Home Blog Page 37

Kryeprokurorët e Prizrenit dhe Gjakovës zhvillojnë takim të përbashkët me ekspertët e Britanisë së Madhe

0

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi, kanë zhvilluar sot një takim pune të përbashkët me dy ish-kryeprokurorët e Mbretërisë së Bashkuar, Nick Haëkins dhe Douglas Mackay, të cilët aktualisht janë përfaqësues të projektit rajonal “Integriteti Gjyqësor”, të mbështetur nga Qeveria Britanike dhe i zbatuar nga organizata Security Criminal Justice Solutions (SCJS), në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar për forcimin e kapaciteteve institucionale.

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton se qëllimi i takimit ishte prezantimi dhe diskutimi i politikës së re të sigurimit të cilësisë së punës me lëndë, e cila synon rritjen e profesionalizmit, efikasitetit dhe përgjegjësisë institucionale, bazuar në standardet etike dhe operacionale të përcaktuara në Kodin e Etikës dhe rregulloret e Prokurorisë së Shtetit.

“Ekspertët britanikë ofruan komentet dhe rekomandimet e tyre lidhur me standardizimin e procedurave të brendshme, vlerësimin e rrezikut institucional dhe përmirësimin e transparencës, duke theksuar rëndësinë e harmonizimit të praktikave vendore me standardet bashkëkohore evropiane” – njofton ZKPSh.

Në njoftim thuhet se gjatë takimit u theksua rëndësia e zbatimit të standardeve të cilësisë në të gjitha veprimtaritë e prokurorisë, forcimi i integritetit profesional dhe kulturës së përgjegjësisë, rritja e transparencës dhe komunikimit me palët relevante, standardizimi i procedurave të brendshme dhe ngritja e cilësisë së punë në Institucionin e Prokurorit të Shtetit.

“Pjesëmarrësit vlerësuan lartë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë dhe theksuan se angazhimi i ekspertëve britanikë përfaqëson një mbështetje të rëndësishme në procesin e modernizimit dhe reformimit të sistemit prokurorial. Prokuroritë Themelore në Prizren dhe Gjakovë mbeten të përkushtuara në zbatimin e plotë të politikave të avancuara të sigurimit të cilësisë dhe në vazhdimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për ngritjen e standardeve profesionale dhe forcimin e sundimit të ligjit” – thuhet në njoftim.

Murati: Janë alokuar 2.7 milionë euro për Komunën e Prishtinës

0

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se janë alokuar 2.7 milionë euro për pagesën e operatorëve të transportit publik, sipas vendimit të Kuvendit të Prishtinës për të hyrat vetjake.

Murati ka thënë se këto mjete janë proceduar veçmas nga pjesa tjetër prej 25.9 milionë eurove të projekteve kapitale.

“Sepse kapitalet duke qenë në shumë linja marrin kohë më gjatë dhe nuk ishte e mundur të kryheshin sot. Vendimi i marrë nga Komuna e Prishtinës të enjten në mbrëmje për të hyrat vetjake, sipas legjislacionit në fuqi fillimisht duhej të kalonte verifikimin e ligjshmërisë, proces ky që bëhet nga ana e MAPL-së”, ka shkruar Murati në Facebook.

Ai ka shtuar se të martën Departamenti i Buxhetit kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarët financiarë të Komunës së Prishtinës për të siguruar procedum sa më të shpejtë.

Ai e ka akuzuar Komunën e Prishtinës për dezinformata.

“Prandaj është për keqardhje sjellja e deklaratat dezinformuese nga ana e Komunës së Prishtinës që gjoja Ministria nuk po bën alokimin e mjeteve, kur në fakt edhe ata vetë e dinë që kemi të bëjmë me procedura që nuk mund të tejkalohen. Gjithsesi, uroj që komuna të ketë vlerësuar saktë obligimet financiare në kategorinë mallra dhe shërbime, kur ka vendosur të ndajë vetëm 2.7 milionë euro, dhe tash të shlyejë të gjitha borxhet që ka ndaj operatorëve të transportit publik, e me këtë të marrë fund edhe farsa për gjoja bllokadën e pretenduar”, ka shtuar ai.

Sveçla: Po mbyllim rrugët e kontrabandës në veri, po hapim shtigje të sigurisë

0

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se institucionet e sigurisë po vazhdojnë angazhimin për të parandaluar kontrabandën dhe hyrjet ilegale të grupeve ekstremiste në veri të vendit.

“Përderisa po mbyllim rrugët e kontrabandës dhe inkurzioneve të terroristëve dhe ekstremistëve në veri, në të njëjtën kohë po hapim shtigje të reja për qytetarët tanë e institucionet e rendit,” ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai shtoi se këto veprime synojnë forcimin e sigurisë dhe kontrollit kufitar.

“Për shtimin e sigurisë dhe për mbrojtjen e kufijve tanë,” theksoi ministri në detyrë.

Sipas tij, puna e institucioneve të rendit do të vazhdojë me qëllim të garantimit të sigurisë publike dhe parandalimit të aktiviteteve të paligjshme në këtë zonë.

Rutte: Presim nga Serbia të mbajë përgjegjës autorët e sulmit në Banjskë

0

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka thënë se presin nga Serbia që përgjegjësit për sulmin terrorist në Banjskë të vitit 2023 t’i sjellë para drejtësisë.

Rutte ka thënë se për këtë ka folu me presidentin serb, Vuçiq, i cili siç tha Rutte i ka thënë se do të punojë në këtë drejtim.

“Paraardhësi im ka punuar në këtë më presidentin e Serbisë, Alexander Vuçiqin. Edhe unë kam folur vet më të, dhe ai më tha se do të punojë në këtë, dhe ne presim nga autoritetet serbe të kryejnë pjesën e tyre në këtë drejtim”, ka thënë Rutte kur është pyetur nga gazetari i Tëvë1, Venhar Isufi, para takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s.

Ai ka thënë janë duke e përcjell dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe se NATO do të ndihmojë në këtë proces.

Në shtator të vitit 2023 grupi terrorist nga Serbia kreu sulm në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Udhëheqës i këtij grupi ishte ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq. Ndaj 45 pjesëtarëve të këtij grupi Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë.

Ndërsa, tre pjesëtarët e këtij grupi të kapur gjatë aksionin nga Policia e Kosovës janë duke u gjykuar.

Kosova ka kërkuar që Radoiçiq dhe pjesëtarët tjerë të dorëzohen nga Serbia.

Kryeministri Albin Kurit ka vë si kusht ekstradimin e Radoiçiqit për vazhdim të dialogut me Serbinë.

Partitë kanë edhe pesë ditë afat për t’i dërguar listat e kandidatëve për deputetë në KQZ

0

Partitë politike do të kenë afat deri më 7 dhjetor për t’i dërguar listat e kandidatëve në KQZ.

KQZ-ja ka njoftuar se aplikimi bëhet përmes platformës elektronike të KQZ-së.

KQZ-ja ende pa buxhet, Buzhala: Kemi kërkuar informata, por s’kemi marrë përgjigje

0
Foto: KOHA

Çështja e buxhetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është bërë temë diskutimi mes anëtarëve të këtij institucioni.

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Ilir Gashi, ka thënë se asnjë procedurë nuk mund të hyjë në funksion nëse nuk ka buxhet.

“Dua të di ku është çështja e buxhetit se kjo ndërlidhet. Ne nuk mundemi me fut në funksion asnjë procedurë nëse nuk e ka buxheti. Deri ku ka shkuar çështja e miratimit të buxhetit, sepse pa buxhet nuk mundeni me hy në asnjë marrëdhënie operacionale”, ka thënë ai. “Ne kemi bërë një buxhet që ja kemi dërguar Qeverisë e që sipas neve është përgjegjëse kryesore në prolongimin e proceseve zgjedhore. Tash a me qëllim, a me prapavijë, apo jo, por ju z. Kryesues do të duhej të ju drejtoheni me një shkresë që me ju bë kërkesë”.

Shefi i Sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala ka thënë se anipse kanë kërkuar nga Ministria e Financave, nuk kanë pasur asnjë njoftim lidhur me buxhetin.

“Kemi kërkuar në MF, aktualisht nuk kemi asnjë njoftim në lidhje me të. Në momentin që marrim përgjigje ju njoftojmë… nuk kemi informata megjithëse kemi kontaktuar me ta. Nuk kemi diçka konkrete në lidhje me buxhetin që e ka miratuar KQZ-ja dhe që e ka dërguar në Ministri të Financave dhe Transfereve”, ka thënë ai.

Tutje anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka pyetur se si qëndron puna e shtypjes së fletëvotimeve dhe mundësia e dërgimit të tyre jashtë.

Buzhala i është përgjigjur se para datës 21 nuk mund t’i dërgojnë fletëvotimet.

“Ajo çka kemi kuptuar ne kontakt me operatorë ekonomik është që në kuadër të aktiviteteve… është që para datës 21 nuk mundemi me i dërgu fletëvotimet për votim nga jashtë. Përveç shtypjes duhet me u konsideru koha e transportit.. para datës 21 ne nuk mundemi me i nis fletëvotimet për regjistruesit për votim jashtë Kosovës”, ka thënë ai.

Alban Krasniqi i VV-së ka kërkuar të hiqet pika për shërbim të postës dhe të mos jetë pjesë e rekomandimeve të Sekretariatit dhe këto të mos votohen ndaras./KOHA

Rashiq: Cilido të jetë rezultati i zgjedhjeve, Qeveria do të formohet

0

Nenad Rashiq nga partia “Për liri, drejtësi dhe mbijetesë”, vlerëson se pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, cilido të jetë rezultati, Qeveria do të formohet.

“Besoj se pas këtyre zgjedhjeve nuk do të jetë kështu dhe se të paktën pak, nëse jo më shumë, do të ndryshojë raporti i forcave. Ajo që mund të vlerësoj pas njëzet vjetësh përvojë është se ka ekzistuar njëfarë armiqësie mes, sidomos, partive politike shqiptare, e cila sipas mendimit tim ka qenë e pajustifikuar. Në raundin e ardhshëm, më 28 dhjetor, me gjasë do të ketë ndryshime të vogla të cilat mund të nënkuptojnë se Qeveria do të jetë më e sigurt dhe se marrëveshja do të jetë më e lehtë. Nëse jo tjetër, të gjitha partitë politike shqiptare e dinë se zvarritja ose vazhdimi i një veprimi të tillë edhe pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit do të pritet me pakënaqësi nga qytetarët”, ka thënë Rashiqi për televizionin publik.

Për shkak të shpeshtësisë së organizimit të zgjedhjeve në Kosovë, si atyre parlamentare ashtu edhe lokale, Rashiqi nuk pret një dalje të madhe të votuesve.

“Me gjasë nuk do të mund të krenohemi me një pjesëmarrje të madhe të votuesve kur të vjen dita e zgjedhjeve — e kam fjalën për numrin e përgjithshëm të daljes në Kosovë — por detyra jonë tani është të lutemi që qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës. Mendoj se zgjedhjet e ardhshme janë më të rëndësishmet gjatë viteve të fundit”, theksoi tutje Rashiqi.

Haxhiu akuzon KPK-në për kapje, paralajmëron reforma nga janari

0

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, derisa ka komentuar ngjarjet e fundit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, ka thënë se reforma në KPK pritet të jetësohet në janar 2026.

Haxhiu e ka akuzuar KPK-në për kapje nga grupe interesi që kanë prioritet interesat e tyre individuale, jo përmirësimin e sistemit prokurorial.

“Sot të gjithë po e shohin qartë atë për të cilën kemi paralajmëruar ndër vite. KPK prej kohësh është e kapur nga grupe interesi që nuk e kanë prioritet përmirësimin e sistemit prokurorial, por mbrojtjen e interesave të tyre dhe të individëve jashtë Këshillit. Ky është një realitet i hidhur, por i pamohueshëm. Reforma në KPK pritet të jetësohet në janar 2026, dhe ky është një hap i domosdoshëm për rikthimin e integritetit në institucion”, ka shkruar ajo në Facebook.

Me pesë vota për Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), në mbledhjen e mbajtur të hënën ka vendosur që ta refuzojë Raportin e Komisionit Zgjedhor për zgjedhjen e një anëtareje të re prokurore të KPK-së. Meqë rregullorja e zgjedhjeve është sfiduar në Gjykatën Supreme, kryesuesi Ardian Hajdaraj tha se do të vendosin për hapat e mëtejshëm në mbledhjen e radhës.

Maqedonci: Kosova po ndërton një qasje të koordinuar ndërmjet institucioneve civile dhe ushtarake

0

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka marrë pjesë në punimet e sesionit plenar të Ministerialit ShBA – Karta e Adriatikut (A5).

Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka shkruar se gjatë fjalës së tij, ka theksuar përkushtimin e Republikës së Kosovës për forcimin e qëndrueshmërisë kombëtare dhe bashkëpunimit rajonal.

Sipas tij, Kosova po ndërton një qasje të koordinuar ndërmjet institucioneve civile dhe ushtarake, në përputhje me standardet e NATO-s, për t’u përballur me krizat, kërcënimet kibernetike dhe operacionet hibride.

“Nënvizova se sulmi terrorist i 24 shtatorit 2023 në Banjskë tregoi qartë se rajoni ynë vazhdon të përballet me kërcënime dhe rreziqe të nxitura nga aktorë shtetërorë. Mbështetja e përgjegjësve të këtij sulmi të armatosur nga struktura shtetërore në Serbi është e papranueshme dhe e rrezikshme për stabilitetin e tërë Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ai.

Tutje, Maqedonci theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj transparencës, bashkëpunimit dhe vlerave euroatlantike.

“Besojmë se vetëm përmes koordinimit rajonal, ushtrimeve të përbashkëta, mbrojtjes kibernetike dhe përgjegjësisë politike mund të ndërtojmë një rajon më të sigurt dhe më të qëndrueshëm. Republika e Kosovës është e gatshme të punojë me çdo partner që zgjedh rrugën e paqes, përgjegjësisë dhe respektit të ndërsjellë”, shkruan Maqedonci.

Realizohet për herë të parë zëvendësimi i harkut të aortës në QKUK

0

Për herë të parë në Kosovë, në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, në Shërbimin Klinik të Kardiokirurgjisë, është realizuar zëvendësimi i harkut të aortës përmes procedurës së njohur ndërkombëtarisht Frozen Elephant Trunk (FET).

Krahas saj, mjekët kanë kryer edhe zëvendësimin e rrënjës së aortës, të njohur si Bentall procedurë.

Pacienti, i cili dy vite më parë kishte pësuar një problem serioz me aortën dhe ishte operuar jashtë vendit, me kalimin e kohës kishte shfaqur nevojë për një ndërhyrje të re për shkak të përkeqësimit të gjendjes dhe dëmtimeve shtesë në pjesë të ndryshme të aortës.

Ekipi operues u udhëhoq nga Prof. Dr. Omer Xhemali, drejtor në Kardiokirurgjinë e Spitalit Universitar të Cyrihut dhe udhëheqës i Aleancës për Kardiokirurgji në Cyrih, së bashku me Dr. Petar Risteski dhe anesteziologen Dr. Bettex Dominique. Ata punuan në bashkëpunim të ngushtë me ekipin vendor të kardiokirurgëve dhe anesteziologëve të QKUK-së për të realizuar me sukses këtë operacion kompleks dhe të avancuar.

Ndërhyrje të tilla konsiderohen ndër më të vështirat në kardiokirurgji dhe zakonisht kryhen vetëm në qendra të specializuara me përvojë të madhe ndërkombëtare. Ky operacion shënon një hap të rëndësishëm për zhvillimin e kësaj fushe në Kosovë.

QKUK thekson se bashkëpunimi me qendra të njohura ndërkombëtare, si Spitali Universitar i Cyrihut, është pjesë e përpjekjeve për të sjellë metoda të avancuara kirurgjikale që në të ardhmen do të bëhen pjesë e praktikës së rregullt në vend.

Stafi i Shërbimit Klinik të Kardiokirurgjisë njofton qytetarët se për çdo nevojë që lidhet me sëmundjet e zemrës, ata mund t’i drejtohen QKUK-së, pa qenë e nevojshme kërkimi i trajtimeve në qendra të tjera jashtë vendit.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort