Home Blog Page 3685

Zgjohet nga koma kosovarja që u plagos nga bashkëshorti në Gjermani

0

Të martën në Gjermani erdhi te një tragjedi e madhe në familjen kosovare, ku Flamur R. (44) qëlloi për vdekje dy djemtë e tij të moshës 11 dhe 13-vjeçare e tentoi ta vriste edhe bashkëshorten Avdije R. (38) duke e plagosur.

Më pas ai vrau veten.

Gruaja Avdije R. ishte futur në komë artificiale. Por, gazeta gjermane “Bild” raporton se ajo tash është zgjuar nga koma.

Se çfarë shtyu Flamur R. drejt kësaj vepre ajo nuk ka mundur të pyetet ende.

“Ajo nuk ka mundur të merrej në pyetje, pasi vlerësimi i mjekëve është se ende nuk mund të përgjigjet”, ka thënë kryeprokurorja Ulla Hingst.

Sipas hetimeve fillestare 44-vjeçari në mbrëmjen e natës së dytë të Krishtlindjeve kishte vrarë djemtë e tij 11 përkatësisht 13 vjet me nga një plumb.

Avdije R. është dërguar me disa plagë të marrë nga arma në spital.

E Flamur R. kishte vrarë veten pasi qëlloi gjithë anëtarët tjerë.

Sipas hetimeve Flamur R. ka qëlluar tetë herë me armë.

“Janë gjetur tetë gëzhoja në shtëpi”, thotë Hingst.

44-vjeçari nuk kishte leje të armës. Motivi i vrasjes mbetet ende i paqartë.

Grup mosha dhe vendet ku u konfirmuan 53 raste të reja me coronavirus

0
View of a Coronavirus Covid-19 background - 3d rendering

Në Kosovë në 24 orët e fundit janë konfirmuar 53 raste të reja me coronavirus.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se nga 3.263 testime, 53 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Grup mosha e personave të infektuar: 70-79, 1 rast; 60-69, 3 raste; 50-59, 7 raste; 40-49, 7 raste; 30-39, 6 raste; 20-29, 4 raste; dhe grup mosha 10-19, 5 raste.

Nga rastet e reja të konfirmuara, 11 raste janë konfirmuar në Mitrovicë, 5 raste në Prishtinë, 4 raste në Drenas, 3 raste në Klinë, 3 në Ferizaj, 2 raste në Deçan, 1 rast në Suharekë, 1 rast në Gjakovë, 1 rast në Prizren, Fushë Kosovë dhe Viti, transmeton Telegrafi.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive është 419. Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë dhënë 2.324 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.671.559 doza të vaksinës.

Deri më sot 782.060 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/

Samsung: Galaxy Flip 3 bëri që shumë njerëz të ndërrojnë telefonat inteligjentë

0

Sipas Samsung, tregu për telefonat inteligjentë të palosshëm pritet të rritet dhjetëfish deri në vitin 2023.

Telefoni më i ri i palosshëm i Samsung, Galaxy Flip 3, po shitet mirë. Kompania pretendon se ka dërguar 4 herë më shumë pajisje të palosshme këtë vit sesa në vitin 2020. Veçanërisht Flip 3 ka hasur në një interes të madh.

Në mënyrë të veçantë, më shumë përdorues kaluan nga markat e tjera në Samsung për shkak të Flip 3 sesa për shkak të telefonave kryesorë të kompanisë, tha prodhuesi koreano-jugor në një deklaratë për shtyp.

150 për qind rritje të përdoruesve

Samsung nuk jep shifra specifike, por Flip 3 ka shtyrë 150 për qind më shumë përdorues të kalojnë në Samsung në krahasim me Galaxy Note 20 dhe 140 për qind më shumë se Galaxy S21, thonë ata.

Sipas prodhuesit, tregu për telefonat celularë të palosshëm pritet të dhjetëfishohet deri në vitin 2023. /Telegrafi/

Republika Çeke dhe Sllovenia raportojnë shpërthim të gripit të shpendëve

0

Nga 188 mijë zogj nga ferma, që ndodhet rreth 60 kilometra në veri të Pragës, më shumë se gjysma ngordhën gjatë festës së Krishtlindjes. Më pas edhe 8 mijë zogj të tjerë ngordhën më 27 dhjetor.

Veterinerët vlerësojnë se ata do të heqin pjesën tjetër të shpendëve dhe do të shkatërrojnë rreth një milion vezë deri të mërkurën.

Sipas Administratës Shtetërore të Veterinarisë, kjo është një nga shpërthimet më të mëdha të gripit të shpendëve në historinë e vendit.

Nëntipi H5N1 i sëmundjes, potencialisht i transmetueshëm te njerëzit, u konfirmua në fermë më 23 dhjetor.

Që nga shenjat e para të gripit të shpendëve, vezët kanë mbetur në fermë dhe asnjë nuk ka dalë në treg.

Dhoma Agrare e Republikës Çeke vlerëson dëmin në rreth 802 mijë euro

Kthimi i TVSh-së në 18%, kryetari i Hotelerisë paralajmëron protesta

0

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva , është shprehur i shqetësuar lidhur me paralajmërimin se TVSh-ja nga 8% do të kthehet nga 1 janari në 18%.
Sipas tij, bizneset janë në gjendje të keqe, prandaj edhe masat që do të marrin ditëve në vazhdim për të kundërshtuar këtë vendim thotë se nuk do të jenë të mira për Qeverinë.

“Ne kemi pas një takim me ministrin Murati para 1 muaj e gjysmë diku dhe ne i’a kemi shpreh shqetësimet tona që me skadimin e vendimit që është deri me 31 dhjetor të këtij viti të vazhdohet së paku edhe për 3-4 vite për arsye se dihet në çfarë gjendje janë bizneset hoteliere dhe turistike. Mirëpo ne e pamë edhe vendimin e ATK-së, vendimin i cili nëpërmjet ATK-së është shpërnda dhe të drejtën me ju thënë është një shqetësim mjaft i madh kështu që ne me çdo formë këtë do ta kundërshtojmë” tha ai.

“Është festa kështu që po presim deri me 1, 2, 3 dhe nëse jo atëherë ne do të ulemi si kryesi e Odës dhe bashkë me të gjithë akterët që janë shoqatat tjera do të konsultohemi dhe do të shkojmë edhe në forma tjera të cilat nuk kishin me qenë mirë as për neve e as për Qeverinë” tha Sogojeva.

Sogojeva nuk ka përjashtuar organizimin e protestave, duke e konsideruar të paarsyeshëm deklarimin e ministrit Hekuran Murati për humbjet e shkaktuar pas vendosjes së kësaj mase.

“Do të jenë të mundshme sepse e kemi shpreh ne shqetësimet. Nuk ka arsyetim, arsyetimi ka qenë që diku 15 deri në 18 milionë ne si Qeveri pi hupim me këtë TVSh-në a nuk po llogaritet që me qato 17 milionë sa janë që këtë i ndihmojnë bizneset për me mujt me jetuar edhe prej tyre prapa me e marr tatimin. Kjo formë e arsyetimit për neve nuk qëndron. Do të organizohemi, ndoshta ekziston një mundësi që mos t’i përgjigjemi, por ndoshta është herët me fol dhe nuk është mirë ky vendim. Ky vendim është mirë që të rishqyrtohet ose të korigjohet më mirë për me mujt bile me i’u dhanë edhe një afat sepse bizneset edhe ashtu janë keq” tha ai.

Në kuadër të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike ishte paraparë që të reduktohet norma e TVSh-së nga 18 në 8 për qind për hotelerinë dhe gastronominë gjatë vitit 2021. EkonomiaOnline

Rriten rastet me Covid-19, brenda 24 orëve 53 raste pozitive në Kosovë

0
30 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.324 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.671.559 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 782.060 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 3.263 testime, 53 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.033.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 419.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Nagavci paralajmëron riorganizimin e shkollave vitin tjetër

0

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka mbajtur konferencën e fundvitit me gazetarë, ku ka folur për punën që është bërë gjatë këtij viti në arsim, raporton Ekonomia Online.

Nagavci tha se pandemia u ka shkaktuar shumë vështirësi dhe ka e goditur rëndë arsimin. Ajo falënderoi mësimdhënësit për rikthimin e nxënësve në shkolla.

“Ne kishim organizuar edhe mësimin plotësues për të gjithë nxënësit që kanë pas ngecje për shkak të situatës me pandeminë. Në mësimin e plotësues kanë qenë 61 nxënës të përfshirë gjatë vitit të kaluar shkollor”.

“Kemi organizuar një trajnim të mësimdhënësve për implementimin, kurse në zbatimin e kurikulës kanë qenë të përfshirë 1 500 mësimdhënës të përfshirë në trajnime para fillimit të vitit shkollor dhe 3 000 mësimdhënës në programe të ndryshme të trajnimit që janë ofruar nga Ministria e Arsimit”.

“Gjatë këtij viti 2 153 mësimdhënës janë pajisur me licencat e karrierës. Është vlerësuar performanca e 331 drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të institucioneve arsimore në nivel vendi”.

Nagavci tha se i kanë kushtuar kujdes të shtuar fëmijëve nga grupet e marxhinalizuara. Ajo tha se 150 anëtarë që janë trajnuar për fëmijët me aftësi të kufizuara.

“E dini se tashmë është planifikuar në buxhet punësimi i 100 asistentëve për nevoja të veçanta dhe në fillim të vitit të ardhshëm 2022 do të fillojmë bashkëpunimin me komuna, punësimi i këtyre asistentëve”.

Sa i përket riorganizimit të shkollave Nagavci tha së është në plan për vitin e ardhshëm që të punohen për vendosjen e standardeve për të gjitha komunat.

Për strategjinë për arsimin për vitin 2020-2026 Nagavci tha është pothuajse në përfundim, duke shtuar se këtë vit janë ndarë bursa si asnjëherë më parë.

“Si asnjëherë më parë këtë vit kemi nda bursa dhe mbështetje financiare për studentet për nxënësit për të gjitha nivelet. Kemi ofruar mbështetje financiare për studentet vajza, gra”.

“Në nivelin bachelor i kemi përfituese 812 studente në vlerë prej 1 000 eurosh. Janë ndarë 1 799 bursa për studentet elitar që studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë me një vlerë prej 700 euro për secilin nga studentët”.

“… janë ndarë 500 bursa për shkollat e mesme rom, ashkali dhe egjiptiane. Dhe poashtu edhe për studentët që janë pranuar në top universitetet më të mira botërore. bursa edhe për studentët në nivelin e doktoratës”.

Nagavci tha se ngacmimet dhe dhuna ndaj nxënësve nuk do të tolerohet, raporton EO.

“Ngacmimet apo për dhunën që nga ndodh ndaj fëmijëve, nuk do të tolerohet asnjë rast kur dikush abuzon me fëmijë në institucionet arsimore tona”.

Kur foli për njohjen e diplomave ajo ka sqaruar se kanë formuar një Komision që do të merret me këtë çështje.

Në 2021-së u ngritën 372 raste për korrupsion e 351 për krime ekonomike

0

Nga 372 raste të korrupsionit gjatë këtij viti janë zgjidhur 285 prej tyre, ndërsa nga 351 raste të krimeve ekonomike janë zgjidhur 341 prej tyre.

Kështu ka thënë kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku në konferencën për medie ku tregoi për performancën e këtij institucioni përgjatë vitit 2021.

Gjatë vitit që po e lëmë pas, Maloku tha të jenë iniciuar edhe 15 procedura disiplinore ndaj prokurorëve të shtetit e ku janë themeluar edhe 13 panele hetimore.

Maloku në këtë konferencë ka folur edhe rastin e përgjimeve ku ishte përfshirë kryeprokurori i shtetit , Aleksandër Lumezi, e ndaj të cilit tha se nuk është iniciuar masë disiplinore meqë ai nuk ka qenë i involvuar.

Po ashtu Maloku folur edhe për përplasjet me Ministrinë e Drejtësisë, njofton Kp.

“Gjatë viti që lamë pas KPK ka pranuar 15 kërkesa për fillimin e procedurave disiplinore ndaj prokurorëve dhe ka themeluar 13 panele hetimore. Gjatë kësaj periudhe janë shqyrtuar edhe masa disiplinore…Këshilli me përkrahej ne partnerëve ndërkombëtar ka hartuar draft planin e ri strategjik të sistemi prokruorial 2022/2024 i cili do të miratohet në fillim të vitit të ardhshëm.

Sistemi prokurorial ka arritur që gjatë periudhës këtij viti nga 372 raste të korrupsionit të pranuara ka zgjidhur 285 raste respektivisht ka zgjidhur 77 për qind të rasteve të pranuar. Me prioritet janë trajtuar edhe raportet penale apo raportet e ndryshëm me rastet e korrupsionit ashtu që nga 384 informata të pranuar prokuroritë kanë trajtuar dhe përfunduar 277 informata apo 72 për qind të rasteve të pranuar.

Ndërsa sa i përket krimeve ekonomike nga 351 rate të pranuar janë zgjidhur 341 raste, respektivisht janë zgjidhur 97 për qind të rasteve, raportet aktuale tregojnë për një efikasitet në trajtimin e rasteve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike”, tregoi Maloku.

Sa i përket përgjimeve të publikuar nga mediet ku ishte përmendur emri i kryeprokurorit Lumezi, Maloku tha se emri i tij është lakuar prej akterëve të ndryshëm po që s’ka qenë direkt i involvuar në këtë rast.

“Jo nuk ka dhe nuk ka mundur të ketë sepse aty ka pas edhe emra tjerë por ne kemi pa ata që kanë qenë të involvuar në ato afera, përgjime, por megjithatë kryeprokurori është përmend por nuk ka qenë pjesë e asaj çfarë thuhet. Ne nuk kemi pas asnjë arsye që të iniciohet procedura për shkak se ai është lakuar edhe prej tjerë akterëve por jo drejtpërdrejt kryeprokurori i shtetit”, tha Maloku.

Jetishi ka theksuar se janë kundër asaj që të bëhet Vettingu dhe të mos përfshihen Këshilli Gjyqësor dhe ai Prokurorial i Kosovës. Pavarësisht përplasjeve me Ministrinë e Drejtësisë, Maloku tha se kanë menduar që të marrin pjesë në grupet punuese që kanë të bëjnë me ndryshimet ligjore dhe këtë reformë ligjore.

“Sa i përket fërkimeve me Ministrinë e Drejtësisë ne kemi menduar që ka qenë një deklaratë e papërgjegjshme e një zyrtari të MD dhe ka irrituar pak a shumë edhe komunitetin e prokurorëve dhe gjithë sistemin prokurorial dhe kjo ka qenë një deklaratë goxha e rëndë për sistemin prokurorial. Gjithsesi për hir të një zyrtari apo një deklaratë të papërgjegjshme ne jemi munduar ta gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe ne sot marrim pjesë edhe në reformat ligjore dhe përfaqësuesit tanë kanë marrë pjesë në këto grupe punuese që kanë të bëjnë me ndryshimet ligjore”, tha Maloku.

E sa i përket avancimit të Bahri Hyseni nga departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Ferizaj në zyrën e Prokurorit të Shtetit, Hyseni tha se ky ka qenë vlerësim i komisionit për transferim dhe avancim e për çka theksoi se avancimi nuk ka pas pengesa ligjore.

Në këtë konferencë ai tregoi se KPK ka finalizuar edhe vlerësimin e performancës së prokurorëve.

Sipas tij, buxheti për vitin e ardhshëm është më i larti që kanë pasur ndonjëherë. Vitin që vjen buxheti do të jetë 18 milionë e 144 mijë e 178 euro. Ndërkohë që buxheti për Këshillin Prokurorial të Kosovës për vitin 2021, pas rishikimeve buxhetore ishte 12 milionë 704 mijë 567 euro. E deri më tani ai tha se KPK ka realizuar mbi 98% të buxhetit total për të gjitha kategoritë ekonomike dhe programet buxhetore.

Jetishi bëri të ditur se është hartuar draft-plani strategjik 2022-2024, i cili pritet të miratohet në fillim të 2022-së.

Jeffrey Hovenier jep betimin si ambasador i ri i SHBA-ve në Kosovë

0

Jeffrey Hovenier ka dhënë betimin e tij para nënsekretares së Shtetit për Politika të Jashtme të SHBA-së, Victoria Nuland.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasada e Amerikës në Prishtinë, përmes një postimi në Twitter.

“Të martën, Jeffrey Hovenier u betua para nënsekretares së Shtetit për Politika të Jashtme të SHBA-së, Victoria Nuland si ambasador i ri i SHBA-së në Republikën e Kosovës. Mezi presim ardhjen e tij!”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Hovenier ishte emëruar për postin e ambasadorit të Kosovës nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden në korrik të këtij viti.

Ai është një diplomat karriere në Departamentin e Shtetit, i cili së fundmi ka shërbyer si zëvendës ambasador i Shteteve të Bashkuara në Ankara të Turqisë.

Nga gushti 2018 deri në korrik 2019 ai ka qenë i ngarkuari me punë në atë ambasadë.

Më herët, ai ishte zëvendës shef në detyrë i Misionit dhe ministër këshilltar për Çështjet Politike në Ambasadën amerikane në Berlin të Gjermanisë.
Ambasadori i ri i ShBA-së: Mezi pres të kthehem në Prishtinë, të punoj për të forcuar marrëdhëniet ShBA-Kosovë
Ai ka shërbyer gjithashtu në misionet e Shteteve të Bashkuara, në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru, në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Hovenier ka përvojë në Kosovë, pasi ka shërbyer në ekipin e të Dërguarit të Posaçëm të OKB për statusin politik, Martti Ahtisaari.

Në vitin 2018, ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e nderoi Hovenier me Medaljen Presidenciale Jubilare për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, “për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Gjatë ceremonisë për dhënien e medaljes, Presidenti Thaçi e falënderoi diplomatin amerikan “për kontributin në Konferencën e Rambujesë, në procesin e Vjenës dhe në procesin e shtetndërtimit të Kosovës”.

“Unë do të jem gjithmonë një mik i Kosovës”, ishte shprehur diplomati Hovenier. /Telegrafi/

Kriza energjetike: Bie nga sistemi edhe Blloku A5

0

Problemet me furnizim me energji elektrike po vazhdojnë, pas “Kosovës B” sot ka rënë edhe “Blloku A5” i “Kosovës A”.

Përveç problemeve në “Kosovën B” ku jashtë prodhimit e ka një bllok prej 250 megavate orë energji elektrike, tani nga sistemi ka rënë edhe “Blloku A5” i “Kosovës A”

Derisa në dy blloqet tjera, A3 dhe A4 janë paraqitur probleme teknike.

Blloku A3 i “Kosovës A” aktualisht ka rrjedhje te hidrogjenit në gjenerator e po ashtu edhe ne Blloku A4 ka rrjedhje dhe telashe të tjera teknike, raporton Insajeri.org

Qytetarët e Kosovë tash e një muaj janë duke u përballur me reduktimet e rrymës.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort