Home Blog Page 3696

Odaloviq nuk lejohet të hyjë në Kosovë, Kurti kishte kërkuar të largohej nga delegacioni serb në dialog

0

Kryetarit të Komisionit për persona të pagjetur në Qeverinë e Serbisë, Velko Odaloviq, nuk i është lejuar sot hyrja në Kosovë, ka shkruar portali Kossev.

Ai, sipas mediave, kishte disa takime me familjarët e serbëve të zhdukur në Kosovë.

Në të vërtetë, disa muaj më parë, Kurti gjatë një takimi në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte “vënë si kusht” për vazhdimin e dialogut, përkatësisht bisedimet për çështjen e të zhdukurve me forcë gjatë luftës, shkarkimin e Odaloviqit që kryeson komisioni qeveritar serb për personat e zhdukur.

Sipas Kurtit, e kaluara e tij është kriminale dhe ai nuk të drejtë morale të flasë për të zhdukurit.

Odaloviq, në vitet 1997-1999 ishte “zyrtar i lartë i Qarkut të Kosovës” dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar. Ishte një nga anëtarët themelues të Partisë Socialiste të Serbisë, të Slobodan Milloseviqit dhe ka mbajtur pozita të larta në Kosovë si pjesë e regjimit të Milosheviçit në vitet ’90. Puna e tij e fundit në Kosovë ishte si “Shef i Qarkut të Prishtinës” për vitet 1998 dhe 1999, gjatë së cilës kohë shumica e njerëzve që llogaritën si të humbur janë zhdukur.

Kërkesën e Kurtit e kishte mbështetur Natasha Kandiq, nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi.

Presidentja Osmani pret nesër në takim, ministrin e Mbrojtjes së Turqisë

0

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, nesër do ta pres në takim ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar.

Takimi është paraparë në ora 15.00, tek Kabineti i Presidentes.

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, humb jetën një fëmijë

0

Një aksident i rëndë është regjistruar në Rrugën e Kombit këtë të hënë.

Mësohet se 3 makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Policia e Shqipërisë konfirmon se si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë një fëmijë rreth 3 vjeç.

Ndërkohë disa persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Shërbimet e policisë dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti tragjik.

Drejtuesi i makinës është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë pasi ka djegie të shumta në trup.

 

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin për fyerje dhe mashtrim

0

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, dhe Lëvizjen Vetëvendosje, që sipas tij çdoherë kanë fyer dhe sharë çdo projekt energjetik në Kosovë.

Në një reagim të tij përmes facebook, Haradinaj madje e paraqet Albin Kurtin si mashtrues.

”Sa e pafytyrë pafajësia energjetike e Albin Kurtit!

Si me pas ardhë prej Marsit këtë vit dhe me gjetë këtë gjendje të rëndë energjetike. Qe 11 vjet Lëvizja Vetëvendosje është parti parlamentare në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe qe 17 vjet në mënyrë aktive funksionon si organizatë politike.

Gjatë gjithë ekzistencës politike të Kurtit dhe të organizatës së tij kurrë nuk kanë ndaluar të fyejnë, shajnë e demonizojnë çdo projekt energjetik që ka ekzistu në Kosovë.

Këta e demonizuan Kosovën C, që në vitin 2008 do të duhej të fillonte të ndërtohej, e që Kosovës do t’i siguronte 2200 megavat energji.

Këta e demonizuan dhe e bënë të qartë se nuk e përkrahin as Kosovën e Re që vitin e ardhshëm do t’i epte Kosovës 500 megavat energji.

Në cilësinë e mashtruesit shitet si i vetmi person që ka qenë kundër shitjes së distribucionit, e harron se shumica e partive politike kanë qenë po ashtu kundër.

Distribucioni i Kosovës u shit nga partia më e madhe e kohës e asistuar nga njerëz që sot gjejnë strehë në Lëvizjen Vetëvendosje dhe na shesin moral për interesat nacionale.

Kosova është vendi i vetëm në botë që ka resurse energjetike por ka dhe krizë energjetike.

Qasja e Albin Kurtit si protagonist global i mjerë, në tendencë në luftën kundër korporatave dhe globalizimit, e ka vulën e vet në krizën energjetike të Kosovës. Kanë qenë korporatat ato që do ta shndërronin Kosovën në fuqi energjetike por fatkeqësisht këto nuk janë në përputhje me ideologjinë e Kurtit”.

Kriza energjetike, Kuvendi mban nesër seancë të jashtëzakonshme për shpalljen e Gjendjes Emergjente

0

Kuvendi i Kosovës gjatë ditës së nesërme do ta mbajë seancë të jashtëzakonshme lidhur me shpalljen e Gjendjes Emergjente lidhur me krizën energjetike që po kalon vendi.

Nënshkrimet e deputetëve për këtë seancë janë mbledhur, njofton Klankosova.tv.

Këtë për Klankosova.tv e konfirmoi edhe Ilir Kerçeli, shefi i kabinetit të kryeparlamentarit, Glauk Konjufca.

”Rekomandimi që ka ardhur të premten duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit, deputetët janë thirre për seancë të jashtëzakonshme nesër”, tha Kerçeli.

Qeveria e Kosovës më 24 dhjetor mori vendimin për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë, dhe të njëjtat i procedoi Kuvendit për shqyrtim dhe miratim në bazë të ligjit për energji.

Pikë e rendit të ditës është shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë në vend.

Seanca është paraparë të nis në ora 11:00.

Vendet që do të kenë marinat më të fuqishme në botë në vitin 2030

0

Forcat detare më të fuqishme në vitin 2030 do të jenë një pasqyrim i gjendjes më të gjerë të botës. Disa vende janë investuar në ruajtjen e rendit aktual ndërkombëtar dhe e shohin fuqinë detare si një mjet për ta ruajtur atë.

Zhvendosja e fuqisë detare drejt lindjes do të vazhdojë në vitin 2030. Marinat më të fuqishme të Luftës së Ftohtë ishin të përqendruara kryesisht në Evropë, deri në vitin 2030 si Kina ashtu edhe India do të jenë në listë bashkë me Japoninë dhe Korenë e Jugut si nënkampione që gjithashtu kanë forca të mëdha detare moderne.

Nga pikëpamja e anijeve, ekzistojnë dy klasa që do të përcaktojnë marinat më të fuqishme: aeroplanmbajtëse dhe nëndetëset me raketa balistike. Transportuesit e avionëve pasqyrojnë nevojën për të ruajtur një aftësi globale, apo edhe rajonale, të projektimit të energjisë. Kurse, nëndetëset me raketa balistike pasqyrojnë një maturim dhe diversifikim të arsenalit bërthamor të një vendi, me synimin drejt mbajtjes së aftësisë së goditjes së dytë në rast sulmi të befasishëm. Më shumë se çdo lloj tjetër, këto dy lloje do të përcaktojnë fuqinë detare në fillim deri në mesin e shekullit 21.

Shtetet e Bashkuara, fuqinë detare dominuese në mbarë botën në vitin 1945, do të vazhdojnë të dominojnë detet tetëdhjetë e pesë vjet më vonë. Deri në vitin 2030, Marina do të jetë në gjysmë të planit të saj tridhjetëvjeçar të ndërtimit të anijeve dhe do të ketë ndërtuar tre aeroplanmbajtëse të llojit ‘Ford’ për të filluar zëvendësimin e transportuesve ekzistues të llojit ‘Nimitz’.

Sipas planeve aktuale, marina e SHBA-së duhet të arrijë objektivin e saj për 300 anije midis viteve 2019-2034, por pas kësaj periudhe numri i tyre do të fillojë të bjerë.

Një nga marinat më të fuqishme të vitit 2030 do të jetë ajo e Mbretërisë së Bashkuar. Marina Mbretërore e vitit 2030 do të jetë paradoksalisht më e vogla dhe megjithatë më e fuqishme në historinë e Mbretërisë së Bashkuar. Një kombinim i dy aeroplanmbajtësve të rinj, duke rivendosur fluturimin me krahë fiks në marinë pas një ndërprerjeje dyzetvjeçare dhe një flotë nëndetësesh me raketa balistike, do të mbajë një Marinës Mbretërore numerikisht inferiore në pesëshen e parë.

Marina e Ushtrisë Çlirimtare Popullore (PLAN) -Kinë, e vitit 2030 do të vazhdojë të ndërtohet në terren të thyer nga PLAN-i i 2016. Aktualisht, Kina ka katër trupa të mëdhenj të anijeve me të cilat duket se është e kënaqur: shkatërruesi i raketave të drejtuara Type 052D, fregata Type 054A, korveta e tipit 056 dhe transporti amfib i tipit 071. Të katër janë modele të pjekura në prodhim në shkallë të gjerë që do të formojnë pjesën më të madhe të flotës në vitin 2030.

Marina Indiane do të jetë marina e dytë – ose e treta, nëse llogaritet Rusia – aziatike në këtë listë. India kohët e fundit ka filluar të derdhë burime të mëdha në shërbimin e saj detar dhe si rezultat deri në vitin 2030 mund të ketë një nga pesë marinat më të mira në planet.

Me përjashtim të zhvillimeve të paparashikuara detare në vende të tjera, deri në vitin 2030 India do të ketë flotën e dytë më të madhe të transportuesve në botë, me tre të sheshta. Nëse gjithçka shkon sipas planit, India duhet të ketë tre aeroplanmbajtëse: Vikramaditya, Vikrant dhe Vishal, së bashku me një total prej rreth 110-120 avionësh.

Deri në vitin 2030, pozicioni i Rusisë në këtë listë do të jetë kryesisht për shkak të flotës së saj të nëndetëseve me raketa balistike. Tetë nëndetëse Borei, secila me njëzetë raketa Bulava, do të jenë në shërbim, duke formuar flotën e dytë më të madhe të nëndetëseve me raketa balistike në botë.

Lideri çeçen i gatshëm të udhëheqë luftën ruse për pushtimin e Ukrainës

0

Rusia duhet të pushtojë Ukrainën nëse presidenti Vladimir Zelensky, nuk ndryshon kursin e politikës së tij anti-ruse, tha lideri çeçen Ramzan Kadyrov.

Duke folur në konferencën e tij vjetore për shtyp, Kadyrov shprehu mendimin e tij se ukrainasit janë gjithashtu “popull rus”. Çeçenia, e udhëhequr nga Kadyrov që nga viti 2007, është një republikë ruse në jug të vendit, në kufi me Gjeorgjinë.

Në fakt, Kadyrov kishte zhvilluar një luftë për pavarësi të Çeçenisë (1999-2000), njëjtë sikurse edhe babai i tij (1991-1992) kur kishte shpallur pavarësinë e këtij rajoni, por në dy rastet kryengritjet ishin shtypur nga Rusia.

Më pas, Kadyrov ishte bërë mik me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe falë përkrahjes së tij, ai është gati mbret në Çeçeni.

“Bindja ime e thellë është se nëse Zelensky dhe ekipi i tij sillen në këtë mënyrë, Ukraina duhet të bashkohet me vendin tonë. Ukrainasit janë populli ynë. Ky është territori ynë. Ky është mendimi im”, tha Kadyrov, duke theksuar se ai do të ishte gati për të nisur një ofensivë për të “aneksuar Ukrainën” nëse udhëzohet për ta bërë këtë.

“Po të më kishin besuar do ta kisha zgjidhur shumë kohë më parë”, tha ai.

Këto komente vijnë ndërkohë që tensionet në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës mbeten të larta. Javët e fundit, mediat perëndimore kanë pohuar se Kremlini zyrtar po rrit praninë e trupave të tij në kufi dhe po planifikon pushtimin e Ukrainës.

Moska i ka hedhur poshtë të gjitha këto akuza dhe Kremlini ka thënë vazhdimisht se nuk përbën kërcënim për asnjë vend tjetër. Megjithatë, Kadyrov ka një mendim krejtësisht të ndryshëm dhe dëshiron që Rusia ta zgjidhë çështjen me Ukrainën ushtarakisht.

Sipas liderit çeçen, presidenti rus Vladimir Putin, duhet të refuzojë të lejojë vendet e huaja t’i diktojnë kushte Moskës, sepse “siguria e shtetit dhe e njerëzve” është gjëja më e rëndësishme dhe luftëtarët nga ky rajon janë “absolutisht të gatshëm të shkojnë dhe të zbatojnë urdhrat pa probleme”. /klix

Omicroni në Kosovë, a do të ketë masa të reja?

0

Ministria e Shëndetësisë nuk do të ashpërsoj masat anti-COVID, ani pse në Kosovë i pranishëm është edhe varianti i ri OMICRON, i cili llogaritet më i transmetueshëm se variantet tjera.

Nëntë raste janë identifikuar me OMICRON pas testimeve të kryera.

Në një përgjigje për Klankosova.tv nga Ministria e Shëndetësisë u tha se aktualisht po zbatohen masat të cilat janë në fuqi dhe se ende nuk kanë marrë ndonjë rekomandim për ashpërsimin e tyre.

MSH thotë se nuk ka marrë asnjë rekomandim për ashpërsimin e masave anti-COVID edhe pas identifikimit të 9 rasteve të infektuara me variantin e ri Omicron të COVID-19 në vend.

“Aktualisht janë në fuqi një seri masash të cilat duhet të zbatohen për përpikëri dhe të vazhdojë vaksinimi i plotë, ndërsa Komisioni jep rekomandime nëse masat në fuqi janë të mjaftueshme, apo duhet ndryshuar diçka, qoftë në drejtim të shtrëngimit të tyre apo lirimit të tyre. Pra çdo ndryshim i masave është i lidhur me zbatimin e tyre dhe vaksinimin”.

“Komisioni këshillëdhënës lidhur me pandeminë COVID-19 jep rekomandime për Ministrinë e Shëndetësisë lidhur me masat kundër COVID-19, bazuar në situatën epidemiologjike të IKSHPK-së në vend, ecurisë së pandemisë në vendet e tjera, dinamizmin e situatës epidemiologjike dhe rekomandimet që jepen edhe nga mekanizmat si OBSH e ECDC”.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur dje se nga testimi i 22 mostrave të periudhës kohore 15-25 dhjetor 2021, 9 prej tyre kanë rezultuar pozitive me variantin e ri.

Nga hulumtimi epidemiologjik, ka rezultuar se nga këto raste:

– dy raste janë të importuara nga SHBA-të;

– dy raste janë të importuara nga Londra, Mbretëria e Bashkuar;

– një rast është i importuar nga Franca; dhe

– katër raste me variantin Omicron të detektuar janë në komunën e Mitrovicës, të cilët mohojnë historine e udhëtimit dhe se kanë pasur kontakte me dikë nga jashtë.

Katër të rinj shqiptarë humbin jetën nënjë aksident komunikacioni në Serbi

0

Katër të rinj shqiptare kanë vdekur mbrëmjen e te shtunës në një aksident automobilistik që ka ndodhur në rrugën kryesore Novi Pazar – Ribaric.

Ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Sipas informacioneve te mediave serbe të gjithë të vdekurit ndodheshin në një veturë të markës “Volkswagen Golf”, me targa të Kraljevës, e cila është përplasur drejtpërdrejt me një automjet të së njëjtës markë.

Aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së parregulluar dhe rrëshqitjes së rrugës, ku janë përfshirë tre automjete.

Mesohet se viktima janë: Amel Ibrahimi (21), Mithat Hami (23), Senad Derlek (22) dhe Amar Ujkani (21).

Novi Pazari ka shpallur ditë zie ditën e sotme.

Organizohet testi i Inteligjencës për rekrutët e FSK-së, Mehaj: Do të kalojnë më të mirët

0

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se pas testimit fizik, në pesë kazermat e FSK-së është organizuar testi i Inteligjencës dhe Njohurive të Përgjithshme për kandidatët e konkursit për ushtarët e rinj të FSK-së.

Mehaj tha se në këtë test do të kalojnë vetëm më të mirët.

“Të gjithë kandidatëve ju uroj suksese dhe ju garantojmë se do të kalojnë vetëm më të mirët nga më të mirët. Transparenca si dhe parimi i meritokracisë dhe mundësisë së barabartë, është moto e qeverisjes sonë”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se Ministria e Mbrojtjes më 21 tetor të këtij viti ka shpallur konkurs për rekrutimin e 840 ushtarëve të rinj të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort