimi i popullatës të jetë sa më masiv dhe që sistemi shëndetësor të jetë i gatshëm për çdo krizë që mund të ketë.
Tutje, ai tha se deri më tash në Kosovë kanë vdekur tre mijë persona nga Covid-19 andaj është e rëndësishme marrja e masave.
“Nëse Qeveria ka bërë diçka të mirë kohëve të fundit është ka qenë vaksinimi dhe përgatitja e sistemit shëndetësor për t’u ballafaquar me çfarëdo krize që kemi. Ne tash e kemi një situatë epidemiologjik të jashtëzakonshëm por kjo nuk është shkas që ne të mos vaksinohemi”.

“Na duhet të vaksinohemi dhe duhet t’i ruajmë masat në mënyrë që ta zvogëlojmë shansin e Covidit që të na vdesin pacientët tanë. Gati tre mijë vetë na kanë vdekur dhe nuk duhet të kemi më shumë vdekje”, tha Latifi.

Sipas tij, e vetmja mundësi për mbrojtje kundër Covidit është vaksinimi me dozën e tretë e përforcuese.

Madje ai thotë se të vaksinuar dhe pa Covid-19 mërgimtarët duhet të vijnë në Kosovë.

“Dhurata më e mirë që na sjellin diaspora është të vijnë shëndoshë, me qenë shëndoshë këtu dhe të kthehen mbrapa shëndoshë. Këtë e bëjnë vetëm nëse janë të vaksinuar dhe nëse respektohen masat. Vlerësimin a do të ketë mbyllje a nuk do të ketë mbyllje e bëjmë çdo ditë. Varet nga rastet i marrim edhe masat përkatëse”.

Mes tjerash, ai shtoi se nëse qytetarët janë të pakujdesshëm dhe nuk vaksinohen atëherë ekziston rreziku që të mbyllet vendi.

“Nëse secili prej nesh është i pakujdesshëm dhe nuk vaksinohemi natyrisht se jemi në rrezik të mbyllemi. Qëllimi nuk është të mbyllim ekonominë dhe shkollat, por duhet të mësohemi të jetojmë me Covidin sikurse që jemi mësuar të jetojmë edhe me gripin. Unë nuk di kur do të përfundojë pandemia në Kosovë. Ne të vetmen mënyrë që kemi për mbrojtje kundër Covidit është vaksinimi edhe dozën e tretë e përforcuese. Mbi moshat 18 vjeçare është arritur të vaksinohet 60% e popullatës”.

Dërgohet pa shenja jete një fëmijë në QKMF e Rahovecit

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është raportuar se në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Rahovec nga familjarët është dërguar një fëmijë pa shenja jete.

Rasti ka ndodhur të premten në orën 16:45.“Rr. Avdullah Bugari, Rahovec 24.12.2021-16:45. Është raportuar se në QKMF-Rahovec nga familjarët është sjell një fëmijë mashkull pa shenja jete”, thuhet në raportin policor.

Ekipi kujdestar mjekësor ka konstatuar vdekje e viktimës, ndërkaq me

Kolonë deri në 2 kilometra, pritje të gjata nëpër pika kufitare

0

Bashkatdhetarë të shumtë edhe për këto festa të fundvitit kanë marrë rrugën për në vendlindje. Por diasporës kosovare për të hyrë në Kosovë po i duhet të presin në pikat kufitare.

Në hyrjen e pikës kufitare në Jarinje qytetarët po presin deri në katër orë e kolonat janë bërë deri në 2 kilometra.

Ndërsa në pikën kufitare Dheu i Bardhë qytetarët po presin për të hyrë në Kosovë për më shumë se dy orë.

Pritje të gjata janë edhe në Merdar, e Muçibabë. Kështu bëhet e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Vaksinimi antiCOVID, Ministria e Shëndetësisë njofton qytetarët me orarin e ri

0

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se do të ketë orari të ri për vaksinimin antiCOVID.

MSH i informon qytetarët se bazuar në Planin e veprimit për vaksinim të qytetarëve në masë me vaksinën kundër COVID-19 (i përditësuar), orari për ekipet e vaksinimit në njësitë e vaksinimit do të jetë prej tetë orësh (nga ora 07:00 – 15:00)

Ndërkohë, ekipet mobile të vaksinimit do të jenë të pranishme në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” të Prishtinës dhe në pikat kufitare tokësore (me dy ndërrime), kurse në Qendrën Tregtare “Albi Mall” në Prishtinë qytetarët mund të vaksinohen nga ora 12:00-20:00.

Duke marrë parasysh situatën epidemiologjike në vend dhe në rajon me COVID-19 dhe nevojën për vaksinim të plotë të popullatës, MSh u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër coronavirusit.

Gjithashtu, MSh rikujton faktin që qytetarët me rastin e vaksinimit kundër COVID-19 në njësitë e vaksinimit mund të vaksinohen njëkohësisht edhe me vaksinën e Gripit sezonal.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.530 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.662.553 doza të vaksinës

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort