Home Blog Page 3682

Policia e gjobit dhe i merr lejen kosovarit që voziti automjetin në drejtim të kundërt të autostradës

0

Policia e Kosovës e ka gjobitur me 300 euro, i ka marr lejen dhe i ka dhënë tri pikë negative një personi që ka vozitur në anën e kundërt të autostradës “Arben Xhaferi”.

Sipas Policisë, i dyshuari kishte vozitur makinën në drejtimin e kundërt në autostradën “Arben Xhaferi”.

“Vazhdon ndërmarrja e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor. Identifikohet dhe gjobitet (300 euro, tri pikë negative dhe një vit konfiskim i patent shoferit), pasi kishte drejtuar automjetin në kahe të kundërt në autostradë”, thuhet në njoftim.

“Ngasja e automjetit në drejtim të kundërt në autostradën “Arben Xhaferi”

Vazhdon ndërmarrja e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor. Identifikohet dhe gjobitet (300 € gjobë, tri pikë negative dhe një vit ndalim të drejtimit të automjetit), pasi kishte drejtuar automjetin në kahe të kundërt në autostradë”.

Milazim Krasniqi kërkon 20 mijë euro nga ministri Sveçla për shpifje

0

20 mijë euro është shuma që profesori i Universiteti të Prishtinës, Milazim Krasniqi, përmes padisë së ushtruar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, po kërkon nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për shpifje.

Sipas padisë së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, e cila është ushtruar në gjykatë më 1 qershor 2020, paditësi Krasniqi thuhet se është profesor në UP, shkrimtar dhe personalitet i njohur publik i cili aktivitetin e vet e ushtron mbi bazën e ligjit, integritetin profesional dhe moral pa rënë asnjëherë ndesh as me ligjin as me vlerat si intelektual të cilat i përfaqëson.

Në padi thuhet se, i padituri në cilësinë e ushtruesit të detyrës së ministrit me qëllim të dëmtimit të personalitetit të tani paditësit në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, më 19 maj 2020, ka publikuar një shpifje me këtë përmbajtje “Jam informuar se sot pasdite një “grup qytetarësh”, po nxit organizimin e një proteste që është kundër vendimeve të MSH-së të marra sipas vendimeve të IKSHP-së, dhe në dakordim të plotë të Bashkësis Islame të Kosovës. Kemi informacione se prapa këtyre organizimeve qëndron publicisti Milazim Krasniqi…”.

Më tutje në padi thuhet se, të gjitha mediat elektronike dhe të shkruar të vendit dhe të rajonit e kishin publikuar dhe transmetuar këtë deklaratë të të paditurit, për shkak të rëndësisë së pozicionit dhe peshës që një ministër i brendshëm e ka në opinioin publik.

Sipas padisë kjo deklaratë tani paditësit i ka shkaktuar dëme të mëdha si në emër ashtu edhe në reputacionin e tij, i cili thuhet se e ka në opinionin publik të Kosovës si dhe më gjerë, pasi që i padituri thuhet se si aktivist i një subjekti politik ka bërë që në rrjetet sociale të shpërthejnë fyerje dhe shpifje të panumërta me të cilat cenohet rëndë integriteti personal dhe familjar i tani paditësit.

Me anë të kësaj padie Krasniqi po kërkon nga gjykata që të aprovohet në tërësia padia e tij të obligohet i padituri që t’ia kompensoj shumën prej 20 mijë euro, në emër të dëmit jomaterial për shpifje, duke përfshirë edhe kamatën ligjore prej 8%, e cila do të llogaritet nga dita e ngritjes së padisë.

Po ashtu me anë të padisë ai po kërkon që të obligohet i padituri që në llogarinë e tij në “Facebook”, të bëjë kërkim falje publike dhe të tërheq deklaratën e dhënë si dhe të largoj postimin e tij nga të gjitha faqet e internetit dhe nga llogaria e tij personale në “Facebook”, si dhe shpenzimet e procedurës./FrontOnline

Bomba prej 907 kilogramëve shkatërrohet me sukses nga FSK-ja

0

Ekipet e EOD-së së FSK-së në bashkëpunim me Ekipin e EOD-së së KFOR-it Amerikan kanë asgjësuar përfundimisht bombën Mk 84 (907 kg) e gjetur gjatë deminimit në fshatin Merdare.

Operacioni është mbyllur me sukses pas 14 orësh punë dhe bomba nuk paraqet rrezik më për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Shkatërrimi është bërë në ambiente të kontrolluara dhe sipas kushteve dhe standardeve më të larta të sigurisë ,forma e shkatërrimit të bombës ishte shpërthim më fuqi të ultë ku është ruajtur shumica e trupit ,që do të përdoret në të ardhmen për trajnime të pjesëtarëve në këtë fushë.

“Kompania e Deminimit e FSK-së është e përkushtuar të punoi për të krijuar një ambienti të sigurtë për të gjithë qytetarët”, thuhet në komunikatën e FSK-së.

Rasti i fajdeve në Prizren, arrestohet edhe personi i pestë

0

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton se ka arrestuar personin e pestë, i dyshuar se ka kryer veprën penale “Fajdeja”.

Personi i arrestuar është pjesë e grupit të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të Prokurorisë të datës 22 dhjetor 2021 dhe i njëjti është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë.

“Arrestimi i të njëjtit vjen pas një pune hetimore gjashtë (6) mujore, të Prokurorisë në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës –Sektorin e Hetimeve Rajonale në Prizren. Si rrjedhojë e këtij operacioni, janë bastisur 8 (tetë) lokacione dhe janë sekuestruar para, vetura, armë, telefona, laptop, kompjuterë, kontrata, regjistra të ndryshme dhe marrëveshje të nënshkruara mes të pandehurve dhe viktimave”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Personi i arrestuar dyshohet se ka vepruar me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete duke kontraktuar shuma dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), viktimave të fajdesë nga të cilët ka shfrytëzuar gjendjen e rënduar financiare, papërvojën e tyre dhe të njëjtëve u ka ofruar shuma të të hollave në formë të borxhit të cilët më pas i ngarkojnë me kamata të larta dhe të pa përballueshme. I njëjti është arrestuar në pikë kalimin kufitar në Vërmicë. Me aktvendim të prokurorit, i pandehuri është ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor për të njëjtin do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Shaqir Totaj shpreh ngushllime për vdekjen e veteranit të UÇK-së, Shasivar Ajazaj

0
Shaqir Totaj, kryetar i Prizrenit ka shprehur ngushëllime familjes Ajazaj, bashkëluftetarëve, me rastin e vdekjes së veteranit dhe Invalidit të UÇK-së nga Zhuri, Shasivar Ajazaj.
“Para dy ditësh e prita në takim degen e PDK nga Zhuri, kurse sot e pranova lajmin e trishtuar për largimin e përhershëm nga kjo botë e veteranit të luftës Shasivar Ajazaj.
Ngushllime familijarëve dhe të gjithë atyre që ju mungon, kurse Shasivari u prehtë në paqë.

Shqiptohen 362 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat antiCOVID-19

0

Qytetarët po vazhdojnë që të mos i përfillin masat antiCOVID-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Vetëm gjatë se premtes, policia ka shqiptuar 362 gjoba për qytetarët që nuk i respektuan masat për mbrojtje nga virusi korona.

Ndërsa, të enjten, policia ka shqiptuar gjoba ndaj 436 qytetarëve të cilët nuk respektuan masat kundër coronavirusit.

Në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit, e së fundmi edhe përhapja e variantit të ri Omicron, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa ndër kuadër të të cilave të gjithë personave mbi 12-vjeç duhet që ofrojnë dëshmitë e vaksinimit me dy doza për udhëtim me mjete të transportit publik dhe atij privat si dhe për hyrjen të qendrat tregtare dhe ato të gastronomisë.

Që nga 3 janari dëshmitë e vaksinimit të plotë do t’u kërkohen të gjithë udhëtarëve që hyjnë në Kosovë.

Ndahet nga jeta luftëtari i lirisë, Shasivar Ajazaj

0

Ka ndërruar jetë në moshën 49 vjeçare, Shasivar Ajazaj, veteran dhe invalid i UÇK-së nga Zhuri, bëjnë të ditur në rrjete sociale miq e shokë të tij përmes përkujtimeve mortore. Shasivar Ajazaj, gjatë luftës në Kosovë ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm nën emblemën e UÇK-së për çlirimin e vendit, duke marrë edhe plagë në trup në beteja me armikun.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot me ikindi në varrezat e fshatit Zhur në ora 14:00.

Ministri Murati thërret konferencë për media

0

Ministri i Financace Hekuran Murati do të mbajë sot konferencën e fundvitit për media.

Sipas njoftimit, konferenca nis në ora 10:00.

“Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati mban konferencën e fundvitit për media.(Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, P32-salla e konferencave, ora 10:00)”, thuhet në njoftim.

Gjermanët nuk besojnë se në vitin 2022 bota do të rikthehet në normalitet

0

Në fund të vitit 2021, optimizmi në Gjermani është në nivel shumë të ulët, rrjedhimisht vetëm 15% e gjermanëve besojnë se pandemia do të përfundojë pjesërisht apo krejtësisht përgjatë vitit 2022, tregojnë rezultatet e sondazhit të kryer nga kompania YouGov.

Rreth 79% e të anketuarve të intervistuar nga 21 deri më 23 dhjetor besojnë se koronavirusi së paku pjesërisht do të ndikojë në jetën e përgjithshme të qytetarëve edhe gjatë vitit 2022. Rreth 34 për qind presin që ndikimi i pandemisë do të jetë më i madh.

Krahas kësaj disponimi i të anketuarve ishte edhe më i keq një vit më parë kur YouGov llogariti se vetëm 26 për qind e gjermanëve “shihnin dritë në fund të tunelit”, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.

Atëkohë, Gjermania ishte në izolim, por fushata e sapofilluar e vaksinimit konsiderohej arsye për shpresë.

Meqë vaksinat e para arritën në shtet në dhjetor të vitit 2020, ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, kishte thënë që vjeshta dhe dimri i vitit të ardhshëm nuk do të jenë më nën ndikimin e pandemisë.

Megjithatë, Gjermania ditëve të fundit është duke regjistruar shifra rekorde të rasteve të reja me koronavirus dhe kufizimet mbesin në fuqi, qoftë për persona të vaksinuar, qoftë për ata të pavaksinuar.

Kriza aktuale me koronavirus në Gjermani është e vështirë të përcillet për shkak të vonesave në testime dhe paraqitje të rasteve të reja si pasojë e festave të fundvitit, deklaruan autoritetet shëndetësore ditëve të fundit.

Kërkesat e testeve për Covid-19 arrijnë kulmin në Evropë

0
ABD0119_20210205 - WIEN - ÖSTERREICH: Am Freitag, 05. Februar 2021, wurde im Rahmen der PK "Erweiterung des Wiener Testangebots" ein PCR-Selbsttest mittels Gurgelmethode vorgestellt. Im Bild: Inhalt des Corona Selbsttests. - FOTO: APA/GEORG HOCHMUTH

Pajisjet e para për testin anti-COVID në kushtet e shtëpisë kanë mbushur raftet e supermarketeve në Francë, teksa vendi regjistroi kuotën rekord prej 208 mijë rastesh të mërkurën, më shumë se dyfishi i regjistruar ditën e Krishtlindjes.

Bëhet fjalë për teste të shpejta anti-gjene që mund të kryhen vetë e që ofrojnë një mjet më shumë në luftën kundër variantit Omicron.

“Kërkon më pak kohë se një test PCR, për të cilin duhet të rrish në radhë. Nuk e di nëse është i besueshëm, por në jep një ide”, shprehet një qytetar, raporton Euronews, transmeton Albinfo.ch.

Ndërkohë, një mungesë e testeve në farmacitë angleze po shkakton kaos, me banorët që po nxitojnë për të bërë testin PCR për t’u siguruar që nuk kanë virus, me qëllim për festuar të qetë Vitin e Ri.

“Ne shkuam të merrnim mjetet për testin vetjak, por në farmaci nuk kishte. Të gjitha dyqanet kishin shenjën se shitjet kishin mbaruar”, thotë një grua.

Ndërsa në Itali, kërkesa për teste të tilla e kombinuar me ofertën ka rezultuar një sfidë e vërtetë, teksa italianët po kalojnë orë të tëra për t’u testuar. Në Romë, disa qytetarëve iu desh të prisnin deri në 8 orë.

Këtu njerëzit qëndrojnë në radhë për orë të tëra. Disa prej tyre kanë pritur deri në 8 orë. Nëse situata këtu në Romë është disi nën kontroll, pasi njerëzit në fund arrijnë të bëjnë tamponin, në Milano disa qendra ku kryhen teste të tilla kanë arritur limitin e prenotimeve dhe rrjedhimisht shumë njerëzve u është thënë se nuk do të mund të kryejnë tamponin. Madje, në disa raste është angazhuar ushtria për të lehtësuar operacionet që kanë të bëjnë me testet e shpejta.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort