Home Blog Page 3688

Shaqir Totaj nesër pret bashkëatdhetarët në Shtëpinë e Bardhë

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ftuar të gjithë bashkëatdhetarët për një takim falenderimi nesër në Shtëpinë e Bardhë.

Takimi do të mbahet në ora 17:00.

Njoftimi i plotë:

Të dashur bashkëatdhetarë,

Vendimi për t’i kaluar ditët e festave të fundvitit me familjet tuaja në Kosovë, tregon sa e doni dhe e çmoni vendin e origjinës! Në pamundësi për t’iu takuar veç e veç, kam kënaqësinë t’iu ftoj nesër në një takim falendërimi në Shtëpinë e Bardhë. Mirë se keni ardhur dhe urime Viti i Ri 2022! Paqit shëndet e gëzime në familjet tuaja!

Jeni të mirëseardhur nesër (e Enjte) nga ora 17! Faleminderit

KEDS: Edhe nesër do të ketë reduktime

0

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka njoftuar se edhe nesër do të ketë reduktime të energjisë elektrike në Kosovë.

Sipas Buzhalës për këtë kanë marrë urdhëresë nga KOSTT-i.

“Ne kemi marrë urdhëresë që edhe nesër të aplikojmë reduktime nga ana e operatorit të tregut KOSTT. Është e çuditshme kjo pasi që ne kemi siguruar gjithë energjinë elektrike që është e nevojshme për mbulim të kërkesës, por çfarë ka ndodhur me importimin e rrymës nga KEK-u nuk e dimë”, ka thënë Buzhala, në emisionin “Frontal”, në T7.

Buzhala deklaroi se sa i përket KEDS-it, energji elektrike ka dhe se nuk do të duhej që të kishte reduktime.

Ai deklaroi se janë në fazën e sqarimit të rrethanave.

“Po besoj që janë dy orë. Nuk besoj që shkojnë mbi dy orë. Pjesa më e madhe e energjisë vetëm sa është siguruar. Ne e kemi siguruar të gjithën. Sa na përket neve nuk kemi nevojë që të bëjmë reduktime por ajo pjesa nuk e di se çfarë ka ndodhur. Jemi në procese të sqarimit të rrethanave sepse këto çështje duhet të adresohen”, ka thënë ai.

Krasniqi: Nëse përkeqësohet situata me Covid-19 mund të priten masa të reja

0

Drejtori i SHSKUK’së, Valbon Krasniqi thotë se në Kosovë është situatë e volitshme epidemiologjik sa i përket Covid-19. Por sipas Krasniqit, kjo situatë mund të ndryshojë. Krasniqi tha se numri më i madh i të infektuarve ka ndodhur gjatë kohës së verës.

“Kjo situatë mundet fare lehtë të përmbyset duke parë qarkullimin e Omicron në Shtetet e tjera të Europës dhe në vendet tona fqinje në rajon. Ne duhet të jemi të përgatitur për çdo variant të mundshëm”, thotë Krasniqi.

“Ende janë studimet e para që flasin për to. Nuk ka saktësisht të informuara por këto janë disa karakteristika që duket se i ka fituar ky virus’, shton ai.

Por a ka SHSKUK kapacitete për tu përballur me një valë të mundshme të Omicron?

“Besoj që si Kosovë por edhe si shërbim spitalor ne kemi dëshmuar që mund të organizohemi dhe mund të mobilizohemi për tu përballur me valë të tilla të mundshme”, shpjegon Krasniqi për RTV Dukagjini.

“Në rast se veç përkeqësohet situata, sigurisht që mund të priten edhe masa të reja. Në fund të fundit ne të gjithë e kemi obligim që në radhë të parë ta ruajmë shëndetin e qytetarëve”, thotë Krasniqi.

Si do të funksionojë byroja për konfiskimin e pasurisë?

0

Sot është votuar Projektligji për krijimin e Byrosë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Për mënyrën si do të funksionojë kjo byro dhe kujt do t’i raportojë institucioni ka folur në Info Magazine të Klan Kosovës, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.

”Gjithçka që është parë në projektligj për formimin e kësaj Byroje është e rregulluar mbi bazën e standardeve ndërkombëtare dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

Ai deklaroi se Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial nuk do të jenë pjesë e punës së byrosë.

Për kriteret që duhet plotësuar për të aplikuar për drejtor të Përgjithshëm, Sallahu tregoi se personi duhet të ketë diplomë universitare, përvojë menaxheriale mbi 5 vite, si dhe 8 vite përvojë pune.

”Personave që do t’i konfiskohet pasuria janë personat zyrtarë, familjarët e tyre të ngushtë, personat e ekspozuar politikisht dhe personat e tretë”, tha Sallahu.

Verifikimit të pasurisë do t’i nënshtrohen edhe ata të cilët lënë punën zyrtare, deri në 10 vite më vonë.

Për ata që nuk e kanë pasurinë mbi 25 mijë euro, Sallahu nuk e sheh të nevojshme të bëhet verifikimi pasi sipas tij, verifikimi i pasurisë nën 25 mijë euro krijon shpenzime më të mëdha sesa konfiskimi i asaj pasurie.

”Kjo është një shifër e cila nuk mund të hetohet nëse ka një shumë më të vogël se 25 mijë euro, sepse kjo ka të bëjë me koncentrimin te korrupsioni në nivelin më të lartë të shumave të caktuara. Mbi 25 mijë euro është më i dukshëm dhe ka dëmtuar buxhetin e Republikës së Kosovës. Nëse është korrupsion më i vogël, shkon në fushën penale”.

Po ashtu, Sallahu tha se verifikimi i pasurisë nuk mund t’ju bëhet personave që nuk kanë shtetësi të Kosovës.

Kuvendi i Malit të Zi voton Ligjin e ri të Punës – paga minimale do të jetë 450 euro

0

Paga minimale në Mal të Zi nga 1 janari 2022 do të jetë 450, në vend të 250 eurove aktuale.

Për ndryshimet në Ligjin e Punës votuan 77 deputetë – 50 ishin pro dhe 27 abstenuan.

Fronti Demokratik (FD) tërhoqi një amendament që do të barazonte pagën minimale me shumën e shportës së konsumatorit, pra në shumën prej 650 eurove, raporton rtcg.

Përveç rritjes së pagës minimale nga 1 janari, programi i Evropës tashmë parashikon heqjen e kontributeve të sigurimeve shëndetësore, vendosjen e një pjese të patatueshme të pagës bruto prej 700 euro dhe taksimin progresiv të pagave mbi një mijë euro.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Jakov Milatoviq, tha se sot, pas miratimit të Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Punën në Kuvend, është një ditë historike për Malin e Zi.

Reagon Rizvanolli pas ndihmës së Shqipërisë ndaj Kosovës për rrymë

0

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka falënderuar ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë dhe zv/ministrin Ilir Bejtja, për ndihmën që Shqipëria do t’ia ofrojë Kosovës rreth energjisë elektrike.

Rizvanolli nëpërmjet në postimi në Twitter ka thënë se Shqipëria është afër nesh për t’i zbukuruar edhe më shumë këto ditë festive, jo për të filluar por për të vazhduar të qëndrojmë në krah të njëri-tjetrit

“Së bashku do të vazhdojmë të punojmë që të përmirësojmë mirëqenien e qytetarëve tanë në të dy anët e kufirit”, shkroi ajo.

https://twitter.com/Artane_R/status/1476247724941090821?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Freagon-rizvanolli-pas-ndihmes-se-shqiperise-ndaj-kosoves-per-rryme%2F

 

Kurti: Sot morëm 27 vendime

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se këtë vit po e përmbyllin me 52 mbledhje të Qeverisë. Ai u shpreh se në mbledhjen e sotme morën 27 vendime nga 485 sosh në total.

Kurti po ashtu tha se, këtë vit kanë miratuar në Qeveri gjithsej 119 projektligje, sipas tij, më së shumti ndonjëherë brenda një viti, ndonëse qeverisja është vetëm 9 muaj në detyrë.

Postimi i plotë:

Po e përmbyllim këtë vit me 52 mbledhje të Qeverisë së Republikës së Kosovës përgjatë 40 javëve. Në këtë mbledhje të sotme, morëm plot 27 vendime, nga 485 sosh në total.

Miratuam shtatë projektligje tjera shumë të rëndësishme, si:

– ai për Qeverinë e Republikës së Kosovës sipas së cilit do të përcaktohet përbërja, mandatet dhe kompetencat e Qeverisë dhe anëtarëve të saj;

– Projektligjin për plotësim ndryshimet për financimin e subjekteve politike nëpërmjet të cilit do të rrisim transparencës dhe llogaridhëniet e partive;

– atë për Byronë shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, e cila do të jetë në funksion të luftës kundër krimit dhe korrupsionit, nëpërmjet konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme.

Kështu, këtë vit kemi miratuar në Qeveri gjithsej 119 projektligje, më së shumti ndonjëherë brenda një viti, ndonëse qeverisja jonë është vetëm 9 muaj në detyrë.

Dhamë mbështetjen tonë ndaj kërkesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme për pagesat e orëve shtesë të punës gjatë këtij viti për zjarrfikësit e njësive nëpër komunat e vendit me vlerë 513.872 Euro.

Emëruam sekretarin e ri të përgjithshëm të Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe atë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Vendosëm ligjshmërinë duke shfuqizuar vendimin e vitit 2020 me të cilin në mënyrë të jashtëligjshme i vazhdohej mandati edhe për tre vjet Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës.

Miratuam gjashtë koncept-dokumente, tre të propozuara nga Ministria e Punëve të Brendshme një nga Ministria e Ekonomisë, një nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe një Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Sot themeluam edhe Task-Forcën për Mbrojtjen e Tregut të Republikës së Kosovës. Kjo Taskë-Forcë për qëllim ka mirëfunksionimin e tregut, mbrojtjes së industrisë vendore dhe konsumatorëve, sidomos pas të evidentimit nga terreni dhe numri i ankesave të konsumatorëve në lidhje me cilësinë dhe çmimet e produkteve në treg, si dhe sigurimin e trajtimit të barabartë të eksporteve të Kosovës

Në fund, ndamë 3 milionë euro për zbatimin e masës 4.6 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike – Mbështetje për Ndërmarrjet Publike, përkatësisht për Trepçën.

Në Kosovë operojnë 58 gurëthyes ilegalë

0

Gjatë vitit 2021 Inspektorati i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) ka hasur në 58 operatorë ilegalë, të cilët ndikojnë më së shumti në degradimin e mjedisit, ka bërë të ditur Ramiz Krasniqi, kryetar i Bordit të KPMM-së.

Krasniqi ka thënë në “60 Minuta” të KTV-së se organi që udhëheq ai e ka të pamundur që të bëjë parandalimin e gurëthyesve ilegalë, për shkak të procedurave të stërzgjatura gjyqësore.

“Për momentin janë 567 licenca aktive në Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), 154 prej tyre janë për shfrytëzim, të tjerat janë për hulumtim dhe aktivitete të veçanta. Këtë vit inspektorati i KPMM-së ka hasur në 58 operatorë ilegalë, degradimin e mjedisit më së shumti e bëjnë operatorët ilegalë, KPMM-ja e ka të pamundur parandalimin e tyre për shkak të procedurave pasi ne vetëm i gjobisim dhe i bëjmë inspektimet në teren, dhe lënda shkon në gjykatë, gjykatat në shumicën e rasteve po vonohen shumë, por edhe kur marrin masa, japin gjoba simbolik me çka ata inkurajohen të vazhdojnë punën”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se ka recidivistë të cilët nuk kanë dashur as t’ia dinë për KPMM-në, duke e vazhduar punën pavarësisht kërkesave të këtij organi për ndërprerje.

Krasniqi po ashtu ka kërkuar që operimet ilegale të mos i trajtojë KPMM-ja por Policia e Kosovës, siç ndodh edhe në shumë vende të tjera.

“Operimet ilegale në Kosovë duhet të trajtohen nga Policia e Kosovës. Operimet ilegale ne vendet e tjera nuk i trajton organi që i licencon operatorët, ata i trajton Policia prandaj kërkesa jonë është që këtë çështje ta marrë në dorë Policia”, është shprehur Krasniqi.

Ndërkohë, ai ka bërë të ditur se KPMM-ja ka vetëm 22 inspektorë në terren dhe se që nga viti 2014 nuk mund të lëshohet asnjë licencë për operatorë pa pasur garancion bankar.

Drejtori i KEK-ut për ekspertin gjerman: Do të vijnë edhe dy-tre të tjerë

0

Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, ka folur për krizën energjetike që po përballet vendi kohën e fundit.

Krasniqi, në “Info Magazine”, ka bërë të ditur se pos ekspertit gjerman që tashmë ka ardhur për të parë gjendjen e turbinave dhe rotorit të bllokut B2 deri në rregullimin e tij do të vijnë edhe dy ose tre ekspertë të tjerë.

“Ne zakonisht nuk punojmë me individ, kompania “General Electronic” që është kontraktuar është prodhuese e turbinës dhe rotorit dhe është kompani që kemi vazhdimisht kontakt me ta për prishjet që bëhen tek ne”.

“Nuk është vetëm një ekspert gjatë kohës do të vijnë edhe dy-tre të tjerë”, tha Krasniqi.

Krasniqi mes tjerash tregoi se pse u dashtë që të angazhohej një ekspert i huaj.

“Askush nuk ka ekspertë të prodhimit të turbinave, edhe në botë ka pak kompani që prodhojnë turbina dhe rotorë. Kosova ka ekspertë të mirë për mirëmbajtje të termocentraleve, por jo ekspertë të turbinave dhe rotorëve”, tha Krasniqi.

Prej 1 janarit norma e TVSH-së për hotele dhe gastronomi rikthehet në 18%

0

Në kuadër të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike ishte paraparë që të reduktohet norma e TVSH-së nga 18 në 8 përqind për hotelerinë dhe gastronominë gjatë vitit 2021, mirëpo ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë sot se nga 1 janari kjo normë do të rikthehet në 18 përqind.

“TVSh-ja e ulur nga 18 në 8 përqind ka qenë e paraparë që nga fillimi që të jetë në fuqi nga data 1 janar 2021 deri më 31 dhjetor 2021, dhe po skadon. Prej datës 1 janar të vitit të ardhshëm do të rikthehet në nivelin që ka qenë, pra 18 përqind”, deklaroi ai.

Në konferencën për media ku u prezantua raporti i punës vjetor për Administratën Tatimore të Kosovës(ATK), ministri i Financave, Murati e ka cilësuar një vit të suksesshëm tejkalimin e planit të buxhetit të rishikuar për 7 përqind nga kjo Administratë.

“Kemi pasur për herë të parë tejkalim edhe të buxhetit të rishikuar për 7 përqind. Një rezultat i tillë përveç që nënkupton një trajtim më të barabartë për të gjithë operatorët ekonomik, për të gjitha bizneset, në anën tjetër një performancë e tillë e mirë i mundëson edhe Qeverisë që të ketë të hyra më shumë për programe zhvillimore dhe për t’i mbështetur qytetarët e vendit drejtpërdrejt. Ndërsa sfidë vazhdon të mbetet formalizimi i ekonomisë për deklarim dhe përmbushje të obligimeve tatimore sipas ligjeve”, tha Murati.

Drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj ka thënë se një ndër objektivat kyçe të kësaj Administrate është edhe inkasimi dhe përmbushja e planit vjetor për të hyrat.

Sipas Murtezajt, nga janari deri më 28 dhjetor, ATK ka inkasuar 591.4 milionë euro dhe 209.8 milionë euro kontribute pensionale.

Drejtori Murtezaj tha po ashtu se 35.4 milionë euro, ATK ka inkasuar më shumë se plani vjetor ose sipas tij 124 milionë euro më shumë se në vitin 2020.

“Me të dhënat e datës 28 dhjetor 2021, rezulton se ATK-ja ka arritur të inkasojë 591.4 milionë euro tatime, si dhe 209.8 milionë euro kontribute pensionale. Pra, gjithsej mbi 800 milionë euro. Me realizim të planit, rezulton që ATK-ja ka arritur që t’i tejkalojë të gjitha projeksionet, pra kemi aktualisht mbi 35 milionë euro apo 6.4 përqind më tepër se sa plani. Ndërkaq, në raport me vitin 2020 kemi mbi 124 milionë euro ose rreth 27 përqind”, theksoi Murtezaj.

Sipas ATK-së, edhe qarkullimi i bizneseve është rritur për 33 përqind.

“Gjatë vitit 2021 kemi pasur edhe rritje të qarkullimit të bizneseve, dhe në raport me vitin 2020 kemi pasur diku mbi 33 përqind rritje të qarkullimit. Vlera është mbi 13 miliardë euro është deri tani. Në raport me vitin 2019 kemi mbi 23 përqind rritje të qarkullimit të deklaruar nga ana e bizneseve”, theksoi ai.

Derisa përmendi se në vitin 2021 nga ATK-ja janë mbledhur borxhe në shumën prej 131 milionë euro.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort