Home Blog Page 3684

Policia me plan operativ për sigurinë e qytetarëve në natën e Vitit të Ri

0

Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në funksion të ruajtjes dhe garantimit të sigurisë së përgjithshme të qytetarëve më 31 dhjetor, natën e Vitit të Ri.

Nga zyra për media e Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur për Telegrafin se tashmë kanë marrë masat e duhura të sigurisë në pikat kufitare dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

“Departamenti për Operacione i Policisë ka hartuar një Urdhër të veçantë operativ i cili parasheh: Mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në tërë territorin e RKS-së, Shtimin e masave të sigurisë, Rritjen e vigjilencës dhe prezencës policore nëpër ambiente të ndryshme ku mund të ketë aktivitete festive, si dhe menaxhimin e trafikut rrugor. Gjithashtu janë ndërmarr masa të duhura të sigurisë në Pikat Kufitare dhe në Aeroport, marr për bazë fluksin e madh dhe lëvizjen e shtuar të bashkatdhetarëve”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Tutje, Policia ka shtuar se “referuar situatës aktuale nga Pandemia COVID-19, masat dhe kufizimet e përcaktuara për parandalim të përhapjes së virusit, planifikimet policore janë bashkërenduar me autoritetet tjera vendimmarrëse shtetërore për menaxhimin e pandemisë.

“Ruajtja e shëndetit të qytetarëve tanë në këtë fazë është prioritet për ne, prandaj kërkohet kujdes nga të gjithë në zbatimin e masave dhe kufizimeve siç parashihen me vendime të autoriteteve kompetente shëndetësore, në mënyre që të parandalohet përhapja e mëtejme e virusit.

Urdhri operativ i Policisë është shpërndare nëpër të gjitha rajonet/stacionet policore dhe ka për qëllim; Parandalimin, luftimin e dukurive negative dhe akteve kriminale të mundshme që në çfarëdo mase rrezikojnë qetësinë dhe stabilitetin në vend, garantimin e lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët, ruajtjen e jetës së qytetarëve dhe pasurisë private, si dhe atë shtetërore”, vijon përgjigja e Policisë.

Policia e Kosovës bën më tej të ditur se do të jetë aktive në zbatimin e planeve konkrete operacionale aty ku prezenca policorë vlerësohet e nevojshme.

“Policia monitoron gjendjen e sigurisë dhe njëkohësisht kërkon nga të gjithë qytetarët që të jenë vigjilent dhe të kujdesshëm që të shmangin veprime të cilat mund të rrezikojnë sigurinë e tyre dhe sigurinë e të tjerëve në përgjithësi si dhe të përmbahen nga përdorimi i paautorizuar i armëve dhe i mjeteve të rrezikshme piroteknike.

Zbatimi i ligjit dhe siguria e qytetarëve nuk ka alternativ, prandaj masa ligjore do të ndërmerren ndaj të gjithë atyre individëve kryej veprime të kundërligjshme dhe që mund të cenojnë sigurinë qytetare”, thekson Policia.

Po ashtu edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që të mos përdorin mjete piroteknike për të festuar, pasi me këtë ata rrezikojnë shëndetin e tyre dhe të tjerëve.

“Mos luani me mjete piroteknike! Statistikat flasin per minimum 100 të lënduar rëndë e lehtë çdo festë nga hedhja e mjeteve piroteknike! Lëndimet nuk riparohen! Ju lutemi! Ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve!”, thuhet në një postim në Facebook.

Ndryshe, më shumë se dhjetë persona janë lënduar gjatë shënimit të Vitit të Ri vitin e kaluar si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike, por edhe nga plumbat “qorr”.

IKSHPK apel qytetarëve për fundvit: Mos luani me mjete piroteknike

0

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka apeluar tek të gjithë qytetarët e Kosovës që të mos ndezin mjetet piroteknike.

Me anë të një postimi në ‘Facebook’, IKSHPK ka përmendur statistikat vjetore ku, sipas tyre, minimumi 100 persona mbesin të lënduar si pasojë e mjeteve piroteknike, shkruan lajmi.net.

“Statistikat flasin per minimum 100 të lënduar rëndë e lehtë çdo festë nga hudhja e mjeteve piroteknike!”, thuhet në postimin e tyre.

Postimi i plotë:

Qytetarë të nderuar!

Mos luani me mjete piroteknike!

Statistikat flasin per minimum 100 të lënduar rëndë e lehtë çdo festë nga hudhja e mjeteve piroteknike!

Lëndimet nuk riparohen!

Ju lutemi!

Ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve!

Rama kurorëzon çiftin e parë, pas zgjedhjes kryetar i Prishtinës

0

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se sot ka kurorëzuar një çift.

Rama tha se dashuria, është ndjenjë e fortë që i bashkon njerëzit.

“Dashuria, është ndjenja më e fortë që i bashkon njerëzit, e sot me kënaqësinë më të madhe kurorëzova dashurinë e çiftit të parë si Kryetar i Prishtinës”, shkroi Rama në llogarinë e tij në Facebook.

Ambasadori i Izrealit i përgjigjet Vuçiqit: Ti nënshkrove një marrëveshje që na kërkoi ta njihnim Kosovën

0

Ambasadori i Izraelit në Beograd, Yahel Vilan ka thënë mbrëmë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka nënshkruar personalisht në emër të shtetit të tij një marrëveshje me të cilën i kërkon Izraelit të njohë Kosovën.

Këto komente ai i bëri duke iu referuar marrëveshjes së Uashingtonit, transmeton lajmi.net.

Ai ka hedhur pikëpyetjen se pse Serbia nuk e ka mohuar apo anuluar marrëveshjen në fjalë nëse nuk do që ta zbatojë atë.

“Mos më keqkuptoni, është një temë e rëndësishme, por është një histori tjetër, vendimi i Izraelit për të njohur pavarësinë e Kosovës është marrë nën presionin amerikan, përndryshe të mos harrojmë se është bërë në kuadër të marrëveshjes ndërmjet Serbisë dhe Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe jo me ne. Nuk po mundohem të fshihem pas kësaj, ai vendim është marrë nga Izraeli pas shumë vitesh kur ne nuk e kemi njohur Kosovën. Kjo është në kundërshtim me interesat tona në Serbi”, tha ai.

I pyetur nëse Izraeli do ta rishikojë vendimin për Kosovën, ambasadori tha se nuk dëshiron të krijojë hapësirë ​​për optimizëm për publikun serb.

“Nuk e shoh këtë mundësi për momentin. Është arritur marrëveshja, Izraeli e ka njohur Kosovën dhe Kosova do ta zhvendosë ambasadën në Jerusalem. E pranoi në marrëveshje”, tha ai në Tv Prva.

Këto komente ai i bëri pasi që presidenti serb, Aleksander Vuçiq tha se gjoja nuk e dinte se çka po nënshkruante dhe se i ishin zëvendësuar dokumentet.

Osmani dekreton Ligjin për buxhetin e Kosovës për vitin 2022

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të kompetencave të saj, ka dekretuar Ligjin për Buxhetin e vitit 2022.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, në mbështetje të nenit 80 (2) dhe nenit 84 pikat (4 dhe 5) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ka dekretuar shpalljen e Ligjit Nr. 08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, më 17.12.2021, dhe i pranuar nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, më 29.12.2021”, thuhet në dekretin e Presidentes Osmani.

Kujtojmë se 65 deputetë ishin pro në votimin e Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2022.

Institucionet e sigurisë i raportojnë Osmanit dhe Kurtit për fundvit

0

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë pritur institucionet e sigurisë, të cilët kanë preazantuar raportimin e fundvitit si dhe përgatitjen për vitin pasues lidhur me sfidat në fushën e sigurisë.

Në takim kanë marrë pjesë edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjeneralleitënant Bashkim Jashari, drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti si dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë Samedin Mehmeti.

Ndërron jetë një femër 21 vjeçare në Burgun e Lipjanit

0

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës ‪12:42 në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, e dënuara me inicialet M.K, viti i lindjes 2000, ka ndrruar jetë.

Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të Qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë.

E dënuara, në QKF Lipjan është pranura me datën 27.04.2021, që nga fillimi deri 18.06.2021 ka qenë në vëzhgim çdo 15 minuta nga psikologu i Qendrës.

Po ashtu, nga datga 02.11.2021 ka qenë në vëzhgim (observim) çdo 30 minuta, i cili vëzhgim ka vazhduar.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe Prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjithashtu është themeluar Komisioni Hetimor Administrativ nga SHKK, i cili do të dal me Raport Administrativ Përfundimtar.

Stafi mjekësor i Stacionarit të Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rastin. Autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes.

Këto janë kategoritë që Qeveria do t’ua paguajë rrymën

0

Në kuadër të masave mbështetëse për qytetarët Qeveria do të subvencionojë në pjesë të faturës së rrymës elektrike për familjet që preken më shumë nga kriza energjetike, ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje.

Në një komunikatë të postuar në Facebook thuhet se subvencionimi i energjisë elektrike, sipas ligjeve në fuqi, do të bëhet për vitin 2021, edhe atë për aq muaj sa shfrytëzuesi ka përfituar nga skema/pensioni përkatës.

Në lidhje me këtë masë sot është publikuar sqarimi lidhur me subvencionimin e energjisë elektrike për familjet në nevojë.

Subvencionimi i energjisë elektrike bëhet për familjet me asistencë sociale dhe kategoritë e pension-marrësve: familjet në skemën e ndihmës sociale; familjet e dëshmorëve të UÇK-së; familjet e Viktimave Civile; familjet e të zhdukurve; invalidët e luftës; personat e verbër; personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë.

Këto kategori nuk kanë nevojë që të aplikojnë për të përfituar nga ky subvencionim, përfundon komunikata.

Serbia fut në Kosovë kamera të kompanive që janë në listë të zezë të Amerikës

0

Serbia, përmes institucioneve të cilat i ka në Kosovë, ka blerë sistemin e video-mbikëqyrjes së kompanisë kineze që është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), të dedikuar për shkollat në 12 komuna të Kosovës, mëson Radio Evropa e Lirë (REL).

Siç shihet nga dokumentacioni, sistemet e video-mbikëqyrjes të markës kineze Dahua, të cilat Serbia i blen për shkollat në Kosovë, kanë edhe opsionin e njohjes së fytyrave.

Sipas Departamentit të Tregtisë së SHBA-së, Dahua Technology është kompani kineze, e cila që nga viti 2019, gjendet në listën e zezë të SHBA-së për shkak të ndërlidhjes së saj me shkeljet e të drejtave të njeriut dhe fushatën kineze të represionit kundër ujgurëve në provincën kineze të Xinjiang.

Më 16 dhjetor, Organi i përkohshëm i Komunës së Gjilanit në Kosovë, institucion ky i menaxhuar nga strukturat serbe dhe që nga autoritetet e Kosovës njihet si institucion paralel, ka lidhur kontratë për prokurimin e këtij sistemi për video-mbikëqyrje me Neva Company 2020 DOO, me seli në Ranillugë, po ashtu komunë kjo e banuar me shumicë serbe në Kosovë.

Sipas kontratës, kompania ka marrë përsipër të dorëzojë, instalojë dhe vërë në funksion pajisjet e mbikëqyrjes me video brenda 30 ditëve.

Siç shihet nga dokumentacioni, mjetet janë siguruar me vendim të Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë. Vlera e kontratës së nënshkruar është rreth 39 mijë euro (4.587.480 dinarë).

Çfarë po prokurohet?

Siç shihet nga dokumenti për përcaktimin e specifikimeve të prokurimit, i cili është pjesë e një pakete më të gjerë të publikuar në portalin zyrtar të prokurimit publik në Serbi, Organi i përkohshëm i Komunës së Gjilanit është duke prokuruar 30 copë regjistrues tetëkanalësh Dahua DVR.

Në karakteristikat e këtij sistemi, ndër të tjera, theksohet “njohja e fytyrës”.

Siç shpjegohet, kjo është një “teknologji tipike”, e cila përdoret në aplikacione të ndryshme dhe mundëson kërkimin apo identifikimin e individëve.

Gjithashtu, objekt i prokurimit publik janë 196 copë Dahua Bulet Camera, me rezolucion pesë megapiksel, 30 hard disqe dhe 9 mijë metra kabllo.

Siç shihet aty, po ashtu janë duke u blerë pajisje për gjithsej 30 objekte, që përfshijnë institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe ato të mesme në 12 komuna të Kosovës.

Deri në publikimin e këtij teksti, Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë nuk i është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse i ka njoftuar autoritetet e Kosovës për prokurimin, se ku saktësisht do të vendosen pajisjet monitoruese dhe për çfarë qëllimi do të përdoren.

Serbia vazhdon të ndajë dhjetëra milionë euro në vit nga buxheti i saj për financimin e institucioneve paralele dhe për realizimin e aktiviteteve të saj në Kosovë.

Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008, por autoritetet në Serbi refuzojnë ta pranojnë atë si shtet.

Pse është i kontestueshëm prokurimi?

Dahua Technology e Kinës është në mesin e kompanive që janë nën sanksionet e SHBA-së.

Siç thuhet, autoritetet amerikane kanë deklaruar në vitin 2019 se Dahua është ndër kompanitë në listë që i ndalohet të bëjë biznes me kompani amerikane.

“Konkretisht, këto entitete janë të përfshira në shkeljet dhe keqpërdorimet e të drejtave të njeriut në fushatën kineze të represionit, ndalimit masiv arbitrar dhe mbikëqyrjes përmes teknologjisë së lartë të ujgurëve, kazakëve dhe pjesëtarëve tjerë të grupeve të pakicës myslimane në Xinjiang”, tha Departamenti i Tregtisë i SHBA-së, në tetor të vitit 2019, ka transmetuar Bloomberg.

Kosova mban marrëdhënie të fuqishme diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat ishin ndër të parat që njohën pavarësinë e vendit.

Çfarë thonë autoritetet në Kosovë?

Institucionet e Kosovës kryesisht heshtin ndaj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për importin e video-mbikëqyrësve të markës Dahua, e cila është në listën e zezë amerikane.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës (MPB) është përgjigjur shkurt, duke thënë se “për momentin, nuk kemi asnjë informacion për këtë çështje”.

Nga Qeveria dhe nga Policia e Kosovës nuk janë kthyer përgjigje lidhur me këtë çështje, deri në publikimin e këtij teksti.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar edhe Doganës së Kosovës me pyetjet se a janë kamerat Dahua në listën e zezë, cila është procedura për importimin e këtij lloji të video-mbikëqyrësve dhe nëse Kosova e ndjek listën e zezë të SHBA-së sa i përket teknologjisë. Megjithatë, përgjigja nuk erdhi.

Nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Qeverisë së Kosovës thonë se shumica e institucioneve arsimore në Kosovë janë të pajisura me video mbikëqyrjeje, por se nuk ka ligj të veçantë që e rregullon këtë çështje.

Kush guxon të vendosë kamera në institucione në Kosovë?

Në anën tjetër, nga Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) e Kosovës theksojnë se video-mbikëqyrja, që identifikon individët, nuk guxon të vendoset në asnjë institucion dhe se vetëm policia ka të drejtë t’i përdorë ato “në raste të veçanta”.

Kjo është një agjenci e pavarur përgjegjëse për monitorimin e zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me qëllim mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të personave fizikë.

Nga kjo agjenci thonë se kanë lëshuar leje për instalimin e kamerave CCTV në shkollat e Kosovës, por theksojnë se kamerat e tilla janë të sigurta, sepse imazhi nuk mund të transmetohet në telefon apo ndonjë pajisje tjetër.

“Janë instaluar vetëm për sigurinë dhe vetëm në korridore (të shkollave) dhe para tyre”, thonë nga AIP-i.

Mirëpo, siç thonë ata, nuk e dinë nëse përdoren dhe cilat kamera përdoren në shkollat në mjediset e banuara me serbë, të cilat punojnë sipas sistemit të Serbisë, sepse deri më tani nuk kanë pasur staf për të monitoruar për këtë çështje.

“Kuvendi i Kosovës, në fund të korrikut ka emëruar një komisioner (për komunitetin serb) në kuadër të Agjencisë, ndërkaq që për inspektim shkojmë vetëm nëse marrim ndonjë ankesë”, kanë thënë ata, duke shtuar se është planifikuar edhe inspektim i rregullt në të gjitha institucionet në mbarë Kosovën.

Mentor Vrajolli, drejtor ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se është e vështirë në këtë moment të vlerësohet se çfarë ndikimi mund të kenë ndaj Kosovës kamerat kineze Dahua. Ai konsideron që Kosova tani duhet të identifikojë kanalin e komunikimit ndërmjet serbëve nga Kosova dhe vendeve tjera, produktet e të cilave janë të sanksionuara nga SHBA-ja.

Ai thekson se Serbia, përmes Listës Serbe, po i realizon synimet e saj në Kosovë dhe vlerëson se kjo parti udhëheqëse e serbëve të Kosovës më së paku kujdeset për interesat e komunitetit të saj.

Lista Serbe është formuar me mbështetjen e Beogradit dhe është e afërt me Partinë Progresive Serbe të presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vrajolli konsideron që Kosova duhet patjetër të ndjekë listën e zezë amerikane dhe shton se lista të tilla “nuk janë gjithmonë një gjë e keqe për rajonin”.

“Njerëzit që gjenden në listën e zezë, paraqesin kërcënim për sundimin e ligjit, janë të lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Në disa raste nxisin edhe destabilitetin politik”, thotë Vrajolli, duke shtuar se SHBA-ja lufton ndaj personave dhe shteteve të tilla, pikërisht duke vendosur sanksione.

Kryetari i Organit të përkohshëm komunal të Gjilanit, të cilin e financon Beogradi, Sasha Millosheviq, nuk ka qenë i qasshëm për një deklaratë për prokurimin e video- mbikëqyrësve të markës kineze Dahua.

Përgjigje nuk ka dhënë as Davor Petkoviq, kryesuesi i Qarkut të Anamoravës së Kosovës, institucion po ashtu paralel që përfshin komunën e Gjilanit dhe që funksionon në sistemin e Serbisë.

Kompani e regjistruar në Serbi, jo në Kosovë

Neva Company 2020 DOO, me të cilën është lidhur kontrata për prokurimin dhe instalimin e sistemeve të mbikëqyrjes me video, është regjistruar në Agjencinë e Regjistrimeve të Bizneseve të Serbisë më 10 shtator të viti 2021, vetëm tre muaj para se t’i jepej puna përmes prokurimit publik.

Në faqen e internetit të Agjencisë thuhet se selia e saj është në Ranillug të Kosovës.

Por, kjo kompani nuk është e regjistruar në Kosovë.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar Millosh Gjorgjeviqin nga Ranillugu, i cili konfirmoi se është pronar i kësaj kompanie, ndonëse në regjistrin në Serbi thuhet se pronare është Millena Gjorgjeviq.

Millosh Gjorgjeviq nuk ka dashur të japë asnjë informacion shtesë, duke thënë se është i zënë dhe se pyetjeve do t’iu përgjigjet përmes adresës elektronike. Deri në publikimin e këtij teksti, përgjigjet ai nuk ka kthyer përgjigje.

Në faqen e Agjencisë për regjistrimin e bizneseve të Kosovës, shihet se Millosh Gjorgjeviq është edhe pronar i kompanisë P.T.P. “DZNET” në Ranillug, e cila merret me riparimin dhe shitjen e teknologjisë.

Agjencia për regjistrimin e bizneseve operon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës dhe është institucioni i vetëm përgjegjës për regjistrimin e subjekteve afariste në Kosovë.

Departamenti i Shtetit për REL-in: Për përdorim të përgjegjshëm të teknologjisë

Departamenti i Shtetit, në përgjigjen ndaj pyetjes së Radios Evropa e Lirë, ka thënë se po punon për të zhvilluar parime për përdorimin e përgjegjshëm të teknologjisë së mbikëqyrjes, në bashkëpunim me partnerët dhe aleatët.

“SHBA-ja po punon me aleatët dhe partnerët në iniciativën për hartimin e parimeve për përdorimin e përgjegjshëm të teknologjisë së mbikëqyrjes nga qeveria, në përputhje me vlerat tona të përbashkëta demokratike dhe respektimin e të drejtave të njeriut”, thuhet në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Departamenti i Shtetit thekson se Shtetet e Bashkuara “mbeten të përkushtuara për të promovuar respektimin e të drejtave të njeriut të anëtarëve të grupeve pakicë”.

Marrëdhënie të gjata mes Serbisë dhe Kinës

Ndryshe nga vendet e Bashkimit Evropian (BE), të cilat dënojnë Kinën për shkeljen e të drejtave të njeriut të ujgurëve, Serbia i ka qëndruar afër Pekinit zyrtar në skenën ndërkombëtare, i cili mohon akuzat për torturën ndaj ujgurëve.

Xinjiang është provinca autonome më e madhe e Kinës, në të cilën jetojnë 25 milionë njerëz dhe ku më shumë se gjysma janë kryesisht grupe të pakicave etnike myslimane. Grupi më i madh është popullata turke ujgure.

Persekutimi kinez i pakicës ujgure në Xinjiang është përshkallëzuar vitet e fundit. Konsiderohet që më shumë se një milion njerëz janë ndaluar në kampet e punës dhe ka prova në rritje të programeve të riedukimit, kufizimeve të lirive fetare dhe kulturore, programeve të punës së detyruar, mbikëqyrjes masive dhe sterilizimit të detyruar të grave.

Raportet ndërkombëtare zbuluan, gjithashtu, se mijëra ujgurë u transferuan për të punuar në fabrika në të gjithë Kinën, në kushte që “fuqishëm sugjerojnë punë të detyruar”.

Serbia është pjesë e nismës shtetërore kineze “Brezi dhe rruga” me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (17 + 1) për rihapjen e kanaleve tregtare perëndimore që ndjekin Rrugën e lashtë të Mëndafshit me qëllim që Kina të furnizojë ekonominë e saj.

Marrëdhëniet e afërta të Serbisë me Kinën dhe Rusinë janë kritikuar shpesh nga zyrtarët e BE-së dhe SHBA-së, duke dërguar një mesazh të qartë se Serbisë do t’i duhet të harmonizojë politikën e saj të jashtme me 27 vendet e tjera anëtare në procesin e integrimit evropian.

Këto marrëdhënie përfshijnë gjithashtu “Qytetet e mençura”, një projekt i qeverisë kineze i bazuar në përdorimin e gjerë të teknologjive moderne të informacionit dhe telekomunikacionit që zbulojnë, analizojnë dhe më pas integrojnë të gjitha informacionet kryesore që lidhen me funksionimin e një qyteti.

Megjithatë, “Qytetet e mençura” përfshijnë një sistem problematik të “përmirësimit” të sigurisë publike, i cili siguron mbikëqyrje me kamera për njohje të fytyrës.

Realizimi i zhvillimit të “Qyteteve të mençura” filloi në Beograd në gjysmën e parë të vitit 2019 dhe parashikon që deri në vitin 2021, në 800 lokacione do të instalohen më shumë se 1000 kamera për mbikëqyrje, të pajisura me teknologjinë e njohjes së fytyrës.

Kamerat janë blerë nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë – në kuadër të projektit të quajtur “Qyteti i sigurt” – nga kompania kineze Huawei, po ashtu, nën sanksionet e SHBA-së. /rel/

Gastronomët protestojnë pas festave, Vranica: Vendimet e Qeverisë po na falimentojnë

0

Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Arian Vranica për EO tha se rikthimi i TVSh-së në 18% është përkeqësim i gjendjes ekonomike për këtë sektorë.

Vranica sqaroi se e kanë paralajmëruar edhe institucione që nëse kjo masë nuk mbetet në fuqi do të protestojnë pas festave të fundvitit. Sipas tij, kërkesat e tyre janë shumë elementare dhe janë të përballueshme për institucionet.

“Një regres dhe jo një ringjallje ekonomike ashtu siç na ka premtuar kjo Qeveri sepse praktikisht menaxhimi me pandemi ka me vazhduar edhe vitin e ardhëm nuk ka qenë një lloj kurioziteti kjo punë, ka qenë e ditur. Problemet do të vazhdojnë sepse kemi edhe probleme të tjera që janë rritjet e çmimeve, kemi rreth 2 000 biznese më pak në gastronomi nëse e krahasojmë me vitin 2019 dhe vetëm që po vështirësohen gjendja ekonomike”.

“Pas festave se tani nuk kemi mundësi me u mbledh si shoqatë edhe si këshill drejtues, po shpresojmë që nuk ka me pas nevojë. Po i bëjmë edhe protestat, po i dërgojmë sinjale Qeverisë së Kosovës që me pas parasysh gjendjen ekonomike të bizneseve tona. Nuk po lypim diçka ekstra të cilat nuk i kanë bë diku tjetër”.

Ai konsideron se Qeveria nuk ka bërë strategji për lehtësimin e gjendjes ekonomike në Kosovë. Madje sipas tij, me vendimet që po merren veç se po qojnë në falimentim të bizneseve.

“Ne i kemi paralajmëru edhe Ministrinë e Financave, Qeverinë e Kosovës edhe Ministrin e Shëndetësisë që kjo masë duhet të vazhdojë sepse nuk po shpikim diçka të re, po marrim raste të cilat po i aplikon bota edhe Evropa. Për shembull e kemi Gjermaninë e cila përpos që e ka ul edhe e ka vazhduar TVSh-në në shitje e cila është edhe më e ulët se tek ne, ajo i’a ka kompensuar bizneseve edhe profitin e humbur”.

“Ne nuk po lypim me pas deri në ekstremitet, por lehtësimet më bazike duhet të që t’i marrin parasysh. Po kjo Qeveri nuk ka bërë asgjë në raport me këtë pjesë dhe nuk ka as strategji as vizion për lehtësimin e gjendjes ekonomike. Fatkeqësisht bizneset të cilat sapo filluan të këndellen po do me i imentuar me masa të tilla, ndërsa bizneset të cilat kanë qenë kontribut dhënëse e kanë qenë më stabile ato po i dëmton shumë”.

Në kuadër të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike ishte paraparë që të reduktohet norma e TVSh-së nga 18 në 8 për qind për hotelerinë dhe gastronominë gjatë vitit 2021.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort