Home Blog Page 3679

Kurti publikon foto me familje, ua uron qytetarëve Vitin e Ri

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Vitin e Ri ndaj qytetarëve të Kosovës.

Kurti me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka publikuar një fotografi me familjen e tij të ngushtë, duke uruar festën e fundvitit.

“Me gjyshen dhe gjyshin, nga Lea, Rita dhe unë: Gëzuar 2022!”, thuhet në postimin e Kurtit.

Policia nuk lejon mbajtjen e koncertit festiv në Shatërvan

0

Për sonte nga ora 18:30- 21:30 është paralajmëruar mbajtja e koncerit festiv të Vitit të Ri, por një gjë e tillë nuk është lejuar nga Policia, e cila ka kërkuar nga organizatorët që të shpërndahen dhe se një organizim i tillë nuk lejohet për shkak të masave anti-covid, raporton TV Prizreni.

Në këtë koncert ishte paraparë që të performojnë këngëtarë dhe rock bende nga Prizreni, ndërsa ishte paralajmëruar që para të pranishmëve të paraqitet edhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj./tvprizreni.net/

Kurti: Vitin e ardhshëm do t’i vëmë binarët e shtetit ligjor aty ku duhet

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është zotuar se në vitin e ardhshëm qeveria e tij “do të vërë binarët e shtetit ligjor aty ku do të duhej të ishte vendosur shumë moti”.

Në adresimin e tij për fundvit, Kurti u lavdërua për punën e tij më 2021 e në fund u shpreh për zotimin e tij për vitin e ardhshëm.

Ka thënë se Kosova meriton më mirë dhe për këtë është zotuar se do të jetë udhërrëfyes i qeverisjes për vitin e ardhshëm.

Distria e Nora shpërblehen me nga 10 mijë euro për fundvit nga IJF-ja

0

Dy kampionet olimpike kosovare, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, janë shpërblyer me nga 10 mijë euro nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos për shkak se mbyllën vitin në numrin një në kategoritë e tyre.

Në total janë shpërblyer 14 xhudistë në kategoritë e ndryshme.

Kosova nga këta 14 shpërblime mori dy, me Krasniqin që fitoi medaljen olimpike dhe u bë kampione evropiane në kategorinë deri 48 kilogramë dhe Nora Gjakovën që fitoi në Tokio 2020 të artën olimpike në kategorinë deri 57 kilogramë.

AUV-i paralajmëron inspektime edhe natën e Vitit të Ri

0

Agjencia e Ushqimit dhe Vetereniarisë do jetë aktive me inspektorët e saj edhe në natën e 31 dhjetorit.

Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi tha se pavarësisht se jemi në festë duhet të kemi parasyh se jemi në rrezik të pandemisë COVID-19.

“Edhe pse jemi ne festa të fundvitit, gjithmonë duhet të kemi parasysh se gjendemi në situatë të rrezikut nga pandemia COVID 19. Asnjë formë e festimit që rrezikon shëndetin publikë nuk është e tolerueshme. Inspektorët do të jenë aktivë gjatë gjithë kohës”, ka thënë Thaçi.

Thaçi tha se duke u nisur nga gjendja me situatën epidemiologjike ka rritur kontrollet në javën e fundit.

Nga data 24 dhjetor, sipas tyre, janë bërë 2,287 inspektime, ku janë gjobitur 228 operatorë të biznesit.

Kurse, janë shqiptuar 12 gjoba ndaj personave fizikë.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, bazuar nga të dhënat për situatën epidemiologjike në vend, ka shtuar frekuencën e kontrolleve për mbikëqyrje të zbatimit të masave në javën e fundit. Nga data 24 deri me 30 Dhjetorë janë bërë 2287 inspektime”.“Për shkelje të masave sipas vendimit të fundit të Qeverisë janë gjobitur 288 operatorë të biznesit prej tyre në 70 lokale për shkak të pamundësisë se krijimit të kushteve për respektim të masave. janë zbrazur klientët para orarit të përfundimit të punës, dhe po ashtu janë mbyllur përkohësisht. Ndaj personave fizikë janë shqiptuar 12 gjoba”, tha Thaçi për Demokracia.

Për fundvit, Osmani bën thirrje për bashkim

0

Në adresimin e saj për fundvit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje për bashkim të të gjithëve. Sipas saj, i gjithë populli por edhe politika duhet t’i largojnë dallimet e të shohin përtej vetvetes.

“Në kohë vështirësish, ne duhet të përpiqemi të shohim përtej vetvetes dhe të fillojmë të veprojmë sa më të bashkuar – sepse ne jemi shumë pak për të qenë të ndarë. Qoftë në shtëpi apo në punë, qoftë në luftimin e pandemisë apo mbrojtjen e mjedisit, në kohë si këto, ne duhet të punojmë shumë për ta kultivuar dhe përqafuar ndjenjën e unitetit. Kjo ngase, ne mund të kemi dallime politike apo dallime botëkuptimesh, por besoj fuqishëm se të gjithë e kemi të njëjtin synim final: ta shohim Kosovën si një vend të begatë dhe me mirëqenie të lartë ku të gjithë ndihen krenarë, duke e konsideruar shtëpi të tyre. Nuk kam dyshim që nëse punojmë së bashku, mund ta arrijmë këtë, por edhe më shumë se kaq”, ka thënë ndër tjerash ajo.

Osmani ka bërë thirrje për vaksinim të qytetarëve kundër COVID-19 e respektim të masave.

Adresimi i plotë i Osmanit:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Po e përmbyllim së bashku këtë vit dhe në prag të Vitit të Ri, ju uroj juve, familjeve tuaja dhe më të dashurve tuaj një vit të mbarë, plot shëndet e harmoni.

Viti që po e lëmë pas, ngjashëm me vitin paraprak, është karakterizuar me sfida të mëdha globale dhe të brendshme, por unë mbetem shpresëplot për të ardhmen tonë si vend dhe si popull. Jam e bindur se ditët tona më të mira janë përpara nesh.

Në fillim të këtij viti qytetarët tanë votuan për një ndryshim të rëndësishëm. Natyrisht, pritshmëritë tuaja janë të larta, sepse ju meritoni një qeverisje të mirë që funksionon në interesin tuaj. Pavarësisht sfidave të shumta, me të cilat janë ballafaquar vendet nga e gjithë bota, dua t’ju siguroj se institucionet e vendit tonë po punojnë ditë e natë për t’ju përfaqësuar me integritet, brenda apo jashtë vendit. Por, mbi të gjitha, dua t’ju them se ne po punojmë shumë për ta siguruar një jetë më të mirë dhe më të dinjitetshme për të gjithë në mbarë vendin.

Por, sonte, në veçanti, dua të flas për kontributin, të cilin e ka dhënë secili prej jush për ta bërë Kosovën një vend më të mirë gjatë vitit që po e lëmë pas.

Dua t`i falënderoj punonjësit tanë shëndetësorë për punën e palodhshme në përballjen me sfidën më të madhe me të cilën është ballafaquar bota në këtë shekull.

Dua t`i falënderoj policët tanë, të cilët krahas punës së tyre të përditshme dhanë kontribut shtesë, duke i qëndruar pranë qytetarëve në përballje me pandeminë dhe ndihmuan në mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit tonë.

Dua t`i falënderoj ushtarët tanë, të cilët vazhdojnë të kontribuojnë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë, brenda dhe jashtë Kosovës.

Dua poashtu t`i falënderoj zjarrfikësit që u përkujdesen për sigurinë tonë në kohë sfiduese.

Falënderoj gjithashtu ata që arritën majat e sukseseve duke na bërë krenar përkundër sfidave: bizneset e suksesshme që eksportojnë në çdo cep të botës dhe bizneset vendase që u angazhuan në inovacion dhe lulëzuan pavarësisht sfidave të paraqitura nga pandemia.

Falënderoj sportistët tanë që na hapën dyert në kontinentet e largëta, njerëzit tanë të artit që shfaqën me krenari punën e tyre dhe pjesë të rëndësishme të historisë sonë, duke u shndërruar kështu në krenari të secilit qytetar të vendit.

Dua t’i falënderoj edhe mediat dhe gazetarët profesionistë që luftuan për ta mbrojtur të vërtetën në kohën kur i gjithë globi po përballet me sfidën serioze të dezinformimit.

Dua ta falënderoj edhe mërgatën tonë të jashtëzakonshme për kontributin e saj të madh që Kosova të ecë përpara, nëpërmjet kontributit financiar, kulturor, politik e humanitar.

Një falënderim i veçantë shkon për aleatët tanë të përkushtuar ndërkombëtarë, të cilët vazhdojnë të punojnë krah nesh për ta ndihmuar Kosovën ta avancojë pozitën e saj ndërkombëtare, sikurse edhe për kontributin e drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës suaj.

Në fund, por jo më pak për nga rëndësia, dua t’ju falënderoj juve, të dashur qytetarë, për punën tuaj të palodhur, kontributin e vazhdueshëm, këmbënguljen, mirëkuptimin dhe guximin.

Padyshim është nder t’i shërbesh një populli, por nuk ka nder më të madh se sa t’i shërbesh popullit të Kosovës.

Të nderuar qytetarë,

Në vitin e ardhshëm, fatkeqësisht, do të përballemi me sfida shëndetësore në vazhdimësi, pasi pandemia ende nuk ka përfunduar.

Dua ta shfrytëzoj këtë moment për t`i kujtuar të gjithë ata i që kemi humbur nga ky virus vdekjeprurës, duke bashkëndjerë me familjet e tyre!

Ju falënderoj të nderuar qytetarë për durimin e deritanishëm dhe vetëdijen e treguar dhe ju lus që të vazhdoni t`i respektoni masat, sikurse ju lus që të vaksinoheni– duke përfshirë edhe marrjen e dozës përforcuese.

Në kohë vështirësish, ne duhet të përpiqemi të shohim përtej vetvetes dhe të fillojmë të veprojmë sa më të bashkuar – sepse ne jemi shumë pak për të qenë të ndarë. Qoftë në shtëpi apo në punë, qoftë në luftimin e pandemisë apo mbrojtjen e mjedisit, në kohë si këto, ne duhet të punojmë shumë për ta kultivuar dhe përqafuar ndjenjën e unitetit.

Kjo ngase, ne mund të kemi dallime politike apo dallime botëkuptimesh, por besoj fuqishëm se të gjithë e kemi të njëjtin synim final: ta shohim Kosovën si një vend të begatë dhe me mirëqenie të lartë ku të gjithë ndihen krenarë, duke e konsideruar shtëpi të tyre. Nuk kam dyshim që nëse punojmë së bashku, mund ta arrijmë këtë, por edhe më shumë se kaq.

Edhe një herë, Gëzuar Vitin e Ri dhe urimet më të mira për ju dhe të dashurit tuaj!

Si kremtohet Viti i Ri në gurbet?

0

Festat e fundvitit janë ato që i bashkojnë familjet.

Por, jo të gjithë e kanë mundësinë që t’i kalojnë ato pranë të afërmve dhe në vendlindjen e tyre.

Ani pse në vendet e tjera të Evropës e botës mund të bëhen organizime më të mëdha se në Kosovë, kjo gjë duket se nuk ua mbush zemrat bashkatdhetarëve tanë atje.

Ylfete Mataj, nga komuna e Deçanit, që jeton në Gjermani, për Klankosova.tv u shpreh se nuk ndihet e plotësuar gjatë festave atje.

“Një festë e madhe për një vit që kaloj dhe për një tjetër që po fillon. Një tryezë e mbushur plot, por një zemër e përgjysmuar, pa shumë njerëz të zemrës që nuk i kemi afër, e që do të dëshironim ti kemi. T’i kishim ata prindër që iu shtohen rrudhat çdo ditë nga mungesa jonë”, tha ajo.

Ajo tregoi edhe se e kishte marrë malli për Kosovën dhe për formën e të festuarit që e bënin ajo dhe familja e saj, vite më parë.

“Na merr malli për atë vend aq të vogël, por shumë të dashur për ne, që nuk e zëvendëson as një Gjermani me kaq shumë gjëra të mira. Por, me një shpresë që viti që po vjen të na ngrohë atë zemër të përgjysmuar dhe ta ndjejmë atë Vit të Ri që kemi festuar dikur me shumë pak gjëra, por me një lumturi të madhe kur i bashkonim gotat”, u shpreh Mataj për Klankosova.tv.

E dikush që me vite të tëra e priti Vitin e Ri i vetmuar, në Zvicër, po në të njëjtin vend do ta pres edhe këtë vit, veçse tani bashkë me gruan dhe djalin.

Për Rexhep Ukajn nga Vranoci i Deçanit festat në Zvicër janë të zbehta, sepse pjesën tjetër të familjes e ka në Kosovë.

“Sezoni e dimrit është më e mundimshme për udhëtim. Me veturë rrugë e gjatë, e moti i ftohtë. Unë bashkë me gruan dhe djalin tim edhe këtë vit këtu po i kalojmë festat, po mundohemi me kalu mirë, ndonjë dhuratë të vogël po të mundem edhe atje dërgojmë. Pra, për një familje këtu, me standard mesatar e më poshtë, besoj që shumë më pak shpenzohet këtu, se në Kosovë”, u shpreh Ukaj.

Ai për Klankosova.tv rrëfeu kohën kur jetonte në Zvicër i vetëm, por edhe pa status, e madje pikërisht për këtë arsye as gjatë festave nuk kishte mundësi të merrte pjesë në organizimet që bëheshin.

“Nga viti 1996 deri në vitin 2006, festat e fundvitit m’kanë gjetë e m’kanë lanë në Zvicër. Nga viti 2007 deri në vitin 2015, prapë në Kosovë për festa, e nga 2016 e deri më sot, festat i kam pritë në Zvicër. Vitet pa status isha gjatë gjithë kohës vetëm, pra edhe gjatë festave të fundviti, vinte e shkonte Viti i Ri, pa e vërejt. Gjatë viteve vetëm, festën e kam kaluar para televizorit, duke realizuar ndonjë telefonatë me familjen time në Kosovë”.

“Në disa qendra organizoheshin pritje të Vitit të Ri, me muzikë shqip dhe këngëtar nga Kosova e Shqipëria, por unë i kisha lëvizjet e kufizuara, e kishte plotë të tjerë si unë. Pastaj, vitet me status të rregulluar, që i kam prit këtu festat, nuk është se kemi bërë ndonjë organizim kush e di se çka, por jemi munduar të bëjmë një ‘imitim’ feste.Në Zvicër, nuk është që festohet Viti i Ri. Në mesnatë gjuhen fishekzjarrë në mënyrë të organizuar”, u shpreh Ukaj për Klankosova.tv.

Organizim më i madh i shqiptarëve, duket se bëhet në Amerikë, aty ku në natën e ndërrimit të motmoteve, sipas Hysnije Brahimajt nga komuna e Gjakovës, jehon kënga shqipe.

Brahimaj për Klankosova.tv tregoi se si bëhen organizimet e shqiptarëve në Amerikë, për festat e fundvitit, e veçanërisht atë të Vitit të Ri.

“Zakonisht këtu në Amerikë ka tubime të mëdha nga komuniteti në restorante më këngëtar nga Kosova dhe Shqipëria si dhe vise tjera prej nga vinë. Për shembull, në New York është një komunitet shumë i madh i shqiptarëve e festat e fundvitit i kalojnë në restorante. Unë me bashkëshortin tim kemi qenë disa herë, por për shkak që kemi restorantin tonë ka shumë vite qe nuk mund të shkojmë në këto vende dhe na mungon shumë, por prapë ne organizojmë në restorant një “mini Kosovë”.

“Mund të them lirisht që nuk ka familje që nuk feston në një mënyrë ose në tjetrën. Të rinjtë shkojnë në New York të festojnë në qiellin e hapur, ku bashkohen me miliona njerëz ! Kudo që jemi në restorante apo në familje presim që të bëhet ora 00:00 dhe përqafohemi me familjarët për të shpreh dashurinë ndajë tyre dhe falënderim të Zotit edhe për një vit të mbarë”, u shpreh ajo.

Megjithatë, as Brahimaj nuk harroi ta theksonte mallin për vendlindjen dhe personat e afërt që i ka në Kosovë.

“Pastaj mundohemi t’i thërrasim familjarët që i kemi larg, e e kjo është koha që më së shumti mallëngjehemi dhe e ndjejmë atë zbrazëtinë që kemi për familjarët dhe vendlindjen tonë. Nuk e kemi fatin të festojmë në vendin tonë, që aq shumë na mungon” u shpreh Brahimaj për Klankosova.tv.

Tutje, krahas urimeve për të gjithë të afërmit që i kanë në Kosovë, ata gjithashtu uruan që festat e tjera t’i gjejnë të bashkuar.

Shefi i OBSH-së optimist se koronavirusi do të mposhtet në vitin 2022

0

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë shprehu optimizëm se pandemia e koronavirusit do të mposhtet në vitin 2022, me kusht që vendet të punojnë së bashku për të frenuar përhapjen e tij.

Në mbarë botën njerëzit po shënojnë vitin e ri, por festimet janë të heshtura, me shumë vende që paralajmërojnë kundër grumbullimit në turma.

Koronavirusi mbetet pjesë e jetës së përditshme: një sëmundje që ka mbyllur kufijtë, ka ndarë familjet dhe në disa vende e ka bërë të pamendueshme daljen nga shtëpia pa mbajtur maskë.

Pavarësisht gjithë kësaj, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesu dha një notë pozitive në fjalimin e tij, duke vënë në dukje se tani ka shumë më tepër mjete për të trajtuar COVID-19.

Por ai tha se pabarazia e vazhdueshme në shpërndarjen e vaksinave po rriste rrezikun e evoluimit të virusit.

“Nacionalizmi i ngushtë dhe grumbullimi i vaksinave nga disa vende kanë minuar barazinë dhe kanë krijuar kushtet ideale për shfaqjen e variantit Omicron, dhe sa më gjatë të vazhdojë pabarazia, aq më të larta janë rreziqet e virusit që evoluon në mënyra që ne nuk mund ta parandalojmë ose parashikojmë”, tha ai.

“Nëse i japim fund pabarazisë, ne i japim fund pandemisë”, shtoi ai.

Në komentet e tij, Dr Tedros aludoi gjithashtu për normat e ulëta të vaksinimit.

Rastet globale me COVID-19 kanë arritur në 287 milionë, ndërsa gati 5.5 milionë njerëz kanë vdekur, raporton BBC.

Ndërsa shumica e popullsisë në Evropë dhe Amerikë ka marrë të paktën një dozë, një objektiv i OBSH-së për shkallën e plotë të vaksinimit në 40 përqind të çdo vendi deri në fund të vitit 2021 është humbur në pjesën më të madhe të Afrikës.

Dr Tedros ka kritikuar më parë kombet më të pasura për “gëlltitjen” e furnizimit global të vaksinave, duke vaksinuar plotësisht shumicën e popullatës së tyre, ndërsa të tjerët presin dozat e tyre të para.

OBSH ka vendosur një objektiv të ri për vitin 2022: vaksinimin e 70 përqind të njerëzve në të gjitha vendet deri në korrik për t’i dhënë fund pandemisë.

Presidentja Osmani viziton institucionet që do të kujdestarojnë në ndërrimin e viteve

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e fundit të vitit ka vizituar, Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Qendrën Operative Komunikuese Koordinuese, Stacionin Qendra të Policisë, si dhe Brigadën e Zjarrfikësve.

Në Klinikën Emergjente, Presidentja ishte e shoqëruar nga zëvëndësministrja e shëndetësisë, Dafina Gexha.

Në takim me drejtuesit dhe stafin, Osmani ka uruar që gjatë kujdestarisë në ndërrimin e moteve të ketë sa më pak angazhim për ta, duke falenderuar të gjitha institucionet shëndetësore për punën që po bëjnë në menaxhimin e pandemisë. Ajo ka falënderuar gjithë stafin mjekësor që kujdestarojnë në natën e ndërrimit të motmoteve.

Në Qendrën Operative Komunikuese Koordinuese si dhe në Stacionin e policisë Qendra, Osmani është shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe drejtori i përgjithshëm i policisë, Samedin Mehmeti.

“Presidentja Osmani ka përgëzuar Policinë e Kosovës për angazhimin përgjatë këtij viti, duke potencuar posaçërisht punën e tyre për sigurinë e qytetarëve por edhe ndihmën që kanë dhënë në menaxhimin e pandemisë. Ndërkaq në vizitë te Brigada e Zjarrfikësve, Presidentja ka vlerësuar angazhimin e tyre me shpresën se nata festive do ta kalojë pa pasur nevojë për ndërhyrjen e tyre” thuhet në njoftim.

Në të tri institucionet, të cilat do të kujdestarojnë në ndërrimin e viteve, Presidentja i ka uruar dhe i ka inkurajuar ata për punën që bëjnë për sigurinë qytetare në festat e fundvitit me urimin që viti 2022, do të jetë vit i sukseseve jo vetëm për ata, por për gjithë shtetin e Kosovës.

Giacobbe: Partneriteti midis SHBA-së e Kosovës më i fortë se kurrë

0

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Nicholas Giacobbe, tha se viti 2021 ka dëshmuar që partneriteti midis Kosovës dhe Amerikës është më i fortë se kurrë.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Giacobbe shpërndau një video ku numëroheshin disa prej marrëveshjeve dhe bashkëpunimeve midis dy vendeve gjatë këtij viti.

Derisa uroi vitin e ri, ai tha se viti 2021 ka shfaqur këmbënguljen dhe qëndrueshmërinë e Kosovës dhe kosovarëve.

“Viti 2021 tregoi këmbënguljen dhe qëndrueshmërinë e Kosovës dhe kosovarëve. Gjithashtu dëshmoi se partneriteti midis SHBA-së dhe Kosovës është më i fortë se kurrë. Këtu janë vetëm disa shembuj të përparimit që kemi bërë së bashku këtë vit. Gëzuar Vitin e Ri!”, ka shkruar Giacobbe.

Në videon e publikuar nga Giacobbe është përmendur edhe donacioni i gjysmë milioni vaksinave ndaj COVID-19 për Kosovën, zbarkimin e përbashkët të ushtarëve të Kosovës në Kuvajt, në kuadër të ushtrisë amerikane, si dhe strehimi i afganëve në Kosovë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort