Home Blog Page 3680

SHSKUK shpallë konkursin për drejtorë të gjashtë klinikave të QKUK-së

0

Është hapur konkursi për drejtorë të gjashtë klinikave në Qendrën Klinike Universitare.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ka shpallur konkursin për drejtorë të gjashtë klinikave në kuadër të QKUK-së.

Konkursi është hapur për Klinikën e ORL-së, Neurologjisë, Psikiatrisë, Radiologjisë, Onkologjisë dhe Kirurgjisë së Fëmijëve.

Ndërkaq, drejtorëve që iu ka skaduar mandati iu është vazhduar detyra deri në përfundim të procedurave të konkursit.

Për të marr nën drejtim një nga këto klinika, kandidatët duhet të kenë arsimim të lartë universitar, thirrje akademike ose shkencore të lëmisë së caktuar. Në mungesë të tyre, përzgjidhen kandidatët nga radhët e specialistëve.

Kandidatët duhet të kenë pesë vite përvojë pune profesionale në sistemin shëndetësor.

Sveçla: Festoni me zemër dhe jo me armë

0

Në prag të vitit të ri, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me presidenten Vjosa Osmani, kanë vizituar sot Policinë e Kosovës dhe Brigadën e Zjarrfikësve në Prishtinë, me ç’rast ka kërkuar nga qytetarët që të festojnë me zemër dhe jo me armë.

Sveçla përmes një njoftimi në Facebook ka kërkuar po ashtu për kujdes maksimal në natën e sotme, duke i ftuar ata që të festojnë me dashuri e ngrohtësi me ata që i kanë pranë.

“Apeloj për kujdes maksimal në natën e sotme të ndërrimit të motmotit. Festoni me zemër, me dashuri e ngrohtësi me ata që i keni pranë dhe jo me armë që të rrezikoni jetën e tyre”, ka apeluar ai.

Ministri i Punëve të Brendshme nuk ka lënë pa kërkuar kujdes të shtuar edhe përball pandemisë.

“Zyrtarët policorë dhe Zjarrfikësit sonte do të jenë në detyrë për sigurinë e të gjithë qytetarëve edhe pse do të jetë festë. Gjej rastin të falënderoj të gjithë zyrtarët policor, zjarrfikësit, zyrtarët e të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës për punën dhe angazhimin e tyre përgjatë gjithë këtij viti. Bashkë do të vazhdojmë punën edhe më intensivisht por më i rëndësishmi mbetet shëndeti juaj dhe i gjithë qytetarëve tanë. Ne po përballemi me variant të ri të virusit COVID-19 andaj ju lutem për kujdes ndaj vetes, të afërmve tuaj dhe qytetarëve tanë. Uroj për një vit të shëndetshëm, të suksesshëm e prosperues për të gjithë ju”, ka shtuar ai.

Haradinaj uron për Vitin e Ri: Obligimi ynë që Kosova të bëhet më e jetueshme

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2022.

“Kosova po e përmbyll një vit shumë të rëndë. Një vit të përballjes me sëmundjen e shekullit dhe me gjithë pasojat e saj. Vit të përballjes me krizë ekonomike, sociale e politike”, shkroi Haradinaj në një postim në Facebook.

“Prioriteti ynë më i madh mbetet shëndeti dhe mirëqenia juaj. Obligimi ynë që Kosova të bëhet më e jetueshme”.

Tutje Haradinaj tha se do pëpiqet të forcojnë miqësinë me ShBA-të dhe të vazhdojnë rrugën për anëtarësim në NATO”.

“Sonte në prag të ndërrimit të motmoteve, kujtojmë me respekt, ata që ranë për liri, duke qenë gjithmonë mirënjohës për sakrificën e tyre. Falënderues për secilin qytetarë të Kosovës ose të huaj, që shërbeu për lirinë, paqen e sigurinë e vendit tonë”, u shpreh deputeti.

“Ju uroj gjithë të mirat në vitin 2022. Paçi shëndet, harmoni e mbarësi në familjet tuaja”, përfundoi Haradinaj.

Krasniqi uron qytetarët për Vitin e Ri, veçanërisht Thaqin e Veselin (VIDEO)

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ka uruar qytetarët për ndërrimin e motmoteve.

Krasniqi falënderoi profesionistët shëndetësorë, policët e mësimdhënësit për punën e tyre në një vit pandemik.

Tutje ai falënderoi sportistët dhe artistët për lartësimin e flamurit të Kosovës.

Krasniqi veçanërisht uroi ish-presidentin Hashim Thaqi dhe ish-kryetarin e partisë së tij, Kadri Veselin, si dhe ish-krerët tjerë të UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë.

“Ndonëse padrejtësisht e presin të mbyllur ndërrimin e motmoteve, janë krenarë që populli i Kosovës feston i lirë”, u shpreh deputeti.

Ekspertët gjermanë: Omicron do të sjellë fundin e pandemisë

0

Varianti Omicron mund të sjellë fundin e pandemisë. Ekspertët gjermanë shpjegojnë se ekzistojnë koronaviruse me të cilët njerëzit kanë bashkëjetuar e i kanë përballur mjaft mirë për dekada apo edhe shekuj të tërë.

Disa prej tyre njihen si OC43, 229E ose HKU1 dhe shkaktojnë kryesisht infeksione të padëmshme.

Te lodhur nga pandemia dy vjeçare, njerëzit tani me të drejtë pyesin se kur do të behet edhe Sars Cov2 i padëmshëm.

Një sërë ekspertësh vlerësojnë se varianti i ri Omircon mund të sjellë fundin e sëmundjes në formën e saj të rëndë.

Ata mendojnë se në 2022-shin, do të bëhet kalimi nga pandemi në endemi e në momentin që virusi shndërrohet në endemik, nuk përhapet më në valë agresive, por është vazhdimisht i pranishëm në një nivel më të ulët.

Problemi është se ai do të vazhdojë të jetë i pranishëm dhe me shumë mundësi përgjithmonë. Rritja e konsiderueshme e numrit të infektimeve me Omicron, e ka shtyrë virologun, Hendrik Streeck, të jetë i sigurt se çdo qytetar do të infektohet të paktën një herë në jetën e tij me koronavirus.

/GazetaSinjali/

“Ishalla s’e len Zoti kon pa gru, vetmia është e rëndë”, emocionon 77-vjeçari që e pret i vetëm Vitin e Ri

0

Ngrohtësinë e vetme ia jep stufa. Kjo pasi Mehmet Mazrekaj nga fshati Drenoc i Deçanit, ka më shumë se pesë vite që Vitin e Ri e pret i vetëm në kullë.

Që nga vdekja e gruas 77-vjeçari ka vendosur që këtë festë ta pres vetëm, ani pse gjithmonë ftohet nga vëllai, nipat e mbesat.

Kur kujton kohët e mëparshme ai shpreh nostalgji të madhe për njerëzit që ishin pjesë e jetës së tij.

E edhe mungesën e gruas e ndjen çdo ditë.

Këtë rrëfim emocionues mund ta dëgjoni më poshtë.

Edhe një Shaqir i suksesshëm në Zvicër, këtë herë në industrinë e filmit

0

Kur përmendet mbiemri Shaqiri në Zvicër, njeriu i parë që të vjen në mendje është futbollisti shqiptar i kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri. Por, nëse mbiemri të asocion me një yll sporti, nuk do të thotë që një ditë i njëjti mbiemër nuk do të përfaqësojë yje të fushave të ndryshme.

Në hapa të tillë drejt një suksesi të konsiderueshëm po shkon edhe Enis Shaqiri. I riu me origjinë nga fshati Raincë i Preshevës, është lindur dhe rritur në Winterthur të Zvicrës. Që nga fëmijëria e tij Enisi kishte hobi kamerën dhe muzikën. E ndërkohë, e kuptoi që kjo që po bënte si hobi, do të ishte e ardhmja e tij.

“Derisa isha në shkollë, merrësha me muzikë-klipa dhe me incizime të ndryshme dhe aty pashë që e gjithë kjo që bëja si hobi, ishte ajo që unë e doja për të ardhmen. Pasi përfundova shërbimin ushtarak për 10 muaj, u regjistrova në SAE Institute, ku studiova për 3 vjet e gjysmë dhe diplomova për ‘Digital Fim Producer’ dhe tash jam në përfundim të Bachelorit në Digital Film Producer”, kështu u shpreh Enis Shaqiri, gjatë intervistës për Albinfo.ch.

Albinfo.ch: Por cila është përvoja juaj si regjisor filmash në Zvicër?

Enis Shaqiri: Jam duke i mbledhur përvojat e para në disa agentura në Zvicër, ndërkohë jemi në përgatitje të një filmi, i cili ndihmohet nga Qyteti i Winterthurit, që ka të bëjë me diskriminimin dhe radikalizimin e rinisë në Zvicër, është film i metrazhit të shkurtër, 20 minuta.

Albinfo.ch: A keni punuar në ndonjë film me shqiptarë apo jo ende?

Enis Shaqiri: Po kam bërë disa filma, si për shembull ‘’Black roses – Shiny Diamonds’’ me drejtor të filmit Navid Dawoodi, si dhe mbi 50 videoklipe muzikore.

Albinfo.ch: A po punoni në ndonjë film tani?

Enis Shaqiri: Momentalisht po merrem me temën e diplomës dhe parapërgatitjet për studimet master.

Albinfo.ch: Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?

Enis Shaqiri: Kam shumë plane për të ardhmen dhe njëkohësisht kam shumë mundësi të mira, meqë bashkëpunoj me disa agjenci. /Albinfo.ch

42 raste me Covid-19, 8 të tjera me variantin Omicron

0

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se 42 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 dhe nga 30 mostra të marra kanë rezultuar pozitiv 8 raste me variantin Omicron.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.041. Në total numri i rasteve aktive është 453.

Në anën tjetër, në 24 orët e fundit janë dhënë 2.018 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.673.578 doza të vaksinës. Deri më sot 782.696 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Policia në Prizren dënon dy lokale shisha bar dhe një kafiteri për mos respektim të masave anti-Covid

0

Policia në Prizren përmes një komunikate ka njoftuar se më datat 30/31 dhjetor 2021, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, ka zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.

Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti covid-19 në qendrat tregtare, sheshe dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, konkretisht në tri lokalet ( dy lokale Shisha Bar dhe  një kafiteri), janë hasur duke punuar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë e ligjin anti Covid -19 janë shqiptuar 45 gjoba personit juridik dhe ndaj personave që kanë qenë në këto lokale. e qe nuk i kanë respektuar keto masa në bazë të ligjit 07/L-006.

Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi, thuhet në komunikatën e Policisë në Prizren.

Gjobiten 22 persona pasi u kapën duke luajtur bixhoz

0

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë natës në rrugën “Ukshin Kovaçica”, kanë vërejtur se brenda një lokali po zhvilloheshin veprimtari të kundërligjshme “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Tutje, në njoftimin e policisë bëhet e ditur se brenda lokalit janë hasur 22 persona, ndërsa në cilësi të provave janë gjetur dhe sekuestruar 782 mjete të ndryshme që shërbejnë për lojëra fati

“Gjësendet e sekuestruara do të shërbejnë si dëshmi materiale dhe janë proceduar në rastin në fjalë”.

“Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar personat të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Gjithashtu, policia njofton së të njëjtëve u janë shqiptuar edhe gjoba për mosrespektim të masave kufizuese kundër pandemisë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort