Home Blog Page 3695

Policia në Prizren gjatë fundjavës ka shqiptuar 108 gjoba për mosrespektim të masave anticovid si dhe 508 tiketa trafiku

0

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se gjatë ditëve të vikendit në datat 25/26 dhe 27 dhjetor 2021, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, ka zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.

 

Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti covid-19 në qendrat  tregtare, sheshe dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, policia ka shqiptuar 108 tiketa për personat të cilët nuk i kanë respektuar keto masa në bazë të ligjit 07/L-006.

 

Policia ka shtuar aktivitetet në parandalim të aksidenteve dhe kontrollimin e rrjedhës së trafikut, ku në pasqyrimin e aktiviteteve tjera dhe kontrollimin e komunikacionit policia ka shqiptuar gjithsej 508 tiketa të kundërvajtjeve në komunikacion., thuhet në njoftim

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë vjen sot në Kosovë

0

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar, sot gjatë ditës do të vizitojë Kosovën.
Ai do të pritet fillimisht nga homologu i tij kosovar Armend Mehaj, derisa më pas do të ketë një takim edhe me presidenten e vendit Vjosa Osmani.

Në agjendat e publikuara të takimeve për sot nuk është paralajmëruar që ministri turk do të takohet me kryeministrin Albin Kurti apo ndonjë zyrtar tjetër qeveritar.

Sot seancë e jashtëzakonshme për shqyrtimin e masave emergjente për energjinë

0

Kuvendi i Kosovës të martën rreth orës 11 do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.
Kjo seancë do t’i kushtohet shqyrtimit të vendimit të qeverisë për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë.

Ndërkaq rreth orës 12 do të vazhdojë debati parlamentar në lidhje me krizën energjetike në Kosovë.

Parashikimi i motit për sot në Prizren

0

Dita e sotme do të karakterizohet me mot të vranët dhe me intervale me diell.

Në viset e ulëta parashihen riga shiu kohë pas kohe, kurse në viset e larta kodrinoro-malore parashihen reshje të dobëta bore.

Në fushat termike parashihen rritje të lehta në të dy vlerat ekstreme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga juglindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

KEK-u thotë se kanë nisur punimet për sanimin e defektit në bllokun B-2

0

Zyra për informim e Korporatës Ektroenergjetike të Kosovës, ka njoftuar se sot, Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi ka vizituar TC Kosova B dhe është njohur nga afër lidhur me punimet në njësinë prodhuese të bllokut B-2, të TC Kosova B, nga ku u njoftua rreth ecurisë së punimeve nga stafi menaxhues i TC-B , ekipi i ekspertëve të KEK-ut të cilët janë duke punuar në identifikimin dhe sanimin e defekteve si dhe nga eksperti- monitorues i “General Electric”(GE).

Lidhur me këtë Krasniqi u shpreh: „Duke çmuar angazhimin e ekspertit nga GE i cili po asiston dhe monitoron punën e ekipit i ekspertëve të KEK-ut, falënderoj të gjithë stafin e TC-B-së, të cilët janë duke u angazhuar maksimalisht në sanimin defekteve të bllokut B-2, dhe me këtë rast njoftoi opinionin se ashtu sikur që kam deklaruar në konferencën për media ditë me parë, pritet që njësia B-2 të rikthehet në prodhim rreth datës 20 Janar, 2022, edhe pse përpjekjet e tona të vazhdueshme janë që kjo të ndodhë edhe me herët“.

Krasniqi më tutje informoi edhe lidhur me gjendjen aktuale të prodhimit në KEK.

“KEK aktualisht është duke prodhuar me tri njësi prodhuese tē TC Kosova A (A3, A4 dhe A5, me kapacitet neto prej rreth 400 MË/h energji elektrike) dhe me njësinë B-1 (me kapacitet neto prej rreth 255 MË/h, energji elektrike).Krahasuar me bilancin vjetor energjetik jemi në mungesë prej afër 120 MË/h energji elektrike. Ndërsa sa i përket njësisë B-2, do t’ju njoftojmë me kohë për te gjitha punët lidhur me rikthimin në punë të Bllokut B-2”. tha në fund të vizitës Krasniqi.

Ilir Tolaj: Pas vitit të ri pritet të rritet numri i rasteve

0

Ilir Tolaj ka thënë se Omicron do ta ketë ‘pikun’ për dy apo tri javë para se të filloj të humb efektin

Infektologu Ilir Tolaj tha se nga java e dytë e vitit 2022 do të filloj përhapja e variantit “Omicron” në Kosovë.Tolaj ka thënë se Omicron do ta ketë ‘pikun’ për dy apo tri javë para se të filloj të humb efektin.

“Dikun do të filloj (përhapja e “Omicron”), eventualisht në javën e dytë pas vitit të ri, dhe do të vazhdoj për dy javë rresht në rritje eksponenciale. Do të vazhdoj për dy javë dhe më pas mund të shohim zvogëlim të rasteve”, ka thënë Tolaj për ATV.

Mbi 300 mijë mërgimtarë erdhën për t’i kaluar festat e fundvitit në vendlindje

0

Vetëm në javën që lamë pas në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” kanë ardhur qindra-mijëra mërgimtarë nga e mbarë diaspora shqiptare.

Nga ana tjetër, përmes kufijve tokësorë kanë ardhur gati 130 mijë mërgimtarë për të kaluar festat e fundvitit me familjarët e tyre.

Nga data 20 deri në 24 të këtij muaji kanë hyrë saktësisht 127,874 persona, ndërkohë që ditëve të fundit ky numër është rritur ende.

Vlen të theksohet se mërgimtarët nga Zvicra prijnë për nga numri i ardhjeve në Kosovë, për dallim nga shtetet e tjera nga bota, me theks të veçantë nga Evropa, shkruan Albinfo.ch.

Numri më i madh i udhëtarëve që fluturojnë nga aeroporti e Prishtinës mbetet Zvicra, me qytetet e saj si Bazeli, Cyrihu dhe Gjeneva, më pas vjen Gjermania, me qytete si Dyseldorf, Shtutgarti, Mynihu dhe Berlini, e kështu me radhë.

Pasojat e reduktimeve – 25 trafo të djegura e dhjetëra qytetarë të bllokuar në ashensorë

0

Javëve të fundit janë shtuar problemet e qytetarëve si pasojë e krizës energjetike që ka kapluar vendin.

Mbingarkesat në sistem dhe problemet e tjera që kanë sjellë çrregullimet me rrymë ua kanë shtuar punën edhe zjarrfikësve.

Këta të fundit kanë thënë se përveç djegieve të trafove është shtuar edhe numri i qytetarëve të bllokuar në ashensorë, si pasojë e ndaljes së rrymës.

Veli Berisha ka theksuar se nuk janë të trajnuar për t’i nxjerrë të bllokuarit brenda ashensorëve, por këtë punë po e bëjnë në mënyrë vullnetare.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos mundohen t’u dalin në ndihmë të ngujuarve brenda ashensorëve sepse kësisoj, sipas tij, mund edhe t’i lëndojnë ata.

“Mirëpo tash është problemi ditëve të fundit, pasi që po ndalet rryma, është shpeshtuar problemi me ashensor. Ne si zjarrfikës, nuk kemi ndonjë trajnim special ose diçka për ashensor, çka kemi mësuar është nga përvoja, ne e bëjmë këtë punë në mënyrë vullnetare që të mos i lëmë qytetarët keq”, ka thënë Veli Berisha, zjarrfikës.

Ndërkaq zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka njoftuar se brenda kësaj kohe 25 trafo kanë marrë flakë shkaku i mbingarkesës.

Buzhala ka thënë se kjo ngarkesë po ndodh sepse një pjesë e qytetarëve nuk po e ndalin ngrohjen me rrymë.

Sipas tij, nëse rryma do të kursehej nga ta, nuk do ta kishim këtë krizë energjetike që e kemi tash.

“Po kemi pasur prishje të vazhdueshme do të thotë se janë djegë diku 25 trafo, ne i kemi zëvendësua të gjitha ato në kohën më të shkurtër. Arsyeja e vetme janë mbingarkesat në sistem, ngrohja masive e qytetarëve me energji elektrike, do të thotë secili rrjet është i dizajnuar të ofrojë energji elektrike, mund të ofroj një pjesë edhe energji termike, mirëpo jo paralel. Do të thotë aq sa ka energji elektrike të ofrojë edhe energji termike, kjo e dhunon sistemin në mënyrë të vazhdueshme, dhe kjo është e papranueshme”, ka thënë Buzhala.

Por më së shumti telashe reduktimet u kanë shkaktuar bizneseve që nuk kanë alternativë tjetër përveç rrymës.

“Probleme është duke pasur shumë. Nuk jemi duke mundur të punojmë. Ndërprerje ka, dje kemi pasur 6 orë ndërprerje. Gjysmën e produkteve nuk kemi mund t’i shërbejmë për konsumatorët”, ka thënë pronar biznesi.

Kompani të tjera private janë ankuar se dëmet që po i shkakton mungesa e rrymës janë të mëdha. Ndërkaq njëra nga to, kompania “Frutex”, ka paralajmëruar padi kundër KEDS-it për shkak të dëmeve të shkaktuara.

Sonte s’do të ketë reduktime të energjisë elektrike

0

Në pjesën e mbetur e ditës së sotme nuk do të ketë reduktime të energjisë elektrike.

Zëdhënësi i Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS), Viktor Buzhala, ka thënë për KOHËN se të paktën deri pas mesnatës të së hënës qytetarët nuk do të përballen me mungesë të rrymës.

“Reduktime sot ka pasur pak në mëngjes dhe pastaj është stabilizuar gjendja. Sonte nuk do të ketë reduktime, të paktën jo deri pas mesnate”, ka thënë Buzhala.

Se reduktimet gjatë kësaj kohe kanë filluar të zbehen e ka thënë gjatë ditës së sotme edhe kryeministri Albin Kurti, i cili me anë të një postimi në Facebook, njoftoi se “falë shtimit të likuiditetit dhe subvencionimin e importit kanë arritur të stabilizojmë furnizimin dhe reduktimet pothuajse janë hequr”.

Kurti përmendi dy faktorë që kanë sjellë këtë krizë energjetike, duke fajësuar, qeveritë e kaluara. Por ai ka shtuar se Kosova është përpara dy zgjidhjeve, reduktimeve apo shtrenjtimin e energjisë elektrike.

“Janë dy faktorë të brendshëm që na kanë sjellur në këtë krizë. Mungesa e vizionit për zhvillim socio-ekonomik të Kosovës, me planifikim të sektorit energjetik për furnizim të qëndrueshëm dhe çmime të përballueshme, si për amvisëritë ashtu edhe për industrinë. Së dyti, korrupsioni qeveritar i bërë zakon, e që kulmoi me privatizimin e rrjetit të shpërndarjes dhe furnizimit për vetëm 26 milionë euro. Gjatë këtyre dy dekadave, projektet e ndryshme pa strategji afatgjate nuk kishin si të mos dështonin. Në vitin 2022 ne do të kemi strategjinë nacionale energjetike për dekadën në vijim, dhe shtigjet ku duhet ecur drejt vitit 2050”, vijon shkrimi i Kurtit.

“Çmimet e larta të importit janë pasojë e faktorëve të jashtëm, ndërkaq dobësimi i kapaciteteve është pasojë e shkaqeve të brendshme. Në njërën anë, çmimi i energjisë në bursë është shtatëfishuar: ishte rreth 70 euro për MËh në kushte normale, kurse me 21 dhjetor mbërriu deri në 515 euro! Në anën tjetër, as gjysma e konsumit te ne nuk mbulohet nga prodhimi: kërkesa ka arritur pikun historik me 1,4 GË, ndërsa në rastin më të mirë (deri sa ta riparojmë bllokun B2 me fuqi prej 255 MË) termoelektranat tona gjenerojnë as 650 MË. Në këtë situatë nuk ka zgjidhje të mirë: ose reduktime të energjisë, ose shtrenjtim të energjisë? Shumë më herët, Kosova është dashur të mendojë më shumë e më mirë, që të mos përfundojë në këtë gjendje të keqe”.

KEDS-i kishte paralajmëruar reduktim vetëm dy orë në ditë, megjithatë, që kur kriza energjetike kaploi vendin, reduktimet kanë qenë më të gjata. Qytetarë vazhdimisht janë ankuar për orë të tëra pa rrymë, ndërsa Qeveria vazhdimisht e shpërndante fajin.

Kundër reduktimeve të energjisë elektrike në Kosovë kanë dalë edhe qytetarët të cilët kanë protestuar sot para Qeverisë së Kosovës, duke i paraqitur asaj tri kërkesa.

E para të ketë rrymë 24 orë në ditë, e dyta të shkarkohet ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, qasjen e të cilës e kanë vlerësuar fyese, ndërsa e treta ka qenë që KEDS-i të kthehet në pronësi të shtetit.

Protesta kishte nisur para objektit të KEDS-it, ku protestuesit kanë gjuajtur poçe elektrikë, e më pas ata kanë marshuar në drejtim të objektit të Qeverisë.

Sot në Teatrin e Qytetit “Bekim Fehmiu” do të jepet premiera e shfaqjes “Jerusalem”

0

Shfaqja “Jersualem” do të jepet sot premier në Prizren, në Teatrin e Qytetit “Bekim Fehmiu” në orën 19:00.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar, jeni të ftuar në premierën e shfaqjes artistike teatrore “JERUSALEM” që do të jepet me 27.12.2021 (e hënë) në ora 19:00.

Autor: JEZ BUTTERWORTH, Regjia: BUTRINT PASHA

Luajnë: ERNEST MALAZOGU | TRISTAN HALILAJ | LIRIDONA SHEHU | ALBAN MORINA | HAJAT TOÇILLA | XHEVDET DODA | EDONA SOPAJ | ALBAN QELA | VALMIRA HOTI | ALBAN KRASNIQI | ZANË DURAKU

Shqipëroi: GENC XHEMAJLI | Kompozitor: GËZIM HASANI | Kostumografia: ALMA KRASNIQI | Skenografia: PETRIT BAKALLI | Koreograf: PRENK MEMAJ | Inspicient: MAHIR MUSLIU │ Mjeshtër i ndriçimit: SKENDER LATIFI │ Ndriçues: FIKRIM MENEKSHE │ Toni: FLAMUR KRASNIQI │Rekuiziter: ARBEN RASHKAJ │Grimi: CANAN CIBO │Dekorater: MURAT JAVORI │Teknik i skenës: HYSIN PLLAVA │ Financier: KRENAR GAXHOLLI | Rrobaqepës: TURBAJ Prizren

Producent: BURIM MUSTAFA

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort