Home Blog Page 3693

Izraeli emëron ambasadorin për Kosovë

0

Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit, ka njoftuar sot se ka emëruar shtatë ambasadorë të rinj, e mes tyre edhe në Kosovë.

Gazeta “Jerusalem Post” shkruan se për Kosovë është emëruar për ambasador Tamar Ziv.

Pos në Kosovë, u emëruan ambasadorë të rinj edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, Belgjikë, Norvegji, Hungari, Kolumbi e Vietnam.

Izraeli e Kosova kanë vendosur marrëdhënie diplomatike para pak muajsh, falë Marrëveshjes së 4 shtatorit në Washington ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe me ndërmjetësimin e SHBA-së.

Kushti i Izraelit për njohje të pavarësisë së Kosovës dhe për marrëdhënie diplomatike, ishte që ambasada të hapet në Jerusalem.

Infektologu Vishaj tregon simptomat e Omicronit

0

Infektologu Arben Vishaj ka thënë se me datë 20 të këtij muaji janë diagnostikuar nëntë pacientë me Omicron.

Ai ka thënë se aktualisht nuk ka pacientë të shtruar me Omicron, por janë duke u trajtuar katër pacientë me COVID-19.

Një pacientë i cili ka qenë i hospitalizuar e që ka rezultuar me Omicron, ka pasur simptoma të lehtë.

“Ka qenë simptomatologji në rrugët e frymëmarrjes. Sot kemi komunikuar me pacientin dhe gjendjen e ka stabile. Ai ka ardhur nga SHBA dhe ishte i vaksinuar me Pfizer. Prania e Omicronit në rajon edhe Evropë tashmë është. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë shërbime shëndetësore pavarësisht çfarë varianti vjen. Mërgimtarët vijnë në vendin e vet dhe ne e kryejmë punën tonë siç duhet. Kryesisht simptomat e Omicronit janë, ethet, teshtima, temperatura, lodhja, vështirësi në frymëmarrje”, ka thënë ai.

Sipas tij, QKUK ka hartuar strategjinë e veprimit në varësi të situatave që do të zhvillohen.

Vishaj ka thënë se në Klinikën Infektive punëtorët shëndetësorë iu kanë përgjigjur vaksinimit.

“Këto rekomandime janë në dobi të shëndetit tonë. Unë nuk e di që ka ndonjë rast nga punëtorët shëndetësorë që kanë refuzuar të vaksinohen. Çdo pacientë që ka simtpomatologjinë e gripit duhet të lajmërohet te mjeku familjar e pastaj aty adresohen në vendet përkatëse. Në këtë fazë kemi pasur shumë qytetarë të sëmurë nga gripi sezonal. Nuk kemi pas të hospitalizuar, përveç 2-3 qytetarëve”, ka thënë ai.

Inspektorati largon nga tregu punime nga ari dhe argjendi, kjo është arsyeja (Foto)

0

Inspektorati i Tregut në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), gjatë muajit Dhjetor 2021 ka inspektuar disa Operator Ekonomik të cilët merren me tregtinë e punimeve nga metalet e çmuara (Ari dhe Argjendi).

Me këtë rast Inspektorati i Tregut i MINT, ka larguar nga tregu një numër të konsiderueshëm të punimeve nga metalet e çmuara, të cilat janë vendosur në treg për konsumator në kundërshtim me dispozitat e Ligjit Nr.04/L-154 Për Punimet nga Metalet e Çmuara. Operatorët Ekonomik para vendosjes në treg të punimeve nga metalet e çmuara, kanë për obligim që punimet të kontrollojnë dhe të shënojnë me shenjën e harmonizimit (e cila vërteton saktësinë e pastërtisë së punimit nga metali i çmuar). Shenja e harmonizmit vendoset në Laboratorin e Punimeve nga Metalet e Çmuara në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës/MINT.

Inspektorati i Tregut do të vazhdojë inspektimet në bashkëpunim me Doganën e Republikës së Kosovës, derisa të sigurohemi që të gjithë Operatorët Ekonomik të cilët merren me tregtimin e Punimeve nga Metalet e Çmuara, janë duke respektuar dispozitat ligjore në fuqi.

Në të njëjtën kohë ju bëjmë thirrje konsumatorëve që gjatë blerjes së punimeve nga metalet e çmuara (Ari dhe Argjendi), të kërkojnë nga Operatori Ekonomik të dëshmojë që punimet janë të shënuara me shenjën e harmonizimit. Në rast se punimi nga metali i çmuar nuk është i shënuar, luten konsumatorët të refuzojnë blerjet dhe të njoftojnë inspektoratin e tregut në MINT.

Inspektorati i Tregut, ka iniciuar kërkesat për fillimin e procedurës kundërvajtëse pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, për Operatorët Ekonomik dhe pritet që këto lëndë të trajtohet konform dispozitave ligjore në fuqi.

MINT dhe Inspektorati i Tregut janë të përkushtuar përherë për mbrojtjen e konsumatorëve dhe konkurrencës të drejtë në treg.

Kthehet në rigjykim rasti i Todosijeviqit për masakrën e Reçakut

0

Gjykata Supreme ka kthyer në rigjykim rastin e Ivan Todosijeviq, i dënuar për nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

I njëjti sipas njoftimit ishte i dënuar me dy vjet burgim.

“Gjykata Supreme ka aprovuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të dënuarit I.T., dhe ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special PS.nr.20/2019 i datës 05.12.2019, dhe aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti Special, APS.nr.7/2020 i datës 24.06.2021, dhe çështjen e ka kthyer në gjykatën e shkallës së parë, në rigjykim”, thuhet në njoftim.

Me dy vjet burgim ishte dënuar ish-ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Ivan Todosijeviq.

Ai ishte shpallur fajtor për deklaratat që i kishte bërë në lidhje me shqiptarët dhe masakrën e Reçakut.

Todosijeviq, masakrën e 45 civilëve shqiptarë nga forcat serbe në Reçak, e ka quajtur trillim.

Kosova dhe Turqia zotohen për bashkëpunim ushtarak

0

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka pritur sot në takim homologun e tij turk Tulusi Akar, ku pas takimit ata janë zotuar për bashkëpunim ushtarak mes dy shteteve.

Mehaj gjatë konferencës së përbashkët për medie tha se Kosova nuk do ta harrojë kontributin që ka dhënë Turqia.

Mehaj e cilësoi Turqinë si njërin nga kontribuuesit më të mëdhenj të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së.

“Kosova dhe populli i saj asnjëherë nuk e harron kontributin e Turqisë që iu ka jep popullit tanë por edhe kontributit që ka jep Turqia në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së. Republika e Turqisë është një prej kontribuuesve më të rëndësishme të ngritjes së kapaciteteve të FSK-së dhe ne do ju jem mirënjohës”, ka thënë Mehaj.

Ndërkaq, Akar theksoi se po përcjellin me vëmendje zhvillimet në Ballkan.

“Pas pak çastesh do të kemi vizita te zonja Osmani dhe Kurti dhe do t’i shtjellojmë më detajisht këto çështje. Marrëdhëniet tona me Kosovën janë mjaft të rëndësishme duke pas parasysh edhe lidhjen historike. Ne si Turqi duhet t’i përcjellin për së afri zhvillimet në Ballkan. Natyrisht në këtë aspekt dhe Kosova ka rol të rëndësishëm në punët tona. Çështja e paqes në Kosovës e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës ka rëndësi edhe për ne. Mbrojtja dhe industria e mbrojtjes po zhvillohet në mënyrë pozitive. Ishte edhe një situatë e tensionuar në veri të Kosovës e përcollëm këtë situatë më vëmendje të veçantë por sot kur jemi të lumtur që kjo çështje është zgjedhur e dimë që dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është çështje të rëndësishme për këtë arsye në kuadër të këtij dialogu po i përcjellim zhvillimet”, ka thënë Akar.

Njoftim me rëndësi për ata që pritet t’i nënshtrohen testit teorik për patent-shofer

0

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se zëvendësministri Hysen Durmishi do të mbajë nesër konferencë për media.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie, kjo konferencë ka për qëllim funksionalizimin e E-testimit -pjesa teorike në gjithë gjitha qendrat e patentë-shoferëve, në territorin e Republikës sëe Kosovës.

“Projekti ka filluar së implementuari në njësinë në Prishtinë, tani jemi në fazën finale që ta jetësojmë në gjitha njësitë për patentë- shofer në Republikën e Kosovës (Gjilan, Ferizaj, Prizren, Gjakovë, Pejë dhe Mitrovicë) dhe jemi në rrugë të mbarë për të funksionalizuar në tërësi projektin e “E-Testimit”.

Realizimi i këtij projekti është reformë shumë e rëndësishme për vendin, ku përmes këtij aplikacioni do të rritet cilësia e testimit të kandidatëve për patentë-shofer në pjesën teorike, efikasiteti në testim, transparenca gjatë testimit, digjitalizimi i sistemit etj”, thuhet në njoftim.

Konferenca do të organizohet duke filluar nga ora 10.30, në objektin e Stacionit të autobusëve në Prishtinë-qendra e patentë-shoferëve në Prishtinë.

Ministri turk i Mbrojtjes flet për gylenistët: Presim veprime konkrete nga institucionet e Kosovës

0

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar gjatë vizitës së tij në Kosovë është pritur nga homologu i tij, Armend Mehaj.

Në konferencën e përbashkët për medie me ministrin Mehaj, Akar ka thënë se presin nga institucionet e Kosovës që të ketë veprime konkrete në lidhje me çështjen e “FETO”-s.

Siç theksoi ai, kjo çështje nuk është kërcënuese vetëm për Turqinë, por mund të jetë edhe për Kosovën.

“Kemi takime edhe në kuadër të çështjes së FETO-s, në mënyrë që të ndërmerren hapa konkret në këtë aspekt. Kjo nuk është e kërcënuese vetëm për shtetin tonë, por mund të jetë kërcënuese edhe për shtetin e Kosovës. Në këtë aspekt, nga miqtë tanë kosovarë dhe institucionet kosovare presim të marrin veprime konkrete. Në këtë rast edhe njëherë dua ta falënderoj ministrin Mehaj për këtë mikpritje të sinqertë dhe të ngrohtë”, tha Akar gjatë konferencës për medie.

Ndryshe, në mars të vitit 2018, me kërkesë të autoriteteve turke, autoritetet kosovare patën arrestuar dhe dëbuar për në Turqi shtetasit turq.

Dëbimi i tyre është thënë se është bërë përmes një aksioni të koordinuar ndërmjet shërbimeve të inteligjencës nga Turqia dhe Kosova. Ankaraja dyshon se ata janë anëtarë të organizatës “Hizmet”, të udhëheqësit fetar turk, Fetullah Gulen. Këtë të fundit, autoritetet turke e fajësojnë për një përpjekje për grusht-shtet në Turqi në vitin 2016, kurse institucioni “Gulistan” konsiderohet i tij.

Presidentja Osmani ftohet për vizitë zyrtare në Katar

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin jorezident të Katarit në Kosovë, Ali bin Hamad Al-Marri, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.

Ambasadori Al-Marri ia ka dorëzuar Presidentes Osmani ftesën zyrtare të Emirit të Katarit, shkëlqesisë së tij Sheik Tamim Bin Hamad Al Thani për realizimin e një vizite në këtë shtet, në një kohë të përshtatshme për të dy palët.

Osmani ka falënderuar ambasadorin Al-Marri për ftesën dhe ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë të shkëlqyeshme.

Më tej, Presidentja ka theksuar se Kosova është e interesuar për zgjerimin e bashkëpunimit politik, ekonomik, në fushën e mbrojtjes, kulturës dhe fusha të tjera të interesit të dyanshëm. Në kontekst të këtij bashkëpunimi, Osmani ka kërkuar nga Katari lehtësimin e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Emir Sahiti i bashkohet Kombëtares së Kosovës

0

Futbollisti i Hajdukut të Splitit, Emir Sahiti ka vendosur që t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës. Ai, pas takimit të sotëm me presidentin Agim Ademi, e ka nënshkruar shkresën nëpërmjet të cilës do t’i kompletohet dokumentacioni i nevojshëm për t’u paraqitur në fanellën e Dardanëve.

Sahiti është sulmues anësor dhe aktualisht është duke kaluar formë shumë të mirë në kampionatin kroat. Në këtë edicion ai ka luajtur në 18 ndeshje me Hajdukun, duke qenë ndër lojtarët më të mirë të skuadrës, teksa ka kontribuuar me 2 gola dhe 2 asistime. Emir Sahiti në të kaluarën ka luajtur për ekipin Kombëtar të Shpresave të Shqipërisë, kurse tani dëshira e tij është që ta përfaqësojë Kosovën.

Presidenti Ademi e përgëzoi Emir Sahitin për vendimin e marrë dhe i shprehu mirëseardhje në kampin e Dardanëve, me shpresë që viti 2022 do të jetë vit i sukseseve të përbashkëta.

Ndërkaq, Emir Sahiti u shpreh i lumtur që po i jepet mundësia që ta japë kontributin e tij për Kombëtaren e Kosovës, teksa theksoi se do të vazhdojë të punojë me përkushtim dhe të japë maksimumin si në fanellën e klubit të tij, e në të ardhmen edhe në fanellën e Dardanëve.

U zhduk nga 15 dhjetori, edhe policia kërkon ndihmë nga qytetarët për gjetjen e 69-vjeçarit nga Klina

0

Para disa ditësh Gazeta Sinjali raportoi se nga 15 dhjetori asgjë nuk dihet për fatin e 69-vjeçarit nga fshati Sferkë i Klinës, Kadri Sefer Gashit. Përveç familjes, edhe Policia po po kërkon ndihmën e qytetarëve që ta gjejnë Gashin.

Sipas Policisë, 69-vjeçari më 17 dhjetor, ka qenë në Spitalin Rajonal në Pejë. Prej kur është larguar nga aty, asgjë nuk dihet për të.

Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë, kërkon nga të gjithë qytetarët që të ndihmojnë për çdo informacion lidhur me personin e zhdukur.

Për çdo informacion luteni të kontaktoni në numrat e poshtëshënuar: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë, E-mail adresa: [email protected]

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort