Home Blog Page 3690

Arrestohen dy të dyshuar për grabitje që i shkaktuan taksistit në Prizren

0

Përmes një komunikate për media, zyra për informim publik e DRP, njofton se policia në Prizren, me datë 14 dhjetor 2021, në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, kishte pranuar një informacion ku dy persona të dyshimtë kishin arritur të grabisin një taksist i cili ju kishte ofruar shërbime “Taxi” të dyshimtëve.

Pas grabitjes dhe dhunës së përdorur ndaj viktimës të dyshimtit ishin larguar në drejtim të panjohur për të qenë të paidentifikuar. Policia kishte filluar me hetimin e rastit dhe në cilësinë e viktimës ishte intervistuar një person i cili kishte lëndime trupore.

Pas një pune intensive, hetuesit policor kanë arritur të bëjnë identifikimin e personave të dyshimtë, ku të njëjtit sot me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren janë kontrolluar dy lokacione dhe janë bastisur shtëpitë ku janë gjetur elementet dhe provat e veprës penale të grabitjes. Andaj, të dyshimtit E.K i lindur në vitin 2004 dhe L.B i lindur në vitin 2004, janë identifikuar dhe arrestuar.

Ne lidhje më rastin është informuar prokurori i Shtetit, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalimnë mbajtje në afat prej 48 orë. Rasti është nën hetime, njofton përmes një komunikate për media, zyra për informim e DRP në Prizren.

Erdhi për pushime, mërgimtarit i vidhet Mercedesi rreth 40 mijë eurove (Video)

0

Të shumtë janë mërgimtarët që kanë ardhur për të kaluar festat e fundvitit në vendlindje. Por, realiteti në Kosovë po i përball me disa ngjarje jo të mira, transmeton albinfo.ch.

Hajnat në Ferizaj i kanë shkaktuar dëm rreth 40 mijë euro një mërgimtari, gjatë kësaj jave.

Mes gjësendeve të tjera, policia e Kosovës tregon se atij i vodhën një veturë të tipit Mercedes, në vlerë rreth 40 mijë euro.

Ndërkohë, pronari i shtëpisë thotë se kjo nuk është hera e parë që bëhet cak i vjedhjeve kur nuk ndodhet në shtëpi, andaj dyshon që është i njëjti person.

Policia ka hapur hetimet, megjithatë deri tash nuk ka të dyshuar në lidhje me këtë rast.

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini çaj xhenxhefili çdo ditë

0

Xhenxhefili është një nga bimët më të fuqishme dhe mund të na ndihmojë me katër probleme të zakonshme. Edhe pse prodhohet në Azi dhe kërkon deri në 10 muaj për të korrur një rrënjë, nuk është problem ta gjesh këtë delikatesë në asnjë pjesë të botës gjatë gjithë vitit.

Në fakt, gjithnjë e më shumë ekspertë rekomandojnë që të merrni pak xhenxhefil në dozë ditore, veçanërisht në formën e çajit të nxehtë, për shkak të përfitimeve të tij për shëndetin.

Mund t’ju mbrojë nga sëmundjet e zemrës

Xhenxhefili është i njohur në mesin e studiuesve për aftësinë e tij për të parandaluar sëmundjet e zemrës. Disa përfitime të zemrës përfshijnë uljen e kolesterolit të keq, rritjen e kolesterolit të mirë dhe uljen e presionit të gjakut.

Mund t’ju ndihmojë të kontrolloni peshën tuaj

Ndjenja e dëshirës për të ngrënë çdo 5 sekonda mund të jetë një nga arsyet pse nuk mund ta kontrolloni peshën tuaj dhe pirja e çajit me xhenxhefil mund t’ju ndihmojë në sasi të mëdha. Hulumtimet kanë zbuluar se kjo rrënjë pikante mund të zvogëlojë urinë, si dhe marrjen e ushqimit, dhe ju bën të ndiheni të ngopur.

Mund të ndihmojë në kontrollin e sheqerit në gjak

Ju mund ta njihni sheqerin e lartë në gjak si diabeti dhe nëse lloji 2 është ai që keni, ne kemi një lajm të mirë për ju. Disa studime kanë zbuluar se është e mundur të reduktohen ndërlikimet e diabetit me vetëm 12 ditë konsum ditor të xhenxhefilit. Por, në çdo rast, është më mirë të kontaktoni një mjek.

Mund të lehtësojë dhimbjet e gjurit

Motoja e xhenxhefilit mund të jetë gjithashtu “jo më dhimbje gjuri”. Nëse hani ose pini xhenxhefil për 6 muaj, mund të rezultojë në më pak dhimbje për ata që kanë artrit të gjurit./FrontOnline/

Aksion i suksesshëm i Policisë në Suharekë, arrestohet në flagrancë hajni i barnatoreve, po kryente tri vjedhje të reja

0
Foto Ilustrim
Foto: Ilustrim

Në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, brenda një periudhe të shkurtër kanë ndodhur disa vjedhje të rënda, përfshirë edhe tri barnatoret në këtë qytet.
Aksion i suksesshëm i Policisë në Suharekë, arrestohet në flagrancë hajni i barnatoreve, po kryente tri vjedhje të reja

Rastet ishin raportuar në polici, ndërsa ishin marrë të gjitha veprimet hetimore, zyrtarët policor filluan më hetimin dhe zbardhjen e këtyre rasteve.

Në një prononcim për SuharekaOnline komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj ka bërë të ditur se hetuesit policor duke punuar në mënyre profesionale, duke pasur komunikim edhe me qytetarë kanë arritur të ndalojnë të dyshimtin i cili kishte marre një banesë me qira përballë parkut në Suhareke, i njëjti pasi kryente veprat kriminale strehohej këtu për të ju shmangur policisë.

Sipas komandantit Afrim Sylaj i njëjti është arrestuar në flagrancë pasiqë kishte kryer edhe tri vjedhje gjatë natës, ku fal angazhimit të policisë në rroba civile ai ishte vëzhguar dhe është arrestuar në flagrancë.

I dyshimti K.I i lindur në vitin 1999, nga lagjja Shipol në Mitrovicë, është ndaluar dhe arrestuar nga policia në Suharekë. Gjatë verifikimit në sistemin policor i dyshimti është recidivist i mbi 40 veprave penale si :”grabitje, vjedhje të rënda, armëmbajtje pa leje si dhe posedim i substancave narkotike”, ka shtuar Sylaj.

Foto: Ilustrim

Shkencëtarët kanë zbuluar një lloj të ri barnash që mund të parandalojnë depresionin

0

Nëse ju ose një i dashur vuani nga depresioni, ankthi ose çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD), atëherë e dini se sëmundja mendore nuk shërohet me fraza motivuese, ose nga sugjerimi i një shoku me qëllim të mirë për të “të qenë mirënjohës për atë që kanë”.

Ilaçet kundër depresionit me recetë shpëtojnë jetë dhe nuk është turp të merrni ilaçe për të lehtësuar simptomat tuaja. Por një klasë e re barnash tani në zhvillim mund të ndihmojë në parandalimin e zhvillimit të depresionit në radhë të parë. Tingëllon shumë mirë për të qenë e vërtetë? Lexo tutje.

Shumica e shkencëtarëve do t’ju thonë se nuk ka asnjë mënyrë për të parandaluar sëmundjet mendore, por Rebecca Brachman, neuroshkencëtare dhe anëtare e TED, po punon për ta ndryshuar këtë. Në vitin 2019, Brachman mbajti një fjalim TED duke prezantuar një lloj të ri ilaçesh që ajo dhe një koleg zbuluan, të cilat ata i quajtën “aleksigjentë“. Ata besojnë se ky lloj i ri mjekimi mund t’i vaksinojë njerëzit kundër efekteve negative të traumës dhe të zvogëlojë prevalencën e depresionit në shoqëri.

Zbulimi i ilaçeve
Brachman – një anëtare e Institutit Jacobs Runway në Cornell Tech i mbështetur nga Schmidt Futures – dhe kolegu i saj zbuluan efektet unike të ilaçit në vitin 2014. Ata i dhanë një grupi minjsh një antidepresant me veprim të shpejtë, më pas kontrolluan nëse ilaçi kishte ndonjë efekt afatgjatë efektet. Duke parë që nuk kishte asnjë, ata kaluan në një eksperiment të ri dhe përdorën disa nga të njëjtët minj.

Gjatë testit, Brachman dhe kolegu i saj prezantuan minjtë një stresor që normalisht shkakton depresion. Pikërisht atëherë ndodhi diçka e mahnitshme: minjtë që kishin qenë në eksperimentin e mëparshëm (dhe morën antidepresantin me veprim të shpejtë) nuk zhvilluan fare depresion.

“Në fillim mendova se stresori thjesht nuk funksionoi, por kur gërmova të dhënat, funksionoi siç pritej – me përjashtim të një grupi”, tha Brachman për TED Ideas. “Ishte sikur ata minj ishin të mbrojtur nga stresi që kishin përjetuar”.

Brachman e kuptoi se gjetja ishte revolucionare, pasi ky ilaç mund të parandalonte përfundimisht depresionin e shkaktuar nga stresi. Ajo e quajti ilaçin një “aleksigjent”, të frymëzuar nga termi grek “alexo”, që do të thotë “të mbrosh”. /Telegrafi/

“Mos e kanë fjalën për 1 prill?”/ Kurti kur pyetet për zgjedhjet e mundshme në pranverë

0

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka ironizuar me deklaratat e opozitës për zgjedhjet e reja që sipas tyre do të mbahen në pranverën e vitit 2022.

Kur u pyet për, Kurti nisi fjalën me “mos bëhet fjalë për 1 prillin”, ditë kjo e gënjeshtrave.

“Ata që dëshpëruan qytetarët dhe na e bënë neve fitoren historike, vazhdojnë të jenë të dëshpëruar me ne që po qeverisim tani”, tha Kurti.

SBAShK-u: Qeveria deshi përplasjen me sindikatat, ua plotësuam dëshirën

0

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK) kanë thënë se Qeveria nuk ka dashur që të dialogoj me ta për kërkesat që kjo sindikatë ka pasur.

Përmes një njoftimi për media, nga SBASHK po thonë se nga Qeveria kanë dashur që të përplasen me sindikatat dhe se kjo dëshirë u është plotësuar.

“Të nderuara medie, SBASHK-u në vitin 2021 zhvilloi shumë aktivitete në shërbim të anëtarësisë. Stafi qendror organizoi në shërbim të ngritjes së cilësisë 147 grupe trajnimesh duke përfshirë më shumë se 5000 punëtorë arsimor. U angazhua që të vaksinohen punëtorët arsimor me qëllim që viti shkollor të vazhdojë në institucione arsimore. Shënuam në mënyrë dinjitoze Ditën e madhe të shkollës shqipe e të mësuesit. Shpresuam në dialog me Qeverinë do të shkojmë drejt zgjidhjes së drejtë të kërkesave legjitime të anëtarësisë, por Kryeministri Kurti dhe Qeveria u dëshmuan se nuk e duan dialogun, por më tepër dëshirojnë të përplasën me sindikatat dhe këtë dëshirë ua plotësuam”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Të nderuara medie Ju me punën korrekte e shumë profesionale keni bërë që gjithë ngjarjet në SBASHK dhe rreth SBASHK-ut të prezantohen drejt e me kohë në opinion. Ne besoj se dëshmuam korrektësi ndaj jush dhe u munduam të jemi në dispozicionin tuaj në çdo kohë për t’u përgjigjur në pyetjet tuaja.

Të nderuara medie, SBASHK-u në vitin 2021 zhvilloi shumë aktivitete në shërbim të anëtarësisë. Stafi qendror organizoi në shërbim të ngritjes së cilësisë 147 grupe trajnimesh duke përfshirë më shumë se 5000 punëtorë arsimor. U angazhua që të vaksinohen punëtorët arsimor me qëllim që viti shkollor të vazhdojë në institucione arsimore. Shënuam në mënyrë dinjitoze Ditën e madhe të shkollës shqipe e të mësuesit. Shpresuam në dialog me Qeverinë do të shkojmë drejt zgjidhjes së drejtë të kërkesave legjitime të anëtarësisë, por Kryeministri Kurti dhe Qeveria u dëshmuan se nuk e duan dialogun, por më tepër dëshirojnë të përplasën me sindikatat dhe këtë dëshirë ua plotësuam.

Medie të nderuara Urime Viti i Ri paçi fat dhe suksese të shumta në vitin 2022. Keni respekt të lartë e meritor nga SBASHK-u.

Shpallet gjendje emergjente e energjisë, legjitimohen reduktimet

0

Kuvendi i Kosovës ka shpallur gjendje emergjente të energjisë në vend, duke i dhënë përkrahje vendimit të Qeverisë për masat emergjente për kufizim të furnizimit me energji. Vendimi nënkupton që bëhet i ligjshëm reduktimi i energjisë.

Vendimi është miratuar me 57 vota për, 17 abstenime dhe asnjë kundër.

Masat emergjente do të vlejnë për maksimalisht 60 ditë. Masat emergjente përfshijnë vendosjen e kufizimit në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.

Me vendim parashihet themelimi i një Komiteti Teknik Emergjent me qëllim të identifikimit dhe paraqitjes së rekomandimeve te Ministrja e Ekonomisë. Ky Komitet ka për detyrë të rekomandojë zbatimin e masave për t’i trajtuar efektet negative të krijuara nga kriza ekonomike. Pas rekomandimeve Ministria duhet të publikojë masat kufizuese obligative.

Vendimi parasheh masa për 60 ditë, por Kuvendi mund ta vazhdojë edhe për periudha tjera për nga 30 ditë.

Ka disa ditë që në vend janë kthyer reduktimet e energjisë elektrike.

Qeveria e ka arsyetuar këtë vendim me krizën që e ka kapluar vendin, ndërsa opozita e ka quajtur të vonuar e të dështuar menaxhimin që Qeveria Kurti po ia bën krizës.

Veliu: Abdixhiku ka hyrë nga dritarja në LDK

0

Ish-kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë Agim Veliu, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku, i cili në emisionin Rubikon në Klan Kosova tha se do t’ua mbyll derën atyre që s’kanë më çka i japin kësaj partie.

Veliu tha se Abdixhiku që hyri nga dritarja në LDK.

Ai kërkoi përgjegjësi nga i pari i Lidhjes Demokratike për humbjen në Podujevë në zgjedhjet e nëntorit.

“Në vend se të marr përgjegjësi dhe bashkë me kandidatin e tij të kërkojnë falje për humbje në garë për Podujevën, Lumir Abdixhiku, që hyri nga dritarja në LDK, i paska marr çelësat e partisë që t’ua mbyllë derën e shtëpisë atyre që e ndërtuan dhe me sakrificë e mbajtën dhe e ngritën për 30 vjet”.

Agim Veliu theksoi se Lumir Abdixhiku është katapultuar në këtë pozitë.

“Autokratit të katapultuar në krye të partisë, që paska kërcënuar me mbyllje dyersh e diferencime, ia bëj me dije se është anëtarësia e LDK-së ajo që vendos për vendin e secilit në parti dhe jo ai me vendime kundërstatutare”.

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë bën homazhe pranë varrit të Adem Jasharit

0

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë Hulusi Akar, të mërkurën ka bërë homazhe te varri i komandantit Adem Jashari.

E bashkë me të ishte edhe homologu i tij kosovar Armend Mehaj, i cili përmes një postimi në Facebook, tha se është një emocion i veçantë kur nga miqtë e Kosovës nderohet sakrifica historike e kombit.

“Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar, bënë nderime pranë Varrit tê Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Jasharajve Heroik në Prekaz. Emocion i veçantë kur nderohet nga miqtë tanë, sakrifica historike e Kombit tonë Liridashës, pikërisht në Sheshin e Lavdisë madhështore të Jasharajve Legjendar. Ju faleminderit miku ynë, Ministër Akar!”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort