Home Blog Page 3700

Nga 4 janari në Shqipëri me certifikatë vaksinimi ose test PCR në punë

0

Në fletoren zyrtare janë botuar vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë lidhur me vaksinimin e punonjësve të administratës publike, punonjësve të supermarketeve dhe të qendrave tregtare.

Sipas urdhrit të firmosur nga ministrja Ogerta Manastirliu, punonjësit e këtyre institucioneve më 4 janar 2022 duhet të paraqiten në punë me certifikatën e vaksinimit ose prova e testit PCR negative çdo 5 ditë.

“Punonjësit e administratës publike, punonjësit e supermarketeve dhe të qendrave tregtare, si një ndër kategoritë që rrezikohen dhe përbëjnë rrezik për të tjerët, me qëllim për të penguar përhapjen e infeksionit të shkaktuar nga Sars-Cov-2 (COVID-19), duhet të depozitojnë pranë qendrës së punës, duke filluar nga data 4.1.2022, certifikatë vaksinimi COVID-19, të lëshuar nga e-Albania, që vërteton vaksinimin e plotë, në formë digjitale apo të printuar, test PCR-je, çdo 5 ditë, të kryer sipas procedurës për kryerjen e testeve për efekte administrative, për të verifikuar që nuk janë mbartës të infeksionit Sars-Cov-2; certifikatë shërimi COVID-19 të lëshuar nga e-Albania ose dokument të lëshuar nga autoritetet shëndetësore të vendit, që provon shërimin nga infeksioni Sars-Cov-2, me vlefshmëri deri në 6 muaj pas shërimit”, thuhet në urdhrin e publikuar në Fletoren Zyrtare.

Përjashtim nga rregullat e përcaktuara në këtë urdhër bëhet vetëm për rastet që kanë indikacion mjekësor të përcaktuar me dokument mjekësor për mos aplikimin e vaksinës. /kp

MSH-ja arsyeton shkurtimin e orarit të vaksinimit me numrin e vogël të kërkesave

0

Që nga e shtuna, të gjitha qendrat e vaksinimit në Kosovë do të punojnë me orar 8-orësh, nga 7 e mëngjesit deri në orën 15:00. Vendimin e marrë, Ministria e Shëndetësisë e ka arsyetuar me numrin e vogël të kërkesave për vaksinim.

Qytetarët që u drejtuan për vaksinim pas orës 15:00 në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kalabri u kthyen pa mundur të vaksinoheshin.

Në hyrje të objektit ata priteshin nga sigurimi i qendrës për t’iu treguar se orari për vaksinim tashmë ka përfunduar.

Kjo erdhi pas një vendimi të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë së premtes. Ky institucion vendimin e arsyetoi me faktin se ka kërkesa të vogla për vaksinim.

“Askush nuk mbetet pa u vaksinuar në Kosovë për shkak të orarit, sepse tashmë janë vaksinuar një shumicë e konsideruar dhe kërkesat janë shumë më të vogla. Kjo ka qenë e paraparë të ndodhë në kuadër të decentralizimit të procesit të vaksinimit në QKMF”, thuhet në arsyetimin e MSH-së.

Derisa, sipas MSH-së, ekipet mobile punojnë me të njëjtin orar, përpos në qendra tregtare, ku orari i vaksinimit mund të bëhet nga ora 12:00 deri në 20:00.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë administruar 1.390 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Nga rreziku i përhapjes së variantit Omicron, Kosova javë më parë ka marrë masa të reja, por që ua lejon bashkatdhetarëve të hyjnë në vend pa vaksina. Lidhur me këtë, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka kërkuar nga mërgimtarët që kur të vijnë në Kosovë të jenë të vaksinuar.

“Dhurata më e mirë që na sjellin diaspora është të vijnë shëndoshë, me qenë shëndoshë këtu dhe të kthehen mbrapa shëndoshë. Këtë e bëjnë vetëm nëse janë të vaksinuar dhe nëse respektohen masat. Vlerësimin a do të ketë mbyllje a nuk do të ketë mbyllje e bëjmë çdo ditë. Varet nga rastet, i marrim edhe masat përkatëse”, ka thënë ministri Latifi.

Latifi nuk e ka përjashtuar as mundësinë e mbylljes në rast të përkeqësimit të situatës epidemiologjike.

“Nëse secili prej nesh është i pakujdesshëm dhe nuk vaksinohemi natyrisht se jemi në rrezik të mbyllemi. Qëllimi nuk është të mbyllim ekonominë dhe shkollat, por duhet të mësohemi të jetojmë me COVID-in sikurse që jemi mësuar të jetojmë edhe me gripin”, ka theksuar ai.

Raporti 24-orësh i Ministrisë së Shëndetësisë njofton se nga testimi i 2 mijë e 142 mostrave, 16 prej tyre kanë rezultuar pozitive. Derisa, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

KEDS kërkon nga qytetarët që kur janë pa furnizim me rrymë t’i largojnë pajisjet shtëpiake nga priza

0

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë, ka bërë të ditur se në shumë lokacione, ekipet e tyre po detyrohen të zëvendësojnë komplet transformatorët, panele të tensionit të ulët e kabllot shpërndarëse.

Sipas KEDS, kjo po ndodh për shkak se këto pajisje janë dëmtuar për shkak të mbingarkesave, ku edhe kërkuan nga konsumatorët që energjinë elektrike ta shfrytëzojnë në mënyrë racionale.

“KEDS kërkon mirësisht nga konsumatorët që energjinë elektrike ta shfrytëzojnë sa më racionalisht dhe në kohën kur janë pa furnizim t’i largojnë pajisjet shtëpiake nga priza në mënyrë që kur të fillojë rikthimi i energjisë elektrike sistemi elektro-energjetik të jetë më stabil dhe të mos shkaktojë mbingarkesa eventuale”, thuhet në reagimin e KEDS.

Që 11 ditë nuk dihet gjë për fatin e një 69-vjeçari nga Klina

0

Një 69-vjeçar nga komuna e Klinës është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij, pasi tash e njëmbëdhjetë ditë nuk është kthyer në shtëpi.

Nipi i tij ka thënë për Klankosova.tv se 69-vjeçari kishte shkuar për një vizitë mjekësore në Pejë me autobus të mërkurën e 15 dhjetorit, por që nuk u kthye më.

“Të mërkurën, më 15 dhjetor u shku në drejtim të Pejës te mjeku. Dikur kah mesi i ditës u pa te emergjenca në Pejë. E prej atëherë jo”, ka thënë ai.

Sipas familjarëve 69-vjeçari kishte probleme me kujtesën.

Ata thanë se për rastin janë lajmëruar edhe policia, por që deri tash nuk kanë dhënë diçka definitive.

Nëse e keni parë diku këtë person mund të kontaktoni në numrin: 044 905 567

Mërgimtarët vijnë për festat e fundvitit, pritje deri në katër orë vetëm në Merdare

0

Edhe këtë vit mërgimtarët që janë nisur për festat e fundvitit, sërish po përballen me kolona dhe pritje të gjata në pikën kufitare në Merdare.

Madje kishte ankesa se në pikën kufitare në Serbi, mërgimtarët po u japin të holla policëve në atë pikë që të kalojnë sa më shpejtë.

KosovaPress shkruan se një ekip i këtij mediumi në pasditen e sotme ka qëndruar për disa orë në pikën kufitare të Merdares, ku mërgimtarët prisnin deri në katër orë.

Bashkatdhetari nga Gjermania, Leotrim Shabri tregon se në pikën kufitare të Merdarës ka pasur pritje shumë të gjata.

Ndërkaq edhe Habit Shatri ka ankesa për atdhetarët që vijnë nga shtetet e huaja, pasi që në kufirin e Serbisë po u japin të holla policëve në atë pikë.

“Një ndjenjë shumë e keqe për neve që presim në rend kur vinë ata që i japin anës serbe të holla, për neve që presim nga dy tri orë shumë ndjenjë e keqe”, thotë ai.

E Arben Sinani tregon se sa i përket sigurimit, vitin e kaluar nuk ka paguar, ndërkaq këtë vit ai u detyrua të paguajë 77 euro për dy javë.

“Vjet nuk kam paguar sigurim hiq, kurse tash më thanë të paguaj sigurim 77 euro, nuk e di për dy javë 77 euro. Në kufi na ka ra me prit 3 orë e gjysmë” ka shtuar ai.

Edhe Sami Morina, mërgimtar nga Zvicra tregon se përkundër viteve të tjera nuk ka pritur më shumë se 1 orë e gjysmë.

“Jo nuk na ka ra shumë me prit madje bash këtë herë jam çudit sa shpejt ka ecur puna, një 1 orë e gjysmë nuk na ka ra ma shumë me prit. Jo askund nuk na kanë lyp përveç këtu që na pyetën nëse jeni të vaksinuar”, ka thënë ai. /kp/

Pacolli, Kurtit: Nuk janë hapur 10 mijë vende pune

0

Deputeti dhe kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cila tha se gjatë nëntë muajve qeverisje të tij janë hapur 10 mijë vende pune.

Pacolli tha se këtë vit nuk janë hapur 10 mijë vende pune, dhe nuk ka rritje ekonomike mbi 10 për qind.

Sipas tij, qëndron fakti se shumë punëtorë të larguar nga puna për shkak të pandemisë, këtë vit pjesërisht janë ri-integruar dhe shumë prej tyre, tha ai, se janë larguar nga Kosova duke u punësuar në Kroaci e vende të tjera.

“Për sa i përket rritjes ekonomike, nuk është reale kjo qe thuhet, se ka 10% rritje ekonomike, nuk ka rritje ekonomike 10%, nuk kemi pasur rritje të të hyrave për qytetarët e Kosovës krahasuar me vitin 2019,nuk ka pasur rritje te mesatares së konsumit. Shporta e konsumatorit është e njëjtë si në vitin 2019”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se në vitin 2021, nuk ka pasur asnjë investim infrastrukturorë të financuar nga kapitali vendor, apo i huaj, të cilat, sipas tij, kanë ndikuar në përmirësim e jetës dhe standardit të jetesës së qytetarëve.

“Gjithashtu nuk ka asnjë investim qe ka përmirësuar mjedisin e shkatërruar në të cilin jetojmë. Nuk patëm ngritje të subjekteve të reja ekonomike që rriten listën e produkteve dhe shërbimeve vendore në krahasim me ato të vitit 2019”.

I pari i AKR-së tha së në vend nuk ka qëndrueshmëri ekonomike, s’ka kursime dhe se po ndodh e kundërta nga çpretendohet.

“Nuk ka qëndrueshmëri ekonomike, nuk ka kursime, po ndodh e kundërta që pretendohet, qytetarët vazhdojnë te ikun nga Kosova, nuk ka punë në Kosovë, pos investimeve te “oligarkëve”siç i quan politika”, (që mbajnë kontinuitetin në mënyrë solitare, më vështirësi, pa asnjë mbështetje nga institucionet, asnjë investim në Infrastrukturë nuk është bërë e kundërta, nuk ka ndërtim as mirëmbajtje te rrugëve e as te infrastrukturës publike, ka shumë ma tepër importe për shkak të tkurrjes se prodhimtarisë në Kosovë, ka shume ma tepër inkasim nga doganat për shkak te rritjes se importit, nuk ka përmirësim te standardit jetësore, ambienti dhe natyra shkatërrohen çdo dite pa mëshirshëm”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.

KEDS: Kemi mobilizuar të gjitha ekipet në terren për të rikthyer energjinë elektrike

0

Kompania KEDS ka bërë të ditur se i ka mobilizuar të gjitha ekipet në terren për të rikthyer energjinë elektrike në zonat ku sipas tyre, si pasojë e mbingarkesave ka pasur prishje.

“Ekipet tona në terren janë duke bërë përpjekje maksimale që sa më shpejt që është e mundur të rikthejnë furnizimin me energji për zonat që janë afektuar me ndërprerje të energjisë si pasojë e mbingarkesave”, thuhet në njoftimin e KEDS.

Tutje, në njoftim bëhet e ditur se tashmë ekipet gjendet në rrugën “Bajram Kelmendi” në kryeqytet, ku sipas tyre, po bëhet sanimi i dëmit në kabllon nëntokësore.

“Aktualisht, njëra ekip gjendet në rrugën Bajram Kelmendi, ku po bëjnë sanimin e dëmit në kabllon nëntokësore e cila furnizon një pjesë të lagjes Parku, një pjesë të lagjes 4 llullat dhe një pjesë të lagjes së Muhaxherëve”, thuhet në njoftim.

Buzhala: Çmimet e energjisë në tregjet ndërkombëtare kanë rënë, sot kemi përmirësim të gjendjes

0

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala para mediave ka thënë se sot ka përmirësim të gjendjes me furnizim të energjisë elektrike.

Sipas tij, sistemi elektro-energjetik në Kosovë është duke u përballur me vështirësi të mëdha.

Ai ka thënë se në përkeqësim të kësaj gjendje ka ndikuar konsumi i lartë, pamjaftueshmëria e prodhimit dhe kriza ndërkombëtare që ka rritur çmimet në nivel të lartë.

“Konsumi ka arritur deri në 1400 megavat orë, i cili nuk është shënuar asnjëherë në historinë e korporatës. Prodhimi shkon deri në 600 megavat, e kemi edhe jashtë njësinë e B të termocentralit ‘Kosova B’, që e ka vështirësuar edhe më tepër këtë krizë. Pra, po flasim për një mungesë që në kohë të pikut maksimal shkon në 800 megavat, apo më tepër se 50 për qind të kërkesës. Sikurse edhe çmimet e importit po shkojnë deri në 600 euro për megavat, që është më tepër se dhjetëfish në krahasim me vitin e kaluar”, tha ai.

Megjithatë, Buzhala tha se sot ka përmirësim të gjendjes së furnizimit me energji elektrike.

“Po flasim për një përmirësim madh të situatës nga dje, pasi çmimet në tregjet ndërkombëtare kanë rënë, ka rënë edhe kërkesa pasi sot temperaturat janë 7-8 gradë plus ndërsa para dy-tri ditësh kanë qenë 7-8 gradë minus. Këtu ka rënie të konsumit dhe këto dy elemente e kanë përmirësuar gjendjen”, ka thënë ai.

Këto reduktime, siç tha Buzhala, po ndodhin për herë të parë në historinë e kompanisë pas tetë vjetëve.

Ai shtoi se për disa muaj e kanë mbajtur barrën e furnizimit me energji për konsumatorët dhe se nuk kanë aplikuar reduktime deri në momentin kur janë shtjerrë resurset. /kp/

Disa nga qytetet që kanë anuluar festimet në natën e ndërrimit të viteve

0

Për ca kohë u duk se ne mund të ishim në gjendje të festonim natën e Vitit të Ri në qytetet kryesore anembanë botës me diçka që i ngjante festimeve të mëdha të dikurshme.

Një tjetër rritje e Covid-19 dhe përhapja e shpejtë e variantit të ri Omicron të koronavirusit i kanë shkatërruar këto shpresa, të paktën në një pjesë të botës.

Në qytetin e Nju Jorkut, festimi i Vitit të Ri në Times Square do të “zvogëlohet”, me më pak argëtues dhe të gjithëve u kërkohet të mbajnë një maskë, tha të enjten zyra e kryebashkiakut Bill de Blasio.

Por disa qytete të mëdha në Evropë, ku përhapja e Omicron ka qenë befasuese, kanë njoftuar tashmë se janë plane të anulimit të rrafshët.

Qytete të tjera në mbarë botën me festime tradicionalisht ikonike ende planifikojnë të presin ngjarjet e tyre, por me masa paraprake sigurie në vend.

Që nga 23 dhjetori, këtë po bëjnë disa nga qytetet botërore me ngjarje tradicionalisht të mëdha të Vitit të Ri.

Ju tregojmë më poshtë disa nga qytetet që kanë anuluar festimet e ndërrimit të viteve: Athina, Berlini, Edinburgu, Londra, New Dehi, Paris, Romë, Bankok, Kepi Town, Dubai, Las Vegas, Rio De Janeiro, Sidnei dhe Taipei.

Ganimete Musliu akuzon ministrinë e Faton Pecit për shkelje të të drejtave të punëtorëve

0

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se në ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të cilën e udhëheq Faton Peci, po shkelen të drejtat e punëtorëve.

Musliu tha se punëtorët në këtë ministri po detyrohen të punojnë edhe të shtunave e të dielave, por edhe në ditë festash.

“Para tre dite në një intervistë në ATV thash se punëtoret e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural detyrohen të punojnë edhe të shtunave e të dielave(foto 1 pjese nga intervista) dhe ja faktet në foton 2 ku përveç të shtunës (sot) punëtoret do të punojnë edhe të hënën kur e tërë administrata është në pushim me qe e hëna është ditë feste Po shkelen te drejtat e punëtorëve, Ligji i punës dhe Ligji për festat zyrtare”, ka shkruar Musliu në llogarinë e saj në Facebook.

Kujtojmë se ditë më parë, Musliu e Peci kanë pasur një konflikt, ku deputetja e PDK-së ka hedhur ujë në drejtim të ministrit të Bujqësisë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort