Home Blog Page 3683

Pensionohet mjeku dhe ish drejtori i DKSH në Prizren, Zyber Rizanaj

0

Me një ceremoni simbolike të organizuar nga stafi i QMF-së Zhur, është përcjellë sot për në pension dr. Zyber Rizanaj, specialist i mjekësisë familjare.

Përgjegjësi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Zhur, Afrim Ademaj e ka falënderuar Dr Zyber Rizanaj për gjithë kontributin e tij shumëvjeçar në shëndetësi, në QMF-në si dhe për bashkëpunimin e treguar ndër vite, duke i dëshiruar shëndet e pensionim të qetë.

Dr. Zyber Rizanaj, ka punuar me vite të tëra si specialist i mjekësisë familjar në QKMF-në e Prizrenit si dhe në QMF-në e Zhurit. Ai, gjatë gjithë përvojës së tij si mjek, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për shëndetin e qytetarëve, për të cilen do kujtohet si mjek shumë i respektuar dhe profesionist i vërtetë.

Përpos si mjek familjar, Dr Zyber Rizanaj, për disa vite ka ushtruar edhe pozitën e drejtorit të Drejtorisë Komunale të Shëndetësisë në Prizren.

Kurti bisedon në telefon me zyrtaren e lartë të Departamentit të Shtetit

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai me anë të një postimi në Twitter. Kurti ka treguar detaje nga kjo bisedë, duke thënë se kanë biseduar për rritjen ekonomike, agjendën për dialog dhe paqen.

“Bisedë e shkëlqyer me Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dy ditë para Vitit të Ri 2022. Ne diskutuam çështje të rëndësishme duke filluar nga ekonomia jonë e jashtëzakonshme deri te rritja e marrëdhënieve tona transatlantike. Ne ramë dakord të punojmë së bashku për të forcuar demokracinë tonë dhe për të vendosur një agjendë për dialog dhe paqe”, ka thënë ai në Twitter.

https://twitter.com/albinkurti/status/1476632357423788043?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1476632357423788043%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button

 

Grenell lavdëron ambasadorin e ri amerikan në Kosovë

0

Ish-emisari special amerikan për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell, po thotë se Jeffrey Hovenier, do të jetë përfaqësues shumë i mirë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Kështu u shpreh Grenell, ndërsa reagoi përmes twitter, pas marrjes zyrtarisht të Hovenierit të detyrës së Ambasadorit amerikan në Kosovë.

‘’Jeff do të jetë një përfaqësues shumë i mirë i SHBA-së’’, shkruan Grenell ndërsa riposton edhe cicërimën e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë me rastin e dorëzimit të detyrës tek Jeffrey Hovenier.

https://twitter.com/USEmbPristina/status/1476514719682998279?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1476608247649865736%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es3_&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Fgrenell-lavderon-ambasadorin-e-ri-amerikan-ne-kosove%2F

 

Gastronomët paralajmërojnë ngritje çmimesh

0

Njoftimi i ministrit të Financave, Hekuran Murati, se nga janari, TVSH-ja për sektorin e gastronomisë do të rikthehet në 18, nga 8 për qind sa ishte deri tani, ka revoltuar Shoqatën e Gastronomëve. Arian Vranica nga kjo shoqatë, ka thënë se rikthimi i TVSH-së në gjendjen e mëparshme do të ndikojë në mosdeklarimin e punëtorëve nga bizneset e gastronomisë.

Vendimit të ish-kryeministrit Avdullah Hoti, për uljen e TVSH-së për sektorin e gastronomisë nga 18 në 8 për qind, i skadon afati më 31 dhjetor.

Këtë e bëri të ditur dje ministri i Financave, Hekuran Murati, teksa tha se skadimi ka qenë i paraparë që nga fillimi.

“TVSH-ja e ulur nga 18 në 8%, ka qenë e paraparë që nga fillimi që të jetë në fuqi nga data 1 janar 2021 deri më 31 dhjetor 2021, dhe po skadon. Njoftimi që ka plasuar ATK-ja, në media, është që të njoftojë se ky lirim skadon, dhe prej datës 1 janar të vitit të ardhshëm do të rikthehet niveli që ka qenë më herët pra 18%”, njoftoi Murati.

Ky njoftim i ministrit Murati e ka revoltuar Shoqatën e gastronomëve. Arian Vranica nga kjo shoqatë ka thënë se me rikthimin e tatimit në 18%, do të ketë më shumë informalitet.

Ai nuk e ka përjashtuar edhe rritjen e çmimeve nga sektori i gastronomisë.

“Nuk ka shumë zgjidhje çka munden të bëjnë bizneset, ose të falimentojnë ose ta mbajnë likuiditetin, likuiditeti mbahet me rritje të çmimeve, sepse përndryshe nuk ka mundësi se nga t’i nxjerrin shpenzimet dhe obligimet e tyre, normalisht se mund të ketë kërcënime për rritje të çmimeve, nuk dua të paragjykoj, por shpresoj që nuk do të ketë nevojë”, ka thënë Vranica.

Ndërkaq, kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, nuk i ka përjashtuar protestat. Ka kërkuar që ulja e TVSH-së të vazhdojë edhe për tre ose katër vjet.

Shoqata e Gastronomëve ka kërkuar takim urgjent vetëm me kryeministrin Albin Kurti, sepse sipas tyre ministrat po i injorojnë.

Ballkani Perëndimor drejt ndalimit të trafikut ilegal të armëve të zjarrit

0

Viti 2022, që është në prag, pritet ta sjellë Ballkanin Perëndimor (BP) më pranë shndërrimit të tij në një rajon të sigurtë, ku ndalohet tregtia dhe trafikimi ilegal i armëve të lehta dhe të vogla të zjarrit.

Në sajë të vazhdimit të nismës, në kuadër të Procesit të Berlinit, për çarmatosjen e popullsive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP) nga këto lloj armësh, që drejtohet nga Gjermania dhe Franca, viti 2022 pritet ta sjellë BP më pranë shndërrimit të tij në një rajon të sigurtë, ku parandalohet tregtia dhe trafikimi ilegal i armëve të lehta dhe të vogla të zjarrit. Nisma në fjalë në janar 2022 hyn në vitin e katërt të zbatimit të saj. Ajo zynon që në vitin 2024, BP të ketë një legjislaciin, juridiksion dhe kapacitete administrative dhe instituciomale në harmoni të plotë me kuadrin rregullator të Bashkimit Europian (BE) për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta të zjarrrit, ndalimin e posedimit, keqpërdorimin dhe trafikun e tyre ilegal.

Sipas të dhënave nga SEESAC, (South Eastern Europe and Eastern Europe Clearing House for the Control of Small and Light Weapons – Zyra për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta në Europën Jug – Lindore dhe Lindore) me seli në Beograd, në vitin 2018, kur filloi zbatimi i kësaj nisme, në duart e popullsisë civile në vendet e BP kishte 4 – 6 milion armë të tilla, të mbajtura ilegalisht.

Me fjalë të tjera 1/3 e popullsisë prej 18 milionë banorësh në BP zotëronte armë të vogla dhe të lehta zjarri që i mbante ilegalisht!

Një sasi e tillë armësh zjarri ilegale në duart e popullsisë civile ka ushqyer perceptimin e publikut në vendet anëtare të BE për BP si një rajon me një siguri problematike apo që trafikon drejt tyre armë, gjë që nuk ka qenë dhe as është në favor të përpjekjeve të rajonit për të ndryshuar situatën dhe ardhur kështu më pranë BE-në.

Arritje dhe sfida

Bojana Balon, Drejtore Ekzekutive e SEESAC, në një intervistë on-line për DW, mbi ecurinë e deritanishme të nismës vë në dukje që gjashtë vendet e BP po zbatojnë “Udhërrëfyesin për një zgjidhje të qendrueshme të kontrollit të armëve deri në vitin 2024”, të hartuar nga autoritetet e BP, nën kujdesin e Gjermanisë dhe Francës, në konsultim me aktorë të tjerë të rëndësishëm. Ky udhërrëfyes, thekson ajo, është përfshirë edhe në Planin e Veprimit të BE kundër Trafikimit të Armëve të Zjarrit, 2020-2025.

” Në 6 vendet e BP, në peridhën 2018-2020, janë sekuestruar 14,747 armë zjarri, 409,074 copë municione, janë shkatërruar 25.571 armë zjarri dhe 2,612,331 ton municione. Brenda së njëjtës periudhë janë raportuar të dorëzuara vullnetarisht 117,196 armë zjarri, 52,880 copë municione, janë legalizuar 4.108 armë zjarri dhe janë çaktivizuar 1.293”, thotë për DW, Bojana Balon.

Gjithsesi, çarmatosja e popullsive civile në BP mbetet punë e pambarur, një sfidë për t’u fituar. Vrasje, vetëvrasje, plagosje, grabitje të armatosura të shkaktuara nga armët e vogla dhe të lehta të zjarrit që popullsia civile mban ilegalisht janë të pranishme në të gjashtë vendet e BP.

“Platforma e SEESAC për Monitorimin e Dhunës së Armatosur, zbulon se në vitin 2020, në Ballkanin Perëndimor janë regjistruar më shumë se 2,700 incidente me armë zjarri, ku rreth 42% e tyre lidhen me konfiskim armësh. Janë regjistruar 500 incidente të lidhura me aktivitet kriminal, përfshirë grabitje të armatosura dhe krim të organizuar. Incidentet, e lidhura me armët e zjarrit, në BP, në vitin 2020, rezultuan në 145 vdekje, 59 vetëvrasje, 436 persona të kërcënuar dhe 369 persona të plagosur. Gratë pëbëjnë 20 për qind të viktimave dhe 2 për qind të autorëve të krimit”, thotë Balon.

Mënyra të reja trafikimi

Përdorimi i armëve me origjinë nga BP në sulmin terrorist, në sallën e koncerteve në teatrin Bataclan më 2015 në Paris e stigmatizoi rajonin si hapësirë trafiqesh armësh ilegale. A ka të dhëna që gjashtë vjet pas ngjarjes tragjike në Bataclan nga BP trafikohen armë ilegale?

“Nuk kemi të dhëna për trafik armësh nga vendet e BP. E vetmja e dhënë që kemi në dispozicion dhe që mund të tregojë, në një farë mase, qarkullimin e paligjshëm të armëve përtej kufijve të BP, është numri i armëve të sekuestruara”, thotë Balon.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, thotë për DW se në ndryshimin për mirë të situatës lidhur me parandalimin e trafikimit të armëve ilegale të zjarrit dhe adresimin e sfidave të rajonit dhe BE, një ndihmesë të rëndësishme ka dhëne bashkëpunimi me FRONTEX, ( Agjensia e Rojes Kufitare dhe Bregdetare të BE).

“FRONTEX jep mbështetje të rëndësisme në parandalimin e trafikut të armëve përmes shërbimit postar, kolipostave që nisen nga Shqipëria dhe vende të tjera të BP drejt vendeve të BE-së apo atyre që hyjnë nga Europa në rajon. Teknologjia e armëve evoluon me shpejtësi. Armët e vogla dhe të lehta të zjarrit që grupet kriminale tentojnë të trafikojnë përmes kolipostës janë të teknoligjive të kohës”, thotë për DW, ministri i Brendshëm Çuçi.

Në Shqipëri FRONTEX vendosi operacionin e parë të përbashkët në territorin e një vendi jashtë BE-së. Marrëveshje bashkëpunimi me FRONTEX kanë nënshkruar edhe Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia Çarmatimi i popullsive dhe afrimi i BP me BE.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi thotë se në raport me BE-në çarmatosja e popullsisë civile nga armët ilegale trajtohet si një çështje rajonale, që “lidhet me integrimin, me ardhjen e rajonit më pranë BE dhe hyrjen e tij në BE”.

“Kjo çështje po trajtohet si një kontratë rajonale. Jemi në sinkron me kërkesat e BE-së. Çdo hap është bërë me vizionin e një të tëre rajonale. Edhe statistikat për situatën aktuale BE i mbledh, i analizon dhe i formulon në nivel rajonal”, thotë për DW, ministri i Brendshëm i Shqipërisë.

Në këtë kontekst, Bojana Balon në dukje që “deri në vitin 2024 politikat dhe praktikat e kontrollit të armëve në Ballkanin Perëndimor duhet të bazohen në fakte, flukset e paligjshme të armëve të zjarrit, municioneve dhe eksplozivëve brenda dhe jashtë Ballkanit Perëndimor dhe keqpërdorimet e armëve të zjarrit duhet të reduktohen ndjeshëm përmes rritjes së ndërgjegjësimit, edukimit, shtrirjes dhe advokimit”.

Ajo vlerëson si një sfidë të rëndësishme për t’u fituar harmonzimin e legjislacionit të vendeve të BP me atë të BE-së lidhur me shenjat paralajmëruese të lëndëve plasëse/eksplozive.

“Kjo është një fushë shumë komplekse duke pasur parasysh numrin e palëve të interesuara që kanë nevojë të përfshihen si edhe kapacitetet që duhen ngritur. Deri tani asnjë nga juridiksionet e të gjashtë vendeve të BP nuk ka ligje lidhur me kontrollin e shenjave paralajmëruese për lëndët shpërthyese. Mbushja e këtij boshllëku do të jetë në fokusin kryesor në dy vitet e ardhshme” thotë Bojana Balon.

Në deklaratën e samitit BE-BP, në Brdo, Slloveni , të zhvilluar në tetor 2021, drejtuesit e vendeve anëtare të BE zotuan, se “BE do të vazhdojë të mbështesë BP në parandalmin e tregtisë dhe trafikimit të paligjshëm të armëve të vogla dhe municioneve të tyre”. /dw/

KOSTT: Sot nuk do të ketë reduktime të rrymës

0

KOSTT ka njoftuar se përgjatë ditës së sotme nuk do të ketë reduktime me energji elektrike.

“Njoftohet opinioni që sot me datë 30 dhjetor 2021 me kërkesë të KOSTT nuk janë aplikuar kufizime në konsumin e energjisë elektrike.

Kjo është si rezultat i sigurimit të energjisë elektrike të nevojshme për të mbuluar konsumin për ditën e sotme nga operatorët përgjegjës në treg, andaj për qëllime të balancimit të sistemit KOSTT nuk ka dhënë instruksione për redukime.

Në vijim të mobilizimit të të gjithë akterëve relevant për tejkalimin e situatës, kërkohet nga të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë energjinë elektrike në mënyrë sa më racionale duke kursyer aty ku është e mundur që të shmanget zbatimi i masave të parapara me Kodin e Rrjetit/Kodi Operativ për evituar paraqitjen e jobalanceve të theksuara në mes të konsumit të energjisë elektrik.

Rudari (ish-hetues): Qytetarëve duhet t’u lejohet që ta përdorin armën në rast se bëhen cak i vjedhjeve

0

Naim Rudari, në cilësinë e ish-hetuesit ka folur rreth vjedhjeve grabitqare dhe grabitjeve që po ndodhin në Kosovë.

Ai tha se grabitjet dhe vjedhjet grabitqare janë shumë më të rrezikshme sesa vjedhjet, sepse sipas tij, dy të parat kanë në vete edhe dhunën.

Rudari gjithashtu tha se ekziston edhe një dallim mes grabitjeve dhe vjedhjeve grabitqare.

“Një dallim i vogël është tek vjedhja penale grabitje dhe vjedhje grabitqare sepse ekzistojnë vjedhjet grabitqare që është tipike vjedhje, kur ai zihet në flagrancë dhe për ta mbrojtur sendin e vjedhur, përdor sendin e vjedhur për ta mbajtur atë e që bënë pjesë tek vjedhjet grabitqare, por tek grabitjet janë veprat që janë veprat që janë më të rrezikshme se vet kryerësi e di se do të del me dhunë ta marrë sendin, jo në fshehtësi por do të futet tek sendi ku beson se mund të ketë pasuri të luajtshme në përdorim të forcës e merr dhe këtu kemi raste kur pavarësisht rezultateve dhe rrethanave të tjera kanë pësuar edhe me fatalitet”, është shprehur Rudari në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosovë.

Tutje, ai tha se grabitjet mund të jenë më të rralla, por janë më të rrezikshme, teksa shtoi se vendet më të shpeshta të grabitjeve janë institucionet bankare apo vendet kur parashihet të ketë shuma të mëdha parash.

Më tej, Rudari tha se në Kosovë duhet që të ndërrohet Kodi Penal, pasi sipas tij, në Kosovë kur dikush vëren ndonjë person që është duke kryer vepër penale të vjedhjes ose grabitjes në pronën e tij, atëherë me ligj lejohet që dikush ta zmbrapsë sulmin për ta mbrojtur vetën, por nuk parashihet për ta mbrojtur pasurinë apo interesat e tjera.

“Kjo duhet ndryshuar, dhe është interes i qytetarëve që ta kenë në Kodin Penal të Kosovës që tu mundësohet të gjithë qytetarëve që në rast se përdorin armën për të mbrojtur vetën dhe interesat e tyre pasurore atëherë të mos llogaritet që kanë përgjegjësi penale në situatat të tilla por të llogaritet se është mbrojtje e nevojshme për të larguar sulmin”, është shprehur Rudari, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, sa i përket dënimeve,Rudari tha se politika ndëshkimore nuk është në nivelin e duhur, por niveli i hetimit, sipas tij, nga ana e institucioneve është në nivel të mirë.

“Niveli i hetimit nga ana e institucioneve është i kënaqshëm. Por, politika ndëshkimore nuk është në nivelin e duhur. As ajo e shkruar në ligj e as ajo që zbatohet në praktikë dhe në këtë rast vlerësoj se duhet të kenë kujdes që të gjithë dhe duhet të ashpërsohen dënimet për këto vepra penale sepse bëjnë pjesë në veprat më të rrezikshme që ndodhin në vend”, ka thënë Rudari, njofton Klankosova.tv.

Kurti kujton 30-vjetorin e sulmit të parë të Serbisë mbi Jasharajt në Prekaz

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar 30 vjetorin nga sulmi i parë i forcave serbe kundër familjes Jashari në Prekaz.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se kultivon tokën, ai njeri që e di se do të jetoj gjatë në marrëdhënie me tokën.

“Në 30 vjetorin e sulmit të parë të Serbisë mbi Jasharajt në Prekaz. Kultivon tokën, ai njeri që e di se do të jetoj gjatë në marrëdhënie me tokën. Ai i dha tokës, toka i dha atij. Mes tokës dhe njeriut vendoset një besim afatgjatë. Kultivon nxënësin, ai njeri që e di se dija do t’i duhet njeriut, për të gjitha mundësitë dhe pamundësitë që i duhet jeta. Mes mësuesit dhe nxënësit vendoset lidhja e një populli me dijen. Kultivon fëmijën e vet, ai njeri që e di se çka ka marrë prej së shkuarës duhet ta mbrujë në të ardhmen e vet.

Një prind që e njeh të shkuarën e vet si dheun e një njerëzie dhe të vërtete, e përçon mandej në dejet e së ardhmes bashkë me gjakun.

Ky është Shaban Jashari. Baca Shaban, bashkë me djemtë e tij, me nxënësit e tij më të përditshëm, me bujqit e tij më të ngushtë, më 30 dhjetor të vitit 1991, 30 vite më parë, shprehte vetëdijen më të lartë për tokën dhe të shkuarën e tyre, për popullin dhe të ardhmen e tij. Trashëgimia e këtij bujku, mësuesi dhe prindi të shkëlqyer është e përjetshme, e pavdekshme”, thotë Kurti.

Ndryshe, sot janë bërë 30 vjet nga sulmi i parë i forcave të armikut kundër familjes Jashari në Prekaz.

Pas një rezistence të fuqishme të familjes Jashari, forcat serbe u detyruan të tërhiqen.

Në sulmin e dytë ndaj familjes Jashari më 22 janar 1998, dy persona nga kjo familje u plagosën.

Më 5 mars 1998, forcat serbe sërish rrethuan shtëpinë ku gjendej Adem Jashari dhe familja e tij me tanke dhe artileri të rëndë. Në përleshjet që vazhduan deri më 7 mars, forcat serbe masakruan mbi 50 anëtarë të familjes Jashari, në mesin e tyre gra dhe fëmijë.

Komandant Malisheva pëson sulm kardiak, i vendosen stenda

0

Muhamet Krasniqi, ndryshe i njohur si komandant Malisheva, sot ka ka pasur një sulm kardiak në burg, por fatmirësisht tani është mirë me shëndet.

Lajmin e ka bërë të ditur vëllau i tij, Dardan Krasniqi.

Ai tha se komandant Malishevës iu kanë vendosur stendat në spitalin e Shkupit.

Njoftimi i plotë:

Të dashur shok, miq e familjar, ju që gjatë kësaj kohe ishit të shqetësuar!

Sot në orët e hershme të mengjesit, vëllau ynë Muhameti – Komandant Malisheva, ka pasur një sulm kardiak të cilin fal shokëve të tij, përsonelit të burgut, përsonelit mjekësor të Spitalit të Shkupt – përmes ndërhyrjës së shpejt, e ka kaluar dhe këtë sfidë dhe ndodhët në gjendje stabile momentale në intenzivë ku i janë vendosur stendat!

Më këtë rast në emër të familjlës tonë falenderojë të gjitha institucionet e Republikës së Maqedonisë për përkujdesje, shokët e tij të burgut në Idrizovë dhe Ambasadën tonë në Shkup!

Falemderit❤️

Tetë vite burgim e 900 euro gjobë ndaj tre të akuzuarve për dërgimin e narkotikut në Burgun e Dubravës

0

Dy të akuzuarit për dërgimin e narkotikut në Qendrën Korrektuese të Dubravës, Liridon Istrefaj dhe Halil Biba u dënuan me nga tre vite burgim, ndërsa i akuzuari Behxhet Hasani me dy vite burgim, po ashtu të tre u dënuan edhe me nga 300 euro gjobë. Kurse, u refuzua akuza për të akuzuarin e katërt Hysen Hasani.

Shpalljen e këtij aktgjykimi e bëri të enjten, kryetari i trupit gjykues Sami Sharraxhiu, në Gjykatën Themelore në Pejë.

Nga shpallja e dënimit për secilin të akuzuar veç e veç, gjyqtari i çështjes deklaroi që në rast gjoba e caktuar për secilin nuk paguhet nga plotfuqishmëria e aktgjykimit në afat prej 30 ditësh, do t’iu llogaritet në ditë burgimi nga 20 euro për një ditë.

Të njëjtit gjithashtu u obliguan për shpenzimet e procedurës në shumë prej 50 euro, paushallin gjyqësor në shumë prej 50 euro si dhe taksën për fondin e viktimave të luftës prej 50 euro, secili veç e veç.

Gjithashtu gjyqtari Sharraxhiu lidhur me substancën narkotike në peshë me mbi 140 gramë deklaroi se e njëjta do të konfiskohet dhe pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit do të asgjësohet, raporton ‘’Betimi për Drejtësi’’.

Ndryshe sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria e Pejës më 10 shkurt 2020, Behxhet Hasani, Hysen Hasani, Liridon Istrefi dhe Halil Biba, ngarkoheshin që pas marrëveshjes së arritur në mes të pandehurve të lartcekur dhe të arratisurit Premtim Ahmeti, duke vepruar në bashkëkryerje sipas propozimit të pandehurit Behxhet, e me qëllim të dërgimit në brendi të Qendrës Korrektuese në Dubravë, të substancave narkotike të llojit marihuanë për të pandehurin Behxhet, i cili gjendet në vuajtje të dënimit, i pandehuri Hasan më 28 shtator 2017, nga i pandehuri Behxhet përmes telefonit udhëzohet që nga të pandehurit Halil dhe Liridon të pranojë disa gjëra.

Sipas akuzës thuhet se, në ato gjëra është një komodë plastike ku ishte fshehur narkotiku, e të cilat duhet t’i sjellë në burg kur të shkon në vizitë tek Behxheti.

Sipas akuzës, i pandehuri Behxhet për këtë e njofton edhe të pandehurit Halil Biba, Liridon Istrefin dhe Premtim Ahmetin që më 30 gusht 2017, i pandehuri Premtim ia dorëzon komodën e plastikës të pandehurve Halil dhe Liridon e të cilët po atë ditë, atë komodë ia dorëzojnë të pandehurit Hysen, ku i pandehuri Halil e paguan taksin, i cili do ta dërgojë të pandehurin Hysen në Burgun e Dubravës.

Tutje, thuhet se pas kontrollit të asaj komode dhe gjërave të tjera më 1 shtator 2017, ishte zbuluar dhe sekuestruar narkotiku i llojit marihuanë në peshë prej 141,16 gramë.

Për çka thuhet në akuzë se si bashkëkryerës kishin kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, nga neni 273 par.2 lidhur me nenin 281 par.1 pika 1.8 dhe lidhur me nenin 31 të Kodit Penal, ku parashihet dënimi me burgim prej tre deri në pesëmbëdhjetë vjet.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort