Home Blog Page 3689

Molliqaj dëshmon në Polici lidhur me rastin e KEDS-it, thotë se hetimet tashmë kanë nisur

0

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka dëshmuar në polici lidhur me degradimin e KEDS-it.

Në një shkrim në Facebook, ka thënë se hetimet tashmë kanë nisur, duke thënë se qytetarët nuk mund t’i shërbejnë kapitalit privat.

“Sot në polici theksova dyshimet, pyetjet dhe dhashë informatat që kemi në posedim lidhur me rastin e degradimit të KEDS-it. Lajm i mirë në këtë thellim të krizës energjetike është fakti se kanë nisur hetimet. Qytetarët nuk mund t’i shërbejnë kapitalit privat e as nuk mund ta legjitimojnë qasjen e tillë qeverisëse”, ka thënë Molliqaj.

Tutje ka bërë thirrje qytetarëve, mediave dhe gjithë atyre që kanë informacione që t’i bashkohen hetimet.

“Ftojmë të gjithë që kanë informata dhe mediat hulumtuese që t’i bashkohen këtij hetimi dhe të publikojnë informacionet që i kanë lidhur me këto dy kompani. Fajtori nuk është jetim dhe për këtë do të kërkojmë llogari deri në fund”, shkroi Molliqaj.

Arrestohet 22-vjeçari i dyshuar për disa vjedhje të rënda në Suharekë

0

Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Suharekë një person të dyshuar për kryerjen e disa veprave penale të vjedhjeve të rënda në Suharekë.

I arrestuari është personi me inicialet K.I., 22-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

“Pas verifikimeve dhe bashkëveprimit ndërmjet hetueseve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut dhe hetuesve të Stacionit Policor Suharekë, ka rezultuar se personi i arrestuar ishte po i njëjti i cili ishte në kërkim si i dyshuar edhe për gjashtëmbëdhjetë (16) vepra penale të ndryshme te raportuara ne rajonin e Mitrovicës si: vjedhje, vjedhje të rënda, grabitje, tentim grabitje, ku cak i këtyre veprave ishin: dyqane, shtëpi, çanta krahu, portofola, ndërsa grabitje të kryera në filiale per transferim të parave dhe pompa të derivateve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë nga policia:

Me datë 28.12.2021, nga njësitet policore në Suharekë është arrestuar i dyshuari K. I., 22 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme për kryerje të disa të veprave penale te vjedhjeve të rënda në Suharekë.

Pas verifikimeve dhe bashkëveprimit ndërmjet hetueseve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut dhe hetuesve të Stacionit Policor Suharekë, ka rezultuar se personi i arrestuar ishte po i njëjti i cili ishte në kërkim si i dyshuar edhe për gjashtëmbëdhjetë (16) vepra penale të ndryshme te raportuara ne rajonin e Mitrovicës si: vjedhje, vjedhje të rënda, grabitje, tentim grabitje, ku cak i këtyre veprave ishin: dyqane, shtëpi, çanta krahu, portofola, ndërsa grabitje të kryera në filiale per transferim të parave dhe pompa të derivateve.

Mbi dyshime të bazuara në kërkim të të dyshuarit lidhur me veprat penale, hetuesit e Rajonit të Mitrovicës, javë më parë në lokacione të ndryshme në Mitrovicë përfshirë edhe vendbanimin e tije kanë kryer bastisje, me ç’ rast gjatë bastisjeve në cilësi të provave materiale, janë gjetur dhe sekuestruar si në vijim: çanta, portofolë, stoli ari, kapela, vegla te ndryshme, dylbi, çelësa të veturave, pistoletë lodër, thika, motorola, telefona, pasaportë, veshmbathje dhe gjësende të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastet në fjalë. Të gjitha dëshmitë do te procedohen në rast si prova materiale.

Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë.

Drejtuesit e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, vizituan kryetarin, Shaqir Totaj

0

Përmes një njoftimi në facebook, kryetari i komunës, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se gjatë ditës ka pritur në vizitë krerët e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren.

Postimi i plotë:

Sot prita në zyrën time Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren.

Me Kryetarin Besim Berisha e bashkëpunëtorët e tij, biseduam rreth jetës fetare në Prizren e aktiviteteve kulturore e humanitare të BIK-ut. Prizreni është xhevahir i tolerancës ndërfetare ku shpërfaqen vlerat tona si shoqëri e komb. Prandaj do të kontribuojmë pa ndalur që fryma e humanizmit e harmonisë ndërmjet qytetarëve të feve të ndryshme të thellohet tutje.

Selia e ambasadores së Izraelit në Kosovë do të jetë në Jerusalem

0

Ambasadorja e re i Izraelit për Kosovë do ta ketë selinë në Jerusalem.

Kështu ka njoftuar mediumi izraelit ‘Jerusalem Post’, teksa ka njoftuar se diplomatja Tamar Ziv, do të jetë përzgjedhja e diplomacisë izraelite për Kosovën.

Izraeli njohu pavarësinë e Kosovës në kuadër të Marrëveshjes së Uashingtonit që u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator 2020. Kusht i njohjes nga Izraeli ishte që Kosova ta hapë ambasadën e saj në Jerusalem.

Formalisht dy shtetet vendosën marrëdhënie diplomatike më 1 shkurt 2021, kurse e ngarkuara me punë në ambasadën e Kosovës në Jerusalem është Ines Demiri.

Iu bashkua ISIS-it, prokuroria ngrit aktakuzë ndaj një gruaje

0

Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore të Prishtinës, kundër të pandehurës me inicialet S.SH., për shkak se dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist’’.

Prokuroria Speciale, njofton se e pandehura S.SH., me paramendim, me dashje dhe duke bërë përgatitje paraprake me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ‘’ISIS’’ ka udhëtuar së bashku me bashkëshortin e saj, shtetas turk, nga Gjermania për në Turqi dhe, më pastaj, përmes lidhjeve të caktuara ka depërtuar në Siri, ku është angazhuar përmes ndihmës logjistike në organizatën terroriste ‘’ISIS’’.

Me këto veprime e pandehura S.SH. ka kryer veprën penale ‘’Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist’’ nga neni 143, paragrafi 2 i KPRK-së.

Aksident te “Ura e Fshejt”, lëndohen dy persona

0

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur tek “Ura e Fshejtë”.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar drejtori Rajonal i Trafikut i Policisë në Gjakovë Albin Sahatqija.

“Ka qenë një veturë e cila ka qenë duke shkuar në drejtim të Prizrenit, shoferi e ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë në anën tjetër ku është përplasur me një mjet tjetër ku është rrokullisur. Dy persona janë lënduar fatmirësisht lëndimet janë të lehta”.

Kuvendi i Kosovës, më dembeli në rajon

0

Para pak çastesh ka nisur vazhdimi i seancës, që është e fundit për këtë vit.

Në rend dite për votim janë edhe pesë projektligje. Por, edhe me votimin e kthimin e tyre në ligje, Kuvendi i Kosovës do të mbyllë vitin 2021, si më dembeli në rajon.

Gjatë vitit 2021, janë miratuar vetëm 36 ligje, sipas “votaime.org”, apo 31 për qind e agjendës legjislative për këtë vit.

Vendet e rajonit kanë miratuar shumë më tepër ligje gjatë vitit që po shkon.

Maqedonia e Veriut është kampione, me 209 ligje të miratuara.

“Prej gjithsej 59 seancave plenare të mbajtura në këtë mandat nga fillimi i kësaj përbërjeje parlamentare, 39 seanca janë të përfunduara plotësisht. Seanca plenare të papërfunduara janë gjithsej 20. Gjithsej ligje të nxjerra në vitin 2021 janë 209, prej të cilave me procedurë të rregullt janë miratuar 111 ligje, me procedurë të shkurtuar janë miratuar 79 ligje”, ka thënë kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Pas Maqedonisë, më së shumti ligje ka miratuar Kuvendi i Serbisë – 191, bëhet e ditur në uebfaqen e këtij institucioni.

“Që nga konstituimi i kësaj përbërjeje parlamentare, më 3 gusht 2020, janë miratuar 241 ligje dhe 159 akte të tjera dhe vetëm 19 ligje janë miratuar me procedurë të përshpejtuar. Procedura urgjente ishte një nga arsyet kryesore pse Parlamenti Evropian na kritikoi dhe ne e ndryshuam atë, pra vendosëm praktikën që procedura emergjente të përdoret vetëm në rrethana të jashtëzakonshme”, tha kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq në një konferencë për shtyp të mërkurën.

Ndërkohë, Kuvendi i Shqipërisë më 2021 ka miratuar 130 ligje, bazuar në të dhënat në uebfaqen e legjislativit të Shqipërisë.

Për Malin e Zi, vendin e njohur për përtaci sipas legjendave, nuk ka të dhëna të detajuara për punën e Kuvendit, por sipas disa raportimeve të mediave të këtij vendi, ka më pak ligje të miratuara se Kosova.

Lansohen pagesat elektronike, fillimisht për tatimin në pronë dhe gjobat në trafik

0

Qeveria e Kosovës sot ka lansuar pilot-projektin e pagesave elektronike përmes platformës E-Kosova. Fillimisht pagesa elektronike qytetarët mund të bëjnë për pagesat e tatimit në pronë dhe gjobave të trafikut.

Ofrimi i shërbimeve elektronike u tha se do lehtësojë edhe marrjen e shërbimeve edhe për bashkatdhetarët kudo që ndodhen.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se përmes pagesave elektronike synohet lehtësimi dhe shkurtimi i kohës për marrjen e shërbimeve qeveritare nga qytetarët.

Ai tha se me digjitalizimin e shërbimeve do të krijohen shërbime elektronike që kanë në qendër qytetarin.

“Me miratimin e ligjit për Identifikimin Elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksione elektronike është hapur rruga për zbatimin e identifikimit dhe nënshkrimit elektronik. Ky projekt kyç, i cili pritet të fillojë së shpejti do hap rrugë për ofrimin e shërbimeve të plota elektronike jo vetëm nga qeveria por edhe nga sektori privat. Sot po fillojmë me pilotimin e pagesave elektronike për shërbimet qeveritare që janë një komponent përbërës i rëndësishëm për realizimin e shërbimeve të E-qeverisjes. Qëllimi është që qytetarëve tu ofrohet mundësia që shërbimet e iniciuara në mënyrë elektronike në portalin E-Kosova të mund të përfundohen në mënyrë elektronike brenda portalit qeveritar. Në këtë mënyrë synohet lehtësimi dhe shkurtimi i kohës për marrjen e shërbimeve qeveritare nga qytetarët, pagesat elektronike do jenë lehtësim edhe për qytetarët tanë nga mërgata për marrjen e shërbimeve qeveritare pa prezencën fizike. Gjatë fazës së pilotimi pagesat elektronike fillimisht do të aktivizohen për pagesën e tatimit në pronë si dhe pagesën e gjobave në trafik”.

Shefi i ekzekutivit kosovar u shpreh se digjitalizimi është objektivi kyç në programin qeverisës që do ndikojë në rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve.

Kurti tha se planifikojnë që gjatë janarit të bëhet lansimi i certifikatave elektronike të gjendjes civile, ajo e lindjes, martesës dhe certifikata e vdekjes.

“Digjitalizimi është një nga objektivat kyçe të programit tonë qeverisës dhe parashihet që të jetë pjesë e të gjitha shtyllave në strategjinë kombëtare për zhvillim. Në agjendën digjitale 2030 si agjendë horizontale në kuadër të kësaj strategjie jemi duke përcaktuar orientimet strategjike për digjitalizimin në të gjithë sektorët e qeverisjes dhe të ekonomisë së vendit tonë. Ne synojmë që të përdorim transformimin digjital si shtytës për të përmirësuar dhe avancuar administratën publike, sistemin arsimor, sektorin e shëndetësisë, sistemin e drejtësisë… Nëpërmjet zhvillimit të qeverisjes elektronike synojmë rritjen e transparencës, të llogaridhënies dhe përmirësimin e shërbimeve tona ndaj qytetarëve dhe bizneseve”, theksoi ai.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati u shpreh se ky projekt ndihmon të gjithë qytetarët që t’i kryejnë obligimet e tyre sidomos të atyre që jetojnë jashtë vendit.

Ai tha se aktualisht pagesat elektronike mund të bëhen përmes bankave komerciale, derisa shtoi se këto lloj pagesa do të bëhen me siguri maksimale.

“Në këtë fazë shërbimi do të ofrohet përmes pagesave të bankave komerciale të Kosovës dhe janë tri banka aktualisht, Raiffaisen, Procredit dhe TEB dhe këto janë dakorduar që gjatë fazës gjashtë mujore së pilotimit të mbështesin promovimin e këtij shërbimi duke marr përsipër mbulimin e komisioneve gjatë realizimit e pagesës. Pra, gjatë kësaj faze të pilotimit do të jenë pa kosto, pas pilotimit do shohim se si do veprojmë tutje. Pagesat elektronike që kryhen përmes kësaj mundësie të bankave komerciale përdorin sistemin tredimensional të sigurisë që ofrohet nga kartela që ofrohet nga Mastercard dhe Deviza, që ofron siguri maksimale për transaksione të pagesave”.

Ministri Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u shpreh se pagesat online ndikojnë drejtpërdrejt në aspektin e modernizimit të shërbimeve të administratës publike

Sipas tij digjitalizimi në administratën publike synohet në dy aspekte: digjitalizimi i procedurave administrative, i cili do të ngritë efikasitetin dhe efiçencën e administratës publike dhe digjitalizimin i shërbimeve publike.

“Modernizimi i administratës publike është një ndër prioritet kryesore të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe digjitalizimi është një mekanizëm kyç për të realizuar këtë objektiv. Krahas lansimit të disa shërbimeve digjitale në portalin E-Kosova ne si MPB synojmë që digjitalizimin ta bëjmë në dy drejtime: digjitalizimi i procedurave administrative i cili do ngrisë efikasitetin dhe efiçencën e administratës publike dhe digjitalizimin i shërbimeve publike, i cili do të rezultojë me përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë. Për ta realizuar këtë, ne kemi krijuar një grup punues për skanim të gjendjes aktuale të infrastrukturës dhe kapaciteteve në fushën e teknologjisë informative.Lansimi i këtij moduli sot si pilot-projekt mund të konsiderohet se do të ndihmojë që shërbimi i pagesave online të ndikojë drejtpërdrejt në aspektin e modernizimit të shërbimeve të administratës publike”.

Në këtë ceremoni u prezantua edhe mënyra se si qytetarët mund të bëjnë pagesat elektronike për tatimin në pronë dhe pagesën e gjobave të trafikut.

Kurti: Qeveria është kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha që Qeveria e Kosovës e kundërshton organizmin e referendumit të Serbisë të paralajmëruar për 16 janar të vitit të ardhshëm.

“Serbia synon ta mbajë një referendum në Kosovë me datën 16 janar për çështje të saj të brendshme, mirëpo Qeveria e Republikës së Kosovës nuk është dakord me një synim të tillë, jo vetëm për shkak se kjo është në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën tonë, por edhe për shkak se konsiderojmë që praktikat e mëhershme që i kanë aplikuar qeveritë e mëparshme kanë qenë po ashtu në shkelje të ligjit dhe kushtetutës sonë”, ka thënë Kurti.

Tutje Kurti ka thënë se Serbia nuk ka mundur të zgjedhë datë më të mbrapsht se 16 janari, për të organizuar referendum.

“Sikur kjo të mos mjaftonte e keni parasysh që 16 janari ndodhet midis 15 janarit dhe 17 janarit, më 15 janar është përvjetori i Masakrës së Reçakut të cilën në vazhdimësi e mohojnë zyrtarët e Serbisë deri të presidenti i fqinjit tonë verior, ndërkaq 17 janari është 40 vjetori i vrasjes së Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla, Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës, njëkohësisht është edhe katër-vjetori i vrasjes së politikanët serb nga Mitrovica, Oliver Ivanoviq. Datë më të mbrapsht për të synuar të organizojë referendum në Kosovë për çështje të brendshme të tyre nuk kanë mundur të zgjedhin. Ne jemi kundër dhe natyrisht që si Qeveri qëndrimi jonë është edhe veprim i yni”, ka thënë Kurti.

Ndahen mjetet për punët shtesë të 766 zjarrfikësve për këtë vit

0

Në mbledhjen e mbajtur sot, Qeveria e Kosovës, ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme për pagesën e orë shtesë gjatë vitit 2021, për 766 zjarrfikës.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë që janë ndarë 513 mijë euro, për të paguar punën në orët shtesë që kanë bërë më 2021 – 766 zjarrfikës.

“Ne si Ministri e Financave, Punës dhe Transfereve kemi pranuar kërkesën e MPB me arsyetimin për pagesën e orëve shtesë gjatë vitit 2021 për zjarrfikësit”.

“Shuma totale është në vlerë prej 513 mijë e 872 euro. Për zbatimin e këtij vendimi përdoren mjete buxhetore në kategorinë e pagave dhe shtesave të organizatave buxhetore aty ky zjarrfikësit janë në listën e pagave”, tha Murati.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort