Home Blog Page 3686

​Peci krenohet me vitin e tij të parë të punës, prezanton të arriturat

0

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se gjatë këtij viti për herë të parë është aprovuar strategjia për bujqësinë dhe zhvillimin rural 2022-2028. Sipas tij, pas stagnimit nëntëvjeçar janë miratuar në qeveri 23 projektligje.

Në konferencën e fundvitit, ai u zotua se kanë realizuar përkrahje rekorde prej 76 milionë euro për kategorinë e granteve, subvencioneve, dëmeve dhe obligimeve që kanë qenë të papaguara.

Udhëheqësi i Ministrisë së Bujqësisë, Faton Peci tha se ky vit do të mbahet mend si më sfiduesi për sektorin e bujqësisë. Ai shtoi se gjendja e ministrisë kur ka marrë detyrën ka qenë me shumë borxhe ose obligime të trashëguara ndër vite.

“Kemi arritur që për herë të parë në historinë ekzistencës së Ministrisë së Bujqësisë që të aprovojmë në qeveri, strategjinë për bujqësinë dhe zhvillimin rural 2022-2028. Njëkohësisht përveç strategjisë për bujqësinë të aprovojmë edhe strategjinë për pylltari 2022-2030. Do të hartojmë një numër të konsiderueshëm të koncept-dokumenteve që në përgjithësi kemi realizuar një sukses në avancimin e politikave në këtë sektor. Përveç avancimit të politikave dhe aprovimit të strategjisë për nëntë muaj dhe pas një stagnimi nëntëvjeçar të mosaprovimit të asnjë ligji në qeverinë dhe kuvendin, ne kemi arritur që për nëntë muaj të aprovojmë në qeveri 23 projektligje”, ka theksuar ai.

Ministri Peci ka shtuar se kanë përmbyllur programin e granteve për vitin 2020-2021 në vlerë prej 9,6 milionë eurosh.

“Ne kemi arritur që të shlyejmë pothuajse të gjitha obligimet e grumbulluara ndër vite dhe përveç kësaj të mundësojmë programin e rregullt për subvencione 2021, në vlerë monetare prej 24 milionë euro. Vetëm në kategorinë e subvencioneve kemi arritur që gjatë muajit tetor të alokojmë 24 milionë euro për fermerët tanë. Gjithashtu kemi bërë kompensimin e dëmeve në sektorin e bujqësisë për periudhën kohore 2020-2021. Vlera totale e përkrahjes në kategorinë e granteve, subvencioneve, dëmeve dhe obligimeve që kanë qenë të papaguara arrin vlerën e 76 milionë euro, që është një përkrahje rekorde nga Ministria e Bujqësisë”, ka shtuar ai.

Sipas tij, Ligji për Pyjet është në proces dhe mund të procedohet në ditët e para të vitit të ri në Qeverinë e Kosovës.

Ai ka theksuar se vitin e ardhshëm do të kenë buxhet të plotë në vlerë prej 71 milionë eurosh.

“Agjencia e Pyjeve të Kosovës ka të hyra rekord më të mëdha të realizuara ndonjëherë. Ka 2,2 milionë euro të hyra në kuadër të veprimtarisë që e ushtron. Kemi arritur që diku 800 mijë fidane të reja të bëjmë pyllëzime dhe deri në fillim të pranverës është një shifër prej mbi 1 milion euro të cilat do të realizohen. Viti 2022 do të jetë vit shumë më i lehtë për sektorin e bujqësisë për shkak se ne futemi me kapacitete të plota buxhetore. Viti 2022 do të jetë vit me një rritje buxhetore prej 11 milionë euro”, ka shtuar Peci.

Peci tha se një nga prioritet e tij është zhvillimi i zonave rurale, duke u zotuar se vitin e ardhshëm do të ketë rritje buxhetore për shumë kultura bujqësore.

Veteranët thonë se pensioni 170 eurosh nuk iu mjafton ta mbajnë familjen

0

30 dhjetori- zyrtarisht shënohet si Dita e Veteranit në bazë të Ligjit për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,

Në këtë ditë kujtohet sakrifica, angazhimi dhe kontributi i veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.

Njëherësh kujtohet edhe beteja e parë e familjes së komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, më 30 dhjetor 1991, nga ku nisi edhe rrugëtimi për liri.

Me rastin e shënimit të kësaj dite, kryetari në detyrë i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Fatom Klinaku, në një intervistë për Klankosova.tv tha se gjendja e veteranëve të luftës së UÇK-së nuk është dhe aq mirë.
“Një veterani të luftës i takon në bazë të Ligjit i takon një pension prej 170 eurosh duke ua mohuar edhe të drejtën të punojnë. 170 euro nuk janë të mjaftueshme për ta mbajtur familjen. Gjendja e tyre nuk është dhe aq mirë. Mohimi i të drejtës për punë i bën ata të ndihen të padobishë. Ka shumë nga veteranët që duan që edhe më tutje t’i kontribuojnë vendit”.

Klinaku tha se veteranët nuk kanë pasur përkrahja as nga Qeveria Kurti 1 dhe as nga kjo aktuale.

“Qeveritë e kaluara na kanë përkrahur deri në një masë, duke i dërguar disa nga veteranët edhe në rehabilitim. Nga Qeveria Kurti 1 dhe as nga kjo nuk kemi pasur as edhe një përkrahje. Ne ndihemi të lënë pas dore nga shteti”.

Shqipëri, miratohet formati i vizës pullë dhe asaj elektronike

0

ë mbledhjen e sotme të qeverisë u miratua formati i vizës pullë dhe asaj elektronike.

Me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e formatit të vizës pullë dhe të vizës elektronike.

Sipas qeverisë, vendimet “Për miratimin e formës, të përmbajtjes dhe elementeve të sigurisë së vizës pullë” dhe “Për miratimin e formës, të përmbajtjes dhe elementeve të sigurisë së vizës elektronike”, shfuqizohen.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Brendshme.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”./atsh

Dita e veteranëve, Osmani: Përulem para atyre që atdheun e kanë mbi të gjitha

0

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani me rastin e 30 dhjetorit, Ditës së Veteranëve tha se kjo ditë i dedikohet njerëzve që patën guximin që në momentet më të vështira, atdheut t`i bëhen mbrojtës, por edhe të jenë lajmëtarë të lirisë.

Osmani në një postim në Facebook shkruan se kjo datë bie në të njëjtën ditë kur tri dekada më parë, më 30 dhjetor 1991, komandanti legjendar Adem Jashari me familje nisi rezistencën në një përballje direkte me forcat e regjimit gjenocidal serb.

Lexoni të plotë postimin e Osmanit në Facebook:

“Fundviti përkon edhe me Ditën e Veteranit të UÇK-së, e cila i dedikohet njerëzve që patën guximin që në momentet më të vështira, atdheut t`i bëhen mbrojtës, por edhe të jenë lajmëtarë të lirisë. Sot nderojmë të gjithë ata veteranë, të cilët nuk hezituan, por rezistuan, nuk ngurruan, por luftuan dhe nuk u zmbrapsën, por i dhanë shtytje lirisë sonë. Kjo datë bie në të njëjtën ditë kur 3 dekada më parë, më 30 dhjetor 1991, komandanti legjendar Adem Jashari me familje nisi rezistencën në një përballje direkte me forcat e regjimit gjenocidal serb, duke shënuar kësisoj fillet e rezistencës ushtarake të ushtrisë, së cilës i priu deri në rënien e tij bashkë me familje.

Përulem para të gjithë atyre veteranëve, të cilët atëherë e sot, atdheun e kanë mbi të gjitha!”.

Provokimi për mërgimtarët që kalojnë në Serbi

0

Mërgimtarët shqiptarë që kalojnë në Serbi përballen me këto fotografi
Shumë mërgimtarë vendosin t’i kalojnë pushimet në vendlindje, ndërsa ka shumë prej tyre që kalojnë në Serbi.

Por, ata rrugës përballen me provokime të ndryshme. Një lexues i albinfo.ch, ka dërguar disa fotografi ku në rrugë ka mbishkrime “Kosova është Serbi”.

Sigurisht kjo nuk është pritur mirë nga mërgimtarët shqiptarë, të cilët janë në numër të madh që kalojnë nëpër Serbi për të shkuar apo kthyer nga vendlindja.

AUV inspekton respektimin e masave kundër COVID-19, mbrëmë shqiptoi 13 gjoba për disa lokale

0

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka vazhduar me inspektimin e lokaleve në kryeqytet se sa janë duke i respektuar masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Në kuadër të këtyre inspektimeve AUV përmes inspektoratit sanitar mbrëmë në regjionin e Prishtinës ka shqiptuar 13 gjoba për lokale të gastronomisë, 10 prej tyre ne pamundësi për krijim të kushteve për ruajtje të distancës janë zbrazur para përfundimit të orarit të punës.

Kështu ka thënë për Telegrafin, zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi.

“Organizimet me grumbullim të njerëzve janë te ndaluara ne të gjithë boten për shkak të pandemisë Covid19. Secili njeri duhet të respektoj masat shtetërore për parandalim të përhapjes se sëmundjes”, tha Thaçi.

Kujtojmë se AUV ka mbyllur edhe dy lokale në komunën e Pejës, për të njëjtat arsye.

Dje në vendin tonë janë konfirmuar 33 raste të reja me COVID-19, ndërkaq së fundmi janë konfirmuar edhe rastet e para me variantin Omicron i cili është konsideruar nga OBSH si variant shumë i rrezikshëm dhe shpërndahet më lehtë se variantet e tjera të coronavirusit. /Telegrafi/

Uran Halimi, zgjedhet kryesues i Asamblesë Komunale të Dragashit

0

Me 17 vota për dhe 10 vota abstenim, Uran Halimi nga LVV është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal në Dragash.

Kryesuesi i ri Halimi, është propozuar nga shefi i grupit të asamblistëve të LDK-së, Qamil Kolloni, pasi që kjo parti është mbështetur në raundin e dytë zgjedhor për kryetar të komunës nga Lëvizja Vetëvendosje, përmes arritjes së marrëveshjes edhe për koalicion qeverisës me këtë komunë.

Kryeministri i Sllovenisë: Nëse BE-ja nuk zgjerohet në Ballkan, zgjerohen tjerët

0

Sllovenia gjatë udhëheqjes së presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, ka arritur ta rikthej termin “perspektivë anëtarësimi”. Ai term ka zëvendësuar termin e mëparshëm “perspektiva evropiane”, që u referohet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe pjesës Evropës Lindore, kështu të paktën pretendon kryeministri slloven Janez Jansha, transmeton Telegrafi.

“Një prej sukseseve strategjike (të qeverisë tonë) është që zgjerimin e kemi kthyer në tavolinë që është një prej projekteve strategjike të BE-së. Për këtë ka pasur shumë diskutim”, ka shtuar Jansha gjatë një fjalimi në televizionin publik slloven.

Gjatë një fjalimi tradicional në prag të festave të fundvitit, Jansha tha se gjatë këtyre diskutimeve disa herë ka theksuar se duket parë se çfarë po ndodhë në Lindje dhe çfarë ka ndodhur në Ballkan, BE-ja do të duhej të zgjerohej, duke zgjeruar hapësirën e “lirisë dhe prosperitetit”.

“Duhet të çlirohemi nga iluzionet se gjërat do të zgjidhen vet, e nëse nuk zgjerohet BE-ja, atëherë do të zgjerohen të tjerët”, vlerësoi Jansha.

Kryeministri i Sllovenisë, theksoi se në takimet në Bruksel ka arritur që në dokumentet e BE-së, në vend të “perspektivës evropiane” për vendet joanëtare që sërish të rikthejnë “perspektivën e anëtarësimit”, që sipas tij ishte kundërshtuar nga disa vende anëtare të vjetra dhe njëherit themelues të BE-së.

Sipas tij, një prej liderëve evropian të cilat nuk deshi t’ia zbulojë emrin, gjatë diskutimeve i kishte thënë se “pse do t’i fusnim në BE-së, kur kështu janë më të lirë si fuqi punëtore”.

Fotografohet dreri i kuq në Blinajë të Lipjanit, nga anëtarët e ” Wildlife – Albanian Photographers”

0

Anëtarët e organizatës “Wildlife – Albanian Photographers”, janë mjaft aktiv në fotografimin e botës së egër në hapësirat mbarëshqiptare.

Ditën e djeshme, anëtari i kësaj shoqate, Sefer Susuri, ka realizuar fotografi interesante të një grupi drerësh të kuq në pyjet e fshatit Blinajë të Lipjanit. Z. Susuri bashkë me anëtarë tjerë të shoqatës, deri më tani kanë realizuar shumë fotografi në Kosovë dhe Shqipëri, të specieve të ndryshme, ndërsa përmes ekspozitave të ndryshme ata promovojnë faunën e trevave shqiptare.

https://www.facebook.com/photo?fbid=10217975503654106&set=gm.948990362404966

 

Përplasjet e akuzat në komision, Ganimete Musliu sot dorëzon padinë ndaj ministrit Peci

0

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, sot do të dorëzojë padinë për ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.

Lajmin për Express e ka bërë të ditur vetë Musliu, e cila ka deklaruar se padinë do ta dorëzojë në orën 11:00.

Ndryshe, padia e Musliut ndaj Pecit vjen pas një përplasjeje verbale në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.

Musliu e pati quajtur Pecin rrugaç, e më pas e kishte hedhur një gotë ujë ndaj tij.

Pas këtij incidenti, deputetja Musliu pati dalë në një konferencë ëpr media, ku edhe ka paralajmëruar padi ndaj ministrit Peci.

“Në komision në mungesë të përgjigjeve ai fillojë të fyejë dhe akuzojë duke më bërë pjesë të krimit të organizuar për këtë unë do të ngris padi ndaj ministrit Peci dhe do ta mbroj dinjitetin tim deri në pafundësi”, tha ajo.

Musliu thotë se nga 25 nëntori kërkoi sqarim nga ministrit Peci për të ditur se çka ka ndodhur me thirrjen për grante.

“Që nga 25 nëntor kam kërkuar sqarim nga ministri Peci për të ditur se çka ka ndodhur me thirrjen për grante. Në seancë kur e kam pyet ministrin se çka ka ndodh ai ka thënë se kjo thirrje është anuluar. Pyetje i kam bërë pse nuk janë njoftuar bujqit e ka anashkaluar pyetjen dhe nuk ka dhënë përgjigje. Kam kërkuar të dërgoj me shkrim vendimin e anulimit”, tha Musliu.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort