Home Blog Page 3687

Policia së bashku me inspektorët e MZHR-së po kryenin aksion kundër gjuetisë së paligjshme në Prizren, tre persona gjuajnë me kallash

0

Zyrtarët policorë bashkë me inspektorët e Ministrisë së Zhvillimit Rural ishin në një aksion me qëllim të parandalimit të gjuetisë së kundërligjshme kanë hasur në një grup prej 3 personave, prej të cilëve njëri kishte në posedim një armë AK-47.

Në momentin kur patrulla policore ka tentuar t’i legjitimojë të dyshuarit janë larguar në drejtim të pyllit dhe kanë shtënë me armë në ajër.

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Planejë të Prizrenit, ndërkaq nuk raportohet për të arrestuar. Rrasti vazhdon të hetohet

Një person në Suharekë në gjendje të rëndë, u rrah nga një tjetër

0

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është sulmuar nga një i dyshuar në fshatin Maçitevë të Suharekës.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur një boks të metalit.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, aty kanë gjetur dhe sekuestruar një boks të metalit. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shteti. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia përmes raportit.,

Deponuan në bankë 462 euro të falsifikuara, policia nis hetimet

0

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të falsifikimit të parasë që kanë ndodhur në Prishtinë.

Në të dyja rastet zyrtarë të bankës kanë raportuar se kanë pranuar monedha të falsifikuara në vlerë 462 euro.

Rastet sipas raportit:

Rr. Ukshin Hoti, Prishtinë 29.12.2021 – 11:50. Ankuesi mashkull kosovar (zyrtar në bankë) ka raportuar se kishte pranuar 194 monedha metalike nga 2 € dhe 44 monedha nga 1 € të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime.

Rr. Bill Klinton, Prishtinë 28.12.2021 – NN. Ankuesi mashkull kosovar (zyrtar në bankë) ka raportuar se, nga klient të ndryshëm të bankës ka pranuar një shumë prej 268 € të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Rasti në hetime.

Kryeziu: Gjatë ditëve të ndërrimit të moteve do të ketë furnizim të rregullt me energji elektrike

0

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu, tha se do të ketë furnizim të rregullt me energji elektrike në ditët e ndërrimit të motmoteve.

Kryeziu në një intervistë për Sytë 7 në Klan Kosova tha se kjo do të ndodhë falë ndihmës që Shqipëria do t’ia jap Kosovës.

“Ne padyshim se jemi falënderues Republikës së Shqipërisë për ndihmën e ofruar e cila është në kuadër të një bashkëpunimi të vazhdueshëm mes dy qeverive sa i përket fushës së energjisë. Dhe ky bashkëpunim do ta mundësojë ose do të sigurojë që gjatë ndërrimit të motmoteve të ketë furnizim të rregullt me energji elektrike. Kështu që atmosfera festive të mirëmbahet ashtu siç duhet”.

“Ky është një bashkëpunim që dy qeveritë e kanë me njëra-tjetrën sa i përket shkëmbimit të energjisë elektrike apo formave të tjera të kompensimit”.

Para disa ditësh kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, tha se po e përcjell me vëmendje gjendjen me krizën e energjisë elektrike që po mbizotëron në Kosovë.

Rama theksoi se ka kërkuar që të gjendet forma që Shqipëria t’i dalë në ndihmë Kosovës që të ketë rrymë në ditët e ndërrimit të moteve.

Gjatë seancës së djeshme Kuvendi i Kosovës i ka rekomanduar masat emergjente duke synuar që të stabilizohet furnizimi me energji elektrike.

MSH kërkon nga qytetarët që të planifikojnë më herët blerjet për festat

0

Ministria e Shëndetësisë përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat Anti-COVID gjatë festave të fundvitit dhe gjatë tërë pandemisë.

Nga kjo ministri kanë kërkuar qytetarët që të planifikojnë mëherët blerjet me qëllim që të shmangin turmat dhe grumbullimet e panevojshme.

MSH ka kërkuar nga qytetarët që të festojnë shëndetshëm.

“Edhe nëse jeni plotësisht të vaksinuar praktikoni respektimin e masave kundër COVID-19 gjatë sezonës festive dhe gjatë tërë pandemisë. Planifikoni më herët blerjet me qëllim që të shmangni turmat dhe grumbullimet e panevojshme. Mbrohu nga COVID-19 dhe festo shëndetshëm”, është thënë nga MSH.

Shqiptohen 436 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19

0

436 qytetarë të Kosovës janë gjobitur nga policia për shkak të mosrespektimit të masave antiCOVID-19 të vendosura nga Institucionet shtetërore dhe shëndetësore.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Sot 30 vjet nga sulmi i parë ndaj familjes Jashari

0

30 vjet  sot bëhen  nga sulmi i parë i forcave të armikut kundër familjes Jashari në Prekaz.

Pas një rezistence të fuqishme të familjes Jashari, forcat serbe u detyruan të tërhiqen

Në sulmin e dytë ndaj familjes Jashari më 22 janar 1998, dy persona nga kjo familje u plagosën.

Më 5 mars 1998, forcat serbe sërish rrethuan shtëpinë ku gjendej Adem Jashari dhe familja e tij me tanke dhe artileri të rëndë. Në përleshjet që vazhduan deri më 7 mars, forcat serbe masakruan mbi 50 anëtarë të familjes Jashari, në mesin e tyre gra dhe fëmijë.

Pas vdekjes, Adem Jashari u bë simboli i luftës së Kosovës dhe pavarësisë së vendit.

Shtëpia e familjes Jashari pas pavarësisë së Kosovës u kthye në shtëpi përkujtimore. Ndërsa, përballë shtëpisë gjenden edhe varrezat e dëshmorëve që humbën jetën në sulm. Në Prekaz gjithashtu gjendet edhe një muze ku ekspozohen veshjet dhe gjërat e familjes Jashari.

Sot Dita e Veteranit të luftës së UÇK-së

0

Sipas ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.

Kjo ditë sjell në kujtesën tonë edhe betejën e parë të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, më 30 dhjetor 1991, aty ku nisi rruga e lirisë.
Në këtë ditë kujtohet deri në përjetësi Prekazi, Gllogjani e të gjitha vatrat e luftës, që i rezistuan makinerisë ushtarake serbe duke mos u përkulur deri në fitore.

Parashikimi i motit për sot dhe nesër në Prizren

0

Mot i qëndrueshëm ditëve në vijim, me vransira e diell. Më një janar mot i butë e me diell. Mjegull përgjatë viseve të ulëta.

29.12.2021 – Pas periudhave me shi, në ditët e ardhshme parashihet të mbajë mot i qëndrueshëm, me vransira e kthjellime, e pa mundësi për të reshura. Natën e ndërrimit të motmoteve parashihet të mbajë mot i kthjellët, e përgjatë viseve të ulëta me mundësi për mjegull.
Në ditën e parë të vitit 2022 parashihet mot i butë e kryesisht me diell. Të dielen në mëngjes vranira, e më pas kthjellime e kryesisht me diell ditën e hënë. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave me kushte për mjegull.

Fuqizimi i erës veriore ditën e enjte, ndihmon në shpërndarjen e ndotësve ajror, e indeksi i cilësisë së ajrit vende-vende edhe kalon në vlera të pranueshme, mirëpo nga dita e premte mungesa e qarkullimit ajror ngujon ndotësit ajror pranë sipërfaqes, e koncentrimet e ndotësve shënojnë rritje, derisa indeksi të kaloj edhe në vlera të dobëta e shumë të dobëta, e vlerat e çastit edhe në jashtëzakonisht të dobëta.

30.12 – Vransira në mëngjes, e gjatë ditës intervale me diell. Në mëngjes viseve të ulëta mundësi për mjegull. Në mbrëmje kthjellime.
31.12 – Vransira kalimtare në mëngjes. Gjatë ditës e në mbrëmje kthjellime. Përgjatë ultësirave në mëngjes kushte për mjegull, e vende-vende mbetet edhe gjatë ditës.
1.01.2022 – Më butë, kryesisht me diell. Në vise të ulëta në mëngjes mjegull.
2.01 – Kryesisht me vransira në mëngjes, e pasdite dhe në mbrëmje priten kthjellime.
3.01 – Në mëngjes ngrica, e ultësirave kushte për mjegull. Ditën kryesisht me diell e më butë.

Temperaturat me tendencë të rritjes mbi vlera mesatare, megjithëse minimalet zbresin edhe në -1 e -2C, ndërsa maksimalet rriten edhe deri në 10C e 13C. Në pjesë ku mjegulla mund të mbetet më gjatë temperaturat mund të jenë mëtë ulëta.
Të enjten frynë erë mesatare nga veriu 7-12m/s, e më pas e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 1-6m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale, me tendencë të rritjes nga dita e premte.

Lladrovci, Syla e Grabovci vizitojnë familjet e Thaçit dhe Veselit

0

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se së bashku me dy ish-deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Sylën dhe Adem Grabovcin, kanë vizituar familjet e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, të cilët aktualisht po mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Lladrovci ka thënë se kanë shkuar në Burojë dhe në Mitrovicë, për të theksuar se mungesa e liderëve bëri që viti 2021 të ishte vit i rëndë për familjet e tyre, për institucionet e vendit dhe për të tjerët.

“Vendi ynë, atdhetarët dhe qytetarët, në rrugën e drejtë të çlirimit dhe lirisë, patën shumë vështirësi. Vendimi i Gjyqit të Hagës që po mban padrejtësisht larg nesh prijësit tanë, solli sfidën e re, të cilën besojmë fort se do ta kalojnë faqebardhë.”, ka shkruar ndër të tjerash Lladrovci në Facebook.

Ai ka thënë se i është përgjithmonë mirënjohës familjeve Thaçi, Veseli dhe të gjithë atyre që me kontribut i dolën në mbrojtje atdheut.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Së bashku, me miqtë e mi, Azem Sylën dhe Adem Grabovcin, kemi shkuar në Burojë dhe në Mitrovicë, te familja e Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit, për të theksuar se mungesa e liderëve tanë, bëri që viti 2021 të ishte vit i rëndë për familjet e tyre, për institucionet e vendit dhe të gjithë neve.

Vendi ynë, atdhetarët dhe qytetarët, në rrugën e drejtë të çlirimit dhe lirisë, patën shumë vështirësi.

Vendimi i Gjyqit të Hagës që po mban padrejtësisht larg nesh prijësit tanë, solli sfidën e re, të cilën besojmë fort se do ta kalojnë faqebardhë.

Përgjithmonë mirënjohës ndaj familjeve Thaçi, Veseli dhe të gjithë atyre që me kontribut i dolën në mbrojtje atdheut, shtetformimit e shtetndërtimit. Drejtësia vonon por fiton!

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort