Home Blog Page 3692

Kurti iu uron mirëseardhje mërgimtarëve, ky është mesazhi i tij

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes një videomesazhi në Facebook u ka uruar mirëseardhje mërgimtarëve.

Ai i falenderoj për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj Kosovës.

“Remitancat janë rritur mbi 20% sivjet.Për fat të keq, ky fundvit na gjen sërish në kushte të vështira të pandemisë Covid19. Kësaj here përballë varantit Omicron”, tha ai.

Pacolli falënderon Ramën për ndihmën e ofruar në tejkalimin e krizës energjetike

0

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për ndihmën e ofruar në tejkalimin e krizës energjetike.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se një strategji e përbashkët energjetike mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet të jetë hapi i radhës, për të arritur konsensusin kombëtar për të ardhmen energjetike mes dy shteteve.

“Po e riproduktoj tekstin nga Tëitteri per gjestin e Kryeministrit Edi Rama! Faleminderit Kryeminister!!!

Kryeministër @ediramaal për ndihmën e ofruar për tejkalimin e krizës energjetike të Kosovës. Një strategji e përbashkët energjetike mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të jetë hapi i radhës, për të arritur konsensusin kombëtar për të ardhmen energjetike tëKosovës dhe Shqipërisëdhe.Kjo është rruga përpara!”, ka shkruar Pacolli.

Shqipëria vendos, ndihmon Kosovën me rrymë për dy ditët e Vitit të Ri

0

Shqipëria do të ndihmojë Kosovën me energji elektrike gjatë datave 31 dhjetor dhe 1 janar.

Ministrja e Energjisë në Shqipërisë, Belinda Balluku, ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë ditës ka dhënë porosi të vecantë për t’i bërë një zgjidhje Kosovës.

“Kryeministri Rama ka lënë porosi të veçantë gjatë ditës së sotme porsa i përket përballimit të krizës energjetike në Republikën e Kosovës gjatë datave 31 dhjetor dhe 1 janar”.

“Kemi angazhuar të gjitha burimet njerëzore, specialistët tanë së bashku me specialistët e Korporatës Elektroenergjetike për të gjetur një zgjidhje dhe për të furnizuar Kosovën në këto ditë shumë të rëndësishme”, tha ministrja shqiptare.

Murati fton prokurorinë ta hetojë kontratën e shitjes së rrymës nga “Ibër Lepenci”

0

Ministri i Financave, Punës dhe Tranfereve, Hekuran Murati, gjatë seancës ku mbahet debati për krizën energjetike, ka ftuar prokurorinë ta hetojë kontratën, siç tha ai të lirë të ndërmarrjes ‘Ibër Lepenci” për shitjen e rrymës në këtë kohë krize.

Ai tha se duhet verifikuar se kush e ka nënshkruar kontratën korruptive dhe çfarë procesi është zhvilluar.

“Në lidhje me angazhimin e prokurorisë pajtohem që prokuroria do të duhej të fillonte hetimet për ndërmarrjen publike ‘Ibër Lepenci’ dhe kontratën që është nënshkruar për shitjen e energjisë nga Ujmani me çmim 38 euro. Duhet shikuar se kush e ka nënshkruar atë kontratë dhe çfarë procesi është zhvilluar në atë kontratë korruptive. Kur ne blejmë me çmim marramendës, kurse energjinë e që e prodhon Ujmani shitet me çmim 38 euro me MWh”, u shpreh Murati.

Gjatë debatit, deputetët e partive në opozitë kanë akuzuar kryeministrin Albin Kurti për krizën energjetike. Madje, deputetet e LDK-së dhe ata të AAK-së kanë deklaruar se pas krizën energjetike duhet ndodhë edhe shkarkimi i Qeverisë Kurti.

Ndërkq, kriza energjetike tash e disa ditë ka prekur vendin tonë, ku qytetarët po përballen me reduktime të energjisë elektrike.

Në anën tjetër, Kurti ka premtuar se do të ndërmarrin të gjitha masat që të tejkalohet kriza dhe të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Rizvanolli tregon nëse do ketë reduktime për festat e fundvitit

0

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka treguar nëse për festat e fundvitit do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ajo ka thënë se e gjithë situata varet nga KEDS-i.

Ajo ka shtuar se edhe nëse do të ketë reduktime, atëherë ato do të jenë shumë të vogla.

“Kjo varet se sa do t’i kryej KEDS-i obligimet e veta. Nëse ka reduktime, atëherë do të ketë shumë të vogla”, ka thënë Rizvanolli.

Rekord i remitencave në Kosovë

0

Rrahim Selimi nga komuna e Podujevës, çdo muaj pranon 500 euro nga djali i tij 34 vjeç, që jeton dhe punon në shtetin e Zvicrës. Ai tregon se me paratë e dërguara e ka ndërtuar edhe shtëpinë.

“Varemi nga paratë e tij, na ndihmon shumë, faleminderit prej tij”, thotë Selimi, për Radio Evropën e Lirë.

Ky 78-vjeçar, ish-punonjës i Minierës së Hajvalisë në kuadër të kompleksit metalurgjik “Trepça”, thotë se pensioni në vlerë prej 182 eurosh nuk mjafton për familjen e tij prej pesë anëtarësh.

Madje, gjatë vitit 2021, djali i Selimit ka dërguar edhe më shumë para se zakonisht, për shkak të gjendjes së krijuar me pandeminë dhe ngritjes së çmimeve.

Pikërisht viti 2021 është viti kur Kosova ka shënuar vlerën më të madhe të remitencave.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, nga muaji janar deri në muajin tetor të këtij viti, vlera e remitencave në Kosovë ka arritur në 955 milionë euro apo 160 milionë euro më shumë se vitin 2020.

Përveç remitencave, shpenzimet e jorezidentëve në Kosovë, pjesa më e madhe e të cilave janë nga diaspora, ishin në shumë prej 1.33 miliard euro, e cila paraqet rritje prej 151 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kjo rritje ka ndodhur pasi gjatë sezonit të verës, sipas guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmetit, numër i madh i qytetarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit pushimet i kanë kaluar në Kosovë.

Në vitin 2019, diaspora i kishte anuluar vizitat në Kosovë për shkak të pandemisë me COVID-19.

“Lehtësimi i masave kundër koronavirusit, si në Kosovë dhe jashtë saj, bëri që viti 2021 të jetë një vit i suksesshëm, duke pasur parasysh ardhjen masive të diasporës gjatë verës. Edhe politikat mbështetëse të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës bënë që viti 2021, sipas vlerësimeve tona, të ketë një rritje ekonomike prej 9.9 për qind”, ka thënë Mehmeti javën e kaluar në konferencën përmbyllëse për këtë fundvit.

Edhe profesori i Ekonomisë, Mejdi Bektashi, thotë se vizitat më të shpeshta të mërgimtarëve ka ndikuar në rritjen e remitencave. Të hyrat nga diaspora, thotë ai, kanë efekte mbi mirëqenien e qytetarëve. Në shumicën e rasteve, sipas tij, këto mjete kanë mbuluar financimin e konsumit të familjeve për nevojat elementare.

“As buxheti dhe as ekonomia e Kosovës nuk do të mund të funksiononin në mënyrë normale, po të mos ishin remitencat aq të larta. Po të mos ishin remitencat, do të kishim krizë më të thellë në nivelin ekonomik dhe social”, thotë Bektashi.

Edhe Rrahim Selimi thotë se gjendja e familjes së tij do të ishte e papërballueshme pa paratë që sjell djali nga Zvicra.

“Gjithçka e blerë, ushqimi, rryma, uji, mbeturina. Nuk di si do ta kalonim muajin pa paratë e djalit”, thotë ai.

Megjithatë, Bektashi e konsideron të nevojshëm ndryshimin e orientimit të remitencave nga konsumi në investime.

“Unë jam ithtar i asaj që Qeveria të krijojë kushte të favorshme, të krijojë lehtësira në formë fiskale apo forma tjera për t’i joshur mërgimtarët për të investuar në prodhim. Kjo në mënyrë që ata të bartin kapitalin, dijen dhe përvojën në vend, njëherësh të ketë hapje të vende të reja të punës”, thekson Bektashi.

Numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, deri në fund të vitit 2018, vlerësohet të jetë më shumë se 850 mijë banorë.

Numër i madh i tyre jetojnë në Gjermani, Zvicër, Austri, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./REL

Federata Botërore refuzon ‘protestën’ e Krasniqit, Bosel mbetet fitues i meçit

0

Presidenti i Federatës Botërore IBO, Ed Levine ka refuzuar kërkesën e boksierit kosovar, Robin Krasniqi.

Krasniqi mori titullin e kampionit të botës vitin e kaluar, pasi nokautoi Dominic Boesel, mirëpo këtë tetor e humbi në revansh, ku gjyqtarët e shpallen fitues gjermanin.

Ishin votat e Frank Michael Maass 115-114 dhe Marco Morales 112-116 që i dhanë fitoren Boesel, derisa vetëm Karoline Peutz mendoi se fitorja i takonte Krasniqit 114-115.

Këtë humbje nuk e pranoi assesi Krasniqi që me agjentin Luan Dreshaj e rivlerësuan metçin përmes pesë profesionistëve, të cilët të gjithë i dhanë fitoren shqiptarit.

Pastaj, Krasniqi pritej që të ankohej te Federata Botërore, por kjo kërkesë ka rënë poshtë nga presidenti i IBO, Ed Levine, që tha se Krasniqi nuk ka ndjekur rregulloren e IBO-së, andaj Bosel mbetet kampion

“Krasniqi nuk ka vepruar në pajtueshmëri me Rregulloret e IBO-së dhe procedurat e Apelit. Po ashtu dhe në kundërshtim me procedurat tona, kanë kryer një ri-poentim të luftës nga gjyqtarë të angazhuar nga vet ata. Bazuar në këtë, IBO e konsideron këtë çështje të mbyllur”, tha ai.

Ndërkohë, ende s’ka pasur ndonjë reagim nga ana e shqiptarit.

Grenell i kërkon Kurtit ta anulojë vendimin ku refuzon gazsjellësin amerikan

0

Ish-emisari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka bërë një kërkesë ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke i kërkuar që ta anulojë vendimin e tij që refuzon tubacionin e gazit të SHBA-së dhe Europës.

Sipas tij kriza energjetike e Kosovës, është problem i madh.

”Albin Kurti duhet të anulojë vendimin e tij për të refuzuar një tubacion gazi të SHBA-së dhe Evropës. Kriza energjetike e Kosovës është një problem serioz”.

Osmani takon Akar, kërkon mbështetjen e Turqisë për anëtarësim të Kosovës në NATO

0

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar.

Osmani në këtë takim deklaroi se synimi i Kosovës është është anëtarësimi në NATO, ndaj ka kërkuar mbështetjen turke në këtë proces.

Presidentja Osmani dhe ministri Akar kanë biseduar edhe për mundësitë për bashkëpunim ushtarak si dhe për mundësinë e furnizimit me pajisje ushtarake.

Në takim është biseduar edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimimit dhe trajnimit të oficerëve, nënoficerëve dhe pilotëve të FSK-së.

Presidentja Osmani në takim me ministrin Akar ka folur edhe për situatën politike aktuale, ku ka potencuar kërcënimet dhe provokimet e vazhdueshme nga Serbia, të cilat synojnë desatabilizimin e rajonit.

Pacolli: Qeveria Kurti duhet ta ftojë sektorin privat të jetë pjesë e hartimit të strategjisë së energjisë

0

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, në një reagim të shkruar në twitter, thotë se Qeveria Kurti, duhet t’i bëjë ftesë sektorit privat, të jenë pjesë e projektit të strategjisë së energjisë.

Për këtë, Pacolli thotë se duhet të bashkohet edhe opozita.

”Qeveria duhet të ftojë sektorin privat të jetë pjesë e hartimit të strategjisë së energjisë, jo pa konsultime. Duhet të bashkohet edhe opozita për të pasur një konsensus kombëtar për të ardhmen e energjisë. Me logjikën aktuale, problemet energjetike të #Kosovës nuk do të zgjidhen”.

Tutje Pacolli vazhdon reagimin e tij duke shprehur shqetësim se pas festave, çmimi i energjisë në treg, do ketë rritje sërish.

”Pas festave, çmimet në tregjet e energjisë do të rriten sërish, ndërsa sfidat do të thellohen më tej nëse nuk vendoset një politikë dhe strategji realiste #energjetike, jo duke luftuar sektorin privat, por duke i ftuar ata që të bëhen pjesë e zgjidhjes së #Kosovës. problemet”.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort