Home Blog Page 3694

13 raste pozitive me Covid-19 sot në Kosovë

0

28 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 967 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.666.180 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 780.596 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 2.628 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.016.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 350.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Kriza energjetike, Rama: S’mund ta lëmë Kosovën në terr për Vitin e Ri

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se ka kërkuar nga ministria e Energjisë që të vlerësojë çdo mundësi ndihme për Qeverinë e Kosovës, lidhur me krizën energjetike me të cilën po përballet vendi ynë.

“Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjetike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës, që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!”, ka shkruar Rama në Twitter.

Ai ka thënë se nuk mund të mos e ndajnë me Kosovën aq sa kanë.

“Shqipëria s’e ka aspak të lehtë mbrojtjen e vijueshme të familjeve e sipërmarrjeve të vogla nga dallga e tërbuar e krizës energjetike që po kërcënon çdo vend, por në sekëlldira të mëdha apo në gëzime popullore siç është Viti i Ri, ne s’mund të mos e ndajmë me Kosovën aq sa kemi!”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/

Zgjedhjet lokale – kërkohet që të merren parasysh rekomandimet e ndërkombëtarëve

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e radhës ka diskutuar për procesin zgjedhor të zgjedhjeve lokale.

Sami Kurteshi, anëtar i KQZ-së nga VV-ja tha se rekomandimet e organizatave ndërkombëtare për procesin zgjedhor duhet të merren parasysh. Ai tha se KQZ-ja e ka një gjendje shumë të rëndë sa i përket zyrave.

“Këtu ka propozimi edhe për ndryshime ligjore. Janë edhe rekomandime të natyrës teknike që do të duhej të hynin në planin e punës së KQZ”.

“Ne duhet t’i diskutojmë edhe ato, se mund të ketë që mes tyre të ketë rekomandime që nuk përputhen me gjendjen reale. Mendoj se KQZ është në gjendjen më të keqe sa i përket infrastrukturës”

Arianit Elshani nga PDK-ja tha se rekomandimet e dala nga ndërkombëtarët të listohen dhe t’i rekomandohen Kuvendit.

“Vetëm ngrohja si shkas, e bën që të kërkohen hapësira. Ne kemi aktualisht zyrat që nuk e trajtojnë si duhet punëtorët e KQZ”.

Ibrahim Selmonaj, nga AAK-ja tha se rekomandimet duhet të jetësohen e jo të mbesin të shkruara, raporton EO.

“Ta nxisim vetveten në radhë të parë në mënyrë që në zgjedhjet që kanë me ndodhë me qenë më të përgatitur”.

Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, tha se do ta shikojnë me vëmendje secilin rekomandim.

Në mbledhjen është bërë edhe zëvendësim i anëtarëve të kuvendeve komunale në Dragash, Vushtrri, Gllogoc, Gjakovë dhe Mamushë./EO

Varianti Omicron në Kosovë, Vishaj thotë se simptomat janë të ngjashme me gripin sezonal

0

Arben Vishaj, drejtor i Klinikës Infektive, në një konferencë për media ka folur për variantin e coronavirusit Omicron, i cili variant tashmë është konfirmuar edhe në Kosovë.

Vishaj konfirmoi se një nga qytetarët e infektuar me variantin Omicron, ka kërkuar trajtim mjekësor në këtë klinikë dhe se gjendja e tij e përgjithshme ka qenë stabile.

Drejtori i Klinikës bëri të ditur se pacienti ishte i vaksinuar me dy dozat e vaksinës Pfizer.

“Ne aktualisht nuk kemi pacientë të hospitalizuar me variantin Omicron, por jemi duke i trajtuar 4 pacientë të cilët janë me COVID-19 pozitiv….”, tha Vishaj.

Infektologu Vishaj tha se simptomat e gripit sezonal dhe të COVID-19 janë shumë të njëjta, prandaj rekomandoi që të gjithë që nuk ndihen mirë të paraqiten te mjeku familjar.

Duke pasur parasysh që këtë periudhë pritet ardhja e mërgimtarëve, Vishaj tha se kanë kapacitet që të ofrojnë shërbime. “…QKUK-ja mban disa herë takimi dhe kemi plan dhe strategji, ne kemi kapacitetet të gatshme të ofrojmë shërbime”, tha ai.

Drejtori i Infektivës duke folur për procesin e vaksinimit tha se i gjithë stafi i klinikës i janë përgjigjur thirrjes për të marrë dozën përforcuese.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen, si mënyra më e mirë për të luftuar pandeminë. /Telegrafi/

Abdixhiku: Kurti ta kthejë diplomën nëse nuk e di se çmimi i rrymës kontraktohet

0

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti i cili kishte thënë se “nuk mund të blinin energji elektrike dhe ta konservonin në frigorifer”.

Ai, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit për masat emergjente për furnizim me energji, tha se nëse Kurti si inxhinier nuk e di se çmimet e energjisë elektrike kontraktohen duhet ta kthejë diplomën në universitet.

“Sot pas një dekade furnizimi stabil kur terri, reduktimet e agregatët na u kthyn dhe bizneset po e ndalin prodhimin se s’kanë rrymë kryeministri jonë na thotë se rryma nuk blihet sepse nuk konservohet në frigorifer. Për këtë merreni me mend sikur për çdo dështim tjetër të tij fajtorë janë krejt, përveç tij që është në pushtet. Një kryeministër që me profesion inxhinier ka zgjedhur populizmin si mjet. Kjo tani është më shumë se padituri, është krizë e tij, e qeverisë së tij dhe e gjithë vendit që drejton. Jam i bindur se e din dhe nëse nuk e din si inxhinier ta kthejë menjëherë diplomën në universitet, se çmimi i rrymës kontraktohet, rezervohet. Çmimet fiksohen, se sikurse grurin, naftën e çdo mall tjetër në treg mund të blesh edhe energji elektrike me çmime që nuk ndryshojnë. Për të bërë një gjë të tillë duhet të veprosh në kohë, dhe jo i fundit në Evropë.

Abdixhiku deklaroi se kriza energjetike ka bërë që Kosova të përmendet për të keq në mediat ndërkombëtare.

“Kosova është në krizë energjetike, në terr, reduktime, agregatë e qirinj – aq krizë sa bëri lajm për të keq sërish në media ndërkombëtare. E kur bëhesh lajm për të keq në media ndërkombëtare do të thotë se kriza këtu është më e dalluar. Të gjitha vendet e Evropës janë përballur e po përballen me krizën energjetike sot. Shkurtimet në furnizim me gaz, rritja e çmimeve të thëngjillit dhe rritja e konsumit të gjithëmbarshëm gjatë dimrit e ka vendosur secilin shtet evropian në nivele më të larta konsumi sesa prodhimi. Në Evropë shtetet po konsumojnë më shumë energji sesa prodhojnë, prandaj edhe duhet të blejnë energji, pra importojnë. Te të gjitha këto vende furnizimi me energji elektrike bëhet kryesisht prej kompanive private, pra natyra publike ose private e furnitorëve nuk e diferencon sasinë e furnizimit. Sasinë e furnizimit në Evropë e diferencon angazhimi i qeverive, sepse ato nuk janë spektatore, edhe më pak ankuese”.

I pari i LDK-së ka thënë se qeveria e Kosovës ka reaguar me gjashtë muaj vonesë karshi krizës energjetike, ndryshe nga krejt vendet evropiane dhe ato fqinje.

“Çdo qeveri në Evropë, nga fqinjët tanë në Shqipëri e Maqedoni të Veriut deri ato në Francë e Gjermani, janë marrë me urgjencë me temën e energjisë në momentin kur ka pasë krizë, në korrik të vitit 2021. Vetë qeveritë në momentin e parë të krizës kanë filluar me lehtësim, me çmimin e sasisë së furnizimit dhe përballjen e qytetarëve të tyre me mungesë furnizimi të energjisë. Nuk kanë hedhur faj, nuk janë ankuar për kapacitetet që edhe ata nuk i kanë, por kanë vepruar shpejt. Sepse kanë vepruar shpejt kanë bërë edhe zgjidhja, prandaj të gjitha këto shtete sot i furnizojnë qytetarët e tyre me energji dhe ngrohje, derisa Kosova nuk mund të ofrojë furnizim bazik dhe bëhet lajm ndërkombëtar”.

“Nuk bëhet lajm ndërkombëtar Shqipëria e Maqedonia e Veriut, por Kosova, sepse këto dy të parat gjendjen e emergjencës e kanë shpallur në tetor të këtij viti kur çmimet ishin më lirë dhe kriza ishte më e lehtë. Këto dy shtete fqinjë si çdo qeveri tjetër e përgjegjshme në Evropë janë marrë më krizë, aq në detaje sa njëra prej tyre ka blerë thëngjill prej Kosovës. Ne jemi sot në dhjetor, katër ditë pa përfunduar viti dhe gjashtë muaj pas nisjes së krizës dhe tre muaj pasi vendet e rajonit janë marrë me këtë krizë, dhe kemi nisur të dëgjojmë masat e qeverisë. Nuk është parapërgatitje, por menaxhim i krizës dhe kur menaxhon krizë nuk mund të kesh rezultat të mirë”.

https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/2993339154259602

Katër pacientë me Covid po marrin trajtim në spitalin e Prizrenit

0

Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Univeristar të Kosovës (ShSKUK) po trajtohen 10 pacientë të konfirmuar me Covid-19 dhe 29 të tjerë post-Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është duke u trajtuar 1 pacient.

 

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 7 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 24 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 1 pacient

Spitali i Gjakovës, 1 pacientë
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Ferizajt, 1 pacient
Spitali i Pejës,1 pacient

Infektologu Vishaj tregon se cilat janë simptomat e Omicronit

0

Infektologu Arben Vishaj ka thënë se me datë 20 të këtij muaji janë diagnostikuar nëntë pacientë me Omicron.

Ai ka thënë se aktualisht nuk ka pacientë të shtruar me Omicron, por janë duke u trajtuar katër pacientë me COVID-19.

Një pacientë i cili ka qenë i hospitalizuar e që ka rezultuar me Omicron, ka pasur simptoma të lehtë.

“Ka qenë simptomatologji në rrugët e frymëmarrjes. Sot kemi komunikuar me pacientin dhe gjendjen e ka stabile. Ai ka ardhur nga SHBA dhe ishte i vaksinuar me Pfizer. Prania e Omicronit në rajon edhe Evropë tashmë është. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë shërbime shëndetësore pavarësisht çfarë varianti vjen. Mërgimtarët vijnë në vendin e vet dhe ne e kryejmë punën tonë siç duhet. Kryesisht simptomat e Omicronit janë, ethet, teshtima, temperatura, lodhja, vështirësi në frymëmarrje”, ka thënë ai.

Sipas tij, QKUK ka hartuar strategjinë e veprimit në varësi të situatave që do të zhvillohen.

Vishaj ka thënë se në Klinikën Infektive punëtorët shëndetësorë iu kanë përgjigjur vaksinimit.

“Këto rekomandime janë në dobi të shëndetit tonë. Unë nuk e di që ka ndonjë rast nga punëtorët shëndetësorë që kanë refuzuar të vaksinohen. Çdo pacientë që ka simtpomatologjinë e gripit duhet të lajmërohet te mjeku familjar e pastaj aty adresohen në vendet përkatëse. Në këtë fazë kemi pasur shumë qytetarë të sëmurë nga gripi sezonal. Nuk kemi pas të hospitalizuar, përveç 2-3 qytetarëve”, ka thënë ai.

KEDS: Privatizimi ishte një storie suksesi

0

KEDS ka reaguar pas protestës së djeshme që u mbajt përpara zyreve të tyre duke thënë se e respektojnë protestën dhe duke shprehur shqetësimin e tyre për krizën energjetike në Kosovë.

Nga KEDS kanë thënë se për muaj kanë bartur mbi supe krizën globale të rritjes së çmimeve, rritjes enorme të konsumit dhe rënies së prodhimit.

Nga kjo kompani kanë thënë se për dallim nga viti i kaluar, kanë arritur të heqin reduktimet.

Shkrimi i plotë nga KEDS:

Sektori i energjisë në Kosovë është duke kaluar një nga sfidat më të mëdha që nga përfundimi i luftës, dhe ne, si një nga akterët në këtë sektor, bashkë-ndjejmë me secilin prej jush.

I kuptojmë edhe protestat që u mbajtën para ndërtesës sonë. Është e drejtë e tyre dhe e respektojmë këtë.

Këtë vit po përballemi me krizë globale të rritjes së çmimeve, rritjes enorme të konsumit dhe rënies së prodhimit. Këta faktorë prekin tërë sistemin elektro-energjetik, pjesë e të cilit janë edhe konsumatorët.

Ne si kompani jemi të shqetësuar për këtë. Madje, për disa muaj me radhë e kemi bartur krizën në supet tona, pa u afektuar konsumatori aspak, deri sa i shterëm të gjitha resurset tona.

Si kompani jemi në vitin e 9 të operimeve. Që nga fillimi i operimeve tona kemi hequr planin e reduktimeve të njohur si Kategorizimi “ABC”.

Vetëm kujtojeni se si ka qenë furnizimi me rrymë vitin e kaluar, krahasuar me këtë vit!? Ky është shembulli më i mirë se privatizimi ka qenë i suksesshëm dhe ne si kompani jemi krenar me atë që kemi arritur.

Kemi investuar gati 200 milionë euro në sistem dhe operimi ynë i përgjithshëm sot është shumë më efikas. Këto investime kanë rritur në mënyrë të prekshme kualitetin e shërbimeve për qytetarët e bizneset në të gjithë Kosovën.

Kur e kujtojmë gjendjen që e trashëguam dhe pasi të merren në konsideratë të gjitha projektet e realizuara deri tani, atëherë privatizimi i KEDS-it, s’ka si quhet ndryshe, pos një storie suksesi.

Edhe këto ditë kemi bërë çdo gjë që është e mundur që të kalohet sa më lehtë kjo situatë. Kemi dhënë rekomandime dhe mbesim të gatshëm që të luajmë rolin tonë në këto rrethana.

Por, KEDS dhe KESCO janë vetëm njëri nga akterët në sektorin e energjisë.

Dëshirojmë t’i sigurojmë të gjithë akterët tjerë relevantë se jemi të gatshëm për bashkëpunim, ashtu siç kemi qenë që nga shtatori, kur filluam të ofrojmë rekomandime për autoritetet si të menaxhohet në mënyrë sa më efikase kjo krizë.

Është koha që tërë energjinë ta përqendrojmë në tejkalimin e kësaj situate, në vepra konkrete, e jo për sulme që cenojnë kredibilitetin e kompanisë jashtë dhe brenda vendit dhe mohojnë të arriturat e kompanisë ndër vite.

Lumir Abdixhiku e quan populiste e të paditur Qeverinë Kurti

0
  1. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar populiste dhe të paditur Qeverinë që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti, për menaxhim të krizës me energji elektrike.

    Në seancën e parlamentit ai ka thënë se Kosova është vonuar gjashtë muaj për të shpallur gjendjen emergjente.

    “Të tjerët kanë vepruar shpejt. Kanë bërë zgjidhje. Të gjitha i furnizojnë qytetarët me energji. Kosova s’mund ta bëjë dhe bëhet lajm ndërkombëtarë. Prandaj këtu kriza është e veçantë. S’bëhen lajm ndërkombëtarë të tjerët, por Kosova sepse të tjerët gjendjen e emergjencës e kanë shpallur në tetor edhe kur çmimet ishin më lirë e kriza më e lehtë. Ne sot jemi në dhjetor, katër ditë para përfunduar viti e tek sot gjashtë muaj pasi ka nisur kriza, e tre muaj pasi tjerët shpallën emergjencën, ne nisëm të dëgjojmë masat e Qeverisë, me gjashtë muaj vonesë. Është menaxhim krize, s’mund të kesh rezultat të mirë. Qeveria jonë populiste siç është verës kur tjerët merreshin me problemet e energjisë, kjo Qeveri shpërndante parulla se e ka zhvillimin më të madh në Evropë sa që po arrin edhe Kroacinë. Kryeministri që i ka krejt, na thotë se ajo s’blihet se s’konservohet në frigorifer. Për këtë janë fajtor krejt, secili përveç tij. Po flet me popullizëm. Është më shumë se padituri. Është krizë. Çmimi kontraktohet”, ka thënë ai.

    Sipas tij, qytetarët nga Qeveria Kurti s’duhet të presin ndryshime për energjinë.

 Arrestohen 3 persona për armëmbajtje pa leje në Korishë dhe Suharekë

0

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar  se me datën 25 dhjetor 2021, në rrugën “Hajdin Berisha” në Suharekë, për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme familjare ka ardhur deri të incidenti i lëndimit të një personi nga disa të dyshuar. Të dyshimtit ishin larguar nga vendi i ngjarjes dhe në bazë të informatave policia është njoftuar se njëri nga ata ishte në posedim të armës. Hetuesit kanë arritur të identifikojnë të dyshimtit ku njëri nga ata ishte në posedim ilegal të armës i cili ka pranuar duke e dorëzuar armën të organi i policisë.

Në lidhje me incidentin e përleshjes dhe posedimit të armës policia ka ndaluar tre persona të dyshimtë S. M i lindur në vitin 1983, B.N i lindur në vitin 1979 dhe J.B i lindur në vitin 2001. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma pistoletë M-57, një karikator dhe 9 fishekë.

Në rastin tjetër me datë 28 dhjetor 2021, në fshatin Korishë, në orët e hershme të mëngjesit policia ka pranuar një informacion për një rast kanosje, gjatë ndalimit të personit të dyshimtë M.R i lindur në vitin 1992, hetuesit kanë gjetur se i dyshimti me rastin e kanosjes ishte në posedim të armës dhe ne cilësinë e dyshimtë të provës materiale është sekuestruar arma e tipit Bereta 92 Compakt, një karikator dhe 13 fishek.

Për të dy rastet është njoftuar prokurori i Shtetit, me aktvendim të prokurorit të dyshimtit ndalohen në mbajte në afat prej 48 orë, thuhet në njoftim

 

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort