Home Blog Page 3681

Presidentja Osmani viziton Klinikën Emergjente në QKUK

0

Presidentja Vjosa Osmani bashkë me zëvendësministren e Shëndetësisë, Dafina Gexha, kanë vizituar Klinikën Emergjentë në Qendrën Klinike Universitare.

Presidentja po ashtu sot do të vizitojë edhe policinë dhe zjarrfikësit bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën.

E para e shtetit po i bën këto vizita për fundvit.

As viti 2021 nuk e gjeti Kosovën me liberalizim vizash

0

Prej vitit 2009 qytetarëve të Kosovës u është premtuar liberalizimi i vizave. Kanë kaluar 12 vjet dhe kjo çështje mbetet aktuale, porse tash, politikanët duket se janë heshtur me premtime se do të ndodhë liberalizimi, shkruan Reporteri.net.

Javë më parë, Komisioni Evropian edhe njëherë i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që ta çojë përpara procesin e liberalizimin të vizave për Kosovën.

Zyra për media e Komisionit Evropian, në një përgjigje për Gazetën Online Reporteri.net, ka kujtuar edhe njëherë se Kosova, i ka përmbushur kriteret e kërkuara, prandaj, kjo nuk ka ndryshuar pozicion rreth liberalizimit të vizave.

“Komisioni Evropian konfirmoi në korrik të vitit 2018 se Kosova i përmbushi të gjitha standardet për liberalizimin e vizave. Vlerësimi ynë qëndron ende. Pas votimit të Parlamentit Evropian në vitin 2019, tani i takon shteteve anëtare të Bashkimit Evropian që ta çojnë përpara këtë çështje. Ne i inkurajojmë ata që të vazhdojnë para me heqjen e vizave për Kosovën”, u tha në përgjigjen e tyre.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha muajin e kaluar se Kosovës do të duhej t’i hiqeshin vizat në vitin e ardhshëm. Sipas tij, ka ardhur koha për një gjë të tillë.

Kurti po ashtu ka premtuar se me qeverisjen e tij, do të punojë që të arrihet liberalizimi i vizave për kosovarët.

Në vitin 2018 Komisioni Evropian ka konsideruar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe i ka rekomanduar shteteve anëtare të BE-së heqjen e regjimit të vizave. Liberalizimi është votuar edhe në Parlamentin Evropian, porse vendimi final ka mbetur te Këshilli i Ministrave të BE-së.

Nga Bashkimi Evropian nuk ka asnjë lëvizje drejt vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën, ndonëse janë shpeshtuar thirrjet që kjo të ndodhë./Reporteri.net

Kuvendi i Prizrenit voton buxhetin komunal për vitin 2022

0

Në ditën e fundit të vitit, Kuvendi Komunal i Prizrenit arriti ta miratojë -Buxhetin e Komunës së Prizrenit për vitin 2022.

Të pranishëm gjatë seancës së sotme ishin gjithsej 39 kuvendar dhe me shumicë të votave 26 pro, 6 abstenime dhe 6 kundër, Kuvendi i Prizrenit ka votuar buxhetin komunal për vitin 2022

 

Policia e dëshpëruar që s’e mori pagën e 13-të

0

Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur indinjatën lidhur me mos-shpërblimin me pagë të 13-të të zyrtarëve policorë, e cila ka qenë kërkesë e kamotshme e tyre për këtë vit.

Sipas Sindikatës, kërkesa për pagën e 13-të ka qenë shumë e arsyeshme sipas Ligjit mbi pandeminë, mirëpo nuk kanë marrë asnjë shpërblim, ani pse pretendojnë se një gjë e tillë është e garantuar me ligj.

Duke u bazuar në punën dhe sakrificat gjatë kryerjes së detyrave të përditshme dhe operacioneve të ndryshme të Policisë së Kosovës gjatë vitit 2021, Kryesia ekzekutive e Sindikatës së Policisë së Kosovës, fillimisht është takuar me Ministrin e Punëve të Brendshme kurse me datë 20.12.2021 ka adresuar një kërkesë me shkrim, që të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës, të shpërblehen me shtesë ekuivalente të një page në këtë fundvit.

Kërkesa ka qenë shumë e arsyeshme duke pas parasysh se Policia e Kosovës janë bartësit kryesor të sigurisë në Republikën e Kosovës e që duke rrezikuar edhe jetën e tyre kanë kryer me sukses të gjitha Planet Operative dhe Vendimet e dala nga Qeveria e Republikës së Kosovës duke përfshi këtu edhe Ligjin mbi parandalimin e pandemisë COVID 19.

Se kërkesa jonë ka qenë shumë e arsyeshme argumentohet edhe me Ligjin mbi pandeminë, Ligjin dhe Udhëzimin administrative mbi të drejtën e shpërblimit të një shtese për fundvit. Për të gjitha këto që u cekën më lartë, Policia e Kosovës për vitin 2021 nuk kam marrë asnjë shtesë të cilat kanë qenë të garantuara me ligj. Po ashtu edhe marrëveshja e nënshkruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që shujta ditore të filloj nga data 01.01.2021 e cila nuk është realizuar asnjëherë”, thuhet në njoftim.

Sindikata në emër të punonjësve policorë është shprehur e dëshpëruar që kërkesa e tyre është injoruar.

Kërkesat tona nuk janë përfillur edhe pse kanë qenë esenciale dhe minimale që të arrihen si dhe nuk kemi marr përgjigje konkrete se pse nuk janë realizuar, duke i anashkaluar Ligjet dhe marrëveshjet në fuqi. Dëshpërimi i gjithë stafit të PK-së dhe sindikalistëve është shumë i lartë për këtë injorancë që është bërë nga institucioneve relevante. Sindikata e Policisë së Kosovës është shumë e vendosur që të qëndroj përballë të gjitha të drejtave dhe kërkesave të garantuara me Ligj të të gjithë punonjësve të Policisë së Kosovës, të cilat deri me tani nuk janë realizuar asnjëherë”, përfundoi njoftimi.

Hidroregjioni Jugor: Fillojnë reduktimet e ujit të pijes në disa zona të Prizrenit

0

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” sh.a – Prizren, përmes një njoftimi dërguar mediave, njofton konsumatorët se përshkak të kushteve të pavolitshme atmosferike që kanë mbretëruar për një kohë të gjatë dhe vazhdojnë të mbretërojnë aktualisht kemi zvogelime të ndjeshme të kapaciteteve ujore në burimet potenciale të ujit, nëpjesën dërmuese mbi 50 %.

Kriza aktuale energjetike ka vështirësuar edhe më shumë menaxhimin e furnizimit të mundshëm të balansuar në këto kondita në të gjitha zonat e qytetit kur aktualisht uji i pijes sigurohet deri në 80 % përmes elektropompimit.

Duke i patur parasysh faktorët e sipërshënuar, jemi të detyruar në zgjerimin e aplikimit të reduktimeve në zonat e qytetit të Prizrenit si më poshtë:

1. Lagja „Bajram Curri“ me zonat përreth,
2. Lagja „Jeta e Re“
3. Zona e pjesëshme e Arbanës:

· Furnizim me ujë të pijës prej ores 06:00-20:00
· Reduktim me ujë të pijës prej ores 20:00-06:00

4. Lagjja „Ralin“,
5. Lagjja „Lakuriq“,
6. Lagjja „Ortakoll“ pjesa e eperme,
7. Lagjja „Tabahane“pjesa e eperme,
8. Lagjja „Qylhani“,
9. Një pjesë e lagjes „Bazhderhane“dhe
10. Sheshi „Mbretëresha Teutë“do te kenë:

· Furnizim të rregullt me ujë të pijës prej ores 20:00-06:00
· Furnizim jo të rregullt me ujë të pijës prej ores 06:00-20:00
11. Lagjja „Dardania“
· Furnizim jo të rregullt me ujë të pijës prej ores 18:00-22:00
12. Lagja „Tusus“
· Furnizim jo të rregullt me ujë të pijës prej h, 10:00-15:00 (deri me dt; 10.01.2022)

Kompania është dukë bërë përpjekje maksimale për optimalizimin e furnizimit për tejkalimin e gjendjes aktuale dhe me rastin e përmirësimit të kapaciteteve ujore do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë.

Kosova shpall person non grata një zyrtar rus të UNMIK-ut

0

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka njoftuar se ka nxjerrë vendimin për shpalljen person “non grata”  të një zyrtari rus të UNMIK-ut në Kosovë për shkak të veprimtarisë së tij të dëmshme, e cila ka cenuar sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës.

“Me kërkesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, sot kam nxjerrë vendimin për shpalljen persona non grata të një zyrtari rus të UNMIK-ut në Kosovë për shkak të veprimtarisë së tij të dëmshme, e cila ka cenuar sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës. Njëkohësisht kam njoftuar institucionet ligjzbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e këtij vendimi”, ka shkruar Gërvalla.

Gërvalla nuk e ka bërë të ditur identitetin e zyrtarit rus të shpallur non grata, por ka theksuar se institucionet e Republikës së Kosovës mbeten të vendosura në betejën kundër ndikimit Federatës Ruse që për synim ka  të minojnë arritjet e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

“Institucionet e Republikës së Kosovës mbeten të vendosura në betejën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe përfaqësuesve e satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë të minojnë arritjet e Kosovës dhe të partnerëve tanë, e në radhë të parë të SHBA-ve, NATO-s dhe BE-së.

Republika e Kosovës do të vazhdojë të bashkëpunojë edhe më ngushtë me aleatët e saj ndërkombëtarë, e sidomos me ata amerikanë, evropianë dhe me NATO-n, për të penguar çdo përpjekje destabilizuese të Federatës Ruse në rajonin tonë. Përcaktimi dhe rruga e Republikës së Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, BE dhe më pas edhe në OKB janë të pakthyeshme.

Qytetarët e Republikës së Kosovës i sigurojmë se institucionet do të mbeten çdo ditë vigjilente dhe të vendosura në mbrojtje të sigurisë dhe rendit kushtetues të vendit tonë, sa herë që të jetë e nevojshme”, ka theksuar Gërvalla.

Murati: Kemi shënuar rritjen më të madhe ekonomike prej se ekzistojmë si shtet (VIDEO)

0

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, në konferencën e fundvitit ka prezantuar punën e kësaj ministrie për gjatë këtij viti.

Murati ka thënë që është shënuar rritja më e madhe ekonomike “prej se egzistojmë si shtet”.

Ai ka thënë se vendi ka shënuar rekord të të hyrave, me 2.2 miliardë euro, duke tejkaluar shifrën e 10 për qind të fitimit.

“Si rezultat i aktivitetit të shtuar ekonomik, ky vit do të shënojë rritjen më të madhe ekonomike që prej se ekzistojmë si shtet. Pra, do të jetë për herë të parë rritja dyshifrore ekonomike dhe pritet që deri në përmbylljen e vitit,  deri të bëhen kalkulimet e nevojshme presim të kemi rritje dyshifrore prej 10 përqind”, ka thënë Murati.

Ttuje Murati tha se me të marrë detyrën nga aspekti i financave publike kanë gjetur një gjendje katoike dhe me shumë borxhe të trashëguara.

“Kemi bërë një skanim të gjendjes, duke identifikuar shumë shkelje. Shumicën prej tyre i kemi dërguar në organet e rendit. Jemi duke bërë çmos që ta kursejmë paranë publike. Sivjet kemi shënuar disa rekorde, të hyrat janë 2.2 miliardë euro, që tejkalojnë shifrat. 10 për qind fitim, një fakt që duhet theksuar është nga Dogana, kemi 2 miliardë euro në total. Për nëntë muaj kemi pasur një rritje reale”, tha Murati.

Gjenden baktere vdekjeprurëse në lokalin ku u helmuan nxënësit nga Lipjani

0

Ushqimi në një “fast food”, iu shkaktoi helmim e rreth 20 nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme në Shalë të Lipjanit.

Simptomat që kishin nga helmimi ishin diarreja, dhimbja e barkut dhe vjellja. Ata u trajtuan në Qendrën e Mjekësisë Familjare të fshatit.

Ndërkohë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës mori mostrat nga lokali, rezultati i të cilave ka dalë të mërkurën.

Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, ka deklaruar për Express se nxënësit kishin ngrënë tosta, që janë përgatitur në një biznes në kuadër të një marketi.

Thaçi ka deklaruar se biznesi ishte i paregjistruar.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë për ketë raste është njoftuar nga drejtoria e shëndetësisë ne Lipjan, ne lidhje me dyshimin se rreth 16 ose edhe me shume nxënës kane shenja të helmimit. Ku sipas intervistimit dhe informatave të marrë nga nxënësit dyshohet se është shkaktuar nga konsumi i produkteve ushqimore tosta qe janë përgatitur biznesi te një market në fsh. Shalë ( biznes i pa regjistruar)”, ka deklaruar Thaçi.

Thaçi tha se tostat ishin të përgatitur me përshutë, dhe sot nga vetë kuzhina, i cili kishte përbërje të vezëve, vajit dhe melmesave.

“Menjëherë me datë 05.11.2021 kemi dërguar trupën inspektuese për kontroll dhe hulumtim të rastit. Fillimisht është konstatuar se Tostat ishin te përgatitura nga pershuta (mish i tymosur) dhe ne sos të përgatitur nga vetë kuzhina ishin me përbërje te vezëve ,vajit dhe melmesave”, ka thënë Thaçi.

Ai tha se lokali është mbyllur menjëherë, dhe ka qëndruar i mbyllur deri në nxjerrje të rezultateve.

“Në kushtet teknike higjiene sanitare ka pasur mangësi. Nuk ka poseduar dëshmi të kryerjes se D.D.D-së si masë obliguese ligjore. Kushtet e ruajtjes se produkteve ishin të mira të vendosura ne frigorifer qe ka ftohje. Në rast është ftuar edhe IKSHP për mbështetje në marrje të mostrave. Nga hapësirat e punës-gatimit po ashtu edhe te produkteve me te cilat përgatiten tostat, duke përfshirë strishot sipërfaqësore dhe ushqimin e gatshëm. Lokali është mbyllur menjëherë deri në nxjerrje të rezultateve dhe përmirësim të urdhëresave të inspektorit”, ka deklaruar Thaçi.

Thaçi ka bërë të ditur se nga nëntë strishot e marra, dy prej tyre kanë rezultuar me bakterin Escherichia Col.

“Nga 9 strishot e marra, 2 prej tyre kanë rezultuar pozitive: Strisho nga luga e punës në Escherichia Col, Strisho nga pajisja për prerjen e përshutës Escherichia Col. Ndërsa nga 2 mostrat e ushqimit: Sos për sanduiq-refuz ka rezultuar pozitiv në Salmonell”, ka deklaruar Thaçi.

Thaçi ka bërë të ditur se AUV-i ka iniciuar fletëparaqitje për gjykatë ndaj operatorit ekonomik.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në mandatin ligjor, sipas të dhënave të mbledhura nga inspektimi dhe rezultatet laboratorike ka iniciuar fletëparaqitje për gjykatë ndaj operatorit ekonomik. Për shkelje të dispozitave ligjore të ligjit të ushqimit”, ka deklaruar Thaçi./FrontOnline

Keqpërdorime në tenderë për ndriçim publik në Prizren, ngritet aktakuzë ndaj dy personave

0
DCIM100GOPROGOPR9120.JPG

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm në një komunikatë për media ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve – personave juridik dhe G.P., S.S., B.S., – persona përgjegjës në kuadër të personave juridik, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” nga neni 415 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1, e lidhur me nenin 31, “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 paragrafi 1 lidhur me nenin 31, Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, me 26 qershor të vitit 2020, në Prizren, saktësisht në Kuvendin Komunal të Prizrenit, të pandehurit G.P., dhe S.S., si pronar dhe persona përgjegjës të personit juridik, në kuadër të veprimtarisë së tyre afariste, me dashje shkelin rregullat e prokurimit publik gjatë ofertës për dhënien e kontratës së prokurimit publik, dhe paraqesin dokumente të rreme me qëllim të mashtrimit në këtë procedurë, në atë mënyrë që në procedurën e prokurimit me titull “Instalimi i ndriçimit publik dhe riparimi i ndriçimit publik ekzistues në Komunën e Prizrenit”, ku si autoritet kontraktues ka qenë Kuvendi Komunal i Prizrenit, të pandehurit me qëllim të plotësimit të kushteve për pjesëmarrje në tender, për ta dëshmuar kapacitetin teknik dhe profesionale të biznesit, prezantojnë faturën fiktive të datës 01.05.2020, kinse kanë në pronësi semafor mobil për menaxhimin e trafikut në rrugë, si dhe prezantojnë listën fiktive të punëtorëve kinse i kanë 10 (dhjetë) punëtorë të punësuar, me të cilin veprim arrijnë të bindin autoritetin kontraktues dhe përfitojnë lidhjen e kontratës të datës 22.02.2021, me ç’rast përfitojnë në vlerë të kontratës në shumën prej 1,394,853.90 €uro (një milion e treqind e nëntëdhjetë e katërmijë e tetëqind e pesëdhjetë e tri euro e nëntëdhjetë cent), në të cilën shumë e dëmtojnë Buxhetin e Republikës së Kosovës. Me këto veprime në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” sipas KPRK-së.

Po ashtu, të pandehurit G.P., dhe S.S., si pronarë dhe persona përgjegjës të personit juridik në kuadër të veprimtarisë së tyre afariste, me dije përdorin dokumentin e falsifikuar si origjinal, ashtu që paraprakisht merren vesh me të pandehurin B.S., si pronar i personin juridik, ku ky i pandehur iu lëshon faturën e datës 01.05.2020 me përmbajtje të rreme, po ashtu falsifikon listën e punëtorëve duke i pasqyruar në listë 10 (dhjetë) punëtorë të punësuar, ku më pas të pandehurit G.P., dhe S.S., këto dokumente i përdorin në procedurën e prokurimit me, me titull “Instalimi i ndriçimit publik dhe riparimi i ndriçimit publik ekzistues në Komunën e Prizrenit”. Me këto veprime, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” sipas KPRK-së.

Ndërsa, me 26 qershor të vitit 2020, në Prizren, saktësisht në Kuvendin Komunal të Prizrenit, i pandehuri B.S., si pronar dhe person përgjegjës i personit juridik në kuadër të veprimtarisë së tij afariste, me dashje ndihmon të pandehurit G.P., dhe S.S., si pronar dhe persona përgjegjës të personit juridik, që t’i shkelin rregullat e prokurimit publik gjatë ofertës për dhënien e kontratës së prokurimit publik, ashtu që këtij të fundit i lëshon faturën e datës 01.05.2020 me përmbajtje të rreme me qëllim të mashtrimit në procedurë të prokurimit, të cilin dokument më pas të pandehurit e prezantojnë me qëllim të plotësimit të kushteve për pjesëmarrje në tender për ta dëshmuar kapacitetin teknik dhe profesionale të biznesit, kinse kanë në pronësi semafor mobil për menaxhimin e trafikut në rrugë. Me këto veprime i pandehuri B.S., ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik” sipas KPRK-së.

Po ashtu, me datë 1 maj të vitit 2020, në Prishtinë, i pandehurit B.S., si pronar dhe person përgjegjës të personit juridik në kuadër të veprimtarisë së tij afariste, me dije përpilon dokument të falsifikuar, me përmbajtje të rreme, kinse ky subjekt ja shet të pandehurit – personit juridik me qëllim për ta dëshmuar kapacitetin teknik dhe profesional të biznesit, kinse kanë në pronësi semafor mobil për menaxhimin e trafikut në rrugë, e me të cilin veprim arrijnë të bindin autoritetin kontraktues dhe përfitojnë lidhjen e kontratës të datës 22.02.2021. Me këto veprime, B.S., ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Aktakuzë kundër pesë zyrtarëve policor në Prizren, keqpërdorën detyrën apo autorizimet e tyre

0

Prokuroria Themelore në Prizren në një komunikatë për media ka njoftuar se, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: S.H., V.K., F.K., A.P., dhe A.K., persona zyrtarë/zyrtarë policor, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” nga neni 195 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 dhe “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 1 nënparagrafi 1.4 lidhur me nenin 31 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, me datë 16.07.2020, rreth orës 11:00 min, në Prizren, në automjetin zyrtar – kombi policor dhe në stacionin policor “Alfa“, të akuzuarit e lartëcekur në cilësi të personave zyrtarë, në kuadër të NJSO – Prishtinë, keqpërdorin detyrën apo autorizimet e tyre, keqtrajtojnë, frikësojnë dhe fyejnë rëndë dinjitetin e personave tjerë, të dëmtuarve: I.K., L.K., E.K., dhe N.D., në atë mënyrë që pasi i fusin në automjetin-kombi të policisë, gjatë transportimit të tyre prej sheshit “Shatërvan”gjer në Stacionin Policor “Alfa” në Prizren, derisa të dëmtuarit ishin me pranga në duar, të njëjtit i keqtrajtojnë me fjalë të rënda fyese dhe sharje ndër më të ndryshmet.

Po ashtu, të njëjtit i keqtrajtojnë duke i sulmuar fizikisht, me shuplaka dhe grushta, me ç’rast i dëmtuari I.K., dhe L.K, pësojnë lëndime trupore të shkaktuara nga goditja me mjet të fortë dhe të rëndë mbretës.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, thuhet në njoftim./

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort