Home Blog Page 3691

Nga 5 janari fillon E-testimi për patentë shofer

0

Ministria e Mjedisit, Planifikimit, Hapësinor, dhe Infrastrukturës, kanë lansuar E-testimin për patentë shofer.

Ky projekt do t’i mundësojë kandidatëve që të futën në testim dhe ta mësojnë rezultatin pa pasur nevojë të presin më gjata.

Zëvendësministri Hysen Durmishi, ka thënë se implementimi i këtij projekti i eliminon gabimet që kanë ndodhur në të kaluarën.

Durmishi ka bërë të ditur se nga 5 janari do të fillojë implementimi i E-testimit në shtatë qendrat regjionale të Kosovës.

“Kjo është një reformë në njësinë e patentë-shoferëve, gjatë muajit dhjetor e kemi pas fazën testuese në gjitha qendrat regjionale dhe që në fillim të janarit do të fillojmë ne të gjitha shtatë qendrat regjionale që ta implementojmë në tërësi këtë projekt”, ka thënë ai.

Me këtë projekt, Durmishi tha se eliminohet mundësia që përmes aferave korruptive të pajiset dikush me patentë-shofer.

“Kjo ka një rëndësi të madhe edhe për një arsye tjetër sepse tash e tutje faktori njëri pothuajse nuk është i pranishëm në pjesën teorike në provim, të gjithë kandidatët do të ulën para kompjuterëve, dhe në fund do ta kenë rezultatin dhe nuk kanë nevojë për të pritur rezultatin e stestimit dhe nuk ka më asnjë mundësi që përmes aferave korruptive të pajiset me patentë-shofer, pra eliminohet komplet faktori njëri”, tha ai, teksa shtoi se serveri i përzgjedh vet pyetjet./EO/

Qeveria miraton projektligjin për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë

0

Qeveria ka miratuar projektligjin për themelimin e Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, shkruan Paparaci.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se ky Projektligj ka për qëllim ndalimin e keqpërdorimit të mirave publike.

“ MD-ja është e përkushtuar në fushën e luftimit të korrupsionit. Nga vlerësimi ka rezultuar që është në interes shtetëror, që të shtohen edhe dy kategori. Ky Projektligj është punuar nga ekspertët më të mirë të fushës (vendor dhe ndërkombëtar), përmban dispozita materiale dhe procedurale të cilat synojnë verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar të personave zyrtarë, familjarëve të tyre dhe personave të ekspozuar politikish. 13 kapituj është i ndarë ky projektligj”.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haxhiu e ka quajtur këtë Projektligj ndër më të rëndësishmit.

Mërgimtarët në Kosovë – për festat e fundvitit fluturuan 1,423 aeroplanë me 180 mijë udhëtarë

0

Gjatë muajit dhjetor, përkatësisht për festat e fundvitit, duke e shfrytëzuar Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në vendin tonë kanë fluturuar 1,423 aeroplanë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e ANP-së, Valentina Gara duke shtuar se numri i mërgimtarëve që kanë udhëtuar në vend është 180 mijë.

“Nga data 1 deri 28 dhjetor kanë fluturuar 1,423 aeroplanë me 180 mijë pasagjerë. Deri në fund të 2021 presim të përmbyllim vitin me 2.1 milionë pasagjerë”, tha Gara.

Mërgata vazhdon të jetë njëri nga burimet kryesore të financimit të shpenzimeve familjare në Kosovë. Që nga shpallja e pavarësisë, dërgesat e tyre kanë vazhduar të shënojnë rritje.

Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se brenda kësaj periudhe janë dërguar 12.6 miliardë euro.

Vlera më e madhe e remitencave është ajo e vitit 2020, ku pavarësisht pandemisë COVID-19 mërgata ka dërguar 1.18 miliard euro, përcjell Telegrafi.

BB thekson se diaspora kosovare është renditur e treta në botë sa i përket dërgimit të parave në vendin e origjinës në vitin 2021.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, nga muaji janar deri në muajin tetor 2021, vlera e remitencave në Kosovë ka arritur në 956 milionë euro, me një rritje prej 20 për qind nga viti i kaluar.

“Viti 2021 shënoi një ritëm më të shpejtë të rritjes edhe për remitencat e dërguara nga diaspora në Kosovë, ku vlera e tyre deri në fund të muajit tetor është 956 milionë euro, që paraqet rritje vjetore prej 20 për qind”, ka treguar guvernatori Fehmi Mehmeti gjatë një konference për medie.

Numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, deri në fund të vitit 2018, vlerësohet të jetë më shumë se 850 mijë banorë.

Numër i madh i tyre jetojnë në Gjermani, Zvicër, Austri, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/

Shkelet një këmbësor në Prizren

0

Një këmbësor është shkelur me veturë në Prizren.

Aksidenti ka ndodhur për shkak pakujdesisë së vozitësit të veturës.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke lëvizur me veturë, nga pakujdesia ka goditur këmbësorin-viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjta pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar”, njofton Policia e Kosovës ./PP/

Arrestohet në Krushë të Vogël personi që ishte i kërkuar për vjedhje të rëndë

0

Policia rajonale në Prizren, stacioni policor në Prizren-Veri, sot me datë 29 dhjetor 2021, ka realizuar një urdhër arrest të personit të dyshimtë i cili po kërkohej që 5 vite pasi ishte në arrati.

I dyshimti L.Sh i lindur në vitin 1987 në fshatin Krushë e Vogël, është kërkuar për 8 flet arreste në lidhje me rastet vjedhjes e rëndë.

Me urdhër të prokurorit i dyshimti dërgohet në seancë për shqyrtim kryesor të lëndëve gjyqësore, thuhet në njoftim.

Digjet trafo në gjysmë të natës në Prizren: Zjarrfikësit, policia dalin në vendin e ngjarjes

0

Në orët e vona të natës së mbrëmshme, një trafo që gjendet në lagjën “Enver Hadri” në Prizren, ka marrë flakë ndonëse nuk dihen arsyet e shkaktimit të zjarrit, raporton TV Prizreni.

Në këto pamje të dërguara në redaksi të Televizionit të Prizrenit, shihet se si digjet trafo që ndodhet në këtë lagje.Në vendin e ngjarjes kishin dal menjëherë zjarrfikësit, policia dhe ndihma e shpejtë.

Sipas banorëve të kësaj lagje, nga djegia e kësaj trafoje, shumë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.

Policia brenda 10 ditëve zbatoi 51 urdhëresa të Gjykatës së Prizrenit

0

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se Policia, përveç detyrave zyrtare që ka në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike ne parandalim të aktiviteteve kriminale, në theks te veçantë është duke i realizuar urdhëresat dhe kërkesat e Gjykatës Themelore në Prizren.

Në aktivitetin e policisë, njësiti i zbatimit të urdhëresave nga data 20 dhjetor 2021 deri me datë 28 dhjetor 2021, ka realizuar gjithsej 51 urdhëresa, në Prizren dhe Dragash.

Zbatimi i urdhëresave ka të bëjë më sjelljen me dhunë, personat e dënuar si dhe 9 raste të cilat kanë qenë në listën e personave të kërkuar.

Njësiti i urdhëresave në drejtorinë rajonale në Prizren dhe njësitë tjera policore edhe në të ardhmen duke zbatuar urdhëresat do të jenë në nivelin më të lartë profesional, për të siguruar një klimë të qete dhe siguri për qytetarët e rajonit të Prizrenit, thuhet në njoftim

Një 29-vjeçar në Korishë arrestohet për armëmbajtje pa leje dhe për kanosje

0

 Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se me datë 28 dhjetor 2021, në fshatin Korishë, në orët e hershme të mëngjesit policia ka pranuar një informacion për një rast kanosje, gjatë ndalimit të personit të dyshimtë M.R i lindur në vitin 1992, hetuesit kanë gjetur se i dyshimti me rastin e kanosjes ishte në posedim të armës dhe ne cilësinë e dyshimtë të provës materiale është sekuestruar arma e tipit Bereta 92 Compakt, një karikator dhe 13 fishek.

Hetuesit policore duke vazhduar me hetime profesionale kanë arritur të gjejnë se i dyshimti është në posedim edhe të armëve tjera për çka është realizuar një urdhër kontroll dhe janë gjetur armët: një pushke gjahu HATSAN, prodhim turk, një pushke gjahu  Ataarms, prodhim turk, njëqind e nëntëdhjete ( 190) fishekë te kalibrave te ndryshëm, dy karikatorë te pushkës dhe një karikator i pistoletës.Me aktvendim të prokurorit i dyshimti është në mbajte në afat prej 48 orë, thuhet në njoftim.

Ndalohet dhe arrestohet i dyshimti për vjedhje të rënda në Suharekë

0

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, brenda një periudhe të shkurtër kanë ndodhur disa vjedhje të rënda, përfshirë edhe tri barnatoret në këtë qytet. Rastet ishin raportuar në polici, ndërsa ishin marrë të gjitha veprimet hetimore, zyrtarët policor filluan më hetimin dhe zbardhjen e këtyre rasteve.

Hetuesit policor duke punuar në mënyre profesionale, duke pasur komunikim edhe me qytetarë kanë arritur të ndalojnë të dyshimtin i cili kishte marre një banesë me qira përballë parkut në Suhareke, i njëjti pasi kryente veprat kriminale strehohej këtu për të ju shmangur policisë.

I dyshimti K.I i lindur në vitin 1999, nga lagjja Shipol në Mitrovicë, është ndaluar dhe arrestuar nga policia në Suharekë. Gjatë verifikimit në sistemin policor i dyshimti është recidivist i mbi 40 veprave penale si :”grabitje, vjedhje të rënda, armëmbajtje pa leje si dhe posedim i substancave narkotike”.

Në praninë e avokatit mbrojtës, i dyshimti i pranoj veprat penale të vjedhjeve të rënda të cilat i kishte kryer duke ju gjetur dëshmi përkatëse të vjedhjeve të rënda si monedha të letrës dhe metalike, 4 telefona celular, kaçavidë të cilën e ka përdorur për të kryer veprën penale.

Për rastin është informuar prokurori i Shtetit, me aktvendim i dyshimti ndalohet në mbajtje në afat prej 48 ore, thuhet në njoftim.

MSH merr vendim: Doza përforcuese anti-COVID mund të merret tre muaj pas vaksinës së dytë

0

Të hënën mbrëma, Ministria e Shëndetësisë mori një vendim të ri, atë për shkurtimin e periudhës për marrjen e dozës përforcuese.

Tani, çdo qytetar mund të imunizohet me dozën përforcuese pas tre muajve të marrjes të dozës së dytë të kurës anti-COVID.

Derisa një vendim i tillë ka bërë që të rritet interesimi në Qendrën e Vaksinimit në Prishtinë.

Edhe Ministria e Shëndetësisë po iu gëzohet shifrave sa i përket administrimit të dozës përforcuese dhe asaj të tretë, derisa presin më shumë muajin në vijim.

Ata qytetarë të cilët janë injektuar me dy vaksina, nuk patën telashe ta bëjnë edhe kësaj radhe.

Deri më tani, ekipet e vaksinimit kudo në vend kanë arritur të administrojnë mbi një milion e 600 mijë vaksina.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort