Home Blog Page 3699

Serbia ndalon transitin e mallrave, prodhuesit kosovar nuk po arrijnë të realizojnë porositë në Gjermani dhe Zvicër

0

Ndonëse këtë vit pati një rritje të eksporteve në Kosovë, prodhuesit kosovarë së fundmi nuk po arrijnë të realizojnë porositë në shtetet evropiane, sidomos në Gjermani dhe Zvicër.

Kjo për shkak që Serbia ka vendosur barriera ndaj prodhuesve kosovarë për kalimin transit të mallrave në këto vende evropiane.

Për këto barriera të vendosura nga autoritetet serbe, veçmas pas kërkesës së Kosovës për barazi në CEFTA, ende nuk dihet nëse do të merret ndonjë veprim reciprok nga autoritetet kosovare, ani se ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka paralajmëruar adresimin e këtyre barrierave te partnerët në Bruksel.

Në anën tjetër ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, ka kërkuar veprime të shpejta nga Qeveria e Kosovës për t’i zgjidhur barrierat e vendosura nga Serbia.

Mulaj po ashtu kërkon prej Qeverisë aktuale që të bëjë më shumë presion ndaj shtetit fqinjë, në këtë rast Serbisë për zbatimin e marrëveshjes së CEFTA-së.

“Nuk është problem i këtyre ditëve, është problem, pothuajse që nga pavarësia e Kosovës për shkak se Serbia nuk i njeh dokumentacionin zyrtarë, për shkak se Serbia nuk i njeh dokumentacionin zyrtarë të institucioneve, sidomos certifikatave fito-sanitare, sanitare dhe certifikatat tjera që janë me vulat e Republikës së Kosovës. Çdo produktet që kërkohet nga Bashkimi Evropian, automatikisht shkruan në tiketën e tyre produkti nga e ka origjinën. Dhe Serbia këtyre produkteve iu qet probleme dhe realisht pos lëndës së parë që e merr prej Kosovës, pavarësisht se çfarë dokumentacioni ka, çdo produkt tjetër që është produkt i përpunuar ose produkt final që ka në destincaion Serbinë apo vendet e Bashkimit Evropian kanë barriera, që në një mënyrë nuk ka shance që t’i tejkalojnë bizneset dhe eksportet e tyre të realizohen… Unë përgëzoj ministren për letrën që i ka dërguar sekretariatit të CEFTA-s, por pa vullnetin politik të Qeverisë së Kosovës dhe të shumicës të anëtarëve që janë pjesë e CEFTA-s, është problem të realizohen. Por, ka mundësi të tjera që Kosova ta realizoj këtë të drejt përmes presionit”, ka theksua Mulaj.

Profesori universitar, Muhamet Sadiku ka thwnw për KosovaPress, se Kosova gjithnjë vazhdon të përballet me probleme të mëdha për këmbim tregtar me vendet tjera, sidomos në realizimin e eksportit nëpërmjet Serbisë.

Derisa, sipas tij, Serbia pa asnjë problem realizon eksportin e saj në tregun e Kosovës.

“Edhe përkundër synimeve të qarta dhe dakordimeve, Kosova gjithnjë vazhdon të përballet me probleme të mëdha për këmbim tregtar me vendet tjera, sidomos në realizimin e eksportit nëpërmjet Serbisë. Sepse Serbia nuk është e gatshme që t’u nënshtrohet rregullave të këmbimit tregtar. Në anën tjetër Serbia lirshëm e realizon eksportin e saj në tregun e Kosovës. Kështu Kosova gjithnjë vazhdon të jetë nën ndikimin e masave asimitrike tregtare dhe sigurisht që këto masa të cilat i ndërmerr Serbia, janë pengesë e madhe për penitrimin e eksportit të Kosovës në vendet e Bashkimit Evropian. Prandaj, pa tejkalimin e këtyre problemeve nuk mund të flitet për bashkëpunim tregtarë të lirë. Kosova gjithnjë e ka ngritur zërin në shumë takime që janë mbajtur në CEFTA lidhur me këto pengesa. Askush nuk qan kokën në nivelin ndërkombëtar për këto pengesa me të cilat prodhuesit kosovarë gati çdo ditë përballen. Kështu që Kosova ka gatishmëri që t’i respektoj raportet tregtare me të gjitha vendet fqinje, mirëpo në anën tjetër Serbia vazhdon me deskrusion tregtar që është bërë pengesë e madhe për realizimin e këmbimit tregtarë të Kosovës”, ka thwnw Sadiku.

Në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nuk kanë treguar se kur pritet ta adresojnë këtë çështje në Bruksel dhe sa janë dëmet deri tash ndaj bizneseve.

Kurse, në Doganën e Kosovës kanë thënë se kjo çështje i takon MINt.

Ditë më parë Komiteti i Përbashkët i CEFTA-s ka refuzuar kërkesën e Kosovës që në këtë marrëveshje të përfaqësohet pa përfshirjen e UNMIK-ut./KP

Kthehen në shtëpi binjakët Ahmed dhe Mohamed që u ndanë me operacion në Sanaa

0

Binjakët Ahmed dhe Mohamed lindën të bashkuar në gjoks dhe bark në Spitalin e Fëmijëve Al-Sabeen në Sana’a në dhjetor të vitit 2020. Pas lindjes, mjekët dhe autoritetet shëndetësore në Sana’a i bënë një thirrje urgjente UNICEF-it për të mbështetur mjekimin e tyre.

UNICEF-i mobilizoi burimet dhe mbështetjen për operacionin, i cili u zhvillua në Spitalin Special në Aman, Jordani, në korrik. Tani, pas disa muajsh shërim pas operacionit të binjakëve, familja ditë më parë është kthyer në shtëpi në Sana’a.

UNICEF-i ishte në gjendje të mbulonte shpenzimet mjekësore dhe logjistike të këtij operacioni. Përfaqësuesi i UNICEF-it në Jemen, Philippe Duamelle, tha se donatorët privatë, ekipi mjekësor në Spitalin Special në Aman, autoritetet jordaneze dhe shumë të tjerë e kanë bërë të mundur këtë sukses.

Derisa kjo ishte një histori e mirëseardhur me fund të lumtur për një familje, miliona fëmijë në Jemen vazhdojnë të vuajnë në heshtje.

Duamelle tha se sot, më shumë se kurrë, fëmijët në Jemen kanë nevojë për mbështetje për të realizuar të drejtat e tyre themelore për shëndetin, ushqimin, arsimin, mbrojtjen, si dhe ujin, kanalizimet dhe higjienën. Pas shtatë vjetësh luftë, UNICEF-i tha se ajo që kërkohet urgjentisht mbi të gjitha është paqja.

Kurti me kritika për ish-qeveritë: Gjatë vitit të ardhshëm dilet me propozime për zgjidhje afatgjate të problemit të energjisë

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në fjalimin e tij në mbledhjen e 45-të të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ka kritikuar ish-qeveritë për gjendjen në të cilën gjendet shteti.

Kurti ka thënë se me të marrë pushtetin kanë gjetur një shtet të shtrirë përtokë që gjakonte dhe të papërgatitur për sfidat e shekullit 21.

Ai po ashtu ka folur për krizën energjetike, ku ka thënë se e kupton frustrimin e qytetarëve dhe se edhe vet është i frustruar me mungesën e energjisë. Por ai ka shtuar se kjo duhet shërbejë si rikujtim për gjendjen në të cilën e kanë lënë shtetin qeveritë e kaluara.

“Fitorja e 14 shkurtit e Vetëvendosjes ishte e domosdoshme më shumë sesa e nevojshme për ta shpëtuar vendin. Ajo që gjetëm në shumë pjesë ishte më keq se që e mendonim. Një shtet përtoke që gjakonte në gjitha anët e tërësisht i papërgatitur për sfidat e shekullit të 21-të. E në kulmin e këtyre problemeve këtë vit kishim edhe luftimin e vazhdueshëm me pandeminë COVID-19. Dhe një ndërmarrje masive sikurse vaksinimi i popullsisë, sfidë që e kaluam me sukses duke përmbushur premtimin për vaksinimin e mbi 60 për qind të popullatës së vaksinueshme. Tash po përballemi edhe me një sfidë tjetër, Kriza energjetike e shkaktuar sa nga faktor të jashtëm jashtë kontrollit tonë po aq edhe nga mungesa e vizionit për të marrë vendime për të ardhmen nga ata që qeverisën për më tepër se dy dekada. Derisa kërkesa për energji nga qytetarët e ekonomitë është rritur për çdo vit, prodhimi nga KEK-u ka mbetur i njëjtë e ndërkohë ka pasur edhe vjedhje e vendime të gabuara që e kanë sjellë sektorin energjetik buzë kolapsit”, ka thënë Kurti. “E kuptoj frustrimin e secilit qytetar me mungesën e energjisë elektrike, më besoni edhe vet jam i frustruar. Por, le të jetë ky një rikujtim për gjendjen në të cilën e lanë shtetin ata që qeverisën për dy dekada, sepse si njerëz të territ që ishin e që punët i bënin natën jashtë syve të qytetarëve, ata s’kishin si ta linin Kosovën ndryshe pos në terr e skëterrë”.

Kurti ka thënë se gjatë vitit që vjen do të dilet me propozime për zgjidhje afatgjate të problemit të energjisë. Synimi ai thotë se është që çdo vit të investohet në energji të ripërtritshme.

Këtu mund t’i shihni reduktimet e energjisë elektrike

0

KEDS ua rikujton konsumatorëve që për të marr njoftime për kufizimet me energji elektrike është në dispozicion aplikacionin eKesco, si dhe harta në uebfaqen e KEDS.

“Përmes QR code ju mund të shkarkoni aplikacionin eKesco dhe të merrni njoftime automatike për 24h e ardhshme. QR code e hartës ju drejton tek harta në uebfaqe të KEDS. Këtu ju mund të shkruani adresën dhe të njoftoheni për kufizimet”, thuhet në njoftimin e KEDS.

Njoftimi i plotë nga KEDS-i:

Të nderuar konsumatorë,
Ju rikujtojmë që për të marr njoftime për kufizimet me energji elektrike ju keni në dispozicion aplikacionin eKesco, si dhe hartën në uebfaqen e KEDS.
Përmes QR code ju mund të shkarkoni aplikacionin eKesco dhe të merrni njoftime automatike për 24h e ardhshme.
QR code e hartës ju drejton tek harta në uebfaqe të KEDS. Këtu ju mund të shkruani adresën dhe të njoftoheni për kufizimet.

Policia shqipton 364 gjoba për mosrespektim të masave anti-Covid

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve në qytete të ndryshe të vendit, ka shqiptuar 364 tiketa në bazë të ligjit Covid – 19.

Policia gjithashtu ka shqiptuar edhe 1294 tiketa trafiku.

Ndërkohë, bën të ditur se kanë ndodhur 30 aksidente me të lënduar dhe 44 aksidente me dëme materiale.

Shërbimi Korrektues mbështet marrëveshjen me Danimarkën: Përfitojmë financiarisht

0

Shërbimi Korrektues i Kosovës po e përkrah marrëveshjen mes Kosovës dhe Danimarkës për transferimin e 300 të burgosurve nga shteti danez në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan.

Megjithatë, kjo marrëveshje është kundërshtuar nga organizatat që monitorojnë qendrat e paraburgimit dhe nga Avokati i Popullit. Arsyetimi i këtyre të fundit është që Shërbimi Korrektues në Kosovë nuk ka kapacitete të mjaftueshme dhe transferimi i 300 të burgosurve do të sjellë probleme të shumta.

Ismail Dibrani, zyrtar i lartë në Shërbimin Korrektues të Kosovës, thotë për KosovaPress se ky institucion do të jetë përfitues i marrëveshjes me shtetin danez.

“Buxheti total i SHKK-së për një vit është afër 18 milionë euro, prej kësaj marrëveshje shteti i Kosovës do të përfitojë diku afër 21 milionë euro. Nga to afër 15 milionë euro do të shfrytëzohen për Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe gjashtë milionë euro për energji të ripërtritshme. Do të thotë se ne i pranojmë afër 300 të dënuar dhe e kemi buxhetin me të madh sesa krejt buxheti që është për Shërbimin Korrektues të Kosovës, që janë 1700 të burgosur dhe 1700 staf të angazhuar”, thotë Dibrani.

Sipas tij, stafi korrektues do të jetë nga Kosova, ndërsa stafi menaxhues nga Danimarka.

Megjithatë, Avokati i Popullit deklaron se mbajtja e të burgosurve të vendeve të treta do të shkaktojë shumë probleme.

“Në parim unë dua të qëndroj mbi atë se Avokati i Popullit për vite me radhë ka adresuar si shqetësim tek autoritetet kapacitetet e burgjeve, mungesat e hapësirave dhe mbipopullimin, si njëra prej shqetësimeve shumë serioze me të cilën ballafaqohen të burgosurit që vuajnë dënimin ose janë të paraburgosur në Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe padyshim në këtë situatë kur gjendja filloi të përmirësohet dhe raportet kohëve të fundit ishin më të balancuara dhe tregonin për një standard në ngritje, kjo mund të shkaktojë shumë problem, por përveç kësaj për vetë faktin se po lejohet që brenda shtetit të mbahen të burgosur të vendeve të treta padyshim që paraqet një shqetësim dhe ne me kohë do të dalim me qëndrim zyrtar lidhur me këtë temë”, deklaron Naim Çelaj.

Për marrëveshjen e nënshkruar ditë më parë mes Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës dhe Danimarkës, ka reaguar edhe Qendra e Kosovës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, e cila e ka kundërshtuar këtë marrëveshje. Në reagimin e kësaj qendre thuhet se vendosja e 300 të burgosurve nga Danimarka dhe ri-sistemimi i 200 të burgosurve aktual do të rezulton me mbipopullimin dhe përkeqësimin e kushteve në qendrat tjera korrektuese.

“Sipas Ministrisë së Drejtësisë, brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme për të akomoduar përafërsisht 700-800 të burgosur dhe të paraburgosur, gjë që bie ndesh me gjetjet tona të faktuara pas vizitave monitoruese. Hapësira të cilës i referohet Ministria e Drejtësisë do të ishte e disponueshme vetëm nëse të gjitha kapacitetet e qendrave të paraburgimit (pavijonet, blloqet, krahët) të ishin funksionale”, thuhet në këtë reagim.

Edhe Komisioni për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kundërshtuar këtë marrëveshje, duke thënë se e njëjta legalizon diskriminim e të dënuarve në Kosovë.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka kapacitet prej 2500 vende, ndërkaq numri i të dënuarve dhe të paraburgosurve është mbi 1600./KSP

Sot pritet të vijë në Kosovë eksperti gjerman për ta rregulluar turbinën në KEK

0

Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, ka thënë se eksperti gjerman që do të ndihmojë në rregullimin e turbinës në njësinë B2 të bllokut “Kosova B” do të vijë në Kosovë të dielën.

Krasniqi ditë më parë para gazetarëve tha se eksperti vjen nga kompania që e prodhon turbinën, prishje e cila është serioze.

“Jemi në kontakt me kompaninë që e prodhon turbinën dhe presim që ta dërgojnë ekspertin e tyre dhe të dielën ai ekspert të jetë në KEK dhe do të fillojmë me inspektimin e situatës ta shohim sa është gjendja e dëmtimeve dhe ajo do ta tregojë edhe kohën për kthimin e njësisë në punë. Ekziston një vlerësim preliminar që ne presim që diku kah data 20 janar B2 të kthehet në operim”, ka thënë Krasniqi.

Bashkatdhetarët vijnë për festat e fundvitit, pritjet e gjata vazhdojnë në pika kufitare

0

Edhe këtë vit bashkatdhetarët janë nisur për festat e fund vitit, sërish po përballen me kolona dhe pritje të gjata në pikën kufitare në Merdare, madje kishte ankesa se në pikën kufitare në Serbi, bashkatdhetarët po u japin të holla policëve në atë pikë që të kalojnë më shpejtë.

Ekipi i KP ka qëndruar dje për disa orë në pikën kufitare të Merdares, ku bashkatdhetarët prisnin deri në katër orë.

Bashkatdhetari nga Gjermania, Leotrim Shabri tregon se në pikën kufitare të Merdarës ka pasur pritje shumë të gjata.

“Deri këtu jo nuk kemi prit shumë, këtu kemi prit rreth 3 orë e gjysmë katër, mirë ka shkuar deri diku, mirëpo po ka shumë kësi thyerje që po hyjnë pa rend si gjithë, edhe pse jemi të vaksinuar nuk na i kanë kërkuar, jo vetëm këtu por nuk i kërkojnë askund nëpër kufi”,  shton ai

Ndërkaq edhe Habit Shatri ka ankesa për atdhetarët që vijnë nga shtetet e huaja, pasi që në kufirin e Serbisë po u japin të holla policëve në atë pikë.

“Një ndjenjë shumë e keqe për neve që presim në rend kur vinë ata që i japin asaj anës serbe i japin të holla, për neve që presim nga dy tri orë shumë ndjenjë e keqe. E kalon krejt kolonën dhe për neve shumë ndjenjë e keqe, le të shohin edhe ata që ju japin atyre se nuk e kanë mirë”, thotë ai.

Arben Sinani tregon se sa i përket sigurimit, vitin e kaluar nuk ka paguar, ndërkaq këtë vit ai u detyrua të paguajë 77 euro për dy javë.

“Ja vjet nuk kam paguar sigurim hiq, kurse tash më than të paguaj siguriom 77 euro, nuk e di për dy javë ditë 77 euro. Në kufi na ka ra me prit 3 orë e gjysmë” ka shtuar ai.

Edhe Sami Morina, mërgimtar nga Zvicra tregon se për kundër viteve të tjera nuk ka pritur më shumë se 1 orë e gjysmë.

“Jo nuk na ka ra shumë me prit madje bash këtë herë jam çudit sa shpejt ka ecur puna, një 1 orë e gjysmë nuk na ka ra ma shumë me prit. Jo askund nuk na kanë lyp përveç këtu që na pyetën nëse jeni të vaksinuar”, ka thënë ai.

Bashkim Vllashniku tregoi për KosovaPress, se nuk ka pritur shumë në asnjërën pikë kufitare, madje ai tregoi se as certifikatat e vaksinimit nuk i kanë kërkuar.

“Hungari-Serbi kam kaluar për një orë, kurse këtu në Merdare kam mbërri në 12:30 qetash, dy orë, askund nuk i kanë kërkuar”, thotë ai.

Moti sot i ndryshueshëm, priten edhe riga shiu

0

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu.

Shi me intensitet mesatar pritet të ket edhe në qytetin e Prizrenit dhe zonat për rreth .

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9 – 12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7m/s.

Temperaturat nesër pritet të arrijnë deri në 9 gradë Celsius

0

Nesër në Kosovës do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius.

Shi me intensitet mesatar deri të lartë pritet në Gjakovë, Junik dhe zonat për rreth këtyre dy vendeve. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-7m/s.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort