Home Blog Page 3701

Papa Françesku: Bota po i injoron tragjeditë e mëdha

0

Papa Françesku ka paralajmëruar se bota po e humb ndjeshmërinë ndaj krizave dhe vuajtjeve saqë ato që po ndodhin tani nuk po vërehen gati fare.

Në mesazhin e tij të përvitshëm për Krishtlindje, Papa përmendi trazirat e vazhdueshme në Siri, Jemen dhe Irak, ashtu si edhe ato në Afrikë, Europë dhe Azi.

Ai ka thënë po ashtu se efektet e pandemisë kanë kërcënuar edhe përpjekjet për të zgjidhur konfliktet në nivel ndërkombëtar.

Papa Françesku këtë vit, ndryshe nga viti i kaluar, e ka mbajtur fjalimin në ambient të hapur.

Mijëra besimtarë katolikë – me maska kundër COVID-19 – ishin mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan për ta ndjekur Papën që po fliste nga ballkoni i Bazilikës.

Papa ka paralajmëruar për pasojat sociale të pandemisë, duke thënë se ka “një tendencë në rritje për t’u tërhequr apo për të ndaluar përpjekjet për t’u takuar me të tjerët dhe për të bërë gjëra së bashku”.

Ai tha se “në nivel ndërkombëtar gjithashtu ekziston rreziku i shmangies së dialogut, rreziku që kjo krizë kompleksi të çojë në zgjedhjen rrugëve më të shkurtra në vend të atyre më të gjata për të zgjidhur konfliktet”.

Jeta e fëmijëve që kërkojnë lëmoshë në rrugë

0
Foto: Ilustrim

Situata e rëndë sociale e familjeve, detyron disa nga fëmijët në Kosovë të dalin të shesin, apo të kërkojnë lëmoshë rrugëve. Në Prishtinë, kjo mund të vërehet në disa lagje.

Në çdo stinë, ata zakonisht kërkojnë para ose shesin gjëra të vogla ushqimore. Disa prej tyre qëndrojnë afër semaforëve dhe u afrohen makinave për t’i pastruar dritaret dhe për të kërkuar lëmoshë.

Sipas Policisë së Kosovës, këta fëmijë qëndrojnë në kushte të papranueshme fizike, sociale, psikologjike, nuk shkojnë në shkollë dhe shpeshherë janë subjekt i formave të ndryshme të dhunës, abuzimit dhe shfrytëzimit.

Vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti, Policia e Kosovës ka identifikuar rreth 200 persona kërkues lëmoshe. Kurse, në muajin korrik nga data 12 deri më 16, gjatë një plani operativ të Policisë së Kosovës, janë identifikuar 66 lëmoshëkërkues. Prej tyre 42 fëmijë dhe 24 të rritur – 45 ka qenë numri i fëmijëve nga Shqipëria, ndërsa 21 i atyre nga Kosova.

Vitin e kaluar, sipas të dhënave, janë evidentuar 236 persona, kurse vitin 2019 ky numër ishte 232 persona. Autoritetet përgjegjëse pranojnë se është vështirë përcaktimi i numrit të saktë të kësaj kategorie.

Përfaqësues të organizatave joqeveritare konsiderojnë se numri është dukshëm më i madh. Klevis Vajqari nga Koalicioni për Mbrojtjen e Fëmijëve, KOMF, thotë se shifrat janë alarmante.

Organizatat joqeveritare, anëtare të KOMF-it, për pak ditë, thotë ajo, kanë identifikuar më shumë se 100 fëmijë vetëm në komunën e Prishtinës dhe Prizrenit.

“Investimi i Qeverisë dhe institucioneve është minimal, mos të themi zero. Duhet të investohet më shumë për të ndërmarrë më shumë masa për t’i hequr nga rruga këta fëmijë”, thotë ajo.

Vajqari thotë se institucionet shtetërore duhet të krijojnë mekanizma për të identifikuar, mbrojtur dhe ofruar shërbime sociale për këta fëmijë.

“Përveç në rastet kur ka aksione policore, nuk bëhet identifikim dhe nuk futen në sistem të fëmijëve që punojnë në forma të ndryshme në rrugë. Nuk bëhet identifikim për shkak se shërbimet mungojnë”, thekson ajo.

Qendra për Punë Sociale ka ofruar shërbime për këta fëmijë, siç janë shërbimet shëndetësore, mbështetje për inkuadrim në shkollim, përmes orëve plotësuese dhe shkollim të rregullt.

Blerina Thaçi, zyrtare për mbrojtje të fëmijëve dhe riintegrim në Ministrinë e Financave dhe Transfereve, thotë se në disa raste janë marrë masa për largimin e këtyre fëmijëve nga rruga duke bashkëpunuar me Qendrat për Punë Sociale në dhënien e shërbimeve të nevojshme.

Angazhim më të shtuar karshi këtij problemi kërkon edhe Egzona Gashi nga organizata “Terre des Hommes”. Sipas saj, fëmijët në situatë rruge vazhdojnë të mbesin shqetësim i pazgjidhur ndër vite.

“Dhe mbesin grupi më i rrezikuar, pasi ndikon në sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Madje, në shumë raste braktisin procesin mësimor”, thotë Gashi.

Institucioni i Avokatit të Popullit, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, thotë se “institucionet e Kosovës do të duhej të bënin më shumë për ta parandaluar, trajtuar dhe adresuar në mënyrë adekuate çështjen e fëmijëve në situatë rruge, meqë gjatë viteve ky fenomen nuk ka pësuar rënie”.

Avokati i Popullit: Qeveria pa masa specifike për fëmijët në situatë rruge

Avokati i Popullit vitin e kaluar ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që me rastin e miratimit të pakove mbështetëse, të përfshijnë masa specifike për t’i mbështetur fëmijët në situatë rruge. Megjithatë, Avokati i Popullit thotë se kjo kërkesë nuk është përmbushur.

Në kuadër të pakos janë ndarë shtesa, nga 10 euro për fëmijët nën moshën 16 vjeç dhe nga 20 euro për fëmijët nga 0 deri në 24 muaj. Kjo përjshton fёmijёt e moshёs 16-18 vjeҫ dhe i prioritizon fёmijёt mё tё vegjёl nё moshё.

Edhe pse kjo mund tё shihet si njё ndihmё e vogёl, nga e cila mund tё pёrfitojnё edhe fёmijёt nё situatё rruge mirёpo duke marrё parasysh kufizimet nё moshё, ёshtё vёshtirё për t’u vlerёsuar se sa mund tё përfitojë ky grup i fëmijëve nga shtesa.

Në Kosovë nga viti 2020 ekziston Ligji për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Ky ligj mbron fëmijët nga të gjitha format e dhunës fizike dhe mendore, abuzimit, keqpërdorimit, shfrytëzimit, neglizhimit apo ndonjë forme tjetër që vë në rrezik jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin, arsimimin dhe zhvillimin e fëmijës. /REL/

Sveçla thotë se aksioni në Zubin Potok ishte për kriptovaluta

0

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka dhënë detaje për aksionin e Policisë së Kosovës në Zubin Potok.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se aksioni ishte i zhvilluar në tri lokacione të dyshimta për aktivitete të jashtëligjshme të minimit të kriptovalutave.

“Sot Policia e Kosovës në mbështetje të vepritmtarisë së Doganës së Kosovës, ka zhvilluar një aksion në Komunën e Zubin Potokut me ç’rast janë kontrolluar tri lokacione/ hapësira të dyshimta për aktivitete të jashtëligjshme të minimit të kriptovalutave. Aksioni ka përfunduar pa incidente”.

“Në një nga lokacionet është vërejtur infrastruktura por mungonin pajisjet për këtë veprimtari të jashtëligjshme. Duke marrë parasysh këtë fakt, Policia e Kosovës është duke zhvilluar hetime intensive për rrjedhje të informatës zyrtare”.

“Ftoj të gjithë qytetarët tanë që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës duke lajmëruar çfarëdo veprimtarie joligjore, të kujtdo qoftë, duke kontribuar kështu drejtpërdrejtë në sundimin e ligjit për të gjithë dhe kudo në Kosovë”,ka thënë Sveçla.

1 mijë e 390 vaksina të administruara në 24 orët e fundit në vend

0

Një mijë e 390 persona janë vaksinuar kundër COVID-19 në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri i të vaksinuarve me dozën e parë ka arritur në 879 mijë e 525, ndërsa i atyre të vaksinuar me dozën e dytë në 780 mijë e 24.

Numri total i dozave të administruara që nga fillimi i fushatës së vaksinimit ka shkuar në 1 milion e 663 mijë e 943 doza.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë, 16 raste të reja dhe pesë pacientë të shëruar.

Protesta kundër reduktimeve të rrymës, do të kërkohet shkarkimi i Artane Rizvanollit

0

Furnizim 24 orë me energji elektrike, shkarkimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe nacionalizim të KEDS-it, do të kërkojnë qytetarët e Kosovës, në protestën e organizuar nga një grup qytetarësh kundër reduktimeve të rrymës, që kanë nisur pak ditë më parë si pasojë e krizës energjetike në vend.

Kështu u bë e ditur nga organizatorët e protestës në një konferencë për media, që u mbajt të shtunën.

Sipas tyre, protesta do të zhvillohet pranë KEDS-it, më 27 dhjetor, duke filluar nga ora 13:00.

“Kjo krizë përveç që është duke e paralizuar çdo aspekt të funksionimit shoqëror dhe ekonomik, është duke treguar që shërbimet esenciale nuk duhet të lihen në dorë të sektorit privat. Andaj të hënën më 27 dhjetor, nga ora 13:00 mblidhemi pranë KEDS-it në protestë ndaj kësaj gjendjeje alarmante dhe kërkojmë: rrymë 24 orë në 7 ditë të javës, shkarkim të ministres Rizvanolli dhe nacionalizim të KEDS-it”, ka thënë Dibran Hoxha, një nga organizatorët e protestës.

Sipas tij, që nga privatizimi dhe ndarja përfundimtare nga KEK-u, kompania KEDS nuk ka përmbushur as edhe kushtin bazë për marrëveshje të privatizimit, që është për furnizim 24 orë me rrymë për tërë Kosovën, lëre më siç ka thënë, investimet 300 milionëshe të premtuara që nuk janë realizuar asnjëherë.

“Arsyetimet e tyre kinse nuk po mund ta planifikojnë konsumin ditor në këtë masë kaq të madhe, janë banale dhe ofenduese për qytetarët e këtij vendi. Nëse një kompani private si KEDS-i mund ta parashikojë profitin e kompanisë për çdo vit, ata duhet medoemos ta parashikojmë edhe ndonjë pengesë që mund të dalë gjatë rrugës për ta arritur profitin. Mirëpo KEDS-i po vazhdon të fitojë në kurriz të qytetarëve të Kosovës. E gjithë Qeveria e vendit është vënë në shërbim të ruajtjes dhe mbrojtjes së kësaj kompanie, që nga ndarja e 20 milionë eurove të parasë publike për këtë kompani private e deri te konferenca qesharake të ministres Rizvanolli, ne jemi vënë në shërbim të kësaj kompanie, sikur t’ia kishim borxh mirëqenien e saj”, ka shtuar Hoxha.

Sipas tij, protestat nuk do të ndalen derisa kjo kompani ta marrë përgjegjësinë për dështimet e saj, vendi t’i kthehet normalitetit, dhe të hapet rruga për nacionalizimin e KEDS-it.

Kriza energjetike e cila ka goditur Kosovën javëve të fundit, ka bërë që KEDS-i të nisë reduktimet me energji elektrike, si në kohën e pasluftës. Qeveria e Kosovës javën e kaluar ka ndarë 20 milionë euro për subvencionimin e importit të energjisë elektrike.

Institucioneve u rrodhi informata zyrtare për aksionin e Policisë në veri

0

Aksioni i zhvilluar sot në veri të Kosovës ka pasur të bënte me aktivitete të jashtëligjshme të mihjes së kriptovalutave, ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla. Ai ka thënë se aksioni ka përfunduar pa incidente, por, sipas tij, ka pasur rrjedhje të informacionit zyrtar për njërin nga lokacionet e targetuara.

Cak i aksionit kanë qenë tri lokacione në Zubin Potok. Sipas ministrit, në njërin nga lokacionet është vënë re infrastruktura, por kanë munguar pajisjet për veprimtarinë e paligjshme.

“Duke marrë parasysh këtë fakt, Policia e Kosovës është duke zhvilluar hetime intensive për rrjedhje të informatës zyrtare”, ka thënë ai.

Pamje nga kolona në Merdare, ku mërgimtarët po presin deri në 5 orë për të hyrë në Kosovë

0

Mërgimtarët që ia kanë mësyrë Kosovës për festat e fundvitit, po vazhdojnë të përballen me pritje të gjata nëpër pika kufitare edhe sot.

Sipas infografikës së publikuar nga MPB’ja, kolona në Merdare është deri në 2 mijë metra. Pritjet në këtë pikë kufitare po zgjasin deri në pesë orë.

Pritje ka edhe në Jarinje. Për të hyrë në Kosovë, përmes kësaj pike kufitare duhet të prisni deri në 70 minuta.

Konfiskimi i pasurisë, Haxhiu: Dënimet deri tash kanë qenë qesharake

0

Ministria e Drejtësisë gjatë së premtes procedoi projektligjin për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, e cila fillimisht do ta marrë dritën jeshile të kabinetit qeveritar. Me Byronë, barra për të justifikuar pasurinë bie te zyrtari dhe jo siç ka qenë deri më tash tek prokuroria. I njëjti mekanizëm nuk do të merret me të gjithë qytetarët, por vetëm me zyrtarë dhe ish-zyrtarë të institucioneve.

Ministrja Albulena Haxhiu, ka thënë se Byroja do të ketë staf të specializuar, por fjalën e fundit për konfiskim të pasurisë do ta japë gjykata duke respektuar edhe të drejtën e ankesës së palës tjetër. Sipas Haxhiut, dënimet e deritashme për personat e korruptuar kanë qenë qesharake dhe Byroja do të jetë zgjidhje për këtë çështje.

“Do të ketë staf të profilizuar dhe të specializuar në raport me adresimin e çështjes së pasurisë së pajustifikueshme, barra e provës do t’i bie zyrtarit që thirret për të justifikuar pasurinë për faktin se aktualisht barra e provës është tek Prokuroria dhe kjo në vazhdimësi ka dështuar, pra Prokuroria nuk ka arritur që përmes hetimeve që ka bërë të ngre aktakuza dhe t’i pasqyrojë ato para gjykatës dhe t’i mbrojë ato dhe është situata ku ne, nuk mbaj mend, kur ndonjë profil i lartë i cili ka keqpërdorur detyrën zyrtare që sot është para përgjegjësisë penale. Pra, dënimet që janë dhënë deri tani dhe atë ndaj disa zyrtarëve më të ulët, kanë qenë vendime qesharake dhe motiv për të korruptuarit për të vazhduar me afera të tilla, prandaj është koha e fundit kur ne duhet të angazhohemi maksimalisht në këtë drejtim dhe unë besoj që kjo do jetë zgjidhje më e mirë sesa që e kemi aktualisht”, deklaroi Haxhiu.

Haxhiu thotë se është e interesuar që projektligji për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme të hyjë në fuqi sa më shpejtë, por që nuk do të nxitohet, pasi dëshiron që t’i jap kohë edhe Komisionit për Legjislacion që të organizojë dëgjimin publik.

“Për mua si ministre, por edhe për Qeverinë e Kosovës, është që ky ligj të hyjë në fuqi sa më parë, mirëpo duke marrë parasysh natyrën e tij nuk mund të kërkojmë procedura të përshpejtuara sepse megjithatë konsiderojmë që edhe Komisioni për Legjislacion duhet të organizojë dëgjim publik dhe të marrë opinionet e palëve të interesuara në këtë drejtim, çështja është se do të trajtohet pasuria e zyrtarëve që kanë punuar në institucionet e Republikës së Kosovës apo që punojnë në institucionet e Kosovës”, tha Haxhiu.

Ministrja sqaroi se Byroja nuk do të merret me të gjithë qytetarët, por vetëm me zyrtarë e ish-zyrtarë të institucioneve të Kosovës.

Dogana me aksion në veri, kontrollon bizneset që i ikin tatimit

0

Dogana e Kosovës ka njoftuar se së bashku me Policinë e Kosovës kanë zhvilluar sot një aksion në tri lokacione në veri të vendit.

Sipas njoftimit, operacioni ka pasur për qëllim kontrollin e bizneseve për shmangie nga tatimi dhe për veprimtari ilegale të kontrabandimit të mallrave.

Siç njofton Dogana ky operacion ka rrjedhur pas asnjë incident.

Nuk raportohet për të arrestuar.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë 25 dhjetor 2021 oficerët doganor të asistuar nga Policia e Kosovës sot në orët e para të mëngjesit kanë realizuar kontrolle në tri lokacione në Veri të vendit.

Ky operacion ka filluar në orët e para të mëngjesit ku qëllimi ishte të kontrollohen bizneset të cilat operojnë në rajonin e Zubin Potokut, respektivisht dy lokacione në fshatin Zupce dhe një tjetër në fshatin Uglar.

Operacioni ka pasur qëllim kontrollin e bizneseve pë shmangje të tatimit si dhe veprimtari ilegale të kontrabandimit të mallrave. Operacioni ka rrjedhur pa asnjë incident.

Dogana e Kosovë në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj , me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Qeveria ka përgjegjësi për gjendjen e rëndë energjetike

0

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi thotë se Qeveria ka përgjegjësi për gjenden e rënë energjetike.

Latifi ka thënë se edhe Rahoveci sikurse gjitha vendet e tjera është përballur me kufizime të shpeshta të energjisë elektrike.

Ai po kërkon nga Qeveria që të bashkëpunojë edhe me qeverisjet lokale dhe t’i mbrojë qytetarët e bizneset për ta ruajtur mirëqenien dhe stabilitetin ekonomik.

Postimi i plotë i Latifit:

Qeveria ka përgjegjësi për gjendjen e rëndë energjetike

Edhe Rahoveci, sikurse e gjithë Kosova, është duke u përballur me kufizime të shpeshta të energjisë elektrike, për çka unë si kryetar i Komunës së Rahovecit, kam marrë dhjetëra pyetje e ankesa nga shumë bashkëqytetarë e drejtues biznesesh, të cilët janë të shqetësuar që në këtë kohë dimri ka mungesë të madhe të energjisë elektrike.

Më duhet të sqaroj se situata energjetike po menaxhohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, respektivisht Ministria e Ekonomisë, KEK-u, KOSTT-i dhe KEDS-i, ndërkaq qeverisjet lokale, deri tani, kanë pasur impakt të papërfillshëm në vendimet e strategjitë e krijuara për dalje nga kriza. Kjo nuk do të thotë që unë s’do t’i trajtoj shqetësimet e qytetarëve, përkundrazi – do t’i trajtoj me seriozitetin më të madh dhe do t’i përcjell tek autoritetet përgjegjëse në vazhdimësi.

Kjo situatë e krizës është paralajmëruar muaj më herët në Evropë e botë dhe shtetet e rajonit kanë bërë përgatitjet e nevojshme për t’u përballur me krizën që po vinte, duke i rritur kapacitetet dhe resurset e prodhimit të energjisë elektrike. Asnjë shtet i rajonit nuk është duke aplikuar reduktime sikur Kosova.

Qeveria e Kosovës reagoi ngathët dhe vonë për t’i evituar reduktimet. Avaritë e shkaktuara në termocentralet Kosova A dhe Kosova B, e bënë edhe më të rëndë situatën, ndërkaq autoritetet energjetike të vendit dështuan ta parashikojnë rritjen e kërkesës për konsum të energjisë elektrike që ndodhi sivjet. Natyrisht, nuk mund të fajësohet qeveria jonë për krizën botërore të energjisë, por për menaxhimin e brendshëm të saj, padyshim se po.

Kjo qeveri ka dështuar të sigurojë energjinë elektrike sikurse shtetet e rajonit dhe Evropës, për shkak të neglizhencës, mosdijes dhe mungesës së vizionit për rritjen e kapaciteteve prodhuese dikur si opozitë dhe tani si qeveri.

Si kryetari i Komunës së Rahovecit, kërkoj nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të bashkëpunojë edhe me qeverisjet lokale dhe t’i mbrojë qytetarët e bizneset në rend të parë, për ta ruajtur mirëqenien dhe stabilitetin e ekonomisë, që mund të cenohen rëndë nëse furnizimi me energji elektrike nuk përmirësohet ditëve e javëve të ardhshme.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort