Home Blog Page 3697

Mostrat pozitive të dërguara në Gjermani pritet të kthehen pas Vitit të Ri

0

Të hënën sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë dërguar disa mostra pozitive me SARS COV-2 në Gjermani dhe pritet të kthehen në vend pas Vitit të Ri.

“Të hënën janë dërguar disa mostra pozitive të SARS COV-2 në Gjermani dhe ato pritet të kthehen pas Vitit te Ri”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë për Klankosova.tv.

Ndërkaq për nëntë rastet që janë detektuar si pozitive me variantin Omicron, janë detektuar në IKShPK, pra në Kosovë.

Shqiptarëve në Itali pritet t’iu njihen pensionet

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, këtë të hënë ka bërë të ditur se Parlamenti italian ka përfshirë në projekt-buxhetin e Italisë për vitin 2022 edhe një amendament për nisjen e procesit të njohjes faktike të pensionve të shqiptarëve me kontribute pune atje.

Rama tha se kjo u arrit në vazhdën e komunikimit me qeverinë italiane dhe partitë politike, teksa shtoi se këto kontakte do të vazhdojnë deri në aprovimin përfundimtar të projekt-buxhetit për vitin 2022.

“Vazhdojmë kontaktet deri në aprovimin përfundimtar të projekt-buxhetit 2022 dhe me këtë rast u shpreh mirënjohjen në emër të shqiptarëve në Itali, kryeministrit Mario Draghi, ministrit të jashtëm Luigi di Maio, të cilët janë angazhuar personalisht për ta zgjidhur këtë çështje kaq jetike për aq shumë shqiptarë të mirë në Italinë mike, si edhe të gjithë të tjerëve që dashamirësisht janë përfshirë në këtë përpjekje të përbashkët”, shkroi Rama në llogarinë e tij në Facebook.

​IKSHP: Në çdo festë nga mjetet piroteknike lëndohen së paku 100 persona

0

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës i ka bërë apel qytetarëve që mos të përdorin mjete piroteknike, pasi statistikat flasin për minimum 100 të lënduar rëndë e lehtë çdo festë nga hudhja e mjeteve piroteknike.

“Lëndimet nuk riparohen. Ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve”, thuhet në postimin e institutit në Facebook.

Doza përforcuese mund të merret tre muaj pas së dytës

0

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar qytetarët të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës anti-COVID, se secili që ka mbushur tre muaj që nga marrja e dozës së dytë, mund ta marrë edhe dozën përforcuese.

Sipas MSH-së, shkurtimi i kohës për marrjen e dozës përforcuese ka ardhur pas hulumtimeve të shteteve të ndryshme, situatës epidemiologjike në vend dhe rajon, pranisë edhe të variantit Omicron, si dhe nevojës për vaksinim të plotë të popullatës.

“Ministria e Shëndetësisë i njofton qytetarët të cilët i kanë marrë dy doza të vaksinës kundër COVID-19, se secili që ka mbushur tre muaj që nga marrja e dozës së dytë, mund ta marr dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19. Shkurtimi i kohës për marrjen e dozës përforcuese është bërë duke u bazuar në hulumtimet e shteteve të ndryshme rreth vaksinimit kundër COVID19, përkatësisht dozës përforcuese, situatës epidemiologjike në vend dhe rajon, pranisë edhe të variantit Omicron të SARS COV-2 si dhe nevojës për vaksinim të plotë të popullatës”, thuhet në njoftim.

MSH-ja edhe një herë bëri thirrje që qytetarët t’i zbatojnë masat anti-COVID, por edhe të vaksinohen.

Kjo Ministri më herët njoftoi se imuniteti i krijuar nga infektimi me koronavirus, mund të mos jetë i mjaftueshëm për t’u mbrojtur nga riinfektimi, derisa ka shtuar se vaksinimi është mënyra më efektive t’u mbrojtur nga COVID-19.

Ramush Haradinaj citon Sami Frashërin: “Kush tregohet atdhetar me fjalë, është mashtrues”

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, këtë të hënë ka shpërndarë një thënie të gazetarit, dramaturgut e ideologut themelor të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Sami Frashërit.

“Atdhetaria dhe humanizmi bëhet me punë e jo me fjalë; kush tregohet i tillë me fjalë, është një mashtrues”, shkroi Haradinaj duke cituar Frashërin.

Aksident trafiku përballë gjimnazit Remzi Ademaj në Prizren

0

Rreth orës 14:30 në rrugën “Remzi Ademaj” përballë gjimnazit që mbanë dhe emrin e heroit, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa në vendngjarje me rastin është duke u marrë njësia e policisë së trafikut rrugor.

 

4 raste pozitive me Covid-19 sot në Kosovë

0
27 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 498 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.665.209 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 780.327 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 2.032 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.010.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 343.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

“Lëshoje rrymën, largoje KEDS-in”, “Asnjë cent më shumë”, qytetarët kërkojnë shkarkimin e ministres Rizvanolli

0

“Duam rrymë e jo arsyetime”, “Asnjë cent më shumë”, “Lëshoje rrymën, largoje KEDS-in”, janë disa prej sloganeve të një grupi qytetarësh që po protestojnë më 27 dhjetor në Prishtinë.

Disa protestues u mblodhën pranë ndërtesës së Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), për të protestuar kundër reduktimeve të rrymës për shkak të krizës energjetike në të cilën ndodhet Kosova.

Protestuesit bën thirrje edhe për shkarkimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Por në këtë protestë kanë marrë pjesë numër i vogël i qytetarëve

Pasi gjuajtën poça tek objekti i KEDS-sit, protestuesit marshuan drejt objektit të Qeverisë.

Qeveria e Kosovës më 24 dhjetor vendosi masa të emergjencës në furnizim të energjisë elektrike, të cilat do të vlejnë deri 60 ditë.

Kujtojmë se sot kryeministri Albin Kurti tha se kanë arritur të stabilizojnë furnizimin dhe reduktimet pothuajse janë hequr.

Për shkak të krizës, prej 22 dhjetorit në Kosovë, konsumatorët po përballen me reduktime të energjisë elektrike prej 2 orësh. Megjithatë, disa qytetarë kanë raportuar se po kanë reduktime më shumë se 2 orë.

Hekurudha Kosovë-Shqipëri nis punimet më 2024

0

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka thënë se procesi i Berlinit është shtylla kryesore e marrëdhënieve të gjithë rajonit dhe se është e rëndësishme që në këto nisma të ketë një gjithë përfshirje.

Ai thotë se fokusi kryesorë i të dyja vendeve duhet të jetë zbatimi i marrëveshjeve të arritura në mbledhjen e dy qeverive e mbajtur në Elbasan, ku u nënshkruan 13 marrëveshje.

“Duhet të theksojmë se procesi i Berlinit është shtylla kryesore jo vetëm e marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë, por edhe e marrëdhënieve të gjithë rajonit. Është një proces ka filluar më parë, por nga ana tjetër ashtu siç është thënë edhe faktori ndërkombëtar do ishte mirëpritur edhe nisma të tjera që vendet e rajonit mund të kenë, por e rëndësishme është që në këto nisma të ketë një gjithë përfshirje. Prandaj edhe një herë theksojë nuk do t’i mëshojmë kësaj teme kaq shumë por duhet të shikojmë se si po realizohen marrëveshjet midis dy qeverive dhe me kënaqësi mund të them se ky proces tashmë ka filluar për të gjetur frymën e zbatimit”.

“Prandaj ne nuk duhet të humbim fokusin, duhet të merremi me atë që kemi përcaktuar në mbledhjen e fundit që u mbajt në Elbasan. Dhe ajo që dua të them se vendimet e kësaj mbledhje kanë një rëndësi shumë të madhe, si për Shqipërinë dhe Kosovën në të gjitha drejtimet. Prandaj ne nuk duhet të shpërqendrohemi nga fokusi”, u shpreh ai.

Minxhozi për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prizren tha se do të jetë një hap shumë i rëndësishëm për ekonominë e të dyja vendeve.

Sipas tij, në vitin 2023 do të fillojë faza e projektimit të hekurudhës në mënyrë që nga viti 2024 të fillojnë punimet për hekurudhën e re që do lidhë Shqipërinë me Kosovën.

“Studimi i fizibilitetit është shumë i rëndësishëm dhe mendojmë që brenda këtij viti ky do të përfundojë. Që në vitin 2023 të fillojë faza e projektimit. Dhe mendojmë aty nga viti 2024 të fillojnë punimet për hekurudhën e re që do lidhë Shqipërinë me Kosovën. Ndërkohë si Qeveria e Shqipërisë ashtu edhe Qeveria e Kosovës po shikojnë mundësinë për modernizimin e rrjetit të brendshëm hekurudhorë”.

Sipas tij, pas kalimit të fazës së pandemisë mundësia e lëvizjes pa pengesa në kufi do të jetë më e lehtë, çështje për të cilën thotë se po punojnë ministritë nga të dy shtetet, raporton EO.

“Është një proces që do kalohet, dhe lëvizja në kufi do të jetë shumë më e lirë. Jo vetëm për njerëzit, por edhe për mallrat. Janë marr disa masa”./GazetaSinjali/

Kryetari i PAI-së e demanton Elshanin: Nuk e kemi prishur koalicionin me VV-në

0

Kryetari i Partisë së Ashkanlive për Integrim, Hetem Arifi, e ka demantuar njoftimin e zyrtarit të kësaj partie, Gani Elshanin i cili tha se ky subjekt politik ka dalë nga koalicioni qeveritar me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në një prononcim për Gazetën Sinjali, Arifi tha se partia e tij do të vazhdojë të qëndrojë në koalicion qeverisës me VV-në dhe se deklaratat e Elshanit nuk qëndrojnë.

“Jo, nuk ka asnjë prishje të koalicionin. Ne nuk kemi dalë nga koalicioni. Nuk qëndron ajo që ka thënë Elshani. Ai nuk është më nënkryetar i partisë, tani është anëtar i Këshillit të Përgjithshëm. Marrëveshja nuk ka qenë për dy zëvendësministra dhe katër këshilltarë, por për një zëvendësministër i cili është emëru. Është emëru edhe një këshilltar, një tjetër nuk është emëru ende, por presim shumë shpejt të emërohet dhe të fillojë detyrën. Por, as kjo nuk do të ndikonte në prishjen e koalicionit”, tha Arifi për Sinjalin./GazetaSinjali/

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort